Lansimi i aplikacionit mobil të trashigimisë kulturore: Prishtina Ecë

Iniciativa për Histori Gojore ka kënaqësinë të ju ftoj në eventin e lansimit të aplikacionit mobil Prishtina Ecë të mërkurën, 9 tetor, 2019 nga ora 17:00—19:00. Lansimi do të zë vend në kafe—librarinë dit’ e nat’, organizuar nga Iniciativa për Histori Gojore.

Lansimit i ofron mundësi Iniciativës për Histori Gojore të shpalosë hulumtimin e saj një vjeçar dhe të prezantojë rezultatin: aplikacionin mobil Prishtina Ecë. Aplikacioni është një hartë interaktive e cila paraqet histori individuale të qytetarëve të Prishtinës në video, audio dhe tekst të cilat mbërthejnë historinë e qytetit në njëqind vitet e fundit.

Aplikacioni mobil Prishtina Ecë është mbështetur nga “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore” i financuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon për Paqe dhe Stabilitet (IcSP) dhe zbatuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë.