LIBËR PËR NGJYROSJE

Përgjigje artistike dhe histori të mbylljes

Libri për gjyrosje përfshinë intervista me dhjetë artistë të brezave të ndryshëm dhe me prapavi të ndryshme kulturore. Historitë dhe vizatimet e tyre janë të lindura nga ky moment bashkëkohor dhe regjistrojnë efektet e vazhdueshme të COVID-19 në jetën e përditshme të njerëzve të zakonshëm në Kosovë.

Ky projekt dixhital shumëgjuhësh mundëson një gjuhë vizuale për t’i dhënë kuptim botës tonë akoma të pasigurt. Ky regjistrim kreativ do të sigurojë që zërat e kosovarëve të thjeshtë gjatë COVID-19 dhe historitë e tyre gjatë  pandemisë të dëgjohen dhe të kuptohen nga brezat e tanishëm dhe të ardhshëm.

Projekti “Të kuptojmë COVID-19 në Kosovë duke krijuar” është mundësuar nga një grant nga Citizen Diplomacy Action Fund të sponsorizuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan, Byroja e Çështjeve Arsimore dhe Kulturore dhe u zbatua në partneritet me Partnerët e Amerikës.