Sot, në bashkëpunim me Space SyntaKs, filluam punën për incizimin e historive gojore mbi arsimin në shtëpitë shkolla të viteve ’90 në Kosovë. Jemi shumë të gëzuar për këtë bashkëpunim dhe për punën e rëndësishme që do të realizojmë së bashku.
Me këtë projekt synojmë të dokumentojmë dhe të ruajmë kujtesën kolektive të një periudhe historike të rëndësishme, që reflekton organizimin dhe qëndrueshmërinë e mësimdhënies në gjuhën shqipe gjatë viteve ’90 në Kosovë.
Presim me padurim të ndajmë këto histori me komunitetin dhe të kontribuojmë në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore.