Orar i dyfishtë

Nga Bjondina Rexha

Puna ime është shtuar dukshëm që kur pandmia ka filluar! Pra, për t’ju dhënë një përmbledhje, unë jam zyrtare e lartë në Ministrinë e Financave në sektorin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar Financiar. Pra, praktikisht ajo që bëjmë unë dhe divizioni im është financimi i sigurt për Kosovën, për projekte të ndryshme kapitale. Në këtë kohë, është shumë e nevojshme për COVID-19. Meqenëse pandemia filloi më 13 mars [2020] me rastin tonë të parë, ne u mobilizuam për të siguruar financim sa më shpejt që  të jetë e mundur, duke ditur se kapaciteti i sistemit shëndetësor në Kosovë nuk është shumë i mirë, dhe do të na duhen më shumë pajisje dhe ndërhyrje të tjera për të luftuar pandeminë. Ne gjithashtu kemi nevojë për më shumë financime për PPE dhe teste dhe gjëra tjera.

Kemi filluar konsultimet me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me homologët e tjerë për të gjetur nevojat e sistemit shëndetësor. Ne filluam negociatat për hua të ndryshme. Në zyrë, në atë kohë, ne ishim vetëm tre persona: shefi i divizionit, shefi im dhe kolegu im. Kishim një koleg tjetër i cili ishte në Washington në atë moment duke bërë një program në Bankën Botërore. Dhe pas kësaj, ne punësuam staf tjetër nga Young Cell Scheme, duke u ofruar përvojë dhe ekspertizë në fusha të ndryshme.

Unë dhe kolegët e mi po qëndronim në Ministri deri në orët e vona për të diskutuar nevojat dhe duke u përpjekur të identifikonim saktësisht nevojat në atë kohë. Ne filluam negociatat me Bankën Botërore, ku unë isha negociatorja kryesore. Ne gjithashtu filluam negociatat me Bankën e Zhvillimit të Këshillit të Evropës. Ne filluam negocimin e një kredie me Bashkimin Evropian për ndihmë mikrofinanciare. Unë kam qenë gjithashtu negociatore kryesor me BERZH për të ndihmuar njësitë publike të tejkalojnë këtë pandemi. Dhe gjithashtu Instrumenti i Financimit të Shpejtë, i cili është me FMN-në, dhe pjesë të tjera të financimit. Ne po zhvillonim shumë takime të ndryshme dhe të gjitha këto takime u bënë virtualisht me të gjitha institucionet financiare dhe donatorët e mundshëm, kështu që po bënim Webex gjatë gjithë ditës. Ishte një kohë e çuditshme.

Në fillim, ishte një vendim nga Ministria e Shëndetësisë që të punoj vetëm personeli thelbësor, dhe ne konsideroheshim personel thelbësor, kështu që shkonim në zyrë çdo ditë. Pra rregulli prej 90 minutash në ditë nuk vlente për mua. Ne ishim duke punuar me orar të plotë – madje edhe më shumë se me orar të plotë. Ne ishim në zyrë deri në orët e vona. Me orar të dyfishtë. Kështu që, ne po lëviznim para dhe mbrapa dhe me Ministrinë e Shëndetësisë dhe ministritë e tjera, sepse po koordinonim edhe disa nga masat e pakos së urgjencës, e cila drejtohej nga Ministria e Financave. Ne shkonim ose në Ministrinë e Ekonomisë ose në Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Punës. Pra, ne ishim kudo, vetëm ne të tre, sepse duhej të koordinoheshim. Kolegu ynë tjetër na u bashkua në Prill.

Ne po kalonim shumicën e kohës në zyrë në takime të ndryshme. Atëherë, familja ime ishte e detyruar të qëndronte në shtëpi pasi biznesi i tyre u mbyll me urdhër të qeverisë. Isha vetëm unë në shtëpinë time që punoja, kështu që kisha përgjegjësi të dyfishtë në kuptimin që, nëse do të merrja virusin, atëherë do të isha përcjellësi tek familja ime. Kjo ishte një barrë mjaft e madhe për mua në atë moment, sepse isha e vetmja që shkoja në punë. Sa herë që kthehesha në shtëpi, frikësohesha se kisha diçka.

Ishte një takim në Ministrisë së Shëndetësisë me një institucion mjekësor, i cili ishte, natyrisht, më i rrezikuari, ku një djalë në takim rezultoi pozitiv. Dhe pastaj Ministria e Shëndetësisë na thirri dhe na tha, “Qëndroni brenda. Mos shkon askund sepse jemi duke u testuar. Dhe nëse jemi pozitivë, atëherë do t’ju duhet të testoheni”. Kështu që, na u desh të qëndronim deri në orët e vona në punë, duke mos ditur nëse duhet të testoheshim, nëse e kishim virusin. Ishte disi e frikshme.

Dhe pastaj rreth orës 22:00, ne u informuam se të gjithë ishin negativë. Ky ishte një lehtësim sepse gjithçka po më shkonte në mendje: kë takova dhe të gjitha kontaktet e mia. Në fillim të pandemisë, ishte kështu. Kur ishim të mbyllur, kishim më shumë presion kur shkonim në punë sepse duhej të mendonim më shumë për familjet tona. Nga ana tjetër, ne duhej të siguronim financime sa më shpejt që të mundeshim. Të gjitha vendet e tjera po kërkonin fonde nga të njëjtat institucione financiare dhe donatorë, dhe ne duhej të arrinim të njëjtën rrugë dhe të siguronim financimin. Brenda një muaji, ne siguruam më shumë se 250 milion euro financim për Kosovën. Ne normalisht nuk bëjmë 250 milion në një periudhë kohore prej dy vjetësh, dhe na është dashur ta bëjmë atë në një periudhë shumë të shkurtër.

Lidhesh emocionalisht me çdo projekt sepse duhet të identifikohen nevojat. Ne gjithashtu u takuam me homologë të ndryshëm të cilët do të merren me projektin dhe të shohin çfarë nevoja ka. Ne kishim projektin e Bankës Botërore që mbulonte skemat e ndihmës shëndetësore dhe sociale dhe masa të tjera nga pako e urgjencës për familjet pa të ardhura. Ne duhej të mirreshim me këto nevoja. Duhej të shihnim se sa njerëz kishte dhe u përpoqëm të bënim më të mirën sa më shpejt që mundëm. Ishin kohë interesante. Për mua, ishte një përvojë e madhe sepse pandemitë nuk ndodhin shpesh, dhe sigurimi i financimit për vendin tonë në këtë pikë na bëri mua dhe kolegët e mi gjithashtu luftëtarë të vijës së frontit. Kjo është pak a shumë ajo që kemi bërë gjatë pandemisë.

Tani jemi pak më të lehtësuar, edhe pse tani kemi të bëjmë me implementimin e projekteve. Tani jam duke u takuar me Qendrën Shëndetësore Klinike Universitare, duke kërkuar të shoh se si mund të ndërhyjmë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, çfarë duhet të bëhet, çfarë është më e rëndësishme, çfarë është urgjente dhe cilat janë nevojat e tjera. Tani është pjesa interesante e projekteve që kemi negociuar, për të parë zbatimin e tyre, për të parë ato tek sa ndodhin. Në përgjithësi, fondet për të ndihmuar sistemin shëndetësor të përballen më mirë me pandeminë janë siguruar. 

Unë jam e martuar dhe jetoj me burrin tim, por nuk mund t’i vizitoja prindërit e mi. Nuk i kam vizituar fare për tre muajt e parë, sepse ata janë më të vjetër dhe unë kisha frikë se mund të ju përcjellja koronavirusin. Nga ana tjetër, çfarë më ndikonte më shumë ishte presioni që ndjeja. Ndjeja një barrë kur shkoja në punë çdo ditë, pasi mendoja se mund të merrja diçka dhe t’ia kaloja familjes sime. Kjo ishte gjëja më e rëndësishme, e cila jam e lumtur që nuk rezultoi në asgjë. Deri më sot, nuk kam pasur COVID-19 dhe shpresoj që nuk do e kam.

Po kaloja shumë kohë në punë dhe po takoja shumë njerëz, kështu që isha në rrezik të madh të infektimit. Unë deri më tani nuk kam takuar miq të tjerë përveç kolegëve të mi. Çdo vendim që duhet të marrë, qoftë për të shkuar me pushime apo diçka tjetër, duhet të konsideroj shumë herë nëse është vendim i zgjuar apo jo. Si të gjithë të tjerëve, COVID-19 më ka ndryshuar mënyrën e të jetuarit dhe mënyrën sesi i shoh gjërat. Unë jam duke i dhënë prioritet asaj që është e rëndësishme.

Në fillimit, pasi kaloja shumë pak kohë në shtëpi, nuk i shihja shpesh personat e dashur. Unë flija vetëm në shtëpi. Por jam e lumtur dhe i jam mirënjohëse burrit tim që gatuante për mua. Thjesht haja dhe flija [në shtëpi]. Ishte një kohë interesante për të jetuar në fillim. Tani që ekonomia është hapur pak, është më ndryshe. Duhet të dalim edhe pak. Ngjan disi me realitetin në të cilin jetonim.

Gjatë kësaj pandemie, unë e kuptova që jam e aftë të bëj shumë punë brenda një kohe të shkurtër dhe të shoh gjërat në një shkallë më të madhe dhe të kem energji për t’i bërë të gjitha. Para pandemisë, unë thjesht kam jetuar rutinën e thjeshtë të jetës sime. Divizioni ynë funksionon ndryshe nga të tjerët, deri sa ne iniciojmë projekte dhe ide, dhe ne punojmë si një sektor i orientuar drejt biznesit brenda Ministrisë së Financave, dhe ne mendojmë për projekte të reja dhe takohemi me përfitues të ndryshëm dhe përfitues të mundshëm. Ne merremi me sektorët e arsimit, shëndetësisë dhe efiçencës së energjisë, si dhe të tjerë. Ne përpiqemi të shohim nevojat në këta sektorë dhe t’i përmirsojmë.

Dhe pastaj kur goditi pandemia, ne e dinim se kur do të punonim por nuk e dinim se çfarë do të ndodhte çdo ditë. U shfaqën gjëra të ndryshme. Mësova se jam e aftë të bëj shumë më tepër. Më parë unë kam dyshuar shumë në vete. Tani kam më shumë energji për të bërë më shumë përnjëherë. Unë mund të marr iniciativë. Mund të i shoh shumë gjëra në perspektivë. 

Unë gjithashtu pashë sa e rëndësishme është puna e ime dhe e kolegëve të mi. Ne jemi disi të paragjykuar nga të huajt. Edhe unë e  kam gjykuar shërbimin publik para se të filloja të punoja në shërbimin publik. Mendoja se nuk bëjnë asgjë. Në të vërtetë, pas kësaj, shihet që puna jonë është shumë e rëndësishme, veçanërisht nëpunësit publikë që konsiderohen staf thelbësor të cilët punonin me orar të plotë gjatë pandemisë. Ata janë fronti i parë e COVID-19 nga ana tjetër. Ne nuk kishim të bënim me pacientë, por po merreshim me çështje të tjera që po shafqeshin.

Mendoj se është e rëndësishme të fillojnë të vlerësohen nëpunësit publikë. Nuk po them se jemi të përsosur. Po them që ka njerëz që punojnë shumë dhe me të vërtetë kujdesen për institucionet në të cilat punojnë. Unë e kam mësuar ndikimin e punës sime. Të gjithë sytë ishin drejt nesh përderisa bëmë atë që bëmë. Është e rëndësishme të kuptohet se çfarë ndodh në prapaskenë. Sigurisht, është e rëndësishme të kesh vullnet politik, mbështetje të qeverisë dhe mbështetje të partive politike, por është po aq e rëndësishme të kesh nëpunës publikë që do të bëjnë punën e tyre.

Fatmirësisht ne kemi pasur ministra të financave shumë mbështetës. Ministrat aktualë dhe ish-ministrat ishin mbështetës për të gjithë punën që kemi bërë deri më tani. Ata ishin gjithashtu shumë mbështetës për gjërat e reja që ne sollëm. Është e rëndësishme të kemi mbështetje politike për t’i shtyrë gjërat përpara dhe për të bërë më shumë gjëra.

Unë nuk mendoj se pandemia në Kosovë ka qenë e ndryshme nga ajo çfarë ka ndodhur në vendet e tjera, veçanërisht gjatë mbylljës. Shumë vende të tjera ishin të mbullyra. Por unë do të thoja që mund të shihnim se si lulëzonte natyra në Kosovë gjatë kohës kur njerëzit nuk po dilnin. Ne mund të shihnim më shumë zona të gjelbëruara dhe mund të dëgjonim zogjtë duke kënduar. Kurrë nuk i dëgjojmë, por përkundrazi dëgjojmë të gjitha veturat, autobusët dhe trafiku që gumëzhin, sidomos në Prishtinë. Ne mund të merrnim frymë më lehtë pa shumë njerëz përreth. Sidoqoftë, me bëntë të trishtuar të ecja në rrugë pa njerëz përreth. Shihja vetëm qej kur isha duke shkuar dhe duke e kthyer nga puna. Nuk kishte taksi ose diçka tjetër. Nga ana tjetër, natyrës i duhej pak qetësi për të lulëzuar.

Njerëzit nuk duhet të gjykojnë sepse ka njerëz që punojnë në institucione që punojnë shumë. Kolegët e mi janë të shkëlqyeshëm, ata po bëjnë një punë të shkëlqyeshme. Ne të gjithë jemi të rinjë që kemi motiv për të bërë punë të mirë. Ndonjëherë njerëzit duhet të shohin prapa politikës. Është ndryshe kur je duke punuar në një institucion publik dhe ke ndikim të drejtpërdrejtë, në vend që të jesh jashtë. Unë mendoj se njerëzit në institucionet publike e shohin ndikimin që ata kanë, veçanërisht ata njerëz që duan të punojnë.

Problemi është se të rinjtë, veçanërisht gjenerata ime dhe shoqëria, nuk dëshirojnë të punojnë në shërbim publik për shkak të pagave dhe perspektivës së tkurrur. Por kur e krahason me ndikimin dhe efektet e punës tënde, e sheh se përfitimet janë shumë më të mëdha. E di që njerëzit kanë prioritete të ndryshme, por njerëzit duhet të mendojnë se çfarë mund të bëjnë për shoqërinë dhe të bëjnë punë që kanë ndikim, gjë që ndonjëherë mund të bëhet më së miri nga institucionet publike, si dhe nga organizatat e shoqërisë civile.

Ne duhet të fillojmë ta shohim punën e institucioneve publike në një mënyrë tjetër dhe të jemi më të motivuar për të punuar për publikun, veçanërisht të rinjtë që mendojnë se shërbimi publik nuk është për ta. Dikur mendoja se shërbimi publik nuk ishte për mua, por tani e shoh që mund të bëj shumë punë me motivim.


Bjondina Rexha është Zyrtare e Lartë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Financiar në Ministrinë e Financave. Ajo magjistroi në Central European University në Marrëdhëniet Ekonomike Globale dhe diplomë bachelor nga Universiteti i Prishtinës në Banka, Financa dhe Kontabilitet. Znj. Rexha ndan me ne një rrëfim në vetën e parë në lidhje me përvojën e saj përgjatë karantinës së COVID-19 pandemisë. 

Ilustrimi nga Renea Begolli