Suzana Gërvalla

Prishtinë | Date: 9 korrik, 2016 | Duration: 90 minuta

Kur po m’bjen zilja mua te dera. Kur dola te dera ni kojshike gjermane, se kemi shku shumë mirë me ata kojshitë, tha, ‘Zonja Gërvalla,’ tha, ‘shpejtë’ tha, ‘se kështu kështu ka ndodhë’. Tha, ‘I kanë plagosë’ tha, ‘jonë…’ Dola qashtu si isha prej shpije. Dola shpejt! Kur shkova atje dera ishte hapur. […] Edhe ni trup poshtë kishte ra, ish konë Kadria. Jusufi kish qenë përmas. Kadria kish ra n’tokë.[…] Kur u afrova une e pashë, se s’disha une kush osht’ ku, e pashë trupin, e pashë që ishte Kadria. Kur Jusufi tha se… gjithnji m’ka thirrë çikë, se qysh çikë m’ka njoftë si fmi, edhe çikë, çikë… ‘Çikë,’ tha, ‘qe ku jam’. […] I thashë, ‘Ha, Jusuf, ku e ki, ku e…’ Tha, ‘E kom në bark,’ tha, ‘edhe n’shpinë’. Se Jusufi ka qenë përmas e ka mujt me lëvizë. Tha, ‘Po, kqyrma Bardhin,’ tha, ‘a osht’ gjallë?’ Tha, ‘Se s’po nihet.’ Tha, ‘Vëlla!’

 

Nejti policia deri në nji e gjysë aty me neve gjithë kohën. Në nji e gjysë erdhi ni polic, tha, ‘Jusufin e kanë bo operacion, osht’ ma mirë’, tha. U gzum na. Bile njoni. […] Thirra n’telefon atë, atë të Ambasadës [së Shqipërisë]. I tregova. Ai Ambasadës e ka thirrë dikon tjetër. Edhe në ora tetë të mëngjesit ka ardhë nji prej Munihut, nji Misin Mavraj erdhi. Me atë hypëm kerrit edhe shkum n’spital se s’dishim mo kurgjo. Iku policia, ikën gjithë. […] ‘Kemi ardhë me pytë për Jusuf Gërvallën, kështu kështu’, tha. Ai meniherë tha, ‘Ka dekë’, i tha atij, ‘ka dekë’. ‘Jo, jo’, tha, ‘kanë ardhë tre,’ tha, “dy kanë dekë e njoni…’ Tha, i çoi tre gishta, ‘Të tre kanë dekë’, tha ai.


Erëmirë Krasniqi (Intervistuesja) Noar Sahiti (Kamera)

Suzana Gërvalla u lind më 23 mars, 1949 në Shkup, Maqedoni. Për shkak të aktivitetit politik të burrit të saj të ndjerë, Jusuf Gërvallës, i cili ishte themelues i lëvizjes kombëtare ilegale, ajo kishte marrë azil politik në Gjermani, Shqipëri dhe Suedi. Përderisa ishte në Shqipëri kishte studjuar Histori dhe Gjeografi në Univerzitetin e Tiranës. Pas luftës në Kosovë, ajo kthehet të jetoj në Prishtinë ku punon si zyrtare e lartë në Ministrinë e administrimit dhe pushtetit lokal. Pas pensionimit të saj, ajo tash jeton mes Kosovës dhe Suedisë.

Suzana Gërvalla

Pjesa e Parë

Suzana Gërvalla: Unë jam Suzana Gërvalla. Jam e lindur me 23 mars, 1949, në Shkup.

Erëmirë Krasniqi: A mundeni me fol për kujtimet e juja të hershme, familjen edhe rrethin ku jeni rritë?

Suzana Gërvalla: Unë e kam ni, ni fëmini shumë interesante. Do t’ju tregoj. Kam pasë dy palë prindër, prandaj do t’ju tregoj. Prindërit e mi kanë ardhë, kanë jetu në Plavë, edhe ju e dini në atë kohë, para lufte shumë, malazezët kanë bo shumë presion ndaj, ndaj shqiptarve, ndaj muslimanëve dhe shqiptarve përgjithësiedhe ja u kanë marrë tokat, i kanë rrehë, u kanë, kanë, kanë dashtë patjetër ma ja u ndrru [religjionin], me i shti nëpër kisha me ja uja u kanë ndrru edhe emrat, e gjitha. Kështu që, prindërit e mi janë detyru me ikë prej Plave me i lënë të gjitha edhe me ikë prej Plave.

Edhe kanë shku në Gjakovë, sepse une dajtë, baba dajtë e vet, domethonë gjyshja ime ishte nga Gjakova dhe shkunë në Gjakovë. Edhe ni fakt do t’ju tregoj. Halla e babës tem ka qenë gruja e Hoxhë Nokshiqit, domethonë nana e Esad Mekulit. Domethonë baba jem e ka djal halle Esad Mekulin. Kur kanë shku në Gjakovë atje, kanë jetu disa vite atje, e kanëbaba e ka mbaru aty shkollën, se n’atë kohë Medresja ka qenë shkollë, e ka mbaru shkollën

Erëmirë Krasniqi: A ju kujtohet viti? N’cilin vit?

Suzana Gërvalla: shumë para, para, para Luftës Dytë Botërore, shumë. Pastaj jonë nisur për Shkup, siç shkonin atëherë për Turqi, kanë mendu me shku në Turqi, jonë vendosë në Shkup edhe nuk kanë shku në Turqi. Kanë ble ni shpi aty në Shkup edhe jetonin, jetonin aty. Domethonë, gjyshi, gjyshja, baba me vllaun edhe me dy motra.

Pas luftës, pas luftës aty në atë banesë kanë ardhë me jetu me qira ni çift, nga Istogu ata. Edhe kanë jetu aty në atë shpi 16 vjet bashkë me ta. Meqenëse nana ime ishte malësore e kishte zemrën shumë të madhe. Kur kjo zoja që kish ardhë, e ka emnin Ema, ajo e ka emnin Ema edhe Ahmeti që kanë ardhë nga Istogu, kur mbeti shtatëzane ajo ka dështu edhe mjekët i kanë thanë që nuk mund të lind ajo ma. Pra, ndërsa nana ime kishe edhe ni djal dhe ni vajzë para meje, dhe ishte shtatëzane me mu. Po ato ishin kaq të afërta, si motra ishin, edhe nanës time i erdhi keq edhe i tha, “Ça t’më lind une do ta fali”. Kështu edhe ndodhi.

Sa më majti n’gji më mante në dhomën e vet, pastaj, po, m’qiti te ajo, në dhomë t’saj. Megjithëse, ne ishim në ni, në ni shpi, bashkë. Ata bashkë ushqeheshin, bashkë jetonin, komplet. Deri në 63-tën kur u bo termeti i Shkupit, atëhere shpija u prishë edhe u deshtë atëhere mu da. Ndërkohë, unë e kom marrë edhe mbiemnin e atij babës që oshtë i Istogut, Ahmetit, edhe kam mbiemnin Shoshi. Edhe, kur shkum pastaj që u ndam, këta morën banesë, këta Ahmeti me Emën morën banesë me mu, ndërsa babës i dhanë shpi tjetër. Aty une ndjeva mungesën, nuk e ndjeva mungesën e prindërve se une kisha një palë prind shumë të mirë, por, ndjeva mungesën e gjyshes teme e cilën e kam dashtë shumë edhe dy motra edhe vëllaut.

Erëmirë Krasniqi: Sa vjeçare ishit ju atëherë?

Suzana Gërvalla: Atëhere une isha 14 vjeç, kur ne u ndam. Megjithate, kjo Ema, nana e dytë, më çonte përditë atje që t’çmallesha, që mos t’mërzitesha. Mas shkolle shkonim edhe i vizitonim shpesh. Kështu shkoi jeta. 63-shin pastaj

Erëmirë Krasniqi: Çfarë lloj edukimi keni pasë në atë kohë ose çfarë lloj aktivitete?

Suzana Gërvalla: Në Shkup une kam qenë, përveç që n’shkollë, në shkollë kështu, kam qenë edhe në shkollë baletit. Kam përcjellë shkollën e baletit gjashtë vjet deri sa e kom thy ni gisht në komë edhe nuk m’la mo nana me shku (qeshë). Shkupi ka qenë shumë i përparum n’atë kohë. Une, n’fakt duhet t’ju them që kishte edhe patpatinazhë në akull, e kishte çdo gjë kishte në Shkup, ndërsa në Kosovë akoma ishin ma mrapa ishin. Sepse na vijshim shumë shpesh në Kosovë, në Pejë.

Baba jem, baba Ahmeti që m’ka rritë edhe daja Jusufit, i cili e ka rritë Jusufin, në Pejë kanë qenë shumë shokë. Kanë qenë ushtarë bashkë edhe kanë qenë shumë shokë. Kështu që na shumë shpesh shkonim të ata në Pejë edhe ata shumë shpesh vinin në, në Shkup te ne. Kështu që, une Jusufin e kom njoftë qysh fmi. Jemi njoftë, natyrisht kemi qenë shokë kështu. Set’ju kallxoj

Erëmirë Krasniqi: Kur keni ardhë në Kosovë, qysh ka qenë atëhere qajo, qajopo mendoj ardhja përfundimtare?

Suzana Gërvalla: Masanej kur une u bona 16 vjet ndrroj raporti me Jusufin. Filloi me m’shkru letra, filloi (qeshë) tjetër raport, jo veç shoqnor. Dy vjet rresht shkrunim letra. Vinte nganihere, se masanej erdhi për studime në Prishtinë edhe vinte nganihere në Shkup me m’taku. Kur, kur u bona 18 vjeç une, Jusufi ishte 21 vjeç une isha 18, ne u martuam. Unë shkova në Prishtinë. Prindërit natyrisht e njifnin Jusufin, por nuk donin sepse thonin, “Maroni shkollat të dyja, të dy edhe mos u, mos u martoni kaq të ri.

Megjithatë, Jusufi vendosi që duhet t’martohemi edhe kështu që une… erdhi Jusufi në Shkup, m’boni ni vizitë. Në mëngjes kur u çova me shku në shkollë ai s’kishte shku. Se ai asni natë nuk flente, po kthehesh n’mramje. E më priste aty e tha, “Une nuk shkoj pa ty” (qeshë). Edhe kështu që më mori me veti. Hypëm n’tren. I çova ni telegram nanës që une shkova me Jusufin edhe erdhëm në Prishtinë. Po ku t’shkonim në Prishtinë? Ai ishte në konvikt. Kështu që, une, mu m’çoi te konvikti i femnave e ai shkoi, ai rrinte te konvikti i mashkujve atje.

Erëmirë Krasniqi: Çfarë kohe ishit n’konvikte?

Suzana Gërvalla: Me 27 shkurt 1990, [jo] më 1967 jemi martu ne. Mas disa dite e mori vesh daja i Jusufit. Erdhi na mori edhe shkum në Pejë. Ma bonën një ceremoni t’vogël. Erdhën prindët e mi, u pajtum. Kështu që vazhdum. Po u kthym prapë në Prishtinë. Po ku t’rrinim? Nejtëm tre muj në Pejë te daja. Pastaj u kthym në Prishtinë. Morëm banesë. Kemi hekë shumë keq. Por, kemi pasë dashni t’madhe edhe kemi kalu me dashni.

Erëmirë Krasniqi: A mundeni me na tregu më shumë, me qenë pak ma t’detajshme për krejt qët’ periudhë që keni kalu?

Suzana Gërvalla: Vetëm ni fakt do t’ju tregoj une. Në atë kohë na i kemi ma, i kemi ndrru dhjetë banesa në Prishtinë. Banesa, thojnë banesa se nuk ishin banesa, ishim…. Për shembull, e kishim ni banesë ku kur binte dilli hinte, se ishte me thupra, hinte dilli mrenda, kaq ishte {tregon me duar}…

Jusufi në atë kohë filloi me knu në Korin e Kolegium Kantorum. Une përfundova shkollën e mesme. Shkova i dhashë ato provimet për shkollën ekonomike që e kisha lonë përgjysë. Edhe na lindi djali në 68-tën. Premtoni na lindi në maj 68-tës. S’kishim pare me pagu qiratë e u deshke me ndrru banesat, herë ni banesë, e herë ni banesë se nuk jetohesh me atë çka…. Aty-këtu knonte naj kangë, i merrte naj honorar. Shpesh herë ka ndodhë që me dalë Jusufi me kërku, atëherë banka i thojshin atyne pareve, me kërku 20 banka me ble ni gjysë buke. Po të gjithë shokët i kishte si vetën. Ishin studentë, gjithë të ardhur nga rrethet të tjera. Edhe ktheheshe edhe pa atë gjysë buke.

Unë kam jetu, une jam rritë në një begati t’madh, e në nji familje që kishte gjithëni, edhe mu nuk m’bonte shumë përshtypje ajo. Mu m’bonte, mjaftonte dashuria e tij, prania e tij. I thojsha, “Hajde merre gitaren”. Knonim. Knonim edhe binim, flenim edhe pa hangër (qeshë). Por, kur na lindi djali nuk kishim as sobë, shporet me dhezë. Ai lindi në maj po kur erdhi vjeshta s’pati. Nuk donte Jusufi kurrsesi që prindërit e mi ta, të na financonin, t’na jepninnuk, nuk e…. Ishte shumë krenar edhe nuk donte. Na kishim vetëm atë ça kisha pru une me qeizin që themi ne, jo dyshek, jo jorgana, jo këto tepiha, jo perdeato kishim.

S’kishim. S’kemi pasë as divan, po n’dyshek kemi flejtë katër vjet rresht. Por, kur erdhi vjeshta mbetëm pa shporet. Ky Fitim Domi, Mixha Ramë që ishte, ata ishin shokë. Edhe erdhi ni ditë, se Jusufi ja shkrujti ni tekst për ni kangë, edhe erdhi ni ditë te ne te shpija edhe pa që ishte ftoftë edhe fmija e vogël. Tha, “Po shporet? Ku e keni shporetin?” Tha, “Nuk kemi”. “Ani”, tha, “po e marrë une me kredi”, tha, “shporetin” tha, “edhe kur t’bojsh pare ma pagun”. Na pruni ni shporet. Nejse.

Naftë herë merrnim e herë s’merrshim. Qashtu, kalon, kalum disi. Edhe une, une pastaj nga ftofti, nga ftofti, nga mosushqimi, i jepsha gji fmisë, une mora kallje t’mushkrive, u sëmura. E gruja e Fitim Domit, ajo ka qenë serbe, edhe ajo, gruja e parë, ajo ma dha librezën e saj. Jom mjeku me librezën e saj. Une s’ia harroj Fitimit kurrë gjithë ato t’mira që na ka bo. Kur erdhi pranvera që u nxe moti edhe na s’kishim mundësi me ia pagu atë shporetin që na bleu, ai ishte shumë, shumë i mirëtha, “Ma kthe shporetin se m’duhet”. Atij si duhesh gjo vetëm me shliru Jusufin. Kështu që, une gjithnjë e përmeni që ishte njeri madh, me shpirt shumë të madh.

Erëmirë Krasniqi: E çfarë statusi kishit ju këtu që nuk kishit dokumenta? Po mendoj që nuk keni pasë sigurim shëndetësor?

Suzana Gërvalla: Jo, nuk kishim se nuk punonte Jusufi. Atëhere kanë qenë me sigurime shoqërore. Nukduheshe me punu që t’kesh, që t’kesh mjekimet pa pare. Atëhere duheshe, masi une mora kallje t’mushkrive, duheshe me marrë inekcione përditë ka nji. Une s’mujsha me shku përditë atje, kështu që u mësova me ia dhonë vetit inekcione. I merrsha ia bojsha vetit inekcionet. Dikur ia dhashë edhe fmive, etj. Se, sipas situate njeriu po mësohet.

Ma vonë, ky djali i hallës babës, Esad Mekuli e nimoj Jusufin edhe e shtini në, në Teatrin, si përshpëritës në Teatër. Dhe ka punu ni kohë aty. Aty filloi pak rrogë t’marrë. Fillum pak me marrë vetën. E morëm ni banesë pak ma t’mirë në Dragodan atje. Edhe aty s’ka qenë gjo, po mirë boll.

Erëmirë Krasniqi: Këtu, në Teatrin e Prishtinës?

Suzana Gërvalla: Në Teatrin e Prishtinës, po. Përveç që, po Jusufi, përveç që ishte përshpëritës mori edhe i përkthente dramat. Kështu që dramat që i kanë Teatri shumicën, shumë nga ato t’vjetrat i ka përkthy Jusufi. Se Jusufi përkthente gjuhët Jugosllave, Maqedonisë, serbisht, sllovenisht edhe frangjisht. Ka qenë përkthys ai. Kështu fillum pak me marrë vetën.

Jusufi ka pasë shok edhe Teki Dervishin. Teki Dervishi masi doli nga Goli Otoku1 shkoj në Shkup me punu në “Flakët”, te “Flaka e Vllaznimit”. Kur shkoj në Shkup me punu atje e thirri edhe Jusufin. Tha, “Hajde puno këtu si, si përkthys n’fillim”. Kështu që, na u çum e shkum në Shkup. Atje ai punoi ni kohë si, si përkthys, pastaj si gazetar normal, aty te “Flaka”. Por, nikohësisht, mas pak mas ni viti ashtu, neve na lindi edhe ni vajzë atje në Shkup në 71-shin edhe ata e thirrën ushtar. Shkoi ushtar në Manastir.

U ndërpre edhe rrogat edhe gjithçka (qeshë), prapë.

Erëmirë Krasniqi: Çka bojshit ju, po mendoj me çka jetojshit?

Suzana Gërvalla: Une kalova natyrisht te prindërit me jetu edhe qinisja goblene, nuk e di a e keni pa?

Erëmirë Krasniqi: Po.

Suzana Gërvalla: Eh, ato goblene në atë kohë kanë qenë shumë aktuale edhe i shitsha ato goblene. Unë qinisje edhe shitja, edhe i çoja edhe Jusufit se pinte duhan. I çoja edhe kur kishte naj udhëtim me bo, i duheshin pare, e kështu. Edhe natyrisht edhe prindërit m’kanë ndihmu. Nikohësisht ka qenë edhe Bardhi, vëllai vet, edhe ai ka qenë ushtar. Përnjëherë kanë qenë. Po ai ka qenë n’bregdet atje në Split, a Rijekë? Rijekë m’duket ka qenë. Marinë ka qenë edhe ai. Edhe

Erëmirë Krasniqi: Sa kohë zgjati kjo?

Suzana Gërvalla: [nuk e dëgjon pyetjen].

Erëmirë Krasniqi: Sa kohë ishte ai në ushtri?

Suzana Gërvalla: Ushtri, ni vjet. Ndërkohë ai shkonte jepte, vinte edhe jepte edhe provimet. Përfundoi fakulltetin, se n’qoftë se përfundonte fakulltetin e kishte ni vjet, përndryshe e kishte dy vjet ushtrinë. Kështu që, ai prej atjehit shkonte jepte provimet në Prishtinë. E përfundoi. Shkonte edhe për Akordet, se e thirrshin me këndu se ai gjithë kohën ka këndu.

thojshin prapë je e lumtur me të, ata maje n’men.

Kështu që, kur u shpallë ni konkurs këtu në Prishtinë për gazetar më tregoi mu Teki Dervishi edhe une ja pregatita dokumentat, erdha këtu ja dorëzova në “Rilindje”. Erdhi ai. E boni ate konkursin dhe e pranun. Kur ka dal prej ushtrie na kemi ardhë pastaj drejtë këtu, jemi kthy në Prishtinë prapë.

Erëmirë Krasniqi: N’cilin vit?

Suzana Gërvalla: Jemi kthy në 71-shin, fund 71-shit. Po, duhet të kthehem niherë edhe te familja e tij, te nona Ajshe. Baba i Jusufit, Bardhosh Gërvalla, ka qenë njeri që ka luftu gjatë luftës dhe para luftës, me shkije edhe me gjermanë. S’ka, e ka pasë çetën e vet edhe nuk ka leju n’atë zonë me, me hy as ata, as ata. Edhe ai ka pasë një gru, po nga Plava që ka qenë, nuk e kam ditë unë përpara po pastaj kemi marrë vesh, që ka qenë edhe kusherina jeme. Ai e ka pasë, me atë gruan e ka pasë vetëm një vazjë. Edhe, ajo vajza ka qenëai masi ka qenë njeri me emën nuk bonte me majt me nejt vetëm me një vajzë. Natyrisht se n’atë kohë vajza djali ishte….

Kështu që e martun. Vet gruja ia gjeti nonën Ajshe, vjerrën teme, 16 vjeçe. Ai ishte 46 vjeç, ajo ishte 16 vjeç. Vajza e tij ishte pesë vjet ma e madhe se, se nusja që i erdhi. Nona Ajshe ja boni katër, tre djem, ja boni tre djem, Hysenin, Jusufin edhe Bardhin. Por ai masi ka qenë kaçak ja kanë marrë tokën komplet ja kanë dhonë malazezve që kanë ardhë n’atë kohë, kolonizator kanë ardhë, ja kanë dhonë atyne. Kanë qenë ni familje Shaliqi, Shaliq kanë pasë mbiemnin, ja kanë dhonë atyne gjithë tokën e kti.

Ndërsa, ky është detyru tonë kohën me nejtë msheft, s’ka guxu me dalë në publik se do ta kishin burgosë. Nga e nejtuna gjithë kohën nëpër podrume, nëpër msheft kështu, ai ka marrë tuberkulozë edhe ka dekë. Ai, vjehrri.

Nona Ajshe kishte tre fmijë n’atë kohë edhe siç e kemi na zakon, atje ka qenë ai zakon, u deshtë me u kthy n’familje për me marrë ni burrë tjetër që mos me, mos me i lonë fminë. Ose duheshe mi lonë fmitë, ose duheshe me marrë ni njeri, ni burrë tjetër nga familja që të që të jetonte aty. Kështu që, ato e martuan me djalin e mixhës, djalin e kunatit i cili ishte pesë vjet ma i ri se ajo. Me ate boni ni djal, Avdylin, kështu që u bonë katër djem. Kur ky burri i dytë, kur shkoi ushtar në Slloveni, e pa që ka t’reja pa fmi e paedhe mo nuk u kthy te nona Ajshe. Nona Ajshe i mori tre djemtë, përveç Jusufit, se Jusufin e la te, te daja, te vëllai vet sepse ata, ai s’kishte fmi…. Ai kishte një gru, nga Dubrovniku ishte. Jetonin mirë. Ai ka qenë shofer, kjo ka qenë rrobaqepëse, jetonin mirë. Dhe ata e lanë Jusufin në Pejë e tre djemtë i mori dhe ka shku në Slloveni në Jesenicë. Atje ka qenë ni zhelezar2 i thoshin, hekurat që prodhoheshin atje.

Atje kishe edhe dy djem t’kunetëve tjerë që jetonin, që kanë shku ma përpara. Ka shku atje, kur ka shku atje, ai prej atyhit ka shku, ka ikë prej atyhit e ka shku në Slloveni, në Suedi, ai burri. Ajo ka mbet aty. Ka punu si pastruse në atë fabrikën me i rritë ata djemtë edhe ka jetu atje 16 vjet në Slloveni, nona Ajshe. Edhe masi jom martu une aty ka qenë ajo.

Kur u rritën këta djemtë, Hyseni, Bardhi edhe, edhe Jusufi, i bonën presion atij malazezit që me, me liru tokën e tyne. Kështu që ai u detyru me e shitë atë tokë, edhe u deshke patjetër me ja shitë maspari atyne kujt ka qenë toka. Kështu që Jusufi mori ni kredi, edhe ate, në atë kohë ka punu në Teatër, Jusufi, mori ni kredi edhe e blem atë tokën. Tokën, tokën tanë. N’atë tokën tanë ai, ai, ai, ai malazezi kishte bo ni shpi. Shpija aktuale, ku ka nejtë pastaj nona Ajshe.

Erëmirë Krasniqi: Domethonë kështu u kthyn krejt familja prej Sllovenisë?

Suzana Gërvalla: Pastaj u kthyen nga Sllovenia ata dhe jetun aty, në…. Pas pak kohe Jusufi, na u kthym prej Shkupi, Jusufi hyni në “Rilindje”. Banum në ni banesë, prapë t’vogël, atje n’mahallë maxhupve ka qenë nifarë shpije. Dikur ma vonë ja dhanë edhe ni banesë. Në Breg Diellit na dhanë banesën. Kur na dhanë banesën unë, vendosëm, vendosëm me bo edhe ni fmi, në banesë t’re. Kështu që, e bom edhe ni djal, Ergonin.

Në atë kohë kanë jetu Bardhi edhe Avdyli, domethonë dy vlleznit e Jusufit, kanë jetu te na se kanë qenë studenta në fakulltet. Studionin anglishten. Dikur Bardhi, ia rregullojë një shoqe e Jusufit, Hida Halimi ka qenë, e rregulloi që me shku në Gjermani me punu si punëtor social. Bardhi shkoi në Shtutgard [Stuttgart] edhe punoi në Ludvisburg [Ludwigsburg], punoi si punëtor social. Avdyli nejti edhe pak. Pastaj kur e zbulun Jusufin e burgosën edhe Avdylin dhe Hysenin, dy vllaznit e Jusufit.

Erëmirë Krasniqi: Kur është përfshi Jusufi

Suzana Gërvalla: Jusufi osht’ përfshi

Erëmirë Krasniqi: a ka qenë në protestat e 68-tës?

Suzana Gërvalla: Po, kam qenë, kam qenë. Kam qenë edhe une aty bashkë me to prezent.

Erëmirë Krasniqi: Qysh ju keni bashku, a mundeni me na tregu ma shumë.

Suzana Gërvalla: Me ju thonë drejtën une nuk kam qenë bashkë me të, n’midis aty, po kemi dalë bashkë edhe me disa shoqe t’tij kem nejt, derisa ai ka qenë afër aty ni djal që u vra, bash afër. E përshkrunte si shumë të dhimshme. Ka qenë demostratë shumë e, shumë masive, po shumë e dhunshme. Pastaj…. Ku isha? (qeshë)

Erëmirë Krasniqi: Rreth protestës edhe angazhimit

Suzana Gërvalla: Po

Erëmirë Krasniqi: … në organizatën

Suzana Gërvalla: Jusufin e ka angazhu Sabri Novosella, bashkë me Adem Demaçin e kanë angazhu. Është angazhu shumë herët. Siç kemi, si ka ardhë këtu domethonë osht’, ai ka, ai ka qenë aty diku 25 vjeç kur është angazhu. Ai ka pasë edhe në Pejë probleme, e ka bo, por tamam tamam osht’ angazhu 25, nja 24 – 25 vjeç, nuk e di saktë sa vjeçar, por. Edhe është përfshi në Lëvizjen Nacional Çlirimtare të Kosovës për Bashkimin e Trojeve Shqiptare. Ka qenë, e ka udhëheqë në at’ kohë Adem Demaçi edhe direkt kështu, direkt bashkëpunues ka pasë Sabri Novosellën. Jusufi shkrunte traktet, shkrunte statuset, ato i shkrunte. I shkrunim te shpija, pastaj nga shpija jonë i shpërndajshin.

Djali jem, ky Premtoni shkonte në shkollë. Ky Sabri Novosella kishte ni rrobaqepësi edhe djali jem Premtonit ja mushshim çantën e shkollës, se e kishte afër shkollës tij, ja mushshim çantën me trakte me punë, edhe ai shkonte te ai n’mëngjes edhe ia dorëzonte ato. E ky ja jepte ni bombon, a ni diçka se ai nuk dinte se çka kishte aty natyrisht. Une prej frigës se mos pi rrxohet, a mos t’ia zbulojnë, shkoja mas tij nga larg, që mos tëse fmi ishte ai, ai ishte shumë i vogël kur i çonte. Ndërsa djali i kunatit, Hysenit, ai vinte për vikend, vinte në, t’shtuneve vinte në Prishtinë. Edhe atij ja jepshim edhe i çonte edhe ai atje në Deçan, e Pejë i shpërndanin anej ato gjana.

Por, 1990, jo, 1979, atje në Dubovikë e zbulun veprimtarinë e, atje në Deçan u zbulu që këta veç po shpërndajnë trakte, po…. Edhe kanë shku të shpija e Hysenit, e Avdylit, domethanë te shpija kunatit, po, kanë shku atje, kanë bastisë edhe natyrisht kanë gjetë, nuk i kanë…. Te ne s’kanë gjetë kurgjo, atje kanë gjetë do trakte, do gjëra. I kanë marrë dy vllaznit, i kanë çu n’burg. N’mëngjesnatën kjon’mëngjes në orën nëntë t’mëngjesit ka ra zilja. Jusufi shkoi n’punë, në “Rilindje”. Une, kur e hapa derën ishin tre burra edhe një gru, edhe thanë, “Jemi kështu, kështu, kemi urdhën me bastisë shpinë.

Hin aty n’shpi. Bastisën shpinë. Jo, bastisën, por prej orës nëntë deri orën tre masdite. Ishte nji shkinë gru, ishte një djal prej Peje që une e njifja, e njifnim na atë, atë burrin që punonte me ta edhe dy tjerë. Mos, na kemi pasë shumë libra, tepër. Secilin libër e kanë shfletu le mo dyshekët, e gjithçka, gjithçka, gjithçka. E kanë përmbysë gjithë shpinë. E nuk gjetën asni gja n’shpi te ne. Ndërkohë, sa kanë qenë aty ata, erdhi djali mixhës Jusufit prej Dubovikit te dera. Kur dola une te dera po e shoh.

Thashë, “Hë ça ka t’re?” “Uh”, tha, “kanë qenë atje” tha. E mbylla derën. “Kanë qenë atje” tha, “e kanë burgosë Hysenin edhe Avdylin” tha, “veç erdha me t’kallxu”. Thashë, “Ik ti tashti mos t’shohin”. Ai shkoi. Këta…. Si për fat bash qat’ ditë më erdhi mu nana nga Shkupi bashkë me dajën. Daja kishte makinë.

Erëmirë Krasniqi: A ishte Jusufi në shpi?

Suzana Gërvalla: Jo, Jusufi në punë gjithë kohën. Erdhën ata. Sa kanëata kanë qenë tu zbritë, këta tu hyp. Kur erdhën ata, nana meti me fmitë. I tashë atij, atij dajës, thashë, “Shpejtë me shku në Rilindje” thashë, “se duhet me taku Jusufin”. Kur shkova në “Rilindje”, ata kishin shku në “Rilindje”, po. Kur shkova aty te portieri i thashë, thashë, “Une du” thashë, “meniherë me ma, urgjent me ma thirrë Jusufin” thashë. “Pse?” Tha, “Këta qenat” tha, “për Jusufin kanë ardhë?” Se shumë e kanë dashtë. Jusufi ka qenë shumë i sjellshëm me njerëzit. E kanë dashtë të gjithë. “Po” thashë.

Atëherë e ka thirrë. Zbriti Jusufi. Po, Jusufi ka qenë me emër si kangtar, si gazetar, si nuk kanë, nuk kanë guxu me shku drejtë e menihere në zyre me e marrë, po kanë shku nihere te kryeredaktori me folë me to, me marrë leje edhe me e marrë. Une e thirra. Erdhi ai në, në poshtë në holl, në bufe. I thashë, “Kështu, kështu, kështu ka ndodhë. I tregova krejt çka ka ndodhë edhe në Dubovik edhe aty. Thashë, “Veç ta dish”.

Ndërkohë erdhën ata. U ulën ni tavolinë tjetër. Na lanë neve të përfundojmë bisedën. Edhe në atë kohë erdhi edhe Kadri Rexha aty, ni shok i Jusufit. U ul edhe ai me neve. E marum na bisedën ça kishim. Tha, “Shko ti te shpija” tha, “shikoj fmitë”. Tha, “Çka kanë marrë?” Thashë, “Veç maqinën e shkrimit”. Na gjithëmonë atë maqinën e shkrimit e çonim çdo ditë, Jusufi kur u çonte për me shku n’punë, e çonte te, e hekte prej shpije, e çonte te ai Sabria. Qat’ ditë se keo çu vonë, ishte shumë për ngutë edhe nuk e çoi maqinën. A kështu letra s’kanë gjetë asni gjo.

Thashë, “Maqinën e kanë marrë”. “Mirë,” tha, “maqina do kohë që ta verifikojnë që të, ka kohë” tha. “Tjetër gjo?” “Asni gjo” thashë, “s’kanë marrë”. Po, e ka pasë Jusufi edhe ni ditar aty edhe kur kanë qenë ata tu, unë ia kom shti djalit vogël, ia shtina në pelenë kështu, ia shtina mrena ia mshefa. Mor edhe n’banjo sa herë hyja une, shkonin shtinin dorën banjo me kqyrë mos kam hedhë naj gjo aty n’banjo. Kaq ishin…

Erëmirë Krasniqi: Kjo ishte hera e parë që ju ndodhke?

Suzana Gërvalla: Po, neve po. Ai, ai burri prej Peje aty në shpi si isha, ai burri prej Peje që ishte e m’njifte, ai shkoi, si kanë hy ata, shkoi te tavolina e punës Jusufit. Edhe ato e hapi, nxorri gjërat, e krejt. Aty ka pasë Jusufi pashaportën. Kanë qenë edhe pashaporta e Tekiut, nuk e di si, çka, si ka ndodhë aty, edhe do gjona tjera aty. Ai të gjitha ato i mori, i shikoi, i shikoi, i shtini mrena. Tha, “Vallai po e man shpinë, hallall t’koftë” tha, “pastër” tha, ai burri. “Veç qet’ tavolinën e burrit” tha, “kurrë s’po e fshijke”. Domethonë m’tha që hiqi këto gjërat prej, prej atyhit. Une e kuptova se çka deshti me thonë.

Kanë shku ata kanë bo bisedë atje në “Rilindje” me Jusufin, edhe erdhi Jusufi në shpi. E lëshun se s’kanë gjetë kurgjo. Erdhi te shpija. Po ata poshtë, erdhën me makina poshtë te hymja. Aty rrinin. Kur u bo nga ora nimdhjetë e natës, Jusufi, na e nalëm dritën sikur po flejmë, sikur s’ka kërkush, sikur maroi gjithçka. Na kemi qenë te, te ato, te Xhambazët aty te ndërtesat në Breg Dilli. Kemi qenë në katin e pestë, po ka pasë xhama knej edhe anej ajo. Ato hymjet kanë xhama knej edhe anej.

Për fat në katin e poshtëm ni xham ka qenë i thyer. Kështu që Jusufi zhagas ka zbritë atyne shkallëve natën edhe ka dalë nëpër atë dritaren e thyme të katit, mrapa ndërtesës, ka dalë edhe ka shku ka folë me Sabri

Erëmirë Krasniqi: Njerëzit e organizatës?

Suzana Gërvalla: Po me njerëzit e organizatës. Ata i kanë thonë duhet t’ikish se dinë shumë edhe…. Ky, une u përshëndeta përgjithni me Jusufin se thashë po e nxon, e po e mytin a! Nuk i dihesh se ishte shumë e rrezikshme situata atëhere. Kur, ka shku masanej prej atyhit, duheshe me ik prej, prej Kosove, me ik prej Jugosllavie, ka shku drejtë te Skender Blakaj. Skender Blakaj ishte shoki ngushtë i Jusufit. Ka shku te ai i ka ra ziles. I ka thonë, “Une duhet mu largu prej ktuhit se nuk bon ndryshe”. I ka spejgu mirë e mirë, edhe ata jonë çu edhe kanë shku pastaj në Pejë. Edhe në Pejë, Jusufi ka pasë Enver Kastratin, ka pasë shumë shokë, se s’kanë guxu gjithkuj me ju….

Edhe masi Enveri kish qenë atë ditë me grip, ja ka dhonë vëllaut, vëllaun. Ka qenë Sali Kastrati vëllau, se ai edhe ka qenë shofer ma i mirë. Kanë shku, kanë marrë makme makinën e atij Saliut e kanë çu në Slloveni, Jesenicë e kanë çu. Atje kanë qenë djemtë e mixhës tij. Aty duheshe ai mu lidhë me Bardhin, me dalë Bardhi në Austri, se aty është ni tunel që e lidhë Sllovenin me Austrinë, e me dalë Bardhi matanë tunelit e me e pritë.

Erëmirë Krasniqi: Që me e pritë?

Suzana Gërvalla: Po. Por, Bardhi për fat t’keq kish ndrru banesë, kish ndrru edhe telefonin edhe nuk mundte n’asni mënyrë me u lidhë Jusufi. Iu desh gati një javë me nejtë mrena në Slloveni mshefur. Ndërkohë m’thirrë mu Skender Blakaj, gruaja e Skender Blakut, Igballi, m’thirrë. Tha, “Dil në pazar” tha. Jo, shkon te shkolla e djalit edhe i thotë djalit, “Thuj mamit me dalë në pazar filan ore”. Dal une n’pazar. Edhe ajo po m’thotë mua, “Jusufi s’ka mujtë me dalë” tha. Tu ble, demek po blejmë edhe se une përcillesha. Edhe tha, “Ti duhesh patjetër me ja gjetë numrin”, tha. Se baba i grus Bardhit ka ardhë. Kishte qenë për vizitë edhe është kthy nga atje, edhe ai duhet ta ketë numrin. Baba i grus ishte prej Glogjanit.

Kështu që une çka me bo, si me bo? Nana ime nejti aty. Une shkova, hypa autobusit edhe shkova për Pejë. Në Pejë kisha ni kusheri temen, këtij babës Ahmetit që kishte non djem. E shkova i rashë derës i thashë, “Baci Sali e du ni djal,” thashë, “se m’duhet me shku në Dubovik. Ma kanë burgosë” thashë…. Gjithkuj i kemi thonë që osht’ burgosë Jusufi se s’kemi guxu me thonë që ka ikë. Edhe tha, “Jo, ni po mere non” tha. “Jo,” thashë, “boll po mdel ni se s’po muj me hyp vet n’taksi me shku n’katun”. Vetun, natën gruja nuk u bojke.

Kështu që e mora atë djalin, edhe morëm ni taksi e shkum në Dubovik. Por, ju nuk keni qenë në Dubovik? Në atë kohë s’ka pasë rrugë deri te shpija jonë. Ka qenë ni rrugë kryesore, masnej kanë qenë rrugica. Taksija u nal aty te rruga kryesore natyrisht. Edhe une i thashë edhe atij djalit, “Ti do kthehesh” thashë, “bashkë me taksistin”. “Jo, m’ka thonë baba”. “Ti do kthehesh”. Se i merrsha n’qafëaty, ajo shpija ish e rrethume me polici komplet. Thashë nuk du me e pa kush aty. Kështu që u ktheva, e ktheva atë djalin.

Unë u nala te kusherini në ora nëntë t’natës, po flas për mujin dhjetor a, natë. U nala te ni kusherin i Jusufit aty që kishte shpinë ma, ma afër. Thashë, “Ma jep djalin,” thashë, “deri atje”. Se na kemi edhe ni lum para shpije. Tha, “Nuk o djali aty” tha. Ai u tut plaku. Kur djali po del. “Ani,” thashë, “ma jep ni fener” thashë, “e maje djalin”. E mora fenerin po n’atë kohë ka pasë fshati qejë, edhe qe t’rrezikshëm shumë. Më pati thonë Jusufi dikur që, “Mos u tut prej qenit” tha, “kur t’afrohet ni qen” tha, “ulu edhe shikoje n’sy.” Tha, “Nuk të sulom”. Ajo ishte e vërtetë.

Une nxorra një hu prej gardhit, prej ni gardhi. Atë, ni dorë fenerin, ni dorë atë hunin edhe teposhtë. Erdhën do qe aty. Une u ula, nejta pak. M’kqyrën, m’kqyrën, shkun. Kur shkova deri te lumi kish ra kaq shumë ujë sa e kish marrë edhe atë urën e drunit t’vogël. E kish marrë me veti. Çka me bo? Me hi thojsha po m’merr me vete. Mos me hi, mu desh patjetër me shku. Kam hi mrena. Me at’ hujin kadale e kalova lumin. Shkova atje. Kur s’po m’len qeni jonë, i shpisë, nuk m’lente me hi n’oborr. Aq njerëz ka pasë aty sa u tërbu qeni. Dikur me vrap, kom vrapu. I fola, i fola, nuk deshti. Me vrap kom vrapue disha që nuk kafshon ai.

Kur kam hi aty mrena ka qenë nona Ajshe me dy nuset e me fmitë e tyre. Jon çuditë kur m’kanë pa n’ora nëntë t’natës. Atëhere kom hi, mkanë marrë, mi kanë tha, se natyrisht ish, isha, çizme po hini uji mrena. Mi thanë çizmet, mi thanë teshat e krejt. Une rashë me flejtë. Kur rashë me flejtë i thashë, “Nonë, unë do flej me grunë e Hysenit, do flej sonte me to.” Thashë, E nesra n’mëngjes une…” E çka ishte e mira, harrova me ju thonë, kur shkova atje ju thashë, “Une du” thashë, “me m’dhonë dikon me shku në Glogjan për numrin e telefonit”. “Jo” tha, “e ka pru numrin” tha, “këtu”.

Kështu që, pshtova pa shku n’atë natë se u deshke me shku n’kom deri, deri n’Glogjan. Edhe i thashë, “N’ora, n’ora gjashtë none, do çohemi, do t’shkojmë. Do m’përcjellish deri, deri në Pejë”. Rashë me flejtë me atë gruan. I thashë, thashë “Nigjo,” thashë, “Jusufi, kurkuj s’guxon mi tregu, ty po t’tregoj që kur shkon atje te Hyseni n’burg ti tregojsh që Jusufi po ikë. Ju ka pshtu, po ikë. Kaq. Kurkuj, asni, asni njeri përveç meje dhe teje s’guxon me ditë”.

Edhe u çova, u çumë në mjes, une edhe nona, nona Ajshe. Dolëm rrotull te ni urë tjetër. Dolëm n’rrugë. Prej rruge duhesh, autobuzi shumë largë ka nejtë, nuk ka nejtë te ajo rruga e Dubovikit, po duheshe Krushecin me kalu e pastaj. Edhe sot, edhe sot nuk ka autobus në…. Shkum në komë, e ec, e ec, e ec, nuk…. Kalonin do makina e s’guxojshin me na marrë se e njifshin nonën. U tutshin njerëzit n’atë kohë. Dikur u nal ni fiqë e vogël. Tha nona, tha, “Po na sheh sherrin”. “Hyp” tha, “none” tha, “se t’çoj une”. E na çoi deri te stacioni i autobusit.

M’përcolli nona te stacioni i autobusit. Pastaj, nona ka pasë motrën aty, e vëllaun, e ka shku pak te ata. Une hypa në autobus e erdha në stacion të autobusit. Stacioni

Erëmirë Krasniqi: Këtu në Prishtinë?

Suzana Gërvalla: Jo, zbrita, zbrita aty te, te ku osht’ sot, ku osht’ Univerziteti, aty zbrita. Kur zbrita aty u tutsha që po m’përcjellë dikush. Atëhere hypa me nise isha edhe herët se n’ora tetë e kishim lonë n’pazar me grun e, e këti Skenderit. Hypa ni autobus tjetër edhe shkova për Fushë Kosovë. Kur shkova deri diku, pastaj mora prapë autobusin u ktheva deri diku prej Fushë Kosove. Kur e mbyllën derën une e qita kamën kështu te dera, kur u mbyll dera. Kështu u mbyllte ajo {ilustron me duar}. Une qita derën, komën kështu. Kur deshti mu nisë autobusi veç e kom ngrehë edhe kom kcy prej autobusi. Edhe n’qofse ka qenë dikush mrena, atëhere ka metë aty.

Kom marrë taksin e drejtë e n’pazar shkova. Une atë, edhe n’atë kohë ka pasë faculeta t’letrës, atë numrin e kisha shkru në ni faculetë letre edhe e kisha shti në atë farë qesën e tyne. Kur shkum atje, une ja japi numrin, ja japi asaj. Ajo, ajo teshtiu me demek une ja japi faculetën asaj, edhe ajo e mori. Numri mrena. I thashë, “Mrena e ki”. E pastaj, ia kanë dërgu Jusufit numrin. Edhe Jusufi ka dalë. Ka dalë nëpërmjet ni tuneli, tetë kilometra është ai tuneli që e lidhte. E trenit ka qenë ai tuneli. Edhe kur vike noj tren ai u mshefke se ka pasë kështu do kthesa.

Kur ka dalë atje ai ka qenë krejt i zi se në atë kohë trenat kanë qenë me avull. Ka dalë, atje e ka pritë Bardhi. Masanej prej atyhit e ka çu në Gjermani e ka paraqitë, edhe…. Ndërsa une kam metë me fmi këtu. Ni muj ditë kom nejtë mas Jusufit. Ni muj ditë, gati çdo ditë m’kanë marrë n’polici.

Erëmirë Krasniqi: Po a? Çka ju thojshin?

Suzana Gërvalla: Sepse thojshin, “Ku osht’ Jusufi?”. Une ju thojsha atyne, “Ku osht’ Jusufi? Ku e keni shti n’burg? N’burg duhet t’jetë”. “Jo,” thojshin, “nuk osht’. Ku osht’? Ku osht’?” Ni ditë bile, kurrë se harroj, e kishin gjetë numrin e Bardhit, se Bardhi punonte punëtor social edhe nuk e kanë pasë zor me e gjetë. Edhe aty n’polici e thirrin numrin e Bardhit n’shpi. Edhe del Jusufi. Thotë, “Fol me Jusufin edhe thuj Jusufit le t’kthehet”. Une n’polici mrena.

Edhe une, “Jusuf si je a je mirë? Ça po bon?” Thashë, “Jusuf” thashë, “këta, këta këtu” thashë, “këta këtu po thojnë kthehu se kurgjo s’të gjonë”. Tha, “Çfarë kthymi, hiqmu tyne, ata jonë kështu”. Thashë, “Po, këta këtu” thashë, “këtu ku jom une”. Kur kam thonë une, ‘këta këtu ku jam une’, kur ma ka kërsitë shuplakën, e ai n’telefon, Jusufi. Kur ka fillu me bërtitë, “Mos e prek, mos se bërtitke anej. U prek Jusufi shumë, “Kom me bo kështu, kom me ju bo ashtu”. Ma, e mbylla telefonin.

Edhe, edhe tjera here kur kam shku çka s’më kanë bo! M’kanë, m’kanë rreh, e m’kanë torturu, e m’kanë, m’kanë…. Dikur Jusufi u lajmëru vet ku osht’ që mos me, mos me na bo neve, mos me torturu mua. Edhe kur u lajmëru, prapë m’merrshin e thojshin, “Binde le t’kthehet”. Thojsha, “Po s’muj une me e bindë që t’kthehet. Qysh kom me e bindë une ato mu kthy? Ku m’nigjon ai mua mu kthy?”

Kur na ka lindë ky djali vogël, Jusufi se ka paraqitë hiç nëishte i pa paraqitun kurku. Unë dojsha me nxerrë ni pashaportë me ikë, se këta, sepse edhe une kom punu me Jusufin, trakte që bonte për shembull, e gjona. Ai, ai i diktonte une i shtypsha. Gjithë, tonë kohën kam punu me to edhe shumë gjëra dija edhe une. Edhe këta thojshin, “Ti duhesh me dalë”. Qysh me dal? As djalin e vogël se kisha t’paraqitur. Atëhere baba jem atje në Shkup diqysh e ka bo, se në Shkup ka lindë ai.


1 Burg në Kroaci në kohën e Jugosllavisë.

2 Serb: Železar – uzinë metalurgjike .

Pjesa e Dytë

[Rrëfimi vazhdon nga pjesa e parë e intërvistës]

Suzana Gërvalla: letërnjoftimin. Thashë, “Du me hi n’punë. Unë duhet me jetu këtu. Unë nuk mundem…. Une s’kom ça me bo, ai ka shku, une duhet me jetu”. Nejse, letërnjoftimin ma dha. Atëherë, aty ka punu në, ni kusheri i Jusufit, Feriz Gërvalla, sot është advokat. Ai punonte atje. Une ia dorëzova atij krejt dokumentat. Se ça ka bo, se qysh ka bo atje? E boni pashaportën. Vetëm ajo pashaporta, i munognte ni vule kryesore. Aty s’ka mujt me e kalu ai atë. Por, tha, “Provo, n’mujsh me dalë kështu pa qat’ vule, del”. Atëherë ka ardhë motra jeme prej Shkupi. Unë ju thashë ktyne, thashë, “Du me ardhë, du me shku nja dy-tre, dy-tre ditë në Shkup me pushu te mo, te prindërit e mi”. Thashë, “Atëhere ki mu paraqit edhe atje”. Se nisoj ishte ajo, nisoj

Erëmirë Krasniqi: Mu paraqitë në polici?

Suzana Gërvalla: Ki mu paraqit në polici atje, se u deshke përditë mu paraqit. “Po,” thashë, “paraqitem edhe atje”. Ndërkohë, baba ma kishte nxjerrë biletën, se ishte ni tren direkt prej, prej Shkupi – Shtutgard ka qenë ni tren. Ai shkojke natën, ai treni, kishte edhe ditën, por une mora natës. Kur shkova une atje, atë ditë, n’mramje kemi hyp në tren une me fmitë. Morëm ni kupe komplet, fjetje. Kur shkum në Slloveni tashti me kalu kufinin atje, [u] tutsha që po ma shohin pashaportën që s’ishte n’rregull.

Atëherë, atëhere fmive ju thashë, “Boni sikur po fleni, zonin mos t’jau ni”. Kur erdhi ai doganieri aty, ai polici aty, i thashë, “Fmija po flejnë, t’lutem mos e dhez dritën se me bo me dhez çohen e bërtasin ta çojnë gjithë, gjithë kupenë ta çojnë” thashë. Tha, edhe ai nuk e dhezi dritën, i ra vulë edhe kalova. Shkova. Shkova në Shtutgard. Aty m’priti Bardhi. Se i tha, patëm, jemi konë marrë vesh që mos me dalë Jusufi se mos po m’përcjellë dikush. Edhe doli Bardhi më mori. Shkum atje. Shkum Ludvisburg kemi banu në nji podrum aty, me Bardhin bashkë.

Ma vonë morëm, morëm ni shpi në ni fshat Untergrupenbach, aty ku janë vra. Morëm ni shpi me Bardhin. Neve na pagujshin sociali se ishim azilantë politik. Jusufi vazhdonte punën. Tonë kohën organizonte demostrata. Boni “Lajmëtarin e Lirisë”, organin e “Lëvizjes”. Tre numra i shtypi. Gjithë ato që i shtypnim i çonte në Kosovë ka 5000 kopje nëpërmjet djemve që kishim na, që punonin me neve. Kishim nja shtatë djem që i manim, që i kishte shumë të afërt, djem t’ri, Jusufi, edhe gjithçka me ata. Me tjerët nuk, nuk kishte besim te tjerët, përveç te këta shtatë djem t’ri.

Edhe ata i çonin çdo numër e kanë çu n’mënyrë ilegale, nëpër Itali, anej-knej, po hynin në Kosovë edhe i dorëzonin ato. Pastaj i bëri edhe tre numra “Zëri i Kosovës”, se e ndrrun emrin, nga “Lajmëtari” e ndrruan emnin e bonën “Zëri i Kosovës”. Edhe tre numra i boni n’atë. Ndërkohë, aty në Gjermani kanë qenë tri organizata, domethonë organizata jonë “Lëvizja Nacional Çlirimtare”, ka qenë “Marksistë Leninistët” që ka qenë ky Kadri Zeka, ka qenë edhe shoqata “Fronti Kuq” që ka qenë Ibrahim Kelmendi.

Ata nxirrnin do, organ i tyne domëthonë, por nxirrnin do si fletushka, si fletë fotokopjume edhe të kapne me…. Atëhere ju tha Jusufi, “Bjere se ja u redaktoj une edhe i botojmë, e bojmë tamam. Nuk bohet ashtu”. Kështu që Jusufi edhe që s’ka qenë në organizatë tyne, ai të, ai, na e kemi shti, e kemi bo edhe ja u kemi redaktu edhe ktyne revistat edhe dy organizatave tyne. Edhe demonstrata që organizohesh, kemi dalë bashkë, edhe me ata. Nuk ka pasë ndarje. Kjo ka qenë ni fitore shumë e madhe e Jusufit që mundi me bashku, jo me bashku organizatat, po veprimtaritë me i bo bashkë me

Erëmirë Krasniqi: E keni fjalën për demonstratat këtu apo demonstratat që janë mbajtë në ekzil?

Suzana Gërvalla: Jo, jo, flas për atje. Flas nëpër Evropë, nëpër Evropë, jo këtu. Jo, këtu. Këtu mo s’është kthy Jusufi kurrë. Ça t’ju them une juve? Pastaj më vonë ka pasë pak probleme me këtë “Marksistë Leninista” edhe me këtë, se u bon bashkë këta Ibrahim Kelmendi me Kadri Zekën, u bon bashkë edhe kundra Jusufit e…. Nejse, megjithatë Jusufi e vazhdoi punën e vet, ata punën e vet. Në, domethonë në, nga data, në datën 16 janar, me datën 16, na pat ardhë nifarë kasete me do filma të Shqipërisë

Erëmirë Krasniqi: 1979 a?

Suzana Gërvalla: Po flas për 60, 70, jo 81, po 82, 82, po flas për datën 16, 82, 16 janar. Na erdhi një kasetë. Edhe u mblodhën në ni ven aty, kishe punëtor kështu, e u mlodhën në ni ven me e pa atë kasetën gjithë. Ndërkohë, Kadria edhe ky, ky Ibrahim Kelmendi bashkë me ni, me ni t’afërm të Ibrahim Kelmendit, nifarë Mustafa, kanë shku, kanë marrë vesh ku janë edhe kanë shku atje n’atë, n’atë sallën aty ku kanë qenë ata. Kanë pa filmin edhe erdhën, erdhën te ne pastaj, mas filmit erdhën te ne. Mjes, pastaj, Jusufi me Ibrahim Kelmendin s’ka mujt kurrë, tri here e ka qitë prej shpije. Se Ibrahimi ishte spijun kështu, ishte shumë i rrezikshëm edhe e dishin gjithë çka punon ai. Edhe sot, sot e ajo ditë ashtu ka metë. Edhe ne gjitha dyshimet i kemi te ai, për shembull, për gjithë këto që kanë ndodhë. Jusufi….

Qat’ ditë, masi janë çu prej gjumi vonë, Jusufi me Kadrinë, se e kemi pasë dhomën e punës nalt n’katin e tretë, Jusufi me Kadriun kanë nejt atë ditë atje. Gati gjithë ditën. Tu bisedu, me i, domethonë me i sheshu këto problemet që kanë, se kanë pasë shumë probleme ndërmjet vete. Kanë pasë probleme se kanë dashtë mu bashku po Kadria ka lujt fjalët, e qashtu osht’ bo disa, disa, disa gjëra. Edhe, dojshin mu pajtu domëthonë, ama, ama Ibrahimin Jusufi nuk e ka lonë me marrë pjesë atje. Ky Ibrahimi ka nejt deri n’ora katër atë ditë aty. N’ora katër ka shku, e ky Kadria ka metë në shpi me Jusufin.

Nga ora dhejtë, nga ora nëntë kështu zbritën poshtë. Une kisha bo darkën. Hongrën darkë, edhe mas darke…. Ky Kadria ish martu dy javë përpara. Edhe tha, “Une, mu m’duhet patjetër me lajmëru grun se nuk kthehem sonte” tha. I tha Jusufi, “Le, o burrë,” tha, “se jemi n’luftë e nuk, mos e mso grun tash, mos na nxirr natën tashti me dal veç për telefon”. Se na s’kishim telefon n’shpi se na thirrshin prej gjithanej, UDB-a knej, e ja hoq, e hoqëm telefonin se shumë na thirrshin. Po, jo, po, jo. Tha “Jo valla une, une”…. S’kishe as aty në fshatin tonë telefon për shtet, po duheshe me shku në ni ven tjetër. Tha Bardhi, “Hajt se po t’çoj” tha, “te telefoni”.

Sa dolën te dera Jusufi po thotë, “Hajt se po vi edhe une” tha. Se Jusufin nuk e lenin fort natën mu end. Nuk e lenin as këto shokë, ase rujshin Jusufin shumë. Kanë dalë. Te dera kur dolënboll inat m’erdh që doli Jusufi, pokanë dalë te dera. Une me grun egruja e Bardhit shkoi nalt me qitë, se kishte, ishte shtatzane e kishte edhe fminë e vogël. Shkoi me i qitë n’gjumë ata nalt. Une meta aty. S’kam ni kurgjo. Kanë shku n’garazhë. Kanë hyp n’kerr. Jonë nisë me kerr. Ka qenë akull, ftoftë atë ditë janarit, 17 janar.

Kur po m’bjen zilja mua te dera. Kur dola te dera ni kojshike gjermane, se kemi shku shumë mirë me ata kojshitë, tha “Zonja Gërvalla” tha, “shpejtë” tha, “se kështu kështu ka ndodhë” tha. “I kanë plagosë” tha, “jonë…” Dola qashtu si isha prej shpije. Dola shpejtë. Kur shkova atje dera ishte hapur, kjo knej, jo nga Bardhi po kjo tjetra. Edhe ni trup poshtë kishte ra, ish konë Kadria. Jusufi kish qenë përmas. Kadria kish ra n’tokë. Kur shkova, edhe Jusufi ka qenë, kur ajo karrika përpara nga përplasja ka ra kështu {ilustron me duar karriken e automjetit} edhe Jusufi isht pshtetë në ashtu. E kishte një dorë kështu {tregon si i mbante duart Jusufi}, edhe ni dorë e majke te barku. Me ni dorë u majke kështu poshtë.

Kur u afrova une e pashë, se s’disha une kush osht’ ku, e pashë trupin, e pashë që ishte Kadria. Kur Jusufi tha segjithni m’ka thirrë çikë, se qysh çikë m’ka njoftë si fmi, edhe çikë, çikë… “Çikë,” tha, “qe ku jam”. Kur u afrova ai e kishte ballin pshtetun te ajo. E mora. Tha, “Mu ka lodhë dora” tha. Se ishte pshtet aty. E kapa e pshteta aty. I thashë, “Ha Jusuf, ku e ki, ku e ” Tha, “E kom në bark” tha, “edhe n’shpinë”. Se Jusufi ka qenë përmas e ka mujt me lëvizë. Tha, “Po, kqyrma Bardhin” tha, “a osht’ gjallë” tha, “se s’po nihet.” Tha, Vëlla!”

Kur shkova anej nga Bardhi nga ana tjetër, xhami ishte thy. Kur e shoh Bardhi kish ra qe qishtu, qe qishtu {demonstron si ishte shtrirë Bardhi}, thu ti që ishte n’gjum. Edhe i kishte këtu dy {tregon me dorë te faqja} ngjit, po si fije shkrepze, kaq të holla, dy pluma, këtu, qe këtu, ngjitne. E pashë, e preka. I ftoftë. Ja shtina dorën këtu me prekë, {tregon pulsin te qafa} hiç. Ja shtina dorën mrena, ai e kish pasë n’zemër edhe këtu. Bardhi ishte, i ftoftë ishte.

U ktheva kah ai. Thashë “Jusuf”, thashë, “Jusuf” thashë, “e kanë plagosë n’gojë” thashë, “këtu” tha, “e ka te goja” thashë, “edhe nuk po munet, nuk po munet me ngre, po, po livrit” thashë. Ça mi thonë? Ta kanë vra vllain…. N’atë kohë ka ni ajo kunata, edhe po vjen kunata, gruja e Bardhit. Shkon natyrisht drejtë e te shoferi, se Jusufi si ka dhonë makinës. Kur shkon atje e sheh, “Ku-kuuuu kanë vra Bardhin”. Une prej ktuhit {tregon si i ka bë me shenjë mos t’flasë} kësaj, “Qysh moj kanë vra, a pe sheh që po livrit, a po sheh?” I thojsha asaj. Ia bojsha kështu {duke treguar me gisht kah Jusufi}, ajo e mori vesh menjëherë se çka po i them. U shukat. Kajke afër tij. Edhe, u shukat.

Ajo ndihma e shpejtë edhe policia s’kanë ardhë gati gjysë ore. Nuk e di si ka ndodhë ajo punë, po nuk erdhën, shumë. Kom nejt me Jusufin aty. Ajo aty afër burrit, a une me Jusufin. A Jusufi tonë kohën fliste, “Bone kështu”, linte…. Se une kom punu me Jusufin bashkë. Punën, ai ka, ai ka shkru ndërsa une i kom bo faqosjet e t’gjitha, t’revistave që kemi bo. E ma spjegoi këtë numrin, e kishim gati me nxjerrë këtë numrin tjetër, “Kët numër do qesish këtu, këto do qesish këtu, këto kështu, këto kështu”. E thashë, “Jusuf a pa, a pave dikon” tha, thashë, “a pave?” Tha “Po,” tha, “pashë” tha, “por nuk njofta asnjo” tha. “Përze, çikë” tha, “koftë shiptar, ishalla se gjojnë kurrë kta” tha. “Se gjithmonë po na lojnë” tha, “që po vrajmë njoni-tjetrin”. Ate e ka lonë. Edhe përnime se kanë gjetë akoma që 35 vjet.

E folëm, e folëm. “Fmitë, fmitë me mi rritë, fmitë me mi shkollu”. Gjithë, gjithë porositë i la. Dikur erdhi ndihma shpejtë. Kur erdhi, une se disha edhe aq mirë gjermanishten, na dy vjet kemi jetu aty por une s’kam qenë n’shkollë, kam qenë gjithë kohën…. Shkova aty si, si dita i thashë atyne, “Merreni ate se është vëllai tij, le t’mendoj që osht’ gjallë” thashë. Ata e bonën. E morën atë Bardhin, e çunë maspari ato te ndihma shpejtë. E futën edhe ja futën sikur po i qesin atë, sikur po e mjekojnë, infuzionin. Kur e morën Jusufin, tha, tha, thashë, “A po sheh, gjallë është, që po i jepin infuzion?” “Eh, shyqyr!” Tha Jusufi. U lehtësu pak për vëlla.

Ai tjetri ishte dekë aty, Kadria, n’tokë. E mbuluan me qebe. Këta dy i morën. E morën masanej edhe Kadriun i çunë n’spital. Une deshta me hyp me ata në ndihmë shpejtë, nuk më lanë. Po edhe me m’pa lonë, s’kisha mujt me lonë se vetun, kunata ime kishte vajzën e kishte dy vjeç edhe djalin e kishte nji vjeç, edhe tjetrin e kishte shtatzanë. Une kisha tre fmitë e mi. Djali ishte dymdhjetë vjeç, vajza ishte dhjetë vjeç, djali vogël ishte katër vjeç. Edhe vetun me e lonëkështu që u ktheva te ajo, u ktheva n’shpi. Nejti policia deri në nji e gjysë aty me neve gjithë kohën. Në nji e gjysë erdhi ni polic, tha, “Jusufin e kanë bo operacion, osht’ ma mirë”, tha.

U gzum na. Bile njoni. Edhe atë dhomën e punës atje erdhën policia meniherë e mbyllën. Si kanë ardhë, po. Kështu që, nuk kisha, numrat e telefonave i kishim atje. Dikur mu kujtu, Jusufi ma ka pa, ma ka pasë dhonë një kartë-vizitë nji punonjësi Ambasadës Shqiptare në Austri, Engjëll Kolaneci. M’ka pa thonë, “Mbaje ktë për gjithçka ça mund t’ndodhë e ki te, qite te teshat e tuja”. Mu kujtu mua. Atëherë shkova te ajo gjermanja aty. Thirra n’telefon atë, atë të Ambasadës. I tregova. Ai Ambasadës ka thirrë dikon tjetër. Edhe në ora tetë mëngjesit ka ardhë nji prej Munihut, ni Misin Mavraj erdhi. Me ato hypëm kerrit edhe shkum n’spital. Se s’dishim mo kurgjo. Iku policia, ikën gjithë.

S’dishim kurgjo për Jusufin. Kur shkum atje, hymë mrena edhe aty te sporteli e pytëm, “Kështu, kështu, filani. “Prit” tha, “doktorin”, tha. “Mjekun prite,” tha, “se vjen mjeku edhe ta spejgon”, tha, “une nuk di”. Atëhere e thirri ai mjekun që ka bo operacion, që ka bo n’tre e gjysë e kanë shti prapë n’operacion. Kur erdhi ai, ni i madh, edhe e pytëm, ma shumë ai se une, se unë pak disha gjermanisht po ai dike mirë. I tha që, “Kemi ardhë me pytë për Jusuf Gërvallën, kështu kështu”. Tha, ai menihere tha, “Ka dekë”, tha atij, “ka dekë”. “Jo, jo”, tha, “kanë ardhë tre,” tha, “dy kanë dekë e njoni”. Tha, i çoi tre gishta, “Të tre kanë dekë”, tha ai.

Na ra bomba. U shqetësum shumë. Na futën në ni dhomë kështu t’vogël. Tha, “Noj qetësus a noj gjo?” Thashë, “Nuk dua qetësus”. Ishte ni, si afrikan ishte. Edhe pytke tashti, për me ta hek mërzinë, pytke “Çka, nga jeni?” I thashë, “Nga Kosova” thashë. “Nga i bie Kosova?” Se n’atë kohë s’kanë ditë kush ku o Kosova. Thashë, “Në Jugosllavi”. Tha “U sa mirë edhe qiky doktori”, tha, “osht’ Jugosllav”. Kur m’ka thonë ashtu sikur, çka, ça ti them…. Shpejtë kom dalë prej dhomës tij, kur po e shoh atë po hin në ni dhomë kështu. Ato koridoret e gjata. Kom vrapu mas tij. Kom hi mrena n’dhomë e i kom folë shkinisht.

Thashë, “Ti e ke vra Jusufin!”. Kur e pashë këtu {tregon kah etiketa e mjekëve} Vidic i shkrunte. “Ti e ke vra!” Ai meti, s’foli hiç. U tut shumë. Osht’ e çuditshme. Me pa pasë une në atë minutë ni armë, une e kisha vra. Po mujka njeri me e vra tjetrin në atë farë… ishte, ishte shokuse. Aty kanë pasë ni kuti me ato që ngjiten letra, veç e kom marrë ato ja kom ngjit, ja kom gjujt ftyrës. Kanë ardhë shpejtë aty, se e panë tu vrapu une, erdhën shpejtë. Lajmërun policinë. Erdhi policia. I thashë, “Ti do ta pagujsh”, thashë, “për këtë”.

Morëm edhe ni advokat, thashë, masanej, që me shiku punën e atij advokatit, atij mjekut. Ai advokati s’boni asni gjo. Na mendojshim tashti se ky e ka vra në operacion, po nuk kish qenë ashtu. Se vajza ime ka marrë dosjen e gjermanëve. Edhe aty në dosje shkruan që ai ka qenë kroat, Vidici, që ai e ka operu edhe që Jusufitedhe deklaratën, se Jusufi para se me hi në operacionin e dytë ka kërku, ka kërku gazetarë ose dikush, që me dhonë deklaratë që, “Mu m’ka vra UDB-a”, dhe ky ja ka përkthy deklaratat, doktori. E une e kom akuzu ate për vrasje se kom mendu që ai e ka, n’operacion e ka vra.

Nejse, neve na morën prej atyhit. Na, une shkova te shpija. Pastaj deshtëm me i pru këtu, këtu në Kosovë. Nuk na lanë me i pru në Kosovë. Kemi me ni, me 17-tin, gati, gati, po 20 ditë kemi pritë përgjigjen. As nuk mujshin me thonë, “Po as “Jo. Me, me thonë, “Po, e dishin që në Kosovë kur ti çojnë bohet e madhe. Me thonë, “Jo” e pranojshin fajin. Kështu mas 20 dite e thanë, “Jo”, e i varrosëm aty në Shtutgard.

Masanej, masi u varrosën ata aty, se i majtëm të tre bashkë, kur u varrosën ata, atëhere unë kam kërku me ardhë, me shku në Shqipëri me fmitë. Se Jusufi kishte dëshirë me i shkollu fmitë në Shqipëri, pat shfaq dëshirë që me i shkollu atje. Kam bo kërkesë, ma kanë kthy. Tri herë ma kanë kthy negative kërkesën. Nuk më pranonin atje me shku. Të katërtën here e kom çu në Turqi. Atje ka qenë ni, e ka rregullu njoni atje edhe më pranuan me shku. Tre muj mas vrasjes Jusufit kam marrë fmitë, nëpërmjet Austrisë kemi shku në Athinë, prej Athine në, në Tiranë.

Fmitë ishin t’vegjël. Ky i kishte, katër vjeç i kishte ky i vogli. Na e dishim Shqipërinë, nga propaganda, që ishte ndryshe. Kur shkova atje na çunë në nji banesë, në një lagje që kishte veç maxhupë. Shumë, shumë, shumë keq. E pashë une ça ishte, po kthim mrapa mo nuk kishte. U deshtë me ulë kokën. Në shtator pastaj u regjistrova në fakulltet, se këtu e lash, vitin e tretë e lash.

Erëmirë Krasniqi: Qysh, a ju akomodun atje?

Suzana Gërvalla: Po, na dhanë ni banesë, na dhanë ni banesë po shumë, shumë… n’fund Tiranës, shumë keq. Na dhanë bursa. Mu për studentë, e atij, atij si nxans, atij djalit madh. Une shkoja, shkova pastaj përfundova fakultetin atje, histori-gjeografi. U regjistrova prej fillimi që me e shty kohën se s’kisha ça me bo. Unë s’kisha kërkon temin hiç, hiç, hiç, asni njeri, veç me njerëz t’huj atje, me fmitë e mi. E u deshtë me ju përkushtu vetëm fmive se edhe atje kishte gjithçka. Edhe n’atë kohë ka pasë gjithçka. U deshtte fmitë shumë me i majtë afër. Fillunë dikur me ardhë kosovartë…

Erëmirë Krasniqi: A doni me pushu?

Suzana Gërvalla: Jo. Fillun dikur me ardhë kosovarët nga perëndimi si turista me autobusa, edhe

Erëmirë Krasniqi: Që në 91-tën?

Suzana Gërvalla: Jo, flas edhe ma përpara, para 91-tës, kanë ardhë si turista. Me autobusa vishin. Edhe kur vishin aty natyrisht kërkonin me ardhë me pa familjen e Jusuf Gërvallës, se e dishin gjithë që jam une aty. Kur vishin aty, kur e shifshin atë ndërtesë. U mledhshin maxhuptë rreth asaj. U ankojshin që, “Nuk i kemi çu na familjen e Jusuf Gërvallës me çu, me trajtu kështu”. Dikur, ankesë njona mas tjetrës, njona mas tjetrës, dikur kur erdhi ni gru prej Gjermanie e boni ni kërkesë me ma bo ni shpi. Tha, “Në qofse ju s’keni mundësi me, me, me i dhonë ni banesë t’mirë edhe me sistemu, atëhere na lejoni që t’ia bojmë, na jepni ni pllac, ja bojmë na vet shpinë”.

Ata për propagandë kanë qenë mo…. Atëherë ma dhanë ni banesë t’mirë, e ma rritën ni rrogë t’mirë, ma ndrrun mobiljet komplet. Une atëhere hina n’punë në Universitet edhe fillum me jetu pak ma…. Por, ishte gjithçka me racione, me tallona1, meatje s’ka pasë, s’ke pasë me ble kurgjo përveç ato ça t’ka taku me ato, me ato tallona i thojshin, do kupona na jepshin, blejshim. Atëherë shitoret kanë qenë t’zbarzta komplet, nuk ke pasë rafte kështu meedhe çdo gjë që, që ki, të duheshe kaq sa ki racionin me marrë.

E racioni ishte shumë i vogël. Se shumica e njerëzve i danin djemtë e çikat e kështu bonin si dy familje mi marrë dy racione, po unë s’kisha kon me da se isha me fmi t’vegjël. Me ni racion shumë dobët, menxi. Dy vjet për shemull fmitë e mi tomël s’kanë mujt me pi, as s’kanë prekë. Se, se duhesh me shku n’dymdhjetë t’natës me prit rradhë aty, e n’tetë ora a vinte, a kishte mo qumsht a s’kishte mo për ty. Une isha gru e re atëherë, unë isha 32 vjeç edhe nuk mujsha. Kështu që fmija, fmija….

Une, une ni kohë shumë të gjatë, po gati dy vjet, besoni kom hongër bukë, e qitshaedhe ajo buka ka qenë, bukë tulle i thojshin ata. Ajo kur ishte taze, ajo hahesh, po kur u bojke bajat, e zezë e kështu. I qitsha pak sheqer, se edhe sheqer, gjithçka ka qenë me racion përveç bukës, pak sheqer edhe me ujë e lagsha. E haja, me ja lonë fmive racionet, mos me ni fmija. Shtatë vjet une s’kom marrë as letër, as telefon, asgjë, asgjë nga njerzit e mi. Shtatë vjet une nuk kom ditë asni gjo. Baba m’ka dekë. As telegrami nuk m’ka ardhë atje.

Erëmirë Krasniqi: Kjo është 83 – 90?

Suzana Gërvalla: Flas 82 deri 90, 90, po edhe masaty, nga ’90-ta, domethonë gjashtë vjet e gjysë ka qenë.

Erëmirë Krasniqi: Gjithçka ka qenë e kontrollume?

Suzana Gërvalla: Gjithçka ka qenë. 90-tën masanej erdhën, erdhën njerzit e mi edhe i pashë. 90 une bona dasmën e djalit edhe njerzit e mi asni s’kanë qenë, se mujshin me ardhë nga perëndimi po jo nga, nga ish-Jugosllavia. Nga Kosova edhe nga, nga Maqedonia nuk lejohesh me ardhë kurkush.

Erëmirë Krasniqi: Qysh e përjetut tranzicionin politik të 90-tave?

Suzana Gërvalla: Masanej, në ’90-tën, une kom punu në Universitet në atë kohë. Djali edhe vajza ishin studenta. Donika ishe në Institutin e Lartë të Arteve se ka qenë, ka maru flautin. Ky djali madh ka qenë gjuhë shqipe edhe gjermane, n’fakulltet t’gjuhve t’huja. Por, Donika gjithni ka qenë, Donika nga natyra, vajza, i ngjan babës vet, komplet ka natyrën e babës vet. Ajo me ata artistat, me Institutin e Lartë të Arteve ka hi në grevë t’urisë atëhere 90-tën. Na e përkrahëm Sali Berishën familjarisht. Edhe ky djali jem, i madhi, Premtoni, ai ka qenë në Komitetin e Rinisë në atë kohë, t’studentave, edhe ai osht’ çu atje ka kundërshtu. Kështu që, si familje e kemi kundërshtu pushtetin e këti, e

Erëmirë Krasniqi: Ramiz Alisë?

Suzana Gërvalla: Enver Hoxhësse nuk, nuk ka udhëheq Ramiz Alia, ka udhëheq gruja e Enverit. Gjitha t’zezat i ka bo Nexhmija se si ka bo, edhe as Enveri kaq shumë sa ka bo kjo. Kjo ka qenë ajo tamam që e thojnë ajo ‘gjarpni zi’. Ajo ka qenë ajo që ka bo gjithçka. Pastaj, kishim shumë presione prej ktyne komunistave se banesën e kishim mes tyne n’at’ kohë… shumë n’atë kohë. Po, fitoi Saliu. Nejse, vinte Saliu, unë e kam fotografi, vishin Saliu, e Azem Hajdari e këta vijshin te shpija jonë, e ishim….

Se edhe ma përpara une kam pasë miqësi me Saliun. Ai ka qenë mjek, kardiolog, edhe une kam pasë probleme. N’bazë nervore kam pasë shumë probleme, edhe mjekohesha te ai. Kështu që, vishin e shkojshim njoni te tjetri. U ndrru sistemi. Fmija vazhdunë shkollat. I përfundun. Une punoja. Deri 97-tës. 97-tës në Shqipëri i dini që morën armët, e u bo nomi. Edhe këta komunistat u rikthyen prapë. Atëhere na kanë bo presion t’jashtëzakonshëm.

Mo na kanë gjujtë me…. Mu, une aty n’zyre ku kam punu m’ka ra plumi te karrika nga jashtë. Eh, po unë kam qenë duke hongër bukë, nuk kom qenë n’atë karrikë aty, edhe plumin e ruj e kom për kujtim. Kish ra prej karrike në tokë. Edhe, djali punojke në Ministri të Drejtësisë, ka qenë drejtor për marrëdhanie me jashtë, se ai di shumë gjuhë. Edhe atij mo qas’, qaq presion t’madh sa që i thirra fmitë, u morrëm Donika ka qenë në Gjermani, ka shkur për studime ma përpara, ndërsa une me dy djem e me nuse e me nipin, i thashë, “Po ikim prej ktuhit se nuk ki çka bon mo këtu.

Nuk kemi të ardhme këtu. Nihere kundërshtun pak, djali madh me nusen, po pastaj e panë që…. Këtë djalin e vogël deshtën me ma marrë ushtar, e me çu në Vlorë atje me luftu me ata. Une e çova në Shkup para sendërsa ne dolëm ni nga ni kështu ilegalisht. Na kanë ndihmu kosovarët dhe dolëm, edhe shkum në Suedi. U vendosëm në Suedi.

Erëmirë Krasniqi: Keni marrë azil politik?

Suzana Gërvalla: Po, morëm azil politik atje. Kemi pashaportat suedeze. Unë kam ni banesë atje në Suedi. Shtetit osht’, po shteti ma pagunë. Kështu që, jetoj edhe atje edhe këtu tash mas pensionit. Kam djalin, djali madh ka met atje në, në Suedi. Donika është në Gjermani, në Bon. Ndërsa, ky i vogli ësht’ kthy, që katër vjet e gjysë, ësht’ kthy në Kosovë edhe jeton këtu. Punon këtu. Ka maru informatikë edhe punon.

Erëmirë Krasniqi: E ju kur jeni kthy?

Suzana Gërvalla: Une harrova, t’ju tregoj. Mas lufte menihere une jam kthy edhe kam shku kam nejt me nonën Ajshe në Dubovik, se nuk u kthyn, djemtë nuk ju kthyen asnjoni. Kështu që shkova une. Se ajo shpija që ishte, ajo ishte aq përtoke ishte, shumë e vjetër ishte. S’kishte as banjo ajo, kishte a dini si ka qenë përpara jashtë? E shkreta kur lahesh i ngrinte, i ngrinte flokët që laheshe në…. Po, ja rindërtum. Vajza ia çoi paret, ia rindërtum pak shpinë. E jetova ni kohë me to. Ma vonë, u smu ajo. Mori kancer n’zorrë, edhe nejta me to atje n’spital sa nejti.

Pastaj, kur e morën te shpija lajmërova ata djemtë, e nuset, e erdhën gjithë pastaj. Pastaj kur e morën te shpija, une atëhere mora banesën në, në, para, para, para se mu smu nona, mora banesë në Prishtinë. Edhe, thashë po e marrë edhe nonën atje. Po, nona nuk dojke në asni mënyrë. Mora lejen une. 55 vjeç kom marrë lejen e makinës (qeshë), n’pleqni. Edhe, i thojsha nonës që po e marrim lejen e po shetitim, e po bojm, e u knaqke. Kështu kur vdiq ajo, une masanej në Prishtinë.

U punësova në Ministrinë e Pushtetit Lokal. Punova aty gjithë ato vite. Dhjetë vjet. Dola n’pension. (Qeshë) Tash, tash gjyshe. I kom pesë nipa, mesa. Djali i madh e ka djalin, Drini, e ka 21 vjeç. Donika e ka Redonin, Jonin edhe Norën. Redoni osht’ 20 vjeç, Joni osht’ 16, Nora osht’ 8, 9 vjeç. Edhe djali i vogli, këtu në Prishtinë, e ka vajzën 10 vjeç, Emën. Ema ka marrë emnin e nanës teme që m’ka rritë mua. Kështu, nuk e di tash çka ju intereson tjetër, une mund t’ju

Erëmirë Krasniqi: Para se me përfundu, po mendoj a kishit mujt me na tregu biografi t’nonës Ajshe? Po mendoj ndoshta me na fol edhe për muzeun i cili po ndërtohet, i familjes Gërvalla?

Suzana Gërvalla: Po, po çka t’them une për nonën Ajshe? Biografinë, ajo osht’

Erëmirë Krasniqi: Paj, po mendoj rolin e saj në shoqni që e ka pasë edhe që ka qenë një gru trimëreshë edhe që ka pranu burra, që ka pasë edhe nifarë roli social të randësishëm….

Suzana Gërvalla: Po, po.

Erëmirë Krasniqi:edhe njifarë pikë kontakti ka qenë, njëfarë pike kontaktuese për familjen Gërvalla.

Suzana Gërvalla: Po, po. Masi djemtë, masi u burgosën djemtë edhe nona meti me gratë e djemve. Ky Avdyli, i vogli, doli shpejt nga burgu, ndërsa ky, Hyseni nejti nja dy vjet. Edhe djalin ia patën marrë pak e, e çikën pak e por, kur dolën prej burgu edhe Hyseni, Hyseni edhe Avdyli dolën për, dolën e shkun në Zvicër. Ikën se nuk mujshin mo me nejt aty. Dikur e tërhoqën edhe familjet dhe nona Ajshe meti vet në Dubovik. Ajo nuk deshti me lonë në asni mënyrë. E kanë lutë boll, por nuk deshti kurrsesi me e lonë shpinë edhe meti.

Por, ajo aty nalt, në katin e dytë, që u rindërtu ma vonë ajo, aty kanë pasë odën e burrave. Ajo oda e burrave, t’cilën e ka majt nona, ka histori shumë të madhe. Nona ka pritë aty shumë njerëz, shumë. Nona ka shku n’çdo pajtim gjaqeve. Nona ka shku, çdo vrasje që ka qenë, vishin e merrshin, e shkonin. Ajo ka lujtë një rol t’jashtëzakonshëm. Ni nanë, ni gru fisnike, ni gru trimneshe, edhe, ka respekt, ajo gëzon respekt t’jashtëzakonshëm te gjithë njerëzit, nona Ajshe.

Tani, për nder të nonës Ajshe dhe për nder të Jusufit do bohet, po bohet një muze. Ka pesë vjet që une punoj, shkoj zyre m’zyrë, trokas gjithandej që ta boj atë muzeun. Menxi, menxi, menxi mas Ministër mas Ministri, Kryetar mas Kryetari të Komunepo, në fund po më duket që po arrij me e përfundu. Do t’bohet aty në fshat, në, te ku është, ku ka qenë shpija nonës Ajshe, ku osht’ shpija. Ajo tashti osht’ shpija jonë. Une ja kom, e kom qitë gjithçka n’emën të Donikës. Ajo shpija Donikës tash. Edhe, aty n’oborr bohet muzeu. Osht’ bo ni kullë, kopja e kullës ku kanë lindë Jusufi edhe Bardhi.

Aty në, në oborr osht’ bo kulla. Tashti po bohet, po renovohet ajo oda e nonës Ajshe. E do bohen dy muze në nji, në nji kompleks, domethonë, do bohet muzeu i Jusufit, edhe do bohet oda e nonës Ajshe. Do ta, dua që të gjithë ato merita që ka nona Ajshe, dua t’ja paraqesë aty në atë odën që, që do ta ndërtojmë. Besoj, fjala osht’ me përfundu me 1 tetor, me 1 tetor me bo hapjen e asaj. Une kam shumë materiale për ti

Erëmirë Krasniqi: Ekspozu.

Suzana Gërvalla: Për ti ekspozu, si nonës Ajshe, si, si Jusufit. Edhe, shpresoj

Erëmirë Krasniqi: A keni pasë vështirë me i rujt dokumentet, familja?

Suzana Gërvalla: Paj, shtirë. I kom bajtë gjithandej, shtet e m’shtet. Ça me bo? I kom bajtë qe edhe, edhe, edhe shkrimet e Jusufit për shembull. Une, une kur kam ikë prej ktuhit, prej Kosove që kam ikë në Gjermani, motra jeme vinte shpesh me burrin. Edhe, sa herë vishin ja mushsha ka ni çantë edhe i çonin në Shkup. Edhe kur jom nisë une s’kom marrë asni teshë me vete. Kom marrë gjithë fotografitë, gjithë dokumentat e Jusufit, gjithë shkrimet e Jusufit, gjitha.

I kom çu në Shkup, prej Shkupi në Gjermani, prej Gjermanie në Shqipëri, prej Shqipërie i kom kthy prapë këtu. Edhe i kam të gjitha. Kur kam botu atë përmbledhjen e veprës Jusufit, që është në katër vëllime, njëra është poezitë e Jusufit, njëra është romani edhe tregimet, edhe dy janë publicistika e Jusufit. Gjithçka çka ka shkru Jusufi gjatë vitet 70-ta në gazetari. Gjitha materialet i kom pasë. Plus, kam nxerrë edhe në Bibliotekë Kombëtare. Kom punu shumë gjatë ça i kom nxerrë ato që si kom pasë.

Por, edhe fotografi kam shumë, shumë. Për shembull une kam bo ekspozita me fotografitë e Jusufit, 160 fotografi. Kam bo nëpër gjithë Kosovën, e Maqedoninë, e Shqipërinë, e gjithandej, me senet e Jusufit edhe me….Tani gjithë ato do ti ekspozojë në, në muzeun që do bohet. Aty te ajo kulla, te muzeu ne kemi mendu që njërën sallë ta bojmë ni sallë takimesh kulturore. Njëra do bohet me projektor, me karrika, mekështu që, do t’bohen ngjarjet kulturore do t’zhvillohen aty n’atë sallën e, n’katin e parë të kullës.

Sepse Jusufi i përket kulturës. Jusufi ka qenë shkrimtar, ka qenë artist. Ka qenë shkri, ka qenë kangtar, ka qenë kompozitor, ka qenë piktor. Jusufi ka qenë ni artist i kompletum. Jusufi ka, kam edhe CD të Jusufit. E kom bo ma vonë. Megjithë se shumë zor me i gjetë kangtë e Jusufit, se këtu i kanë asgjësu, masi ka ikë Jusufi i kanë asgjësu, i ka ato, kangtë e tijsidomos Radio komplet, nuk e gjenë asni. Rafet Rudi i ka gjetë disa kangë në Radio Shkupin. E disa inçizime, shumë pak, nja katër, pesë inçizime këtu në Televizion. N’televizion megjithëse Jusufi këtu ka qenë, ka pasë shumë inçizime, po, këtu s’po ja gjejnë.

E kaq material sa ka pasë, une jam mundu me pasqyru si, jo vetëm si atdhetar, që ata e din gjithkush, po kam, jom mundu ta paraqes edhe si artist, siç ka qenë. Se na kemi shumë dëshmor po Jusufi veçohet se ka qenë edhe, edhe artist, ka qenë edhe njeri i kulturës. Prandaj duhet të…. Poezitë e Jusufit janë shumë të veçanta, shumë. Ata që i kanë lexu thojnë që janë shumë të rralla. Bile tani, tani, ni kompozitor, ni kangtar e kompozitor në, kroat, kroat, Đelo Jusić, nuk e di a, se ju jeni t’ri se keni nigju, ka kërku ni tekst të Jusufit që ta boj ni kangë për shembull. Se i ka, ka tekstet shumë të mira.

Erëmirë Krasniqi: Shumë mirë që muzeu paska me e reflektu edhe këtë anë të Jusufit.

Suzana Gërvalla: Po, shpresoj se do t’përfundojë. Po merrem tash me punëtortë, ju e dini si osht’ me u marrë me punëtorët. Por, po m’duhet mu marrë me ta që ta përfundojmë tamam.

Erëmirë Krasniqi: Shpresoj që përfundon.

Suzana Gërvalla: Përndryshe fmitë i kam shumë të mirë. Janë martu mirë. I kanë fmitë. Krenohem me ta. Jom mundu me i rritë shumë, shumë me mundim t’madh i kom rritë, por, ata po ma shpërblejnë sot. Krenohem shumë. Jam gjyshe shumë e lumtun. Une gjithnji them është mirë mu plakë, thojnë si qenka mirë mu plakë? Po mirë është se me bo mos mu plakë nuk bohesh gjyshe (qeshë), nuk e ndinë atë knaqësinë, ajo osht’ knaqësija ma e madhe e jetës. Se ajo dashurija e tyre osht’ e jashtëzakonshme. Kështu që

Erëmirë Krasniqi: Shumë faleminderit.

Suzana Gërvalla: Tashti jam, kam vuajtur shumë gjatë kur kam qenë e re, shumë, shumë shumë, por, tashti jam e kënaqur nga fmitë e nga nipat, e nga mesat. Tashti ma kanë shpërbly ata.

Erëmirë Krasniqi: Shumë faleminderit për intervistën.

Suzana Gërvalla: Besoj se, nashta kam lonë naj gjo, po

Erëmirë Krasniqi: S’prishë punë.

Suzana Gërvalla: Besoj se pak a shumë


1 Kupona ushqimor.

Download PDF