zina e ekspozitës: tregimi mbi emrin

Fushata e Pajtimit të Gjaqeve 1990-1991

Tregimet mbi emrin të treguara nga fëmijët që mbajnë emrin Pajtim, Pajtime dhe Pajtesa shpërfaqin kujtesën e ruajtur brenda përbrenda familjes që bartet në gjeneratën e ardhshme, post-kujtesën, një formë e kujtesës që ngërthen në vete një spektër të përvojave. Në tubimet e pajtimit të gjaqeve jo rrallë herë është bërë thirrje që të gjithë fëmijët që lindin në vitin 1990, të emërohen me emrat Pajtim, Pajtime dhe Pajtesa. Emrat e tyre lindën nga ky moment historik. Emërimi në këtë rast flet për një formë personale të shënjimit të këtij momenti kolektiv. Për fëmijët me emrin Pajtim, Pajtime dhe Pajtesa përvoja e së kaluarës ndërmjetësohet nga e tashmja, në këtë rast ata kujtojnë përmes tregimeve, fotografive dhe sjelljes së atyre në mesin e të cilëve janë rritur. Andaj, edhepse fëmijët nuk kanë qenë direkt të përfshirë në Fushatën e Pajtimit të Gjaqeve, përvoja e tyre bartë gjurmët e kësaj historie.

 

Kjo zinë është prodhuar si pjesë e ekspozitës Fushata e Pajtimit të Gjaqeve 1990-1991. Ekspozita do të hapet me 25 prill, 2018, në orën 190:00, në Galerinë e Arteve në Pejë.

Puna hulumtuese dhe kuratoriale: Erëmirë Krasniqi

Puna vizuale: Pajtim Osmani

Dizajni grafik: Nita Salihu Hoxha, Studio Permanent