Më 27 shkurt, në 7Arte në Mitrovicë u mbajt promovimi i librit “Jugosllavia u Shemb në Trepçë” nga Anna Di Lellio. Ngjarja përfshiu një diskutim mes autores dhe moderuesit Lulzim Hoti, duke ofruar një qasje më të thellë mbi rëndësinë historike dhe politike të Trepçës dhe rolin e saj në shpërbërjen e Jugosllavisë.
Pjesëmarrësit patën mundësinë të bisedojnë me autoren dhe të marrin një kopje të librit.
Jugosllavia u Shemb në Trepçë u botua nga Iniciativa për Histori Gojore dhe forumZFD Kosova, me mbështetjen e Ministrisë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ).