Iniciativa për Histori Gojore dhe Instituti i Historisë “Ali Hadri” organizuan një tryezë diskutimi me titull “Roli i Gruas Shqiptare në Organizatat e Fshehta Politike në Kosovë” në Institutin Albanologjik. Ngjarja përfshiu diskutime ndërmjet ish të burgosurave politike dhe historianëve. Në fund të diskutimit, u shfaq një film i shkurtër i cili përmban inserte nga rrëfimet e ish të burgosurave politike.
Shprehim mirënjohjen tonë për ish të burgosurat politike që ndanë përvojat e tyre dhe kontribuan në dialog, si dhe për Instiutin e Historisë për bashkëpunimin e tyre në organizimin e kësaj ngjarje.