Thirrje për praktikantë

Iniciativa e Historisë Gojore (OHI) është arkiv online ku xhirohen dhe publikohen historitë e njerëzve nga prapavija të ndryshme jetësore.

Aktualisht, OHI është në kërkim të një praktikanti/je i/e cili/a:

-është mes 18-25 vjeç;

-është entuziazt/e për tregim rrëfimesh, dialog historik dhe humanistikë dixhitale;

-është përdorues/e i/e mjeteve dixhitale, pëlqen si dhe kupton teknologjitë e reja;

-flet dhe shkruan rrjedhshëm gjuhën shqipe, anglishten dhe preferueshëm gjuhët tjera të minoriteteve që jetojnë në Kosovë;

-është fleksibil/e, i/e hapur dhe i/e zellshëm/e.

Praktika në OHI është e dobishme për ata/o që janë të interesuar/a të mësojnë aftësi të reja siç janë intervistimi përmes përdorimit të metodologjisë së historisë gojore, filmimi, montimi/redaktimi si dhe publikimi online në platforma të ndryshme.

Praktika paguhet dhe zgjatë gjashtë muaj me mundësi vazhdimi.

Afati i fundit për të dërguar CV-në tuaj është 1 tetor 2018, 17.00h.

Aplikacioni duhet të dërgohet në: [email protected]. Sigurohuni që subjekti të jetë: OPEN CALL