ARKIVI I GJALLË: DREJT RRËFIMEVE TË JO UNIFIKUARA, PREZANTIMI I ERËMIRË KRASNIQI

Drejtoresha ekzekutive e Iniciativës së Historisë Gojore, Erëmirë Krasniqi, prezantoi Arkivi i gjallë: drejt rrëfimeve të jo unifikuara, në sesionin: Përbashkësimet Artistike & Kulturore, gjatë seminarit dy ditor, Europa Enterprise: On Commoning. Not Fully Human, Not Human at all. Sesioni solli një përkufizim të gjerë të së përbashkëtave dhe pyetjeve rreth të ardhmës së burimeve të përbashkëta si, kujtesa dhe të mirat publike, dhe çfarë ka nxitur formimin e komuniteteve aktive për t’i ruajtur, rimenduar dhe shfrytëzuar këto burime dhe struktura të pëbashkëta.

Konferenca ishte organizuar nga Kadist dhe Fondacioni Lumbardhi, e kuruar nga Nataša Petrešin-Bachelez and Ares Shporta. Sesionet e konferencës u mbajtën në kinemanë LUMBARDHI, më 16 dhe 17 shtator, 2017. Prizren, Kosovë.