Shaban Pajaziti

Prishtinë | Date: 26 maj, 2007 | Duration: 15 minuta

Po, ish’ çu me pi ujë ai gllabarsi aty. E atëhere ai oficeri, ai strazhari i bjen dimgjik pushke, ai ia nxjerrë pushkën, ja nxjerrë pushkën edhe i bjen strazharit, dekun e len. Atëhere shokët e vet e kanë kap atë gllabarsin e ia kanë hjekë pushkën […] Oficeri i fshike njerstë, atëhere ka tha, ‘Deset za njega, ‘Dhjetë për ta, ka m’u bo batare për k’ta qe e ka vra, ky u kanë partizan i ’41-shit.’ I ka qitë dhetë aty n’ren, kur ka thane, ‘Još deset [dhjetë më shumë]’, ‘Edhe dhetë,’ thotë, ‘tjerë’. E ka kapë e janë nisë, janë nisë, dhetë u banë, 19 u banë, m’kapi edhe mu, edhe mu m’kapi, po mu ma çoj zoti menjen, ni shoq i jemi e ka pasë ranacin nja dy metra pej neve larg, e mu mu dok qe m’tha edhe mue, e unë jam çue, e kom kap ranacin e jam kthy, jam hi te k’ta, jam ungjë. 19 janë shkue. E atëhere ata i çunë, 19.


Adem Pajaziti (Intervistuesi/Kamera)

Shaban Pajaziti (1918-2007) u lind dhe jetoi gjatë gjithë jetës së tij në Çubrel, Komuna e Skenderajt, ku punoi si mirëmbajtës i rrugëve. Si i mbijetuar i masakrës së Tivarit të vitit 1945 , ai u intervistua nga djali i tij Ademi, i cili me mirësi e ndau këtë video me ne.

Shaban Pajaziti

Adem Pajaziti: Diçka për atë kohën e Luftës t’Dytë Botnore, kur iu kanë çu n’Tivar, anena, ato hekat?

Shaban Pajaziti: Paj po, ma s’pari kemi shkue, n’Vushtrri na kanë marrë na kanë çue, kemi nejtë aty nja ni javë ditë, tej jemi bashku shumë e kemi fillue atje për Kukës, n’Prizeren. E aty n’kamë jemi nisë për Shipni, e jemi shkue për Tropoje asajde, s’e kom shënue krejt kah jemi kanë.

Adem Pajaziti: Sa vjeç je kanë atëhere?

Shaban Pajaziti: Atëhere jam kanë qashtu valla kah 20 vjeç, qashtu diçka.

Adem Pajaziti: 20 vjeç. A u kanë edhe dikush me ty prej Çubreli?

Shaban Pajaziti: Po more janë kanë.

Adem Pajaziti: A prej Skenderaji diku?

Shaban Pajaziti: Po, po janë kanë. Prej Çubreli janë kanë, shumë jemi kanë. Ahmeti u kanë e, Sadiku e, Zeka, u kanë Asllani e, janë kanë Halim Dajaku e, Isuf Katorri e. Ka pasë n’njofshëm, shumë ka pasë. Kur jemi shku, nifarë uji e kemi kapërcye, para se me shku te Shkodra, kemi hipë kah shtatë-tetë vetë, ish’ kanë goxha i vështirë valla ai farë uji, i trubullt e i madh ish’ kanë. Jemi dalë asaj ane, jemi shku te kaleja n’Shkodër. Atje kemi bujtë.

Adem Pajaziti: A n’kala keni bujtë a?

Shaban Pajaziti: Naltë atje, n’kodër, n’kala.

Adem Pajaziti:  Po çka kish’ pasë, shatora a çka kish’ pasë?

Shaban Pajaziti: Jo vallahi, kish’ pasë edhe shatora, kish pasë…

Adem Pajaziti:  Ku keni flejtë, nëpër shpia, a ka pasë shpia, a jo?

Shaban Pajaziti: Jo, napër shpia s’kemi fjelt, veç kemi fjelt n’fushë.

Adem Pajaziti:  N’fushë, n’kala?

Shaban Pajaziti: Po.

Adem Pajaziti: A iu kanë… a ishit t’rrethumë me ushtri a jo?

Shaban Pajaziti: Po, po me ushtri jena kanë t’rrethekumë, qysh jo. Na kanë çue kështu si mu kanë…

Adem Pajaziti: Me përcjellje a?

Shaban Pajaziti: Me përcjellje na kanë çue. Për t’dy ansh janë kanë shkije me armë, t’armatosun, na t’u shku kah katër, bytyn [gjithandej] tu shkue bataliona, bataliona, janë kanë ka 20-30 metra, 50, batalionat. E kemi kapërcy nifarë uji apet n’Shkodër, e jemi kapë kurrizit naltë, ish’ kanë tu shku qashtu hajt. Kur jem shku n’Tivar na jena kanë ma i pari batalion, jemi kanë une, për shembull, me ata shoktë e me krejt n’batalion, ma t’partë jemi kanë. Tjertë ren qashtu tu shkue me komandë, diciplinë, tu shkue. Ku u nalshim me pushue, qashtu u ulshim, t’lodhun, qysh jemi kanë ka katër ren, gjith’ tu shku qashtu.

Adem Pajaziti: A ushtria iu përcjellke për dy ansh?

Shaban Pajaziti: Për dy ansh ushtria.

Adem Pajaziti: Qysh ish’ ai Tivari? A ish’ kërrsh a, rrafsh a?

Shaban Pajaziti: Jo Tivari ish’ n’lug atje posht, ngatë deti kur bjershim teposhtë.

Adem Pajaziti: A ju u zhdjergt shpatit nëpër gur a, kërrsh ish’ ka jeni zhdjerg.

Shaban Pajaziti: Rruga ish’ kanë teposhtë, rruga e zallit. E kur jemi ra n’rrafsh atje poshtë na jena ungjë, na kanë ungjë n’xhade qysh jemi kanë, qashtu. Edhe ai batalioni përmas neve, mujshim edhe ata, mujshim me i pa na, nja 50 metra ishin përmas neve. E ish’ kon çu njoni prej atyne, nifarë çeshme, ish kon çeshmja për skaj aty, janë nalë m’u pushu edhe ata sikur na, veç kur ka kërsitë ni pushkë, e nimë na pushkën, n’atë bataljonin përmas neve. Atëhere s’kemi ditë gja, kish’ pasë atje ushtri n’atë… n’Tivar aty, n’atë qytet. Veç kur janë ardhë, po ku ishin kanë aq ngatë ashtu, na i kanë kthy mashinkat[1], na i kanë ngreh mashinkat, veç ia shtreu ato dy kamtë, trrak {imiton zhurmën}. Na ungjun, mos me lu’ asnja hiq.

Adem Pajaziti:  A kishi armë ju hiq naj nja?

Shaban Pajaziti: Ja na asnja, kërkush. Atëhere p’i shohum, edhe anena u bo, u bunit[2] puna, vijshin do drugariçe[3] thojshin, “On je bio borac ’41 partizan [Ai ishte një luftëtar partizan i ’41-shit].” Eh, ni oficer kah na erdh’, ish kanë n’tesha të inglizit.

Adem Pajaziti: E kush e vrajti, a mujtë me e ditë?

Shaban Pajaziti: Po, mujtë me e ditë, e vrajti njani prej Gllabari ate.

Adem Pajaziti: Emrin a ia dishe?

Shaban Pajaziti: A?

Adem Pajaziti: A ia keni msu emrin najhere?

Shaban Pajaziti: Jo valla emrin nuk ja kemi ditë, veç ai oficeri asht’ ardhë kah na, asajde kah na ka kapërcye, o shku te ai batalioni ku e vrajtën atë strazharin[4].  Atëhere, dy-tre vetë…

Adem Pajaziti: Veç t’ves, ai gllabarsi, a e ke pa me sy t’tu atë gllabarsin qe e vrajti?

Shaban Pajaziti: Jo.

Adem Pajaziti: S’e ke pa me sy, jo?

Shaban Pajaziti: Ja me sy s’e kom, me sy nuk e kom pa ata, veç… masanej e kom pa me sy kur kanë ardhë knena.

Adem Pajaziti: Po de, veç a e ke pa si burrë, a e ke pa?

Shaban Pajaziti: Kur e ka vra se kemi pa, se larg prej neve.

Adem Pajaziti: Masanej e ke pa a?

Shaban Pajaziti: N’qat’ ditë, n’qat’ moment e kom pa, kadale ti. Ata, oficeri u shkue, u munojke me e vra me allti atë gllabarsin. Ata dy shoktë, gllabarsi ndërmjet tyre, ai… ia kishin pasë hjekë pushkën atina, gllabarsit, shoktë e vet ia kanë hjekë pushkën. E atëhere e kish pasë ni shtagë ai gllabarsi, e ai oficeri u monojke me i ra  po s’mujke p’i atyne dy vetve, ata nërmjet tyne, e ai u munojke me i ra shtagë, ai gllabarsi me shtagë u munojke me i ra.

Adem Pajaziti: Oficerit?

Shaban Pajaziti: Oficerit. E t’u ardhë, t’u ardhë, t’u ardhë, qashtu guzhvë t’u ardhë ata tre a katër, janë ardhë para neve. Bash s’e kom pasë as dy metra, veç kur e ka goditë ai oficeri ata, veç kur u ra n’kokërr t’shpinës, kamë e durë palutë, kokërr shpinës, sari si dylli, p’e shoh me dy sytë ngat neve, me atë batalionin qe kem na përpara.  T’u u afrue oficeri i ka ra n’lulë t’ballit, e ka çu sikur… krytë përpjetë ja ka çu, ja ka lëkundë automati, ajo alltia krytë. Pa pikë shpirti u rr’xue, sari si dylli, edhe sikur kur njeri e kurdisë xhenazen, qe e ban… qashtu. Atëhere, ia ka nisë p’i fshinë njerstë ai oficeri.

Adem Pajaziti: Përshkruma pak atë gllabarsin, a ish’ kanë burrë i madh ai, i zoti a?

Shaban Pajaziti: Vallahi nuk ish’ kanë i vogël, i madh ish’ kanë.

Adem Pajaziti: I madh, i zoti?

Shaban Pajaziti: E nuk ish’ kanë… goxha n’kohë ish’ kanë, jo fort…  as i vjetër, qashtu ka pesë-60 vjet po.

Adem Pajaziti:  E, a kallxunë pse ndodhi ai incident, pse?

Shaban Pajaziti: Po, ish’ çu me pi ujë ai gllabarsi aty. E atëhere ai oficeri, ai strazhari i bjen dimgjik[5] pushke, ai ia nxjerrë pushkën, ja nxjerrë pushkën edhe i bjen strazharit, dekun e len. Atëhere shoktë e vet e kanë kap atë gllabarsin e ia kanë hjekë pushkën. Atëhere kanë mbërri tashti…

Adem Pajaziti: Tash e kallxove, po.

Shaban Pajaziti: Qaj oficeri qe iu kallxova përpara. E jemi kanë…

Adem Pajaziti: Pastaj vazhdoj me i fshi njerstë ai oficeri, i fshike njerstë?

Shaban Pajaziti: Oficeri i fshike njerstë, atëhere ka tha’, “Deset za njega”, “Dhjetë për ta, ka m’u bo batare për k’ta qe e ka vra, ky u kanë partizan i ’41-shit”. I ka qitë dhetë aty n’ren, kur ka thane, “Još deset [dhjetë më shumë]”, “Edhe dhetë,” thotë, “tjerë”. E ka kapë e janë nisë, janë nisë, dhetë u banë, 19 u banë, m’kapi edhe mu, edhe mu m’kapi, po mu ma çoj zoti menjen, ni shoq i jemi e ka pasë ranacin[6] nja dy metra pej neve larg, e mu mu dok qe m’tha edhe mue, e unë jam çue, e kom kap ranacin e jam kthy, jam hi te k’ta, jam ungjë. 19 janë shkue. E atëhere ata i çunë, 19. Nja u kanë prej Rakinice, njani u kanë pej Kostërci, qita dy i kom ngjoftë, tjertë nuk i kom ngjoftë asnja, qata dy i kom ngjoftë qe shkunë.

Adem Pajaziti: Mirë, domethanë ai oficeri edhe për ty tha me t’marr, edhe ty a?

Shaban Pajaziti: Po, oficeri tha… boni me gisht {imiton bërjen me gisht} pej meje, mu m’u dok qe m’tha edhe mue, qe m’kapi edhe mue, se qaty n’qata ku kesh une i kapi qata.

Adem Pajaziti: Domethanë edhe ty t’ka thanë hajde?

Shaban Pajaziti: Edhe mu m’ka thanë hajde, mirëpo une si jam çue, ma i mrami une, 19 shkunë, unë ma i mrami, ranaci u kanë përpara neve e s’guxojshim me shku me e marr, me livritë, i atij Ahmetit u kanë ranaci. E mu ma ka lshu zoti menën, e kom kap si i gërrbavt, dej u çova e kom kap ranacin e jom kthy te k’ta. S’om boni za as oficeri as ata, se ata u nisën. T’nisën m’kapi edhe mu po pasha Zotin une pshtova, s’i çoj Zoti ata me m’pa mbi këtë tokë, s’di çka u bo veç une kapërceva. E atëhere na kanë bërtitë, “Diksi”.[7]

Adem Pajaziti: Epo mirë, a e bani llaf kush qe me bo tash me i ngjeh e me u kthy, a e bani llaf aty n’mes dikush?

Shaban Pajaziti: Jo çfarë, po s’dike kërkush, as qe i bike kërkujt n’men me e ba llaf, çfarë. Minerene ata shkunë, oficeri atëhere thotë, “Diksi”, t’u sha. Dikujt i rake dimgjik se na ka katër, t’u shku gjithë ka katër. Atëhere na kanë çu te nifarë Monopoli, ish’ kanë i madh ish’ kanë Monopol, a s’di çka ish’ kanë ajo përpara. U rrasëm aty, u mushëm, dy me ka dy, himë.

Adem Pajaziti: A nuk iu gjujtën, hiq nuk iu gjujtën qaty sa ketë a?

Shaban Pajaziti: A?

Adem Pajaziti: A nuk iu gjujtën me armë?

Shaban Pajaziti: Ja, s’na kanë gju aty. Na kanë çu neve qaty ma s’parti qe kem, n’atëfarë si Monopol që ish’ kanë përpara, e jemi hi. Kur osht’ mush plot jena hi edhe shkallëve, veç kur ka plasë pushka periherë, “Bërrrr”. Atëherë nuk u nike tjetër sen jashtë, bumet kanihere ma t’mëdhaja, veç pushkë vuuu, vuu, vuu {imiton zhurmën e krismave të pushkëve}, ushtimë, ushtimë. Na himë aty, ngatë xhades u kanë ajo çeste,[8] e atëhere jemi çue, une u çova, nifarë sobe e madhe ish’ kanë, karshi me xhade prezoren e kish’ pasë. Na himë aty plot, qajo u mush, e shkallëve, e tjerat, tanat u mushën, krejt. Atëhere veç kur po vijnë, po gjujnë me pushkë, batarja u nis, atëhere p’e kqyrum çka po bohet atje, na kanë pa zahere pej atjehit, e t’ia kanë sosë asaj prezores ku kem aty na, n’zid tjetër anë, “Brrr”. E t’trusim na, u ungjum poshtë.

Atëhere une dola pej asaj sobe edhe p’e kqyri tjetrën sobë, ish’ kanë pej… si stam, si bjeshkë qe ish’ kanë aty, do farë si ledinash t’mëdhaja thik përpjetë. Ajo ish’ kanë… mu ma qitke diqysh ngatë, a e di stami e mu kap shpatit përpjetë ish’. E, e kom çel prezoren e hajatit aty, p’e kqyri a muna me kcye se ma marrke menja p’i mrenit qe muna me kcye ajo farë stami, ajo farë ledina ashtu.

Adem Pajaziti:  E ku dojshe me ikë a?

Shaban Pajaziti: Dojsha me ikë anena, s’kish kurgja anena përmas asaj s’kish, veç mal, ara, asi bjeshkë, ledina. Atëhere kur kom kqyr atje poshtë, ish’ kanë larg, thashë, “Ja, s’muna me kcye”. Njani tha, “A bon me kcy bre?” thomë, “Ja, larg s’un e mrrish stamin”. U nalëm, veç ushtimë po shkon, veç ushtimë. Dikur ia nisi, po ban “Prekini paljbu, prekini paljbu!”me zvushnik u nike fort aty. Dikur u nalën. Jashta ma nalt kah u zdergjëm, anena t’rralla kërsitshin. Sigurisht ka pasë do japia,[9] do bashçe ishin kanë, do farë ullij t’mëdhajë, asajde ka u zdegjëm u dokshin, a di ngatë udhe.

Adem Pajaziti: Do çka, yjlli?

Shaban Pajaziti: Ullij.

Adem Pajaziti: A ullij.

Shaban Pajaziti: Po. E nejse aty kërsitshin kapak masanena, a aty n’qytet aty u nalën. Dikur masi qe u nalën, dikur erdh’ ni oficer, ish’ kanë n’tesha t’inglizit uniformën.

Adem Pajaziti: A zgati shumë ajo luftë ashtu, gjithë ajo masakër?

Shaban Pajaziti: Ajo masakra vallahi nja gjysë sahati me thanë, a ma pak a, s’ka zgatë shumë, veç batare. Nuk ka zgatë shumë.

Adem Pajaziti:  Aha. Po erdh’ oficeri…

Shaban Pajaziti: Erdh’ oficeri…


[1] Serbisht: mašinka, armë automatike.

[2] Serbisht: bunit, poterë, zhurmë e madhe.

[3] Nga serbishtja: drugarice, shokë partizanë.

[4] Nga serbishtja: stražar, rojë.

[5]Nga turqishtja:  pjesë e llovaçkës (çiftes) të cilën e mbështet për krahu.

[6]Nga serbishtja: ranac, çantë shpine.

[7] Nga zhargoni i serbishtes: çohuni.

[8] Fushë para monopolist.

[9] Nga turqishtja: Yapı, strukturë, shtëpi.

Download PDF