Prezantimi i Platformës sonë Digjitale dhe Filmit “Pashtriku” në Javën e Albanologjisë

Gjatë Javës së Albanologjisë, Iniciativa për Histori Gojore pati kënaqësinë të marrë pjesë me dy prezantime të veçanta. Drejtorja jonë ekzekutive prezantoi platformën tonë digjitale dhe ndau me pjesëmarrësit projekte të tjera të rëndësishme që kemi hulumtuar.

Në të njëjtën ngjarje, pjesëmarrësit patën mundësinë të shohin filmin e shkurtër “Pashtriku,” realizuar nga Ana Morina, pjesë e stafit tonë. Filmi eksploron rifunksionalizimin e mitologjisë dhe kujtesës familjare, të bazuar në imagjinatë dhe kreativitet.

Ishte një mundësi për të ndarë punën tonë dhe për të promovuar ruajtjen e kujtesës dhe trashëgimisë sonë kulturore.