Tregimi për Postpesimistët (1993-2007) parë nga perspektiva ime

nga Kristin Eskeland

Në fotografi, nga e majta poshtë: Albana Maxharraj, Petrit Selimi, Belma Bajrami, Fisnik Abrashi, Jehona Binishi, Shpend Ahmeti


Meqenëse kisha organizuar një seancë fëmijësh në Bergen, Norvegji në vitin 1990, dhe kisha ndihmuar në organizimin e një séance ndërkombëtare për të rinj në Rio de Janeiro, Brazil, në vitin 1992, më ftuan të mar pjesë në një mbledhje rinore të lidhur me Konferencën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në Vjenë në vitin 1993. Një grup të rriturish nga Gjermania, Mbertëria e Bashkuar dhe Austria organizuan një takim përgatitor në Mürzsteg të Austrisë, në të cilin morën pjesë shumë të rinj nga shtete të ndryshme. Së bashku, pjesëmarrësit krijuan një shfaqje dhe një kënge si dhe dekoruan një pemë të vërtetë me të gjitha të drejtat e njeriut për të cilat ata dëshironin të tërhiqnin vëmendjen. Rrënjët simbolizonin të drejtën për jetë, liri dhe siguri, liri të shprehjes dhe edukim. Degët paraqitnin disa nga problemet: paratë e shpenzuara në armë, papunësinë, punën e fëmijëve dhe shkollat e varfëra. Frutat e varur në degë, premtimet të cilat u kërkohej politikanëve t’i mbanin: t’I thonin jo fëmijëve ushtarë; punës së fëmijëve; të na siguronin mbojtje nga dhuna dhe të dëgjonin atë që kishim për ë thënë…Kjo pemë e madhe u transportua në Vjenë dhe u vendos në Hollin e Konferencës (mos më pyesni si ia kemi dalë, por ia kemi dalë.)

Një grup të rinjsh nga ish-Jugosllavia u takuan në Austri përgjatë takimit përgatitor. Kujtoni se kjo kishte ndodhur në vitin 1993, lufta po kanosej dhe papritmas të gjithë këta të rinj të cilët kishin jetuar në të njëjtin shtet, Jugosllavinë, e kishin gjetur veten në luftë me njëri-tjetrin. Përgjatë kësaj jave në Mürzsteg, të rinjtë nga ish-Jugosllavia njoftuan njëri-tjetrin. Ata diskutuan, u grindën, vallëzuan, kënduan…dhe u pajtuan se me të vërtetë duhet të takoheshin përsëri.

Në vitin 1993, m’u kërkua nga Komiteti Olimpik që po përgatitej për Lojërat Olimpike në Lillehammer të Norvegjisë në vitin 1994, nëse do të kisha vullnet të organizoja një Festival Ndërkombëtar të Paqes për të rinj si pjesë e program kulturor. Festivali do të ndodhte në vjeshtën e vitit 1993. Natyrisht që pranova dhe së bashku me Helle Berggraë Hanssen, ne ftuam një djalë nga Kosova, një nga Serbia dhe një vajzë nga Kroacia, së bashku me 45 të rinj nga e gjithë bota.

Këta të rinj punuan shumë përgjatë dy javëve, ata krijuan një shfaqje të kukullave, një pemë artificiale gjethet e së cilës përfaqëssonin nevojat e fëmijëve, këngë dhe skeçe, dhe edhe një seancë shumë serioze ku audienca u përball me të gjitha problemet me të cilat të rinjt në mbarë botën ballafaqoheshin. Siç thoshte njëra nga vajzat, “Ju e dini si vuajnë fëmijët, pse nuk bëni diçka?”

Petrit Selimi,  i cili ishte një nga pjesëmarrësit më të rinj, na kërkoi ne organizatorëve, nëse do të ishte e mundur të organizohej një takim tjetër vetëm për të rinjtë nga Jugosllavia. Siç thoshte ai, “Ne duhet të flasim, të diskutojmë, të njohim njëri-tjetrin, mbase do të mund të bëhemi miq përkundër situatës.” Neve na pëlqeu ideja. Petriti nga Kosova, Ivan nga Serbia dhe Danijela nga Kroacia u ulën së bashku dhe shkruajtën një draft të një aplikacioni për financim nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë. Ministria u pajtua të financojë një takim ku do të mund të diskutonim rreth asaj që mund të bënim dhe si të vazhdonim..

Duke iu falenderuar Werner Greis nga Lojërat e Bashkuara të Kombeve, pak muaj më vonë një takim i ri ndodhi në Mürzsteg, Austri. Rreth 20 të rinj nga Kroacia, Serbia, Kosova dhe Bosnja morën pjesë. Ishte përvojë e mrekullueshme. Ishte e qartë për të gjithë ne se ata të rinjë kishin nevojë të takoheshin në baza të rregulta. Problemi natyrisht ishte financimi, sit ë organizoheshin takimet dhe kur.. Werner Greis dhe unë u pajtuam se dëshironim t’i mbështesnim. Vendosëm t’i tejkalojmë të gjitha vëshitrësitë, dhe thjesht ta bëjmë një gjë të tillë. Përsëri unë ia dola të bind Ministrinë e Punëve të Jashtme të na dhurojë para, dhe vendosëm për një takim tjetër në dhjetor të pot ë njëjtit vit, 1994. Këtë herë, pjesëmarrësit dushironin të sillnin disa ndihmës me vete, ata vendosën t’iu kërkojnë tre psikologëve të cilët ishin ekspertë në komunikimin paqësorë që t’iu bashkangjiteshin. Këta të tre prezantuan gjuhën e Gjirafës e cila u bë njëra nga shenjat dalluese të Postpesimistëve të hershëm. Rreth 20-26 njerëz të rinj nga katër shtetet e reja, Kroacia, Serbia, Bosnja dhe Kosova, u ftuan të marrin pjesë.

Ky takim ishte me të vërtetë baza e asaj që dikur do të bëhej lëvizja e Postpesimistëve. Një lëvizje e vogël në numra, por e cila jam e sigurtë se kishte ndikim shumë të rëndësishëm tek ata që ishin pjesë e saj.

Në fund të takimit të parë, ata vendosën për emrin “Postpesimistët”. Siç thoshin ata, “Ne ende nuk jemi optimistë, por nuk jemi as pesimistë më”. U pajtuan që ky takim do të ishte i pari nga një seri takimesh. Dëshironim të kishim një mbledhje tjetër brenda pak muajsh. Kështuqë na u desh të aplikonim në Ministrinë e Punëve të Jashtme pësëri, ata u pajtuan të financonin edhe një takim. Helle Berggrav Hanssen dhe unë ishim kolege, ne punonim në organizatën joqeveritare Norwegian People’s Aid  [Ndihma e Popullit Norvegjez] e cila mbështeti projektin. Së bashku ne organizuam dy takime verore në Hove, në bregdetin jugor të Norvegjisë.

Në mars të vitit 1995, ne na ftuan në një takim tjetër të paqes në Narvik të Norvegjisë, ku 20 Postpesimistë morrën pjesë së bashku. Ish ndërmjetësuesi i paqes, Kai Eide, ishte folësi kryesor. Përgjatë këtyre ditëve, ai u bë mik i Postpesimistëve, dhe mbështetës i fuqishëm, mbështetje kjo që u bë shumë e dobishme disa vite më vonë.

Në të njëjtin vit, mua dhe Helles na u kërkua nga UNICEF-i të organizonim një takim rinor në Neë York, për të festuar 50 vjetorin e Kombeve të Bashkuara. Kjo natyrisht ishte një ftesë të cilën ne nuk mund ta refuzonim, por shumë pak dinim rreth asaj se sa e vështirë do të ishte të punonim me UNICEF-in the të ishim përgjegjëse për 36 të rinj në Mollën e Madhe [New York]. Nuk do t’ia kishim dalë pa Werner Greis nga Austria dhe Miklos Banhidi nga Hungaria! Postpesimistët morrën pjesë së bashku me të rinj nga e gjithë bota. Edhe njëherë pjesëmarrësit punuan fort për t’ua prezantuar Kombeve të Bashkuara të gjitha shqetësimet e tyre. Ishte një performancë e mrekullueshme. Ata vallëzuan dhe kënduan, dhanë fjalime shumë serioze rreth vështirësive të shumë fëmijëve. Problemi i vetëm ishte se Kombet e Bashkuara nuk iu kushtuan edhe aq vëmendje…

Projekti i Postpesimistëve u rrit dhe prosperoi përgjatë viteve që pasuan. Çdo herë e më shumë Postpesimistë morën përsipër të planifikojnë dhe realizojnë aktivitetet. Dado Pudar, një aktor boshnjak që jetonte në Norvegji, u bë kontribues i rëndësishëm. Ai iu ndihmonte të shkruanin dhe dizajnonin shfaqje të ndryshme, të cilat ata i luanin në fund të secilit takim. Momenti më dramatic ishte kur u vendos të takoheshim në Hungari, në liqenin Balaton. Gjysma e grupit vendosën të punojnë në një shfaqje me Dadon, dhe ne dëshironim ta dërgonim shfaqjen në një tur në Zagreb, Tuzla dhe Beograd. Kjo ka ndodhur në vitin 1997! Njëzetë të rinj nga Kroacia, Serbia, Kosova, Bosnja dhe Sllovenia ishin aktorë. Kishim shumë telashe me nxjerrjen e vizave, por pak më vonë se që kishim planifikuar, ne u nisëm me një autobus të marrë me qira.

Shfaqja u performua në  Zagreb dhe Tuzla dhe të gjithë ishim të lumtur si me audiencën ashtu edhe me vetë shfaqjen. Por në Tuzla, ne hasëm në një telashe. Policia boshnjake më thanë që nuk do të kishim mundësi të largoheshim nga Tuzla ditën tjetër, siç kishim planifikuar, për arsye se rrugët do të ishin të bllokuara dhe ne nuk do të lejoheshim të kalonim. Çfarë të bëjmë? Kisha nën përgjegjësinë time njëzetë të rinj nga mbarë Ballkani, dhe ndjenjat “miqësore” në shtete të ndryshme nuk ishin aq të dukshme aq shpejt pas luftës! Pastaj, miqtë që kisha në pozita shumë të larta dolën të ishin një bekim i vërtetë. E thirra Kai Eide i cili atëbotë ishte përfaqësues i Kombeve të Bashkuara në Bosnjë. Ai dërgoi një makinë të Kombeve të Bashkuara me një oficer e cila na përcolli sigurtë teksa kaluam kufirim dhe hymë në Serbi. Çlirimi im ishte i papërshkrueshem!

Më vonë ne organizuam një takim të Postpesimistëvve në Mostar, ku ishte tmerrësisht nxehtë dhe paksa e trishtueshme, por gjithçka shkoi mirë dhe ishte një përvojë interesante. Disa takime pasuan, një që më kujtohet më së miri është ai që Postpesimistët organizuan krejtësisht vetë në Slloveni. Me të vërtetë mbreslënëse!

Në mes takimeve ndërkombëtarë, Postpesimistët ishin aktivë në vendet e tyre përkatëse, ata organizonin ngjarje kulturore, prodhonin revista rinore, ekspozita dhe debate. Në Kosovë ishte një qendër rinore, e cila ishte menduar si pikë takimi për serbët dhe shqiptarët. Ajo funksioni për disa kohë, por me eskalimin e konfliktit, ajo u përdor kryesisht nga shqiptarët.

Në Serbi, Postpesimistët organizuan një rrjet të fshehtë të quajtur Lëvizja e Rezistencës, e cila më vonë u bë pjesë e Otpor-it, një lëvizje rinore e cila definitivisht ndihmoi në rrëzimin e Millosheviçit.

Një nga pjesët më të mira të lëvizjes së Postpesimistëve ishte vetë iniciativa e të rinjve dhe lidershipi. Ata kërkonin ndihmë për fnancimin e aktiviteteve, por dëshironin ta udhëhiqnin lëizjen vetë. Për Norwegian People’s Aid, ky ishte një eksperiment interesant, i cili çoi në iniciativa dhe aktivitete të reja. Jam e bindur se të rinjtë të cilët ishin pjesë aktive, mësuan shumë, dhe kontribuan në shoqëritë e tyre në mënyrë pozitive dhe kreative.

Jam e bindur se gjithë këto takime dhe projekte kanë kontribuar në një zhvillim më paqësor. Disa nga Postpesimistët aktivë sot janë në pozita të rëndësishme, me mundësi për të ndikuar në situatën politike në vendet e tyre. Fakti se disa nga këta pjesëmarrës janë ende miq, dëshmon se të gjitha telashet dhe paratë ia kanë vlejtur.

Një program tjetër rinor u zhvillua nga lëvizja Postpesimistët. Norwegian People’s Aid organizoi disa takime ndërkombëtare në Norvegji, SHBA, Afrikë Jugore, Zimbabve dhe Malawi ku Postpesimistët patën mundësi të takojnë të rinj nga pjesët e tjera të botës; Palestina, Kurdistani (Iraku), Ruanda, Afrika Jugore, Norvegjia, Malawi, Zimbabvetë…Ata u kënaqën së bashku dhe mësuan shumë nga njëri-tjetri. Ata mësuan se njerëz të tjerë kanë poashtu probleme jo shumë të ndryshme nga të tyret. Por fillimisht dhe më e rëndësishmja, ata mësuan se njerëzit nga kulturat, shtetet, religjionet dhe ngjyrat e tjera të lëkurës, kanë shumë burime, inteligjencë dhe energji, ashtu si vetë ata.

Fillimisht, unë e konsideroj lëvizjen e Postpesimistëve si projekt paqeje. Të rinjtë të cilët papritmas e gjetën veten në luftë me njëri-tjetrin, patën mundësinë të takohen, flasin, grinden dhe diskutojnë, por gjithashtu të vallëzojnë, këndojnë, dhe dashurohen, duke i shpërfillur kufinjtë e rinj. Djemtë serbë u bënë shokë të vajzave kosovare, të rinjtë boshnjakë kaluan kohë dhe u bënë miq me kroatët, sllovenët dhe serbët. Së bashku ne organizuam një seri takimesh, duke përfshirë edhe turin teatral, të rinjtë nga mbarë Ballkani udhëtuan në Zagreb, Tuzla dhe Beograd së bashku, dy vjet pas luftës…Për mua, e gjithë kjo ishte një mrekulli e vogël.