THIRRJE PËR PJESËMARRJE

Prizren Urban Memoryscapes

Rreth Thirrjes

Fondacioni LUMBARDHI & Iniciativa për Histori Gojore i fton studentët dhe profesionistët e ri nga fushat e artit, arkitekturës dhe shkencave sociale të marrin pjesë në një projekt 6-mujor hulumtimi. Prizren Urban Memoryscapes është një projekt interdisiplinar që përmban hulumtim, arkivim dhe përgatitje të ekspozites, e i cili fokusohet në historinë kulturore, shoqërore dhe ekonomike të Prizrenit në pjesën e dytë të shekullit XX.

Përmes këtij projekti pjesëmarresit do t’i zhvillojnë shkathtësitë e dokumentimit të së kaluarës si dhe do të punojnë në mënyrë aktive me të dhënat e mbledhura për ta ndërtuar një arkivë digjitale, ekspozitë fizike dhe digjitale, një publikim dhe mbi të gjitha të prodhojnë njohuri rreth komuniteteve të tyre dhe të përfshihen në një proces të të mesuarit për një periudhë kritike që ka qenë formative për identitetin kulturor dhe urban të Prizrenit dhe qytetarëve të vet.

 


Kur dhe Si?

Projekti është i ndarë në dy faza. Në fazën e parë, 10 pjesëmarrësit e përzgjedhur do të marrin pjesë në dy punëtori në Mars dhe Maj dhe do ta bëjnë hulumtimin individual apo grupor në kordinim me ekipin e projektit dhe mentorët. Në fazën e dytë, materiali i hulumtuar do të arkivohet dhe përgatitet për ekspozim dhe publikim përmes një procesi bashkëpunues.

Temat e hulumtimit do të caktohen në punëtorinë e parë sipas profilit dhe interesimit të pjesëmarresve, por ato do të qëndrojne në territorin e historisë kulturore, shoqërore dhe ekonomike të qytetit.

Si të aplikojmë?

Të gjithë pjesëmarrësit e interesuar duhet ta dërgojnë një kërkesë në [email protected] me një CV dhe letër të shkurtër të motivimit të bashkangjitur deri më 21 Mars 2018.

Projekti “Prizren Urban Memoryscapes” mbështetet nga Fondi Kulturor Franko-Gjerman, Ambasada Franceze dhe Ambasada Gjermane.