Vait Krasniqi

Prizren | Date: 14 qershor, 2018 | Duration: 33 minuta

Për shembull, në vitin…n’qoftëse kthehemi ma mbrapa, në vitin ‘81, kanë qenë pikërisht në familjen time, për arsye se në atë periudhe kam qenë student, e përmenda që të gjithë kemi qenë pjesëmarrës të demonstratave, të shkrimit të parrollave, e kështu me rradhë, edhe.. u shkrujshin në atë kohë disa parrolla, ata i thojshin kundër-revolucionare, që u shkrujke parrolla ‘Kosova Republikë’, edhe kështu që kanë ardhë në fshat aty, kanë kontrollu disa shtëpi, të cilat i kanë pasë djemtë apo vajzat e tyre në shkollë, pavaresisht a kanë qenë studente apo të shkollës së mesme, kanë qenë në shtëpinë time, kanë ba bastistje, edhe.. une s’kam qenë në atë periudhë, kam qenë në Prishtinë, në fakultet, për shkak që s’kam qenë une, e kanë marrë vllaun tim, pa kurrfarë faji, dhe e kane burgosë dy muj ditë burg. E kështu që një periudhë të gjatë une nuk kom ardhë prej Prishtinës, kur kom ardhë prej Prishtines, domethanë pas tre mujve kështu, atëhere me siguri dikush i ka paralajmëruar, nuk e di tani, mandej edhe mu më kanë marrë dhe unë dy muj kom qëndru në burg, domethënë, per shkak se… vetëm pse ke qenë student… a ke qenë pjesëmarrës në demonstrata, a ke shkru parrolla, çka po kërkoni, tek po kërkoni, t’gjitha ato mundime, domethanë malltretime.


Kushtrim Thaqi (Intervistuesi), Elmedina Arapi (Kamera)

Vait Krasniqi u lind më 2 Gusht, 1960 në Vlashnjë, Prizren. Krasniqi ka mbaruar Akademinë e Arteve në Prishtinë, drejtimi muzikë, departamenti pedagogjiko-artistik. Në atë kohë ishte edhe pjesëmarrës i demonstratave të vitit 1981, dhe në vitin 1982 u burgos pikërisht për shkak të pjesëmarrjes në këto demonstrata. Në vitin 1987, më datën 1 Shtator, filloi të japë mësim në shkollën e mesme “Josip Sllavenski”. U largua nga puna në vitin 1991, si shumë shqiptarë të tjerë,  deri në vitin 1999 vazhdoi të ligjëronte në Prizren, në shtëpitë-shkolla të improvizuara. Sot ai jeton në Prizren ku punon si mësimdhënës në shkollën e  mesme të muzikës ‘Lorenc Antoni’ në Prizren”.

Vait Krasniqi

Kushtrim Thaqi: Mirëdita, a mund të fillojmë me prezantimin tuaj?

Vait Krasniqi: Quhem Vait Krasniqi nga fshati Vlashnjë, fshat i cili gjendet në kilometrin e pestë Prizren-Kukës. Kështu që, në fshat kam mbaru shkollën fillore tetë-vjeçare, ku si në çdo shkollë në atë kohë, ka pasë aktivitete të ndryshme gjatë shkollës edhe unë kam qenë prezent në aktivitete të ndryshme, e kam fjalën për aktivitetet e lira që janë mbajtë në shkollë. Kam këndu nëpër koncerte që janë mbajtë në shkollë e kështu që me iniciativën e dy arsimtarëve të mi më kanë preferu që të shkoj në shkollë të mesme të muzikës, për arsye se në atë kohë nuk e kemi ditë që ka ekzistu shkolla e muzikës në Prizren.

Kështu që, pas mbarimit të shkollës fillore, jam paraqitë në shkollën e mesme të muzikës, jam paraqitë para audicionit për pranim, ku e kam dhanë me sukses edhe e kom vazhdu shkollën e mesme të muzikës katër-vjeçare, domethanë prej vitit 1975 deri vitin ‘79. Prej vitit 1979 kom vazhdu në Akademinë e Muzikës në Prishtinë, ku edhe aty kam përfundu me sukses gjatë katër viteve dhe pas përfundimit të akademisë mandej ishte fati i atillë, kështu që hyra në punë, në shkollën mesme të muzikës ku jam edhe tani domethanë në të njëjtën vend të punës.

Kushtrim Thaqi: A mundeni me na tregu pak për fëmininë tuaj?

Vait Krasniqi: Fëmijëria në atë perudhë ka qenë jo edhe ndoshta aq mirë, në qoftë se nisemi nga ajo, nga kushtet ekonomike të gjithë popullatës në Kosovë, pavarësisht a ke jetu në fshat apo në qytet. Megjithëse edhe me ato kushte kemi përballu disi, kemi vazhdu me shkollimin. Megjithëse kemi pasë edhe momente të mira, momente ndoshta edhe të këqija. Kështu që, më kujtohet mu në atë periudhë, për shembull, në Vlashnjë në ato vite domethanë kur kam fillu në klasë të parë në shkollë fillore në vitin ‘67 kanë qenë krejt dy televizora në fshat, s’ka pasë televizora. Mandej, ndonji rast kur ka qenë ndoni aktivitet sportiv në atë kohë, kështu që jemi angazhu në aktivitete të ndryshme, domethanë ka qenë një vështirësi, nuk kemi qenë të informum sikur si që janë sot për shembull të rinjtë përmes rrjeteve sociale, domethanë informimi ka qenë i mangët në çdo, në çdo, në çdo aspekt.

Kushtrim Thaqi: Po prindërit çka kanë punu, me çka janë marrë ata?

Vait Krasniqi: Prindërit e mi të dytë kanë qenë, nana ka qenë amvise, baba ka qenë bujk. Kështu që, të dytë kanë qenë entuziastë për vazhdimin e fëmijëve të tyre në shkollë dhe e kanë dashtë shkollën shumë, edhe pse vetë kanë qenë të pashkollum. Kështu që, insistimi i tyre ka qenë që ne të vazhdojmë shkollën edhe shumica e lagjes aty gjithmonë na kanë preferu, na kanë udhëzu që duhet të shkohet në shkollë, “Duhet të vazhdoni shkollën që në të ardhmen të jeni pjesëmarrës në çdo problem të çështjes së Kosovës,” e kështu me radhë. Shumica në atë kohë, nëpër fshatra sidomos, shumica nuk kanë vazhdu shkollimin për arsye se në atë kohë janë marrë me blegtori, me lëshu fëmijnë me me dele apo me lopë apo me diçka tjetër, a sa për vajzat mund të them që ma me vështirësi kanë fillu shkollimin. Tek kanë fillu vajzat dikund prej vitit ‘75, ‘76 e mrapa, domethanë kanë vazhdu të shkojnë edhe vajzat në shkollë, të mesme e kam fjalën se shkollën fillore e kanë pasë si shkollë të obligueshme.

Kushtrim Thaqi: Po vëllezën e motra a keni?

Vait Krasniqi: Faktikisht ne kemi qenë të gjithë pesë fëmijë, të të pestë kemi qenë djem. Domethanë, pesë vllazën, une sipas radhës jam i katërti. Kështu që, gjatë asaj periudhe tre vllezënit e mëdhej kanë punu nëpër vende të ndryshme të ish-Jugosllavisë, se atëherë kemi qenë me ni shtet kështu që në mënyrë që ta mirëmbajmë familjen. Mandej, më vonë m’u dha mundësia, siç e përmenda edhe ma herët, m’u shkollu edhe une, vëllau tjetër, e kështu me radhë.

Kushtrim Thaqi: Domethanë, vetëm dy prej tre fëmijve kanë kry shkollë. Për vendimin tond me vazhdu muzikë, prindtë a pajtoheshin me këto?

Vait Krasniqi: Po, e përmenda edhe pak ma herët, iniciativa ka qenë e dy arsimtarëve. Për shkak që kam qenë pjesëmarrës në aktivitete të ndryshme në shkollë fillore, që ndoshta më duhet edhe të ju përmendi emrin, ka qenë niçfarë Pashk Dushi, ka qenë arsimtar i gjuhës shqipe edhe Dile Lekaj ka qenë, në atë kohë ka qenë arsimtare e historisë, ku të dytë këta janë bashkëshortë mes veti, domethanë iniciativa e tyre. Mirëpo, pengesë nga ana e prindëve nuk ka qenë, iniciativa e tyre ka qenë që ta vazhdojmë shkollimin për arsye që me arritë ma tutje.

Kushtrim Thaqi: E tash a e kishi ndrru vendimin tond për shkollë të muzikës, a jeni të kënaqun për vendimin që e keni marrë?

Vait Krasniqi: Me të thanë të drejtën, une profesionin e kom dashtë edhe e du prapë. Domethanë që nuk e kisha ndrru me asni profesion tjetër, për arsye se për shkak të asaj që e kom dashtë profesionin… Une i kom edhe tre fëmiijë të cilët sot janë të rritur e të tretë me ato mundësitë e mija, domethanë mbas vdekjes së prindëve kuptohet, me ato mundësitë e mija i kom pru në shkollën e mesme të muzikës në Prizren, deshta me ju thonë me këtë që nuk jam pishman që e kom atë profesion se e du me shpirt. Kështu që, djali i madh e ka kry shtatë, gjashtë vjet shkollën e ultë të muzikës e mandej ka vazhdu në drejtim tjetër. Ndërsa, djali i dytë ka vazhdu pianon shkollën e ultë, shkollën e mesme piano edhe fakultetin e ka të mbarum në piano, ndërsa vajza pesë vjet shkollën e ultë në flautë, katër vjet shkollën e mesme e ka saksofon edhe katër vjet fakultetin, tash osht’ në përfundim të masterit në saksofon. Domethonë, kjo ishte ajo që me e tregu realitetin që e kom dashtë muzikën edhe për atë i kom angazhu edhe fëmijtë, por kuptohet që me pëlqimin e tyre, nuk ja u kom imponu domethanë fëmijëve që patjetër me vazhdu muzikë.

Kushtrim Thaqi: Periudha e viteve ‘80-‘90, çka mbani në mend nga kjo periudhë? Si ishte eksperienca e juaj, në qoftë se ju kujtohet?

Vait Krasniqi: Periudha e viteve ‘80-‘90 ka qenë periudhë e vështirë. Pse tash? Thashë edhe ma herët që kemi qenë në një shtet. Të gjitha republikat edhe krahinat që kanë qenë në kuadër të Jugosllavisë, kështu që viteve ‘80-ta fillunë veç të frynë ato ernat demokratike nëpër vendet e Evropës, kështu që në atë kohë fillunë edhe në Kosovë lëvizjet e ndryshme. Kështu që, në ‘81-tën, me 11 mars 1981 kanë fillu demostratat e para me qendrën e studentëve në Prishtinë, ku pjesëmarrës kam qenë edhe une e shumë tjerë; që në atë kohë është kërku që Kosova të jetë e barabartë me të gjitha republikat e tjera të Jugosllavisë.

Domethanë, osht’ kërku që Kosova të bëhet republikë, mirëpo regjimi i atëhershëm i Jugosllavisë në krye me serbët të cilë kanë dominu në atë periudhë që ka qenë kryeqytet i Jugosllavisë Beogradi. Si kryeqytet ndoshta centralist, janë mundu me kambëngulje edhe i kanë, me i ndalë këto protesta demonstrata, mirëpo ato ndërkohë kanë vazhdu, kanë vazhdu për çdo vjet e dita ditës e kështu që në fund në vitin ‘89 iniciativa e Serbisë ka qenë me e bo supernimin e autonomisë së Kosovës, ku Kosova në vitin 1974 ka qenë e barabartë me të gjitha republikat e tjera të Jugosllavisë. Qëllimi i tyre ka qenë me e suprimu edhe Kosova me mbetë nën tutelën e Serbisë. Kështu që, në atë kohë filluan lëvizje të mëdha.

Minatorët e Trepçës kanë qëndru dikund, bash saktë s’mund të them, tetë ditë apo dhjetë ditë, ndoshta edhe ma shumë kanë qëndru, s’di sa metra në zgafellë, nuk kanë dalë nga zgafella. Në mënyrë që me rezistu që mos me bo ndryshimin e autonomisë së Kosovës. Mirëpo puna ishte aq e madhe sa që presioni ka qenë aq i madh ,kështu që në Kuvendin e Kosovës përmes, i rethuan përmes tankseve, kështu që kuvendi në atë kohë, pa dëshirën e tyre, për shkak të dhunës, e kanë aprovu, domethanë edhe asht’ suprimu autonomia. Atëherë kanë fillu veç shkeljet e mëdha në formë të të drejtave të njeriut në Kosovë, që nga ajo periudhë.

Kushtrim Thaqi: Përveç ktyre gjanave të këqija. A ka pasë edhe diçka të mirë që mban në mend?

Vait Krasniqi: Po, ka pasë, ka pasë raste të mira. Për shembull, që asht’ momenti tash, për shembull në atë kohë ka qenë edhe “Prishtina”, Klubi Futbollistik i Prishtinës ka qenë në kuadër të Federatës Jugosllave, kështu që ka qenë një ekip i suksesshëm në atë kohë. Kështu që, shpesh kemi shku në stadium, kemi pa lojëra të ndryshme, që ndoshta erdh edhe momenti të flitet për Fadil Vokrrin, i cili vdiq para pak kohe. Ka qenë një lojtar mjaft i mirë, kanë qenë një ekip i suksesshëm. Mandej ka pasë ekipet e bokseve, kanë qenë një ndër ma të mirët ndoshta që mund të them në Jugosllavi. Aty pak a shumë e kemi përjetu atë ndjenjën e mirë për të gjithë shqiptarët.

Kushtrim Thaqi: Përjashtimi nga shkollat si ka ndodhë, a ka ndodh shpejt apo gradualisht?

Vait Krasniqi: Thashë që prej suprimimit të autonomisë, domethanë vitin ‘89, atëherë filloi gradualisht shkelja e të drejtave të shqiptarëve. Kështu që, nëpër shkolla është bo presion që të punohet me planprograme të Serbisë, se në atë kohë veç ka qenë t’u punu, nji planprogram ka qenë. Mirëpo, qëllimi ka qenë ndryshimi i disa planprogrameve në disa landë. Për shembull, ka qenë në muzikë, në histori dhe në gjuhën shqipe. Nuk kanë dashtë, për shembull në gjuhën shqipe të mësohen për vëllezërit Frashëri, nuk kanë dashtë për shembull në muzikë të mësohet për muzikën shqiptare, në histori të mos mësohet për historinë e popullit shqiptar. Kështu që, ne nuk kemi pranu domethanë të bahet ndryshimi i planprogrameve.

Atëherë janë detyru, na kanë largu nga objektet shkollore edhe ka fillu të zhvillohet mësimi në shtëpitë shkolla. Domethanë, qytetarët në Prizren dhe në të gjitha qytetet tjera të Kosovës i kanë lëshu shtëpitë edhe aty është zhvillu mësimi. Ndërsa, në shkollat fillore nuk i kanë përjashtu nxanësat nga shkollat, mirëpo osht’ punu me shumë ndërrime. Ndërrimin e parë e kanë pasë serbtë, mandej ndërrimin e dytë e kanë pasë shqiptarët. Megjithëse, shqiptarët kanë qenë shumicë në numër. Në ndërrimin e pasditës kanë punu në dy ndërrime për me mujtë me arritë se s’ka pasë numër të mjaftueshëm të klasëve.

Kështu që, më kujtohet se në shkollë të muzikës, në atë periudhë edhe pse kemi qenë jashtë objekteve shkollore, aktivitetet e ndryshme nuk kanë mungu. Kemi mbajtë koncerte të ndryshme, shkolla e muzikës në dy vite ka mbajtë në shtëpitë shkolla. Pas dy viteve jemi kthy në Shoqërinë Kulturore Artistike “Agimi” dhe deri në fillimin e luftës në vitin ‘99, aty kemi punu. Janë mbajtë koncerte të ndryshme. Kështu që, gjatë asaj periudhe, sa kam fillu punën domethanë, kam pasë orë plotësuese në shkollë e mesme të mjekësisë, e kështu që në shkollën e mesme të mjekësisë kemi punu në shtëpitë shkolla si çdo shkollë tjetër.

Mirëpo, nxanstë e asaj kohe që duhet patjetër të bënin praktikën nëpër spitale sikur që është e programume me program, ata faktikisht e kanë bo në ordinanca private të cilat kanë qenë të pakta në atë kohë. Po më kujtohet, një ordinancë ka qenë në Arbanë e me emër “Nanë Tereza”, aty kanë bo praktikën edhe në disa vende tjera kështu ku ka pasë mundësi. Stomatologët, për shembull kanë shku nëpër ambullanta të ndryshme, ku kanë pasë mundësi.

Kushtrim Thaqi: E përmendët që keni mbajtë koncerte gjatë kësaj periudhe, a ju ka pengu sistemi serb?

Vait Krasniqi: Po, sistemi serb ka pengu gjithëherë, po ne gjithmonë i kemi bo ato përgatitjet, vendet e caktume ku i kemi mbajtë aktivitetet e ndryshme, se ata me pasë ditë saktë se ku menjëherë kishin mujtë me depërtu edhe me i ndalu ato. Megjithëse, harrova ta përmendi aty në shtëpitë shkolla, në atë kohë kanë qenë të aktivizum edhe ish polictë, për shkak të largimit të tyre nga vendi i punës, ish polictë civilë kanë siguru vendet, rrugicat, nëpër vende të ndryshme ku është mbajtë mësimi edhe mund të them që ka qenë populli shumë solidar, në krahasim me ditët e sotit, në atë periudhë. Ndoshta për shkak të shtypjes së madhe që osht’ bo nga serbtë.

Megjithëse, në atë kohë edhe pse kanë qenë 30 minutëshe orët e mësimit, për shkak të lokaleve të pamjaftueshme, ka qenë mësimi shumë në nivel, që ndoshta osht’ shumë jo e mirë ta theksoj se në qoftë se bohet krahasimi i atyre viteve, domethanë që asht’ punu jashtë objekteve shkollore. Ora ka zgjat 30 minuta e përmenda edhe më parë. Në qoftë se e bojmë krahasimin e nxanësve me nxanstë e sotit, kanë qenë shumë më të suksesshëm atëherë, më të ndëgjushëm, më të respektueshëm sesa ditët e sotit.

Kushtrim Thaqi: Keni pasë ndonji konfrontim me policinë ju ose dikush tjetër?

Vait Krasniqi: Une personalisht nuk kam pasë konfrontim. Megjithëse, une kom udhëtu gjithmonë në relacionin Vlashnje-Prizren, më kujtohen raste që nxanësit të cilët kanë udhëtu prej fshatrave në qytet, shkollat e mesme kanë qenë në qytet. Sidomos kjo pjesa deri në Kukës që ka qenë, fshatrat e Kosovës, Vërmicë, Dobruzhë, Shkozë, Zhur, Vlashnje, Muradem e kështu me radhë, kanë qenë dy punkte të policisë. Një ka qenë në Zhur që i kanë kontrollu nxanësit edhe udhëtarët e kështu me radhë edhe një tjetër ka qenë në hyrje të Prizrenit. Mu më kujtohet një rast i kanë ndalu nxanës të ri edhe kanë dalë aty rreth, i kanë zbritë prej autobusit edhe i kanë rrahë brutalisht i kanë gjakos. Edhe tjertë kanë qëndru ulun në autobus, familjarë që kanë qenë, në mënyrë që me kriju një bindje që në të ardhmen mos me leju ata fëmijtë e tyre me shku në shkolla, se policia po i sulmon e kështu me radhë, domethanë me e kriju bindjen që me parandalu shkollën.

Kushtrim Thaqi: Shtëpitë shkolla si kanë funksionu saktësisht? Si jeni mundu me bo nifarë mësimi?

Vait Krasniqi: Shtëpitë shkolla në atë kohë kanë funksionu në bazë të rrethanave, qysh kanë qenë atëherë. Kështu që, unë personalisht, e din të gjithë edhe kolektivi i shkollës së muzikës, që disa vite nuk kam marrë pagë hiç, se i kom pasë kushtet ma të mira ndoshta në krahasim me njerztë tjerë. Mirëpo, pas disa viteve fillunë në mënyrë lineare të ndahen të gjitha ato mjetet, mirëpo mjetet në atë kohë janë grumbullu nga vullnetarë që kanë qenë të ndryshëm. Ka ekzistu Këshilli për Financim, vullnetarë të cilët kanë qenë aktivistë të devotshëm, kanë bërë grumbullimin e mjeteve në lokale të ndryshme. Ka qenë një shumë e caktume, tash sot s’mund të them se sa. Në fshatra, për shembull ka qenë edhe në qytete, për anëtarë të familjes.

Mu më kujtohet, ndoshta për shembull ka qenë, kah dy euro për anëtarë. Në qoftë se ke qenë pesë anëtarë, ke pagu dhjetë euro në muj për puntortë e arsimit. Domethanë edhe pse janë tubu, kanë qenë në atë kohë dikund rreth 27 mijë punëtorë të arsimit në qoftë se s’gabohem, nuk i ka mbulu ai dy eurosh edhe ato mjetet që i kanë tubu nga lokalet e ndryshme. Osht’ nda edhe ni pjesë nga “Tre përqindëshi” kur ka qenë në atë kohë si kryeministër në ekzil Bujar Bukoshi edhe kështu asht’ arritë deri dikund. Më kujtohet që neve në Prizren, në atë periudhë, nantë paga kanë mbetë pa u pagu aty, ndërsa në komunën e Malishevës, ka qenë komuna më e varfër e Kosovës, diku rreth 18 paga domethanë. Faktikisht, një vjet e gjysëm pa paga, nuk janë pagu sot e atë ditë. Domethanë, kushtet nuk kanë qenë ashtu sa duhet.

Kushtrim Thaqi: Thoni që kushtet ma të mira i keni pasë në Zvicër, çfarë arsye keni?

Vait Krasniqi: Po, prej viteve ‘80-ta e përmenda edhe në fillim që thashë vetë i pesti vëlla, kështu që tre vëllaznit e mi kanë qenë në Zvicër edhe kështu që i kom pasë kushtet mjaft të mira edhe vëllaznit më patën thanë që s’ke nevojë të paguhesh, ka nevojë dikush tjetër, le ta merr dikush atë pagën. Mirëpo e përmenda në fillim pas dy viteve, mandej filloi në mënyrë lineare të shpërndahen të të gjithëve edhe kështu që ndoshta ka pasë edhe shumë tjerë që s’kanë marrë. Jo, ndoshta po jom i sigurt që ka pasë. Jo numër i madh ndoshta, po ka pasë të cilët nuk i kanë marrë asni pagë gjatë atyre viteve.

Kushtrim Thaqi: Këta tre vëllazënit që kanë qenë jashtë, si ka qenë eksperienca e tyre për Kosovë?

Vait Krasniqi: Po, eksperienca e tyre, çka mund të them aty? Kanë qenë edhe atje organizata të ndryshme që janë tubu për grumbullimin e mjeteve. Janë nda mjete, kanë nda mjete të “Tre përqindëshit” që janë dhanë për shkollat shqipe për Kosovë. Kështu që, për çdo muj tre përqind të pagës së tyre e kanë nda për çështjen e arsimit dhe nevojat e tjera që ka pasë për Kosovë. Plus këtu, nuk e përmenda në fillim atje, që thashë njëherë janë pagu nga dy euro për anëtarë, mirëpo në qoftë se dikush e ka pasë jashtë shtetit, ka qenë shuma e caktume për person. Unë personalisht përveç që e kom pagesën dy euro për anëtarë plus për tre vëllezër që kanë qenë jashtë, osht’ pagu shuma e caktuar domethanë për arsimin në Kosovë. Edhe këtu edhe atje domethanë kanë bo pagesën, të gjithë mërgimtarët jo vetëm vëllezërit e mi.

Kushtrim Thaqi: A kanë pasë mundësi ata me ardhë në Kosovë?

Vait Krasniqi: Po, kanë ardhë. Nuk kanë pasë, nuk i kanë pengu kështu për ardhje. Kanë ardhë, kanë shku. Mirëpo, kanë pasë kotrolla të shumta se më kujtohen mu raste të shumta që kom shku i kam marrë në aeroport në Shkup, në shumë raste, në Prishtinë. Ka pasë aq shumë kontrolla gjatë rrugës nga policia serbe, saqë mund të them në çdo pesë-gjashtë kilometra ka pasë ndalje se e dishin saktësisht kohën e pushimeve kur vinë ata mërgimtarët nga vendet e ndryshme të Evropës edhe i ndalshin automjetet në mënyrë që me i grabitë diçka, me marrë diçka prej tyre. Bojshin presione për automjetin në mënyrë që m’i ja dhanë dikush njëzetë marka në atë kohë apo dhjetë marka apo pesëdhjetë marka. Ka pasë raste edhe që i kanë pasë valixhet në bagazh edhe i kanë hapë valixhet, i kanë marrë gjëra të ndryshme çka kanë dashtë. Jo te të gjithë, por te një pjesë e konsiderueshme e tyre.

Kushtrim Thaqi: Në shtëpitë shkolla, familja, si janë ndjerë? Fëmija, shoqja?

Vait Krasniqi: Me ju thanë të drejtën, kështu që familja osht’ ndjerë në ankth. Jo vetëm familja ime, po të gjithë shqiptarët, për arsye se nuk është ditë dita-ditës se kend kanë mujtë me me e marrë policia serbe. Ka qenë mjaft periudhë e vështirë, mirëpo familja nuk e kanë dyshu. Me nifarë mënyre kanë qenë të pajtum të gjithë, domethanë që të vazhdohet shkolla shqipe me ato mundësi sa i kemi pasë jashtë objekteve shkollore.

Kushtrim Thaqi: Ju keni pasë mundësinë me udhëtu prej Vlashnje-Prizren, Prizren-Vlashnje. A ka qenë ndryshe gjendja në Vlashnje me Prizrenin në krahasim, ma e sigurt ta them…

Vait Krasniqi: Me ju thanë të drejtën, në atë periudhë pothuajse ka qenë përafërsisht e njejtë. Ndoshta në qytet kanë qenë pak ma të lirë, se qyteti osht’ pak ma i dendun me popullatë. Jeta ka qenë ma e lehtë, ma dinamike ka qenë në krahasim me fshat. Në fshat, qarkullimi qytet-fshat ka qenë pak ma i vështirë se ka pasë, e përmenda edhe ma herët, kontrolla të shumta gjatë rrugës. A në qytet nuk kanë dalë ashtu ashpër në skenë se kanë qenë në lëvizje njerëzit. Kanë shiqu, ka pasë edhe njerzë të huj, për shembull, nuk kanë guxu me i ndalë njerëzit me i maltretu, veç në qoftë se kanë mujtë në ndoni vend të posaçëm. A nëpër fshatra për shembull që kanë qarkullu i kanë dalë, e përmenda edhe ma herët nëpër autobusa, nëpër automjete të ndryshme. Kend kanë dashtë me e malltretu e kanë malltretu.

Kushtrim Thaqi: E brenda fshatrave a ka pasë polici?

Vait Krasniqi: Kanë qarkullu rregullisht, mirëpo kështu malltretime nuk ka pasë, vetëm në qoftë se e kanë pasë ndoj-ndoj direktivë dikund, në qoftë se osht’ shpiunu prej dikujt, aty kanë mujt me ndërhy. Për shembull, në vitin, në qoftë se kthehemi ma mbrapa, në vitin ‘81 kanë qenë pikërisht në familjen time, për arsye se në atë periudhë kam qenë student. E përmenda që të gjithë kemi qenë pjesëmarrës të demonstratave, të shkrimit të parullave e kështu me radhë. Edhe u shkruheshin në atë kohë disa parulla, ata i thojshin kundër-revolucionare, që u shkrujke parullat “Kosova Republikë”.

Edhe kështu që kanë ardh në fshat aty, kanë kontrollu disa shtëpi të cilët i kanë pasë djemtë apo vajzat e tyre në shkollë, pavarësisht a ka qenë student në fakultet apo i shkollës të mesme. Kanë qenë në shtëpinë time, kanë bo bastisje edhe unë s’kam qenë në atë periudhë, kam qenë në Prishtinë në fakultet. Për shkak që s’kam qenë une e kanë marrë vëllaun tim, pa kurrfarë faji edhe e kanë burgosë dy muj ditë në burg. E kështu që një periudhë të gjatë nuk kam ardhë prej Prishtinës, e kur kam ardhë prej Prishtinës domethanë pas tre mujve kështu, atëherë me siguri dikush i ka paralajmëru atyre. Mandej edhe mu m’kanë marrë edhe unë nja dy muj kam qëndru në burg.

Për shkak se vetëm se ke qenë student, a ke qenë pjesëmarrës në demostrata, a ke shkru parulla, çka po kërkoni, tek po kërkoni, të gjitha ato mundimet domethanë malltretime. Më vjen shumë keq që po e them se ka pasë edhe shqiptarë që kanë folë fjalë aq të ndyta, aq sjellje të këqija, ka pasë sa që s’ta merr mendja, në atë kohë në polici që kanë punu si inspektorë të policisë. Mirëpo, në qoftë se bëjmë krahasimin e atëhershëm me të sotit, prapë po thom më vjen keq që po e them, po të njejtit të cilët kanë qenë kundër Kosovës në atë periudhë, kanë qenë bashkëpunëtorë shumë të mëdhenj të Serbisë, të njejtit fëmijtë e tyre sot janë në vende ma kyçe ndoshta në sistemin e Kosovës.

Çdo vend kyç, nuk jom për atë që ata njerzë t’i lejmë anash, mirëpo nuk duhet të jenë në vende kyçe, për arsye se kanë një historik jo të mirë. Gjenetikisht kanë qenë bashkëpunëtorë të sistemit të ish-Jugosllavisë. Mirëpo, punët si janë t’u shku edhe ashtu po shihet se Kosova veç nuk është t’u shku në prizmat e duhura, qysh duhet të shkon.

Kushtrim Thaqi: Sa i përket demonstratës në Prishtinë, a keni ndonjë kujtim se si filloi, çfarë mbrese, e mirë e keqe ju ka mbetur?

Vait Krasniqi: Po më kujtohet në demonstratat e para në Prishtinë kanë qenë me 11 mars, të dytat kanë qenë me 26 mars. Me 25 mars kanë fillu në Prizren, në realitet kanë qenë të dytat e faktikisht demonstrata ka qenë e tretë, për herë të dytë në Prishtinë me 26 mars. Kam qenë në menzën e studentëve, ku aty zakonisht janë ushqy studentët. Ka qenë ushqimi mjaft i mirë, nuk mund të them që s’ka qenë ushqimi i mirë edhe në krahasim me gjelltoret e ndryshme, qebaptoret e ndryshme që kanë qenë në qytet, ka qenë më i lirë.

Kështu që, aty ka fillu më kujtohet që organizatori s’mund ta them kush ka qenë, veç më kujtohet që janë çu disa student, kanë fillu radhazi të brohorasin “Kosova Republikë, Kosova Republikë”. Aty i kemi gjujtë ato tabllat që kanë qenë me ushqim edhe kemi fillu, kemi dalë jashtë mandej edhe masa, popullata në Prishtinë janë bashkangjitë. Janë bashkangjitë punëtorët e Ramiz Sadikut. Ka qenë një organizatë punuese, e cila është marrë me ndërtim. Edhe kështu që ka fillu një demonstrate mjaft e madhe. Ndërsa me 1 prill dhe 2 prill, ka qenë demonstrata më e madhe që ka qenë në atë periudhë, ku në atë periudhë domethanë janë ba dikund njëmbëdhjetë vrasje të demonstruesve.

Në atë periudhë kanë qenë edhe tankset, ushtria, policia, Prishtina ka qenë e tëra e rrethume, njerëzit s’kanë guxu me lëvizë dy, tri ditë deri sa është stabilizu situata, pak me thanë kështu. Atëherë fillunë gradualisht një numër i studentëve që ishin aty, të shkonin në shtëpitë e tyre se kanë qenë të bllokum në Prishtinë. Mandej, gradualisht, filloi gradualisht t’u u qetësu, mirëpo në mënyrë sipërfaqësore se qetësi nuk ka pasë deri në periudhën e luftës.

Kushtrim Thaqi: Në demonstrata, a kanë qenë pjesëmarrëse edhe vajzat?

Vait Krasniqi: Po, numri ka qenë i barabartë pothuajse edhe i vajzave edhe i djemve edhe pse ka qenë presioni i madh. Anëtarët e familjes kanë pasë një përkujdesje shumë të madhe ndaj tyre, nuk i kanë ndalu. Kemi pasë edhe vajza edhe djem, të cilat të asaj periudhe, unë, në qoftë s, mund të them që vetëm në shkollën e muzikës i kam disa kolegë të asaj periudhe, që e kanë kry shkollën e muzikës. Sot i kam kolegë, aty, të cilët janë edhe punëtorë.

Kushtrim Thaqi: Përveç mbajtjes së mësimit në gjuhën shqipe, a ka pasë edhe paralele turke për shembull, boshnjake ose…

Vait Krasniqi: Paralele turke ka pasë edhe paralele serbe, boshnjake s’ka pasë. Boshnjakët, faktikisht pas luftës dul kjo boshnjakë, se ndryshe ka qenë, mësimi është mbajt në gjuhën shqipe, në gjuhën serbe dhe në gjuhën turke. Në gjuhën serbe kanë qenë për shembull serbët, kanë qenë pjesa këtu e Zhupës, Dragashit që kanë qenë ata, se e flasin gjuhën sllave në shtëpi, kështu që osht’ vazhdu në gjuhën serbe. Në gjuhën turke ka qenë një numër jo i madh, po i vogël. Megjithëse, kur na kanë ndalu neve nga objektet shkollore, paralelet turke kanë qëndru me paralelet serbe në objektet shkollore, vetëm shqiptarët jemi largu nga objektet shkollore.

Tentativa ka qenë e shkollave shqipe. Në atë kohë ka qenë vetëm një parti politike që u pat’ regjistru në vitin ‘89, në qoftë se s’gabohem në ish-Jugosllavi, Lidhja Demokratike, ka ekzistu si lëvizje, faktikisht jo si parti po si lëvizje. E preferencat i kemi pasë prej tyre, tash kanë qenë Këshillat për Financim. Shpesh na kanë thanë që të shkojmë para shkollave, me i tregu opinionit të gjërë, ka pasë edhe gazetarë të huj që thojshin, “Shqiptarët po tentojnë me shku në shkolla, po nuk po i lejon regjimi serb”. Kemi shku ne prej Shoqërisë Agimi, dy, tri herë kemi qenë deri te shkolla e muzikës mirëpo ata serbë i mbyllshin dyertë, kemi qëndru dikund dhjetë minuta, njëzetë, tridhjetë, mandej jemi kthy. Domethanë nuk na i kanë hap dyertë për me hy në shkolla.

Kushtrim Thaqi: Ndonjë gjë tjetë për me shtu, sa jemi këtu?

Vait Krasniqi: Jo, s’kisha me shtu kurgjo tjetër.

Kushtrim Thaqi: Faleminderit, Vait!

Vait Krasniqi: S’ka përse, faleminderit juve!

Download PDF