Şerafedin Süleyman

Prishtinë | Date: 13 janar, 2018 | Duration: 167 minuta

Më i vjetri filloi me procedurat. ‘P’e hapim mledhjen e srezit, a ka kush propozim për predsednik?’ Ndonjëherë flisnim në shqip, ndonjëherë në serbisht (qesh)… Stanoja Aksic ngritet në këmbë, ai ka qenë Sekretari i Komitetit të Komunës, një njeri i fortë dhe i cili i ka besu në rini, në dhënjen e mundësive. Unë në emrin e krejtve, në bazë të nenit, kështu kështu, bazuar në ligjin, kemi propozim Şerafedin Süleyman, momentalisht është në Prizren. Ata nuk e dinin që unë isha kthyer. Dikush thotë, ‘Jo, jo, këtu është!’ ‘Le t’çohët’, unë çohem. Koridori është i mbushur, sicili është i ngazëllyer se kush do të zgjedhet. ‘A ka ndonjë propozim tjetër?’ ‘Nuk ka.’ ‘T’lutna kryetarin’. Ngjitem shkallave [të binës]. Unë isha shumë i ri, 28-29 vjet. Unë nuk e shoh askën atje poshtë. Sytë më terrohen. Shkova aty, u ula dhe nxorra fletorën. I falenderova me pak fjalë në serbisht dhe shqip.


Ebru Süleyman (Intervistuesja), Donjeta Berisha (Kamera)

Şerafedin Süleyman u lind më 1929 në Prishtinë. Ai diplomoi nga Fakulteti Juridik të Universitetit të Prishtinës. Në vitin 1955-56, Süleyman punoi në Radio Prishtinë si gazetar dhe kryeredaktor i emisioneve në gjuhën turke. Kurse në vitin 1956-57 u zgjodh kryetar i Rinisë Socialiste të Kosovës. Më vonë, në vitet 1967-69, ai ishte anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Kosovës. Kurse në 1976 u zgjodh sekretar i Bashkësisë për Mbrojtjen dhe Sigurimin Shëndetësor të Kosovës. Në këtë detyrë qëndroi tetë vite. Detyrën e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës ushtroi deri në pensionim në vitin 1988. Ai vdiq në Prishtinë në 2018.

Şerafedin Süleyman

Pjesa e Parë

Şerafedin Süleyman: Koha e babait tim, kur isha i vogël, rreth katër, katër vjeç e gjysmë, edhe sot nuk do ta dija datën e vdekjes dhe të lindjes së babait tim. Kur isha katër vjeç e gjysmë, si fëmijë nuk kalova aq shumë kohë me babain. Prandaj, unë, vëllau im Remzi dhe motra ime Seniye, mbetëm tre fëmijë jetima.

Gjatë kohës së Jugosllavisë së vjetër, Jugosllavisë së Versajës, është ditur që Jugosllavia i përkiste Serbisë, Kroacisë dhe Sllovenëve. Komunitetet tjera nuk kishin asnjë të drejtë. Në atë kohë jeta ishte shumë e vështirë. Para kësaj më lejoni të ua tregoj datën e lindjes së vëllaut tim, [ishte] viti 1925, unë kam lindur me 20 gusht, 1929. Motra ime Seniya ka lindur në vitin 1932. Kështu, mbetëm jetim. Jeta ishta koxha e vështirë. Varfëri masive, prapambetje në edukim, shumë prapambetje, mungesa e shkollimit.

Kur isha në atë moshë, në moshën shtatë vjeçare, hapi im i parë drejtë shkollimit, u regjistrova në shkollë. Shkollat ishin fetare në atë kohë. Nuk ishte obligative por prindërit tanë, babai dhe nëna, para së gjithash u munduan të na regjistrojnë në shkollë sepse aty do të mësonim shkrim dhe lexim në turqishten e vjetër. E kam mësuar alfabetin e parë aty alif, ba, ta, tha, ayn, ghain, qaaf, ahir, qaa1 [reciton alfabetin arabik], unë ende përdori disa nga gjërat që kam mësuar aty. Mësimi ishte verbal. Kryesisht mësonim përmendësh. Megjithatë, gjëja më e rëndësishime sa i përket asaj shkolle ishte baza që na dhanë për sjellje të mirë. Së pari, si të i trajtojmë të moshuarit në shtëpi, si të komunikojmë në vende publike, si të iu shmangemi vendeve të këqija. Në këtë mënyrë, hapat e parë sa i përket sjelljeve të mira na u dhanë nga ato shkolla. Perveç kësaj Islami dhe Kurani, si ta përdorim Kuranin në jetë që me informacione shtesë, ne nuk e harrojmë Kuranin dhe gjithashtu e mësojmë.

Ne e kemi pasur një shtëpi të vjetër që tregova më herët; shtëpija ndodhej drejtë rrugës së ngushtë në fund të Meto Bajraktarit. Familjarët tonë më të afërt [i kishim aty], ishim pothuajse të gjithë të lidhur mes veti. Në njërën anë komshiu im ishte serb dhe në anën tjetër familjarët më të afërm, axha im, vëllau im Ilyaz Ramiz me fëmijët e tij dhe familjen. Pas tyre Hadji Hasan Effendi2. Ishin familja e Avni Necat, (inc.) Nazüç Hanım3. Ishin të lidhura me kapicik 4 në mes. Në atë kohë në Prishtinë në përgjithësi njerëzit komunikonin përmes kapicik.

Në shtëpinë tonë, ishte një dhomë, një a çüşk5 dhe një kuzhinë në katin poshtë. Megjithatë, kuzhinat kishin oxhake të mëdha dhe nuk kishte as dysheme me dërras në tokë. Aty, ne përgaditnim ushqim dhe gjithçka që duhej të bënim. Varfëri, papunësi e madhe gjithkund, tëtëdhejtë e pesë përqind nuk mund të lexonin; kjo është arsyeja pse sa i përketë mirëqenjës kemi përjetuar ditë shumë të rënda. Qyteti jonë, rrugët, po mbyteshim në baltë. Rrugët që shohim tani, kur e mendoj të kaluarën këto gjëra sot janë të mrekullueshme. Kur ne u munduam të ua shpegojmë këto gjëra gjeneratave të reja, ata nuk besuan që kjo lloj jete ka ekzistuar.

Kur jam regjistruar në shkollë ishte afër xhamisë së shtëpisë tonë, xhamisë Sudi Efendi. Mbanim mësim aty. Para të gjithash, shumica e shkollave të tilla ishin ose në xhami ose në shtëpia private. Mësuesi im Mullah Maliç ishte shumë i vështirë por gjithashtu shumë i drejtë. Atëherë, nëse nuk ke mësuar ose nëse nuk ke provuar të i mësosh ato mësime, rraheshe. Një nga mësuesit tanë kishte një thupër, ai ka përdorë edhe shkop gjithashtu. Ndonjëhere për të mbajtur disiplinë dhe mësimet ata përdornin falaka. Falaka është një lloj maltretimi i rëndë. Ata na i mbanin këmbët ngushtë me një thupër, një thupër të drurit dhe një shufër metalike dhe pastaj na rrahnin këmbët me kamxhik që sjellja e keqe të mos ndodhë prapë dhe [studenti] do të mendonte që duhet të i dorëzoj detyrat e shtëpisë. Kjo ishte situata në shkollë, mirëpo mund të them se sa i përketë sjelljeve të mira dhe edukimit, shkollat në përgjithësi kanë qenë të dobishme.

Kuptohet që ora mësimore me rëndësinë më të madhe ishte ligjerata e Kuranit. Si duhet lexuar, si duhet praktikuar. Pastaj ishin muajt e Ramazanit në xhami, kishte shumë hafiz6 në lagjën e lumit por një hafiz gjithëpërfshirës që ka një zë shumë të mirë lexon hafiz7 përmendësh. Kur ai filloi ta lexonte atë [Kuranin] ditën e parë të ramazanit, unë u zjgedha ta përcjellë [librin] dhe ta korrigjoj atë dhe ta njoftoj kur bënë ndonjë gabim sepse ishte i verbër dhe e recitonte Kuranin përmendësh. Ulesha poshtë nga fillimi i Ramazanit deri në fund. Unë duhej të ulesha poshtë, ishte një tavolinë e veçantë ku ishte Kurani. Po ju tregoj këtë si shembull, më vonë në xhami ishin lutjet e tarawih, këto ishin lutje të zakonshme, mundohesha të merrja pjesë herë pas herë por goxha rrallë.

Mendoj se ju kam treguar, në atë kohë e kam lexuar Kuranin të tërin, dy herë, por meqenëse ishte gojarisht dhe përmendësh shumica e gjërave harrohen. Pra sot nuk di të lexoj turqishten e vjetër, por atëherë kam shkruar dhe lexuar, është harruar, gojarisht.

E kam përmendur që atëherë, kishte shumë varfëri, kishim ditë të vështira gjatë dimrit. Atëhere dimrat ishin shumë të ftoftë, në shtëpi shumica e familjeve përdornin shporet druri për t’u ngrohur. Në shtëpinë tonë në dhomën e madhe kishte dollape të mëdha ku futnim mbulesat, hamamcik8, dritaret ishin pak të ndara, shporeti i drurit ishte gjithmonë e ndezur po nëse e fikje pastaj dhomat ftofeshin. Bënim letra për të i mbyllur hapësirat për bllokuar të ftohëtit që të mundnim të ngrohemi pak dhe të vazhdonim me jetën. Blenim dru në pazar. Fashatarët e binin me karrocë të marteve, ju thonim bellek9. Shpesh blenim vetëm pak sepse nuk kishim mundësi financiare për më shumë. Në shumë raste ishte i lagësht; deri sa ndezej, e gjithë dhoma mbushej me tym. Shkurt, ishte një jetë e vështirë.

Rrugët, si thashë më herët, mbyteshim në baltë. Balta më së shumti bëhej kur binte shumë shi, uji derdhej gjithkah deri në qendër të Prishtinës përpara “Unionit”. Sepse në atë kohë kishim dy lumenjë, lumi Prishtevka dhe lumi Vellusha. Lumi Prishtevka rrjedhte nga veriu, Vellusha nga mali Gërmia. Këta dy lumenjë kishin dallime, Vellusha ishte më i shpejtë dhe më i fortë. Ky, Prishtevka, kishte një shtrat më të gjerë, uji i tij përdorej për të i ujitur kopshtet. Kishte kopshte në anën jugore dhe perëndimore ku ishte stadioni atëherë, dhe ende është. Pronarët e kopshteve përdornin mullinjët e ujit për te ujitur kopshtet. [Kishte] shumë perime në kopsht. Duke filluar nga qepët, specat, domatet, bamjet kultivoheshin aty dhe mbushnin tregun e qyetit me mallin e tyre.

Në disa vende drejtë lagjës “Tophane”, ishte një kanal dhe një pishinë dhe nganjëherë ne fëmijët shkonim aty për not që të flladitemi në ditët e verës. Një tjetër gjë e mirë e lumit ishte që zona përreth përmbante drunjë shelgu dhe pemët e plepit që lehtësonin ajrin. Prandaj kishte anë të mira dhe të këqija. Ana e keqe ishte që kur dilte nga shtrati shkatërronte çdo gjë. Urat, urat ishin të drurit, vetëm urat e forta qëndronin. Kështu që, i shihnim dobitë dhe në anën tjetër edhe të këqijat.

Me kalimin e kohës, në sistemin socialist, sepse kur vërshimet dëmtonin gjithashtu ndotnin edhe rrugët. Rrugët mbusheshin me baltë, plehra, shumë familje derdhin gjëra në ujë dhe ato shpërndaheshin dhe shkaktonin dëm. Në vitin 1984 nëse më kujtohet saktë, të dy lumenjët u mbuluan që të ndaloheshin dëmtimet. Por ishte një gabim i madh. Në vend që të kthehen dhe të gjindej një zgjidhje, ata zgjodhën rrugën më të lehtë, meqenëse kërkonte shumë investime. Atëhere Prishtina nuk kishte fuqi të fillonte projekte të tilla dhe prandaj Prishtina mbeti pa lumenjë.

Një gjë tjetër po e bënte ndotjen e ajrit në Prishtinë. Barakat e ushtrisë, aty ku Universiteti është sot, ushtarët e seksionit të artilerisë; kur ata kalonin nëpër qytet me kuaj duke mbartur armë, zvarritur topa, ata linin baltë në rrugë. Ajo baltë ishte rrëshirë. Rrëshira ngjitej si ngjitës. Nuk hiqej nga rrugët me ditë të tëra, dhe gjëja e tjetër në rend të ditës ishte të hiqen barakat dhe të vendosen jashtë qytetit si zgjidhje.

Ebru Süleyman: Axhë, cilët ushtarë ishin?

Şerafedin Süleyman: Më fal?

Ebru Süleyman: Cilët ushtarë?

Şerafedin Süleyman: Cili vit?

Ebru Süleyman: Kush janë këta ushtarë?

Şerafedin Süleyman: Jugosllavia e vjetër, ushtarë të Jugosllavisë së vjetër. Sepse pastaj ne i zhvendosëm barakat nga qyteti në periferi. Pastaj NATO i bombardoi ato pjesë; ushtria, gjithka ndryshoj por qyteti u shpëtua nga shumë gjëra.

Ebru Süleyman: Axhë a të kujtohet Lufta e parë Botërore?

Şerafedin Süleyman: Lufta e Parë Botërore, si mund të them, nuk e kam parë vetë por i kam përjetuar pasojat e saj, ato pasoja janë ndjerë në Jugosllavinë e vjetër. Nuk kishte perspektivë për të rinjët, si thashë unë, papunësi. Të vetmet gjëra që ekzistonin ishin tre-katër mullinjë, në ata mullinjë grurë, misër dhe gjëra të ngjashme kultivoheshin në fshatra dhe përdoreshin për të bërë miell misri. Në atë kohë në shtëpia, mielli i misrit përdorej shumë. Në furra bënin bukë misri dhe ndonjëherë brumëra me spanaq, duhet përdorur miell misri.

Atëherë shumë shtëpi kishin kafshë për të bërë jetën. Lopët, delet dhe dhitë ishin më të zakonshmet. Ata përdornin qumësht bualli për anëtarët [e familjës] dhe e shitnin pak gjithashtu. Në atë kohë edhe ne kishim një lopë. Ajo lopë shfrytëzohej për të siguruar shumë qumësht. Ne shijonim bërjën e jogurtit, përzirjen e jogurtit me bukë; unë, motra ime, vëllaut nuk i interesonte ishte më i madh, por [lopa] na ndihmonte shumë. Oborri jonë ishte i gjatë, majtas, djathtas nuk e di pesë-gjashtë metra, e mbanim lopën aty. Me kalimin e kohës ne e larguam lopën, filluam me një sistem tjetër, sepse qeveria filloi të përmirësohej, filluam të blenim qumësht jashtë, ashtu. Në qytetin tonë, përveç sërbëve, shqiptarëve, turqëve kishte edhe shumë minoritete tjetra. Në qytetin tonë kishte romë. Lagjia e tyre ishte ku tani është parku, parku i qytetit, si të them…

Ebru Süleyman: Përmbi Dert Lule?

Şerafedin Süleyman: Në veri, cili është tjetri?

Ebru Süleyman: Jug…

Şerafedin Süleyman: Jug… ana jugore e parkut është vendi më i mirë për të jetuar, ishte ajri më i pastër aty. Ciganët serb në rrugën “Proleter”, kishte edhe Ashkali gjithashtu. Ata ishin gjysëm shqiptarë gjysëm ciganë por jetonin bashkë me etnitë tjera duhet punuar, duke funskionuar. Ciganët më së shumti punonin në pastrim por ata kryenin detyrat e tyre. Pastaj disa ciagnë në termocentral, termocentralet e vjetra në fund të rrugës “Divan” ku kalon treni, atje disa ciganë deklaroheshin si turq, me sjellje të mira, të shkolluar. Shumica prej tyre punonin në postë dhe institute tjera, prandaj ata ishin të përhapur, kishte shumë.

Përve tyre, kishte dhe hebrenjë në Prishtinë. Sipas hulumtimeve statistikore që u bënë në vitin 1931, ishin gati më shumë se treqind e shtatëdhjetë familje hebrenjësh që jetonin në Prishtinë, megjithatë pas Luftës së Dytë Botëre mbetën vetëm disa. Dhe kur gjermanët erdhen, ato familjet që ende qëndruan këtu, ata i shkatërruan, i dërguan në kampe në Gjermani, Austri. Ata vranë një baba me djalin e tij, për shembull këtu në Tauk Bahçe, gjermanët. Si të them, në mënyrë që të dëshmojnë që hebrenjët jetonin [këtu], në “Velani” në Prishtinë, përballë Tauk Bahçe ata kanë varreza aty. Për disa hebrenjë, për të i varrosur të vdekurit, kishin disa vende të rezervuara në varrezat serbe. Pastaj hebrenjët, para se të vinin gjermanët, shumica prej tyre kishin dyqane në pazarin e mbuluar. Ata ishin më të edukuar, më të ditur se ne. Stoli, mall të thatë [dyqane] dhe zanate tjera, si thojnë, ishin shembull për ne.

Pazari i madh, ndojëhere përdoret pazari i mbuluar. Pazari i mbuluar ishte te hymja ku ishte një portë e madhe hekuri. Natën mbyllnin portën që hajdutët të mos mund të kalonin në këtë anë [brenda]. Dyqanet mbylleshin me grila. Rrugët ishin të shtruara me kalldrëm. Por jeta aty ishte shumë energjike. Blerja dhe shitja, pazari mes njerëzve. Pak para hyrjes, ishte një vakf10. Në atë zyrën, vakf punonte i ndjeri Hafuz Isak. Hoxha i mirënjohur, është nga familja e berberit Sahit, babai i tyre. Në atë vakf, Muslimanët regjistroheshin, aty dije të gjitha detajet për muslimanët. Sidomos kur fillova ta kërkoj historinë e babait tim, datën e lindjën, datën e vdekjës, deri në këtë ditë, iu afrova Bashësisë Islame, u bë Bashkësia Islame tash, të kërkoj duke ditur që kishte ndonjë dokument ende nga vakf, por cila ishte përgjigjja? Tha, “Të gjitha arkivat ishin djegur nga militantët e Sllobodan Millosheviqit, nuk ka mbetur asgjë”. Prandaj humba shpresat që mund të gjej burimet dhe të finalizoj datat e lindjës dhe të vdekjës.

Sipas paramendimit tim, kalkulimeve të mija, babai im vdiq në 1936-37, duke numëruar moshën katër, katër e gjysmë, duhet të jetë aq. Por kjo nuk është e saktë. Nëna ime vdiq në vitin 1943. Ana e saj e djathtë ishte e paralizuar, një sëmundje tre mujore. Kemi provuar shumë, madje edhe kemi sjellur doktorë italian. Kushëriri im Abdurrahman Shala, ai kishte lidhje më italian. Ishin të njohurit nga ana e tij.Emri i nënës time ishte Behica. Tash emri i vajzës time është, ia kemi vënë emrin e saj. Sepse unë jam martuar pas vitit ‘49. Menjëherë pasi jam martuar kam shkuar drejtë në ushtri. E kam kryer detyrën në Novi Sad, Vojvodinë.

Një natë papritur e marr një telegraf. Çfarë po ndodhë, ata po thonë që fëmija im i parë është vajzë, më pyesnin si ta emërojmë. Thashë që t’ja lënë emrin e nënës simë të bukur. Nëna ime është nga Vuçitërrna, ua kam harruar mbiemrin. Kishim shumë të afërm nga ana e saj në Vuçitërrn. Dhe i njohuri hoxha kryesor Hadji Selim Efendi. Sabit Efendi, vinte të na vizitonte me familjet e tyre për një kohë të gjatë për bajram. Ne të rinjët nuk dinim si ta mbanim këtë lidhje. Së fundi ata migruan nga këtu në Turqi. Ishte Mazhar, ai menaxhonte një dyqan të vogël ku shitnin duhan, cigare, ai ecte me paterica. Edhe në atë gjendje, ai na vizitonte herë pas here, të na shoh si jemi, çfarë po bëjmë.

Mensuri, ai ishte axhi im, nipi i hallës tim. Ai migroi në Turqi. Ai përparoi atje, inxhinieri, inxhinieri civile, është çfarë ai ka bërë atje. Edhe me të kemi humbur kontakt. Çfarë ka ndodhë, çfarë ka bërë, nuk e dijmë. Këto gjëra janë para se të regjistrohesha në shkollë, në serbisht. I kam bërë shtatë vjet, dhe papritur duhej të regjistrohesha në këtë, shkollë fillore. Shkolla fillore ishte [e obliguar] me ligj atëhere. Ishte e detyrueshme kur i kishte shtatë vjet. Pastaj e lashë shkollën [fetare]. Shkolla [fetare] filloi të mbyllej. Qeveria nuk e lejonte atë. Por ato ende ekzistonin ilegalisht në shtëpia private.

Ebru Süleyman: Axhë, a ishte kjo pas Luftës së Dytë Botërore?

Şerafedin Süleyman: Jo, Kjo ishte para Luftës së Dytë Botërore, para.

Po thoja, shkollat vazhduan kështu, ende të ndaluara por në shtëpia private. Prindërit po mundoheshin në çdo mënyrë që fëmijët të i dërgonin në ato shkolla. Me papunësi, çfarë po ndodhte, fëmijët merrnin zanat, shërbyes në dyqane, private. Edhe unë e kam bërë atë punë, kam hy në një berbertore, Foreman Ahmet Kırna, e njihnim atë familje, edhe ata kanë migruar. Familja e Cavit Kırna, Ahmet Kırna, Sait Kırna, kam marrë zanat aty për një kohë të gjatë. Babai tyre krypunëtori Kırna, Ahmet Kırna ishte i vjetër, ka ditur të bëjë barna për shumë sëmundje, në lidhje me tensionin e lartë të gjakut. Kam parë shumë gjëra aty primitive, megjithatë ato që ai bënte shëronin njerëzit. Në fillim një bri, ai merrte gjak me një bri kafshe, por ai e shponte [lëkurën] me një aparat për të marrë gjakun së pari, ai i bënte synet, ai i bënte ilaqe kundër zgjebës, atë më është dashur ta mbaj disa herë me shtambë nga lagjia e pazarit deri në qendër. Dyqani i tyre ishte në rrugën kryesore, rruga “Divan” [sot rruga UÇK].

Pastaj për një kohë kam marrë zanat në një ëmbëltore, ishte ëmbëltorja “Pehlivan”. Më së shumti gjatë pushimeve, kur shkolla kishte pushim. Merrja zanat që të fitoj pak para, të paguaja për harxhimet e shkollës, për të blerë libra, fletore. Pastaj vëllau im Remzi, ai [merrte] zanatin e rrobaqepësit. Bashkë me shokun e tij Memduh Zehir, ata kishin një dyqan gjithashtu. Në rrugun “Divan”. Por ata bënin punën e rrobaqepësit. Vëllau im Remzi barte një barrë të rëndë për ne, të na çoj përpara, ne ishim të vëgjël, unë dhe motra ime Seniye.

Çfarë kishte tjetër interesant atëhere… huh, shkolla fillore shtatë vjeçare në gjuhën serbe. Në ato shkolla ishte një orë mësimore për religjion një herë në javë. Mësuesi jonë nga vakf vinte, [ata vendosnin] kush do të shkonte në cilën shkollë për të dhënë mësim. Ata shpjegonin, kërkesat për musliman, gjëra të ndryshme për musliman një orë, dy orë për njëherë. Qeveria e lejonte këtë ligjërisht, sepse ishte në planin mësimor, në planin mësimor për shkolla filore vero nauka11 i thonin në serbisht, që do të thotë mbaheshin për lexim fetar. Madje edhe një grua nga Globoderët12 vinte për të mbajtur mësim. Krejt shkollën në serbisht.

Në anën tjetër çfarë ndodhte, kur historia, kur gjërat historike mësoheshin, lufta e Kosovës, lufta që ndodhi në Kosovë në vitin 1389, në histori shpesh nga ana e serbëve ekzagjërohej trimëria e Millosh Obiliqit, Car Lazar, Kraljeviq Markos e të tjerë. Ne nuk mund të duronim, ne fëmijët musliman, atëherë nuk kishte shqiptar, të gjithë fëmijët musliman. Turqët, shqiptarët të bashkuar. Ne nuk i mësonim ato mësime për inat, prandaj merrnim minusa. Shumë herë, pasi që dilnim nga klasa grindeshim për shkak të atij mësimi. Turqit në njërën anë, serbët në anën tjetër, deri sa vinin prindërit dhe intervenonin. Ata duhej të ankoheshin te drejtori se është prishur harmonia. Kam diplomuar nga ajo shkollë, si thojnë, shembullor [Shqip], nuk më kujtohet fjala në gjuhën turke.

Pas shumë kohe, në vitin 1941 gjermanët erdhën, ata e pushtuan Jugosllavinë, Kosovën në të njëjtën valë. Ne pritnim, çfarë do të ndodhë, çfarë duhet të presim, çfarë do të ndodhë? E sheh, kujtimet janë dobësuar. Dua të kthehem mbrapa prapë. Kishte vështirësi edhe nga ana shëndetësore. Shumë sëmundje ngjitëse, nga varfëria, nga skamja, nga ushqimi joadekuat me cilësi të keqe. Ishte një spital, në “Dragodan”, ai u la nga turqit. Poliklinika, klinika dhe tani qendra shëndetësore e komunës. Ishte një klinikë përpallë shtëpiva turke, shtëpitë e oficerëve. Rruga drejtë pazarit, klinika ishte përballë. Kishte edhe dushe për t’u larë. Secili mund të hynte, nuk kishim nevojë për lidhje. I kam përdorur disa herë për tu larë sepse hammami u mbyll.

Hammami ka ekzistuar në kohën e Jugosllavisë. Pasdite për gra, në mëngjes për burra. E kam përdorur atë, kam shkuar atje. Vëllau im Remzi gjithashtu ka shkuar atje. Ishte kryetari Ali, kryetari Ali ka bërë masazhë është larë; kishte legene për larje, legene të aluminit, ishte edhe një pishinë e vogël, por përdorej pak. Më së shumti dhoma e djerësitjes, dhoma e larjes, nuk kishte kabina në kafazet në mes. Por ajo u shkatërrua, u rrënua, edhe sot nuk dijnë çfarë të bëjnë. Këta njerëzit e rinjë që e morrën përsipër ta riparojnë, ata e dëmtuan shumë atë çfarë kishte mbetur, sot ekzistenca e tyre do të ishte shumë e rëndësishme. Shkrimet në mur, si të them, vizatimet, të gjitha janë shkatërruar. Me sa duket kur kanë ardhur ta pastrojnë, e kanë dëmtuar më shumë.

Dhe tani kur diplomova nga shkolla katër vjeçare, gjermanët erdhën. Për herë të parë në historinë e Prishtinës u hap një gjimnaz, Gjimnazi “Sami Frashëri”. Sërbët i përfunduan ndërtimet e atij gjimnazi [ndërtesën] para fillimit të Luftës së Dytë Botërore, ‘40 – ‘41. Hera e parë që ekzistonte një strukturë aq e madhe; ishim të mahnitur, shkonim e shikonim si duket. Këto shtëpitë tjera ishin të gjitha të ulëta, me tjegulla të vjetra, gjëra. Por kjo erdhi e përgaditur.

Ishte hera e parë që të drejtat e shqiptarëve dhe minoriteteve filluan të njiheshin. Flamuri shqiptar filloi të përdorej lirshëm, po flamuri shqiptar dhe rreth tij, si mund të them, [shenja] fashiste, fashiste ishte një sëpatë, pra ishte shqiponja dhe sëpatat në të dy anët, që do të thonte po e ke të drejtën por duhet ta dish që fashizmi sundon. U instalua një protektorat i ri, protektorat një qeveri e re, shkollat filluan të hapën në të gjithë Kosovën dhe Prishtinën. Gjuha shqipe filloi të flitej lirshëm, shumë tradita mund të praktikoheshin lirshëm. Ushtria italiane, gjermanët i dhanë [kontrollin e shtetit] italianëve, me paralajmërim të vonshëm italia e morri pushtetin.

Çfarë ndodhi kur gjermanët ishin ende këtu? Ata ndërtan një kamp, ku është Universiteti, në oborrin e Universitetit. Në atë kamp njëqind e pesë qytetarë nga Shqipëria u ekzekutuan brenda një nate. Sepse ata u rebeluan kundër gjermanëve dhe ata i morrën nga Shqipëria dhe e bënë atë gjë. Kishte [njerëz] që e jetuan jetën e tyre, një pjesë të jetës se tyre nën torturën e këtij kampi në Prishtinë. Për shembull, shoku jonë Raşit, Raşit nga familja Kocadiş, mbiemri i tij… Raşit Beytullah! Sait Zatriçi, Vehap Shita, pesë-gjashtë njerëz nga Presheva, vendas. Daja im Tefik Shala, vëllau i nënës time, edhe ai ka shkuar atje. Disa kanë shpëtuar, i kanë lënë gjallë, [njerëz] të gjymtuar, të braktisur nga jeta.

Më kujtohet, drejtori i spitalit të Tiranës kishte një krah, e kam shkruar emrin e tij diku, nuk më kujtohet, ai ka qëndruar te na për tre muaj pasi që janë larguar nga kampi, pasi që i kanë lëshuar. Ne duhej të i ushqenim, të i pastronim, nuk ishin pastruar. Edhe ata që kanë qendruar, janë organizuar shpejtë dhe janë kthyer në vendin e tyre. Kjo, me flamura, kamiona, gjëra, të dorëzuar, u kthen në shtëpitë e tyre. Ashtu, kampi ishte një gjë shumë e vështirë. Natën mund të i dëgjonim zhurmat e revoleve, kur ata po gjuanin [njerëz]. Këta njerëz do të qëlloheshin, ata njerëz gërrmuan gropa dhe pastaj shtriheshin aty. Më pas i hoqën. Çfarë ka më tepër në kohën e protektoratit? Çfarë është interesant është bërë qeveria.


1 Shkronja të alfabetit arabik.

2 Efendi, titull respekti ose mirësjellje në gjuhën turke, përdoret për meshkuj.

3 Hanım, titull respekti ose mirësjellje në gjuhën turke, përdoret për femra.

4 Kapicik, bukvalisht do të thotë derë në gjuhën turke. Dyer të vogla në mes të shtëpiva të ndërtuara pranë njëra-tjetrës, që ka siguruar familiaritet, afërsi. Kjo fjalë përdoret për t’u referuar vendeve që arrihen lehtë.

5 Çüşk, nga gjuha turke, një dhomë e lartë që ka një parvaz që shihet shpesh në arkiteturën Osmane.

6 Hafiz, është personi që mund ta recitoj Kuranin përmendësh. ëshë një fjalë arabe që rrjedhë nga rrënja “hfz”. Fjala “ḥāfiẓ”në gjuhën arabe është agjenti i fojlës “hafaza” që do të thotë “të shpëtosh, të kujtosh”.

7 Yasin, është sura e tridhjetë e gjashtë e Kuranit.

8 Hamamcik, nga turqishtja, bukvalisht do të thothë banjo e vogël ose hamam.

9 Bellek, nga tuqishtja, fjalë që tregon një matje/madhësi të caktuar.

10 Vakf, gjithashtu i njohur i Vakıf, është një institucion që u prezantua nga Perandoria Osame që mbate të dhënat e kumunitetit musliman të Perandorisë dhe që në përgjithësi përmbante një Madrasah brenda strukturës gjithashtu. Tani ku institucion është transformuar në Bashkësia Islame.

11 Serb.: Vero nauka, mësim fetar.

12 Globoder është emër i familjës.

Pjesa e Dytë

Shumë gjëra u iniciuan, si thonë, u inkurajuan. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore njerëzit ishin entuziast. Një, jo…. Kalova [diçka]… Kalova, kjo ka ndodhur kur ikën gjermanët, kur pavarësia po ndodhte.

Ebru Süleyman: Kur erdhën italianët, a po?

Şerafedin Süleyman: Më fal?

Ebru Süleyman: Kur erdhën italianët.

Şerafedin Süleyman: Italianët, ku është muzeu tash, atje ishte selia e përgjithshme e italianëve. Çdo natë ata ngritnin flamurin italian me muzikë dhe himnin e tyre, ne shkonim dhe i shikonim. Pastaj ata organizuan diçka me fëmijët nëpër shkolla. Balilla1, skautët e vegjël. Ata na jepnin neve pallto dhe kapelë, që ata [fëmijët] të lidheshin me partinë fashiste, të i formonin që nga fëmijëria, ata i shëtinin, ushëtonin, si ekskusion. Edhe unë jam regjistruar në atë organizatë të skautëve gjithashtu.

Tani vëllau im punonte rrobaqepës, ai u regjistrua me Memduh në CRZ2, organizatë sindikale. Punëtorët kishin oragnizatën e tyre aty, jeta ime politike filloi aty disi. Gjatë kësaj periudhe 40 vjeçare, kam eksperiencë pune efektive për 40 vjet, 19 ditë e tre muaj kur u penzionova. Mund të them përafërsisht 50, 55 përqind e jetës time ishte e lidhur me politikë. Pas punës që e kam bërë, kam performuar në raste të ndryshme, por edhe kam bërë punë profesionale. Punën më të madhe e kam bërë për problemet shëndetësore.

Ebru Süleyman: Pra, axhë, si jeni lidhur pas Luftës së Dytë Botërore?

Şerafedin Süleyman: Tani kur Lufta e Dytë Botërore përfundoi, pavarësia ndodhi, më 19 nëntor 1944 partizanët dhe bullgarët hynë në qytet. Në po pritnim në mes të natës në shtëpinë e vjetër që dikush do të vinte nga dika. Vajzat e axhit tim po e përgaditnin flamurin e proletariatit me drapërin dhe çekanin, flamurin e kuq. Ato po e përgaditnin natën që të mund të dilnim të nesërmën të i përshendesnim. Në mëngjes vjen një njeri, Božo Ričkin, serb, duke trokitur në derë, “Hajde komshi se shpëtuam”, po bërtite. Bashkë me Remziun ne tham, “Ky njeri është çetnik është kjo liri?” “Largohu!” Kur [ai] u largua ne nxituam të shkonim përpara bashkisë së qytetit.

Bashkia e qytetit ishte, aty është xhamia e çarshisë, ishte një treg para xhamisë së çarshisë që gjithashtu është shkatërruar, dhe aty ishte bashkia e qytetit. Dolëm në mëngjes, vëmë fasha të kuqe {tregon me duar} të tregojmë që jemi me partinë. Para shtëpisë së Menduhit, aty ushtarët bullgar, “Ndaloni!” Na ndaluan. “Nuk mundeni…” Po ne spjeguam {tregon fashën në krahun e tij}. Na lanë disi, shkuam në bashkinë e qytetit. Sa shkuam përpara, sërbët ishin shumuar! Flamuri sëerb, “Živela sloboda” [Të rrojë liria]. Ata as nuk e përmendnin partinë, pa “Të rrojë Partia Komuniste”. Ne ishim të shokuar. A është kjo çfarë kishim shpresuar? Gjynah. Muslimanët të gjithë të mbyllur, me dyer të mbyllura. Ushtarët bullgar filluan të thejnë gjëra, mizori, nga shtëpi në shtëpi. Hipokritët, serbë ua tregonin shtëpitë e muslimanëve atyre. Ja një shembull konkret: Atë ditë, çdo ditë njerëzit mblidheshin para bashkisë së qytetit, komunës. Dhe pamë ushtarë bullgar me bajtonetë, ata e lidhën një shqiptar, fshatar, me tela në dorë dhe e tërhiqën zvarrë në ekzekutim [me gjuajtje]. Në atë moment Mustafa Hoxha Mylshevci, komandant partizan dhe komiseri i tij malazez, me kuaj dhe me mitraloz përpara, kapelë të bardhë, plis por me flamurin e Shqipërisë.


Ai ka ndihmuar folklorin e Prishtinës shumë, ka mbledhur muzikantët me bateri, dajre, bateri dore. Njerëzit duke e ndjekur nga një rrugë në tjetrën, ai hapë dyert, “Dilni jashtë, është edhe fitorja jonë!” Por në atë moment ata i ndaluan mbi tavolinë kur ishin duke e marrë atë shqiptarin. Mustafa Hoxha Mylshevci po pyet, “Çfarë është ajo?” A po e çojnë në ekzekutim apo në burg nuk e dijmë. Ai urdhëron dhe i thotë ushtarit ta liroj atë njeriun. Ushtari bullgar thotë, “Ne nuk na intereson për urdhërat e partizanëve, vetëm stafi i përgjithshëm mund të na jep urdhëra”. Ai kthen mitralozin, këta njerëzit e lirojnë atë që shokët e tij që ta çojnë në shtëpi. Ia hoqën telat. Pastaj ne filluam të festonim, [fitorja] ishte edhe e jona, jo vetëm e tyre. Pastaj në demonstrata çdo ditë. Demonstrata nga rruga në rrugë dhe është një atmosferë tjetër, njerëzit filluan të relaksoheshin. Por ai që po trokiste në derë, ata e spastruan në “Vetërrnik”. Çfarë ndodhi, ashtu, ashtu [ai] shkoi në “Vetërrnik”. Ata spastronin njerëzit që ende donin sistemin e Jugosllavisë së vjetër në “Vetërrnik”.


Para asaj unë e kam kaluar fëmijërinë në lagjën e pazarit, lagjia e pazarit ku sot është pazari. Atje prapë shokët e mij më të afërm janë fëmijët e të afërmëve të mij. Për shembull, vëllau i madh djali i Ilyas Mühedin, Şemsi ishte më i afërt me Remziun. Vëllau i tij nga njerka Necmi, djali hallës time Kurteş, Parteş, Süleyman. Djali i hallës tjetër Kemal. Prapë djali i hallës tjetër Süleyman, Şevki. Përveç këtyre, Ilyaz nga familja Haciaguş, që ishte ministër i Shqiprisë dhe Mustafa Haciaguş, vëllau i Ilyaz Aguş. Nipat e tyre, Ali Aguş, Bürhan, Ridvan, Virdan dhe motra e tyre Zeynep, më duket se e ka pasur emrin, ne jemi rritur bashkë me ta. Plus këta janë fëmijët e të afërmëve të mij.

Pse lagjia e pazarit? Brenda ku është pazari tani, ku shesin gjëra të vjetra, aty ishte një kopsht i madh. Dardha, molla dhe fruta tjerë, pronë e Ilyaz Efendi dhe Mustafa Efendi. Ato [frutat] rriteshin për ta. Gjithashtu hyrja ishte e ngushtë, si tani kur hynë në pazar. Pazari ishte përpara dhe ishte një strukturë e mbuluar, aty e mbanin pazarin të dieleve, do të thotë të marteve. Grurë, misër këso gjërash që janë në rrezik kur bie shi u shitnin aty. Në këtë anë ata kanë bërë tenda më vonë, kam foto. [Përfundi] atyre tendave kishte produkte djathi, qumësht, ajkë, turshi, e gjëra te tjera, fshatarët i binin dhe i shitnin, ky ishte pazari në përgjithësi.

Pazari i kafshëve ishte ku tash është tani “Avala”3, në fakt ku është domi, ishte shtëpia e zyrtarëve aty. Sheshi Zahir Pajaziti atje poshtë, ku tani se di është UNMIK-u, atje ishte një strukturë e bukur me pishinë, shtëpia e zyrtarëve. Mund të hymin aty me biletë. Unë, fëmijët gjithashtu notonin aty por njerëzit nuk mund ta merrnin atë biletë. Une isha i privilegjuar ta merrja sepse ishta i përfshirë me funksionet administrative.

Ebru Süleyman: Axhë, kur i mbijetuar Luftës se Dytë Botërore…

Şerafedin Süleyman: Po.

Ebru Süleyman: A mund të vazhdojmë nga aty, kur Jugosllavia u formua dhe gjithçka filloi të ndryshonte?

Şerafedin Süleyman: Nuk të tregova për gjimnazin. Në gjimnaz në 1946-47 kam diplomuar nga gjimnazi. Nuk kam vazhduar deri në klasën e tetë. Pse? Situata në Kosovë i bëri ata të kthehen drejtë shkollës tonë me nevojën për të mbledhur të rinjë. Pra unë isha kryetari i rinisë në gjimnaz. “Kush do të lajmërohet si mësues vullnetar?” Ne rreth njëzet-thridhjetë njerëz u regjistruam. Shkolla të reja u hapën në fshatra, nuk kishte mësues. Në mënyrë që të trajnonim mësues ne u desh ta ndalim shkollën të vazhdojmë [me mësimdhënien], pasi që ishim ndarë si vullnetar, pas një jave ata thanë të bëhemi gati të shkojmë në Prizrën me një kamion. Ata na mbajtën ligjerata për pedagogji për tre muaj se si të i ekzekutojmë detyrat e mësuesve. Vazhdova me ato mësime, e përfundova kursin, u ktheva në qytet, tani po prisnim për vendimet. Vendimi erdhi për mua, “Şerafedin Süleymani po emërohet për mësus në katunin Petashnice”.

Jo, jo, nuk është ky fashti i parë në të cilin më caktuan nuk po më kujtohet emri, kisha frikë të shkoja atje, kishte ende banda duke bredhur, nuk kam shkuar. Pastaj vendimi i dytë ishte fshati Rufc, Rufci i vjetër. Në komunën e Lipjanit, bashkinë e qytetit të Lipjanit. Duhet të ecësh në këmbë dy-tri kilometra nga Lipjani për në shkollë. E morra vendimin dhe ishte një ithtar që ishte caktuar në shkollë, ai ishte duke më pritur në stacion. Ai dinte kur unë duhej të arrija, [ishte] duke pritur. “Hajde daskal. Hajde daskal” [Eja mësues, eja mësues]. Por ne po ecnim me një shkop, kishim kaluar disa varreza, “Ku o bre aj katun?” “Edhe pak, edhe pak.” [Në shqip] Dhe pastaj pa pritur, bam. Shkuan dhe fshatarët ishin duke pritur, “Na ka ardh daskalli [mësuesi], na ka ardh!” [Në shqip] Thashë hajdeni. Atë natë [ata] më pritën, darka ishte gati, flija, pite, ku do të rri. “A nesër po shkojm në shesin e shkollës, me ndreç, me rregullu”. [Në shqip]

Të nesërmën kryetari i shkollës fillore. Erdhëm në shkollë dhe çfarë të prisnim? Dritaret janë të thyera, bankat janë copë-copë, dërrasa e zezë në të cilën punohej nuk ishte, njërzit nxituan ta pastronin, ta rregullonin. Disi ne mundëm ta rregullonim, vazhdova me fëmijët në gjuhën shqipe. Ishin rreth 90 nxënës. Klasa e parë, e dytë, e tretë, e katërt. Nuk mund të merrnim fletore në mënyrë të rregullt. I bënim ato gjëra, vizatonim, bënim gjëra ku duhej të vinim nota e të tjera. Por kushtet nuk janë të mira. “Këtë javë me Mulla Shabanin”, [në shqip] një çarçaf në dorë. Ushqim dhe gjëra atje. Këtë javën tjetër te dikush tjetër, javën tjetër nuk kisha ku të bëja dush, nuk kisha ku të pastrohesha. Ndërkohë, ende po jepja mësim natën në konferenca me njerëz. Sa gjynah, çfarë fati i keq është ky, kjo është e padurueshme. Sidoqoftë, njerëzve ju pëlqeja, më besonin.

Inspektori Shefqet Veliu vjen, njihej si njeri i mirë, tash së fundi ka vdekur. Ai provoi të i pyste fëmijët, para se të shkonte dy ditë më vonë shkoi, mendimet e tij. Super. Para se të shkoj në shtëpi them, “Shoki inspektor, kom dy fjalë. Unë me kto kushte ktu nuk rri”. “Mo, katunarët me ty po bojnë be”. “Ja”, thashë, “Unë jom shehërli”. [Në shqip] “Me këto kushte nuk mundem të vazhdoj më. Nuk ka vend ku të pastrohem, nuk ka vend të bëjë gjëra, më largo nga këtu si të mundesh”. “Mos u brengos, vetëm vazhdo”. As një javë nuk kaloi erdhi një vendim, “Shko në Rufc të ri!” Distanca në mës të Rufcit të vjetër dhe Rufcit të ri, s’e di, ndoshta një kilometër, por në Rufc të ri malazez. Shkolla ishte si duhet të jetë. serbët, në gjuhën serbe. Çfarë po bëjë këtu? Për çudinë time fëmijët shqiptar nga pesë fshatra shqiptare shkojnë në këtë shkollë. Janë aty bashkë serbët dhe shqiptarët në një strukturë. Por ata më dhanë një dhomë, më dhanë një pushkë për çdo rast. Kishte ende banda duke bredhur në Kosovë.

Ebru Süleyman: Çfarë janë ata?

Şerafedin Süleyman: Ata që nuk i donin partizanët, sistemi komunist.

Ebru Süleyman: Kush? Serbët?

Şerafedin Süleyman: Balli Kombëtar, partia e shqipëtarëve, po. Por aty në mes disi pa logjikë, drejtorja Vera Stanojević, burri i saj, ata nuk ishin ende të martuar, po bëheshin bashkë, po ruanin [veten] nga unë. Ajo ishte drejtore e shkollës për një kohë të gjatë, por unë vazhdimisht grindesha me të sepse lejoja që klasa të përdorej për takime. Socijalistički Savez [Aleanca Socialiste], të rinjët u takonin herë pas here. Ajo nervozohej sepse shkolla po ndytej dhe pastaj duhej të pastrohej e kështu.

Pastaj një ditë marr një telefonatë, “Duhet të raportosh menjëherë, oblasni komitet [komiteti regjional], drejtori i rinisë dhe duhet të njoftosh që ishte Lazo Razović dhe Refki Davut në Prizren”, por edhe ishte në komitet, nëpunës i paguar. Shkova në Prishtinë të nesërmën, thashë, “Kjo është shumë mirë, duke pritur në zyre. Zyrja është ku është sot RTK. E pashë [atë], “Znašlo, zdravo, mirë se je ardh”, e kështu. “Çka ka? Šta ima novo? [Serb: Çka ka të re?]” Pripremi se ti” [Bëhu gati], Kosara Balavanović, gruaja e Ramadan Vranić, ishte serbe. Ramadani ishte i martuar me të. Ajo ishte gazetare, kishte emisionin e fëmijëve dhe emisonin e fshtrave në Radio Prishtina. Tahir Berişa nga Gjilani, Fahriu nga Ferizaji, ne pesë njerëz dhe Drita Dobroshi. Kjo Dobroshi dukej, e sheh sa gjatë shkon tema. Ajo Drita ishte një vajzë e bukur, vajzë por energjike. Ne të pestë në Beograd. Për ku? Tre muaj trajnim, për menaxhim të trajnuesve, drejtorëve dhe organizatave të të rinjëve në të ardhmën. Ishin kompanitë më të famshme Boris Kidrić, Egber Kadlec këto kompani po na mbanin ligjërata neve. Aty e kam pastruar serbishten. E kam kryer edhe atë.

Ebru Süleyman: Në cilin vit?

Şerafedin Süleyman: Më fal?

Ebru Süleyman: Në cilin vit ishte kjo?

Şerafedin Süleyman: Cili vit, kjo është para vitit ‘49. Mund të them se para vitit ‘49 por nuk e di saktë sepse kur jam kthyer nga aty isha i brengosur sepse në komitetin e komunës, komitetin e partisë, isha nëpunës i paguar. Isha përgjegjës për sektorin e Agit Prop4 dhe për stafin e sekretarisë. Vitet kalojnë, dhe kisha vetëm diplomën e shkollës të mesme. Koha do më të shtypë. Në vitin ‘49 më në fund, kursi pedagogjik do të hapet përsëri në Pejë. Aty stafi prapë po bëhet gati për shkolla, shkollat po hapeshin vazhdimisht.

Sekretari im i komitetit ishte, nuk dua te them analfabet por i ngurtë. “Partija misli o tebi” [Partia mendon për ty]. Thashë, “Slušaj Miloš ostavi partiju, vreme prolazi. Ja hoču da idem da pohađam kurs da stićem kvalifikaciju” [Dëgjo, Millosh leje partinë, koha po kalon, dua të shkoj në kurs të kualifikohem]. “E idi pitaj Xhavit Nimani” [Atëhere shko pyt Xhavit Nimanin]. Xhavit Nimani ishte bog batina [kryesori]. “Dobro” [Në rregull]. Shkoj te Xhaviti dhe i them, “Kështu, kështu, dua të shkoj atje”. “Por duhet ta pysim Predrag Ajtič (pakupt.) për ty”. Predrag Ajtič dhe Đoko Pajković ishin njerëz të kalbrit të lartë në komitetin krahnor. Predrag fliste turqisht, ishte nga Prizreni. Shkova te ai dhe i thashë kështu, kështi, ai tha, “Mos e le Xhavitin të përzihet, vetëm shko atje”. Shkrova një letër për Pejë. Kthehem, “Xhavit shkruaje atë”, thashë, ai e shkruajti një letër, unë e morra atë letër e shkova në Pejë. Kursi në Pejë është në serbisht dhe shqip. Serbisht për serbët, shqip për shqiptarët.

Ali Rexha ishte drejtor. “Qet letër ka dhënë shoku Xhavit”. [Në shqip] “Po, po, për juve funksioner gjithmonë intervenime”. Thashë, “Unë nuk di çka p’e shkrunë, po m’ka thonë me dorëzu”. [Në shqip] Ai e lexoi, aty thonte ta marrni dhe ta regjistroni. Ai tha, “Nuk bon, gjysa kursit ka kalu, programi ka kalu, gjysa”. [Në shqip] U deshën tre muaj, gjysma e programit kishte kalu. Fillova të dridhem. Radovanović i ishte drejtori i krejt kursit pedakogjik. Ai më njohu. “Ajde Alija nemoj da se zezaš, daj čoveku” [Hajde Alija, mos bëjë hajgare, jepja njeriut]. Më la të regjistrohem, më tha të shkoj te një klasë, më tregoi ku të shkoj, “Profesori do të jetë atje”. Trokas në derë {bënë sikur troket}, Beqir Maloku.

Është një pedagog i njohur, profesor i njohur, madje kam edhe një fotografi me të. “O, hajde Şeraf”. Ai ka menduar që kam ardhur me intervenim. I thashë, “Shoku drejtor dërgoj si ndegjusë”. “O urdhëro”. [Në shqip] Më uli përpara. Pastaj pashë kush është mbrapa. Me sa duket ishin i gjithë stafi që kishin ardhur vazhdimisht në shkollën e mësuesëve, që vazhduan në Gjakovë. I kanë mbledhur sikur neve. Pas mësimit i dërgonin edhe në fshatra. Atje, mësimet ishin në nivel akademik sepse disa prej tyre vinin nga shkollat. Mendoja se duhet të bëja kompromis. E kam bërë një ndërprerje të gjatë. Paralelet ishin atje, klasat paralele, ato janë gjysmë-gjysmë, si unë. Të gjithë nga Kosova, “O Şeraf paska ardhë”, u mblodhëm, “Şeraf erdh, Şeraf po kthehët”. “Mo”. [Në shqip] Ata më jepën motiv qershor, korrik, gusht muajt më të nxehtë. E ndërrova klasën, shkova në klasën C. Atje ligjeratat janë ndryshe, ma ngadal, më stabile, e morra veten pak. Megjithatë, po mendoj se si do ta menaxhoj atë, që ka kaluar një muaj e gjysmë.

Ata shkonin në pushim, unë jam mbyllur në klasë, duke shkruar, duke lexuar, duke shkruar, duke lexuar. E kuptova thelbin, por gjatë jetës në përgjithsi nuk e kam dashur shumë matematikën, fizikën, kiminë, kurrë. Për fizikë dhe kimi ishte vetëm një profesor Mymin Jakupi nga Gjilani. Kisha një problem me të, një kacafytje pata me të shkoja në shkollë. Shkoj te ai ngadalë. “Zotni Mymin?” “A çka ka Şeraf?” Thashë, “Ti e din çë jom ardh ktu me përcjell mësimet.” Thashë, “Jom n’hall me kimi edhe me fizikë.” “Hajde mëso, mëso ti, mëso, mëso.” [Në shqip] Në fakt po thotë të mos brengosem. Tani çohem, të gjithë i kanë kaluar provimet unë jam i vetmi. Shko te dërrasa e zezë. Shkoj aty, si fëmijët që lazdrohen. Nuk kisha ide, por më jepnin forma, shpejtë bëja gjoja se shkruaj kur ai nuk është duke shkuar. “A u bo?” Thom. “Po, po”. Thotë. Duke shikaur, “Mirë, shko n’vend”. [Në shqip] Më dha notë kaluese. Kështu i kam kaluar kiminë dhe fizikën.

(pakupt.) arriti. Po hy në një provim për të gjitha lëndët. Atë ditë në atë komision ku mbaheshin provimet, ata erdhën nga krahina për të dëgjuar. Duhet ta kaloj historinë përveç tjerave. Vjen një gazetar nga “Rilindja”. Të nesermën në gazetë thuhet, “Şerafedin Süleymani ka ardh me vonesë në kursin pedagogjik, kur ka dal me dhonë përgjegjet prej nga landa historisë mes tjerash…” [Në shqip] [Gazeta] tani dikton fjalët e mija. Kam diplomuar shkëlqyeshëm, nga ai kurs pedgogjik. Me atë e mora diplomën, u bëra mësues diplomuar, i diplomum. Nuk jam gjysmë më, jam komplet. E kreva kursin dhe e u ktheva këtu. Tani duhet t’i shoh shënimet e mija.


Kur u ktheva nga ushtria në vitin ‘51, sapo u ktheva këtu të drejtat e turqëve po rriteshin. Gjatë kohës që isha në ushtri situata u rregullua. Tani ata po presin se si do të deklarohem unë. Meqenëse, gjithmonë kam studiuar në gjuhën shqipe, ata po shpresonin që do të vazhdoj si shqiptar. Tani duhet të marrë kartë identiteti, u ktheva nga ushtria. Shkoj (inc.) te sekretari i seksionit, Branko Ćurović e kishte emrin. Ai thotë, “
Ovde nacionalnost kako da pišem?” [Si ta shkruaj nacionalitetin këtu?] “Kako da pišeš, Turčin!” [Si ndryshe, turk!]. Aty ishte hera e parë që u deklarova çfarë jam, atij i pëlqeu, unë kisha autoritet atëherë.

Kjo detyrë që po e bëja si sekretar ata më thirrën dhe thanë, “Ju lutem nëse e lini atë punë, ka emisione turke që kanë filluar në Radio Prishtina. Mund të fillosh si redaktor i emisioneve në gjuhën turke” [Në shqip]. E lashë punën dhe shkova në radio. Tani në radio, transmetimet vazhdojnë në gjuhën turke. E kam takuar aty, Selahattin Kelmendi, një zotri nga Prishtina, tash së fundmi fëmijët e tij, dy nga fëmijët e tij kanë vdekur. Ai ka vdekur më parë. Para se të punonte aty ai ka punuar në departamentet elektrike, drejtor ishte Alush Gashi, luftëtar i vjetër i njohur nga viti ‘41. Edhe atij i erdhi mirë që u transferova, sepse asnjë nga ta nuk mund të i bënin gjërat mirë në gjuëhn turke, por ata kanë menduar që unë mund të bëjë kumeditë çka. Ai më përgëzoi dhe më bëri rrogën, një zyrë të vogël. Ajo zyrë ishte përballë banesës tonë.

Pastaj më vonë harrova të ju tregoj se si jemi zhvendosur. Para nesh, përpara ishte përgaditur të jetë kuzhinë kur e kanë ndërtuar atë zyrë. Aty një makinë shkrimi, një dollap, një tavolinë, Selahattin dhe unë. Selahattini përkthente nga serbishtja në turqisht, nga shqipja dhe nuk e di nuk e ka bërë, ka përkthyer nga turqishtja. Shpesh ndodhë që ai duhet të lexoj lajmet në turqisht edhe unë kam provuar një herë, duke mos ditur shumë mirë por ai po shkruante, unë po e lexoja në turqishten e vjetër. Por çfarë lumturie dhe entuziasmi, sapo kishim filluar. Ngadalë i kam bërë tre vjet punë aty.

Ndërkohë Orkestra Muzikore Turke u mbledh me Rasim Salin në grupin e tyre, Bayruş Kırveş, Adem Macula, Şükrü Gırnataci, ai ishte rom. Pastaj Shoqëria Kulturore e Arteve, grup Yeni Hayat, grup muzikor, u bashkuan gjithashtu, programe të rregullta po vazhdonin, po rritej. Me gjuhën turke ne kishim gati shtatë përqind në program. Lajmet e rregullta, transmetime të veçanta për fëmijë. Pastaj angazhoheshim me programet e radios nga jashtë. Më shumë shokë të njohur Süreya Yusuf, Ali Aksoy, Eyüp Safçi, Emin Mecihan, veçanërisht Enver Baki dhe shumë mësues të tjerë. I angazhuam në programet e radios. Kështu programet u shtuan.


Si thashë kam punar aty për tri vjet, pastaj dikush tjetër e morri përsipër, nuk më kujtohet kush. Ishte një problem tjetër dhe më thirrën prapë. “Gati e mbarove mandatin tënd këtu. Duhet të zgjidhesh president i Rinisë”. Ishta njëzet e tetë vjet atëhere, kur u bëra President i Rinisë të Kosovës.

Ebru Süleyman: Në cilin vit?

Şerafedin Süleyman: Atë vit, 1956-1957. Por për një përiudhë të shkurtë, e kam bërë për një vit. Çfarë ndodhi pas asaj? Hej…(buzëqeshë) Unë, si President i Rinisë së Kosovës shkova në Prizren, në konferencën e të rinjëve në tryezë të rumbullakët në Prizren. Unë morra pjesë dhe do të i përshendetja në emër të krahinës.

Ditën e parë kur u mbajtë konferenca, filloi në solemnitetin e pasditës dhe të gjitha këto, të nesërmën u bë më serioze e kështu. [Disa njerëz] vijnë te komitetet në Prizren. “Şeraf vetura është gati duhet të shkosh në Prishtinë menjhëherë”. “Si ta lë konferencën?” “Të lutem kështu thanë ata të komitetit të krahinës; ti të shkosh në komitetin rajonal”. Sa keq, çfarë është kjo?

Atë ditë për çudinë time deputetët e srez5 u blodhën për ta zgjedhur kryetarin e bashkisë. Atje Elhami Nimani, vëllau i Xhavit Nimanit kishte qenë president. Njejtë nosioc spomenice [bartësi i monumentit] por ai u caktu të jetë drejtor gjeneral në firmën më të madhe në Beograd. Ai duhet të shkoj atje, kush do ta zavendësoj? Këtu deputetët e srez, kë duhet ta zgjedhim? Por ishte një zakon të zgjedhin ata që gjithmonë caktoheshin. Monopoli, askush tjetër nuk mund të vij. Duhet të jetë një luftëtar nga viti ‘41, duhet të ketë karakteristika pozitive. Prandaj nuk mund ta gjenin dikënd nga qyteti, prishtinali. Duhej t’i kishin këto karakteristika, gjithmonë.

Shkova atje duke ecur në atë strukturë të verdhë, ku është Ministria e Edukimit tash, ajo në qendër. Ishte një koridor i madh. Atje këshilltarët ishin mbledhur, u sillnin duke pritur që të fillon takimi. Në të njejtën kohë ku RTK-ja është Dušan Mugoša më grupet e deputetëve të kryebashkiakut po flasin se kush duhet të jetë? Kush, kush, kush? Por këtu njerëzit po prisnin. Dikur çohet dhe thotë, “Ja një propozim, Şerafedin Süleyman!”

Hashim Mustafa, kurrë nuk e kom përmendur këtë më herët, ishte shumë xheloz, “Jeste odličan je ali mlad, neiskusan”. [Po është i shkëlqyeshëm por i ri, nuk ka ekperiencë]. Dušan Mugoša thotë, “Neka je neiskusan, bacimo ga u vatru, ako je sposoban neka ugasi, ako ne nek izgori. Odluka pala.” [Nuk ka eksperiencë, por gjuajeni në zjarr, nëse mundet lëreni të vazhdoj, nëse nuk mundet lëreni të digjet. Vendimi dështon]. Vijnë nga koridori, unë po sillem aty, “Hajde počinjemo” [Hajde, të fillojmë]. U ula në rreshtin e parë me Hashimin. Hashimi thotë, “A u kry?” “Çfarë a u kry?” “Do të ndëgjosh”. Para se të flasin me mua a pranoj a jo. “P’e nisim” [Në shqip].

Më i vjetri filloi me procedurat. “P’e hapim mledhjen e srezit, a ka kush propozim për predsednik?” [Në shqip] Ndonjëherë flisnim në shqip, ndonjëherë në serbisht (qesh)… Stanoja Aksic ngritet në këmbë, ai ka qenë Sekretari i Komitetit të Komunës, një njeri i fortë dhe i cili i ka besu në rini, në dhënjen e mundësive. Unë në emrën krejtve, bazë nenit [në shqip], kështu kështu, bazuar në ligjin, kemi propozim Şerafedin Süleyman, momentalisht osht’ në Prizren [në shqip]. Ata nuk e dinin që unë kisha arritur. Dikush thotë, “Jo, jo, këtu osht!’” “Le t’çohët”, [në shqip] unë çohem. Koridori është i mbushur, secili është i ngazëllyer se kush do të zgjedhet. “A ka ndonjë propozim tjetër?” “Nuk ka.” “T’lutna kryetarin” [në shqip]. Ngjitem shkallave [të binës]. Unë isha shumë i ri, 28-29 vjet. Unë nuk e shoh askën atje poshtë. Sytë më terrohen. Shkova aty, u ula dhe nxorra fletorën. I falenderova me pak fjalë në serbisht dhe shqip.

Po kalojmë pikën e dytë” [Në shqip]. Tani vazhdoi kryebashkiaku. Smajo Jusufi, zyrtar i vjetër, ka kaluar shumë gjëra në lidhje më ekonominë. “A ka propozim tjerë?” “Nuk ka” [në shqip]. Erdhi dhe u ulë afër meje. Kaluam në pikën e tretë. Kryetari i dytë, krytari i dytë, Alexa Vučinić, një serb nga Ferizaji. Sepse duhej ta kryenim të gjithë agjendën. Edhe atë e zgjodhëm, kryetari i tretë, “Abdullah Hoxha prej Kaçanikut” [në shqip]. Edhe atë e zgjidhëm, “Me këto mbaruam”. E mbaruam procesin. “A dëshiron dikush fjalë?” [në shqip] Fadil Hoxha, “Unë”. Ngritet lart, Fadili. Detyra! Obligime! Them [me vete] {mbanë kokën në shenjë brengosje} si përfundova këtu, kurrë s’kam punuar për qeverinë! Në seksionin e rinisë dragi-drugovi [të dashur shokë], nuk kishte nene ligjore, a do të më kujtohet mirë paragrafi i të drejtave, ligjet, nëse bëjë ndonjë gabim, me aq e kryej!

Takimi përfundon, ata më urojnë, më përqafojnë e kësi gjëra. Dhe ja unë po mendoja që e kisha të lehtë, ky është një post i rëndësishëm, si do ta përballoj? Elhami Nimani po e vërente që e morra përsipër me frikë, ai punoi me mua, sytë e hapur për një javë, më jepte moral, “Kjo është kështu, ajo është kështu, kjo është kjo, mos e bëjë këtë, mos hy në dyshim. Vetëm vazhdo, ke njerëz përreth që të ndihmojnë. Vetëm ke kujdes nga ky i madhi, ai është megaloman!” Përveç kësaj, këto struktura në Fushë-Kosovë u bënë gjatë kohës së tij. Prištino Gračanićki Srez6 filloi, nga Podujeva deri gjenerali Jankovic. Srez kishte njëzet komuna, dyqind e pesëdhjetë mijë familje, popullsi prej dyqind e pesëdhjetë mijë, srezi më i madh në Kosovë. Në krejt Kosovën ishin pesë deputetë. Kadri Reuf në Mitrovicë, Lazar në Gjilan, Mehmet Maliqi në Prizren, Alush Gashi në Pejë dhe unë nga Prishtina, unë isha më i riu.

Të nesërmen në gazeta, “Najmlađi predsednik sreza Kosova i Metohije”. [Presidenti më i ri i rajonit të Kosovës dhe Metohisë] me fotografi, shkrime e gjithë Jugosllavia e kanë blerë. Sa keq për mua, si do të ia dalë. Fillova me qetësi, ngadalë, gjeta njerëz në të cilët mund të mbështetem, të cilëve mund të iu besoj. Si thonë, e kam kryer atë punë për një vjet, me nderë. Ndërkohë, para se të kryhet viti, vijnë urdhërat nga Beogradi, “Srezovi se ukidaju u Jugoslaviji” [Srezët do të shfuqizohen në Jugosllavi], them shyqyr Zotit, shpëtova! Srez, Srezovi se ukidaju u Jugoslaviji” po vdiste, institutet e shtetit. Para se të vazhdoj, ia dorëzoj Smajo Jusufi, ai është më i vjetri. I them të vazhdoj dhe të mbaroj. Kishte mbetur vetëm një muaj ose diçka e tillë për përfundimin e mandatit. Më dhanë shtatë libra të İvo Andrić si dhuratë, pastaj një çertifikatë vlerësimi, pastaj fjalë të mira, falenderime, e çka jo, duartrokitje sepse e kam bërë punën time me nderë. Më këtë srezët u mbyllën, prit çfarë ndodhi pastaj…


Atëherë, isha 28-29 vjeçar. Pastaj u zhvendosa te Bashkimi Socialist Shtetëror si zyrtar i lartë që të mos mbes i papunë. Dhe punoja si sekretar i atij institucioni. Atëherë president ishte Sinan Hasani, nëse përmendet Sinani tani, ai u bë tradhtar, e bënë, o Zot! I kalova aty, ta shoh….


1 Italisht, balilla është anëtar i Lëvizjes rinore paraushtarake fashiste në kohën e Benito Mussolinit.

2 CRZ, ndoshta një organizatw e hershme për zejtari.

3 Avala ishte një kafene afër pllatos në qendër të Prishtinës.

4 Agit Prop, shkurtesë e Agitacia i Propaganda në gjuhën serbe, që do të thotë agjitacion dhe propagandë.

5 Serb.: srez, është njësi dytësore administrative, distrikt që ka përfshirë disa qytete apo fshatra komunale. Këto njësi janë shpërbërë në vitin 1963–67 në kohën e Jugosllavisë.

6 Srez, Prištino Gračanićki Srez – Njësia Administrative Bashkiake që është përdorur gjatë Jugosllavisë që ka qenë më e madhe se komuna por më e vogël se regjioni.

Pjesa e Tretë

Deri në vitin 1963, 30-33 vjeçar. Pas asaj, komuna, kishte nevojë të zgjidhjej kryetari i komunës së Prishtinës. Kush do të ishte, Đoko Pajković, Dušan Mugoša, të gjithë këta njerëz, duhet të jetë dikush nga Prishtina, dikush nga qyteti, kandidat nga qyteti. Njerëzit po flasin, po grinden, kësi gjëra, më në fund dikujt i kujtohet dhe më përmend mua. Përfaqsuesit aty duartrokasin, Şerafedin Süleymani. U zgjodha kryetar për katër vjet, nga viti ‘63 – ‘67. Ishte një ndihmës, ekonomisti Božović, pastaj Nexhat Karahoda, pastaj kush tjetër, kush tjetër, kush, nuk më kujtohen të gjithë, që më asistuan për të drejtuar (ipakupt.).

Në atë kohë në kushtetutë, kushtetuta u bë në viti ‘74 në Kaçanik dhe para saj, në kushtetutë të drejtat e komunitetit turk u barazuan me ato të shqiptarëve, serbëve. Administrata krejt bashkë. Unë isha i pranishëm në komunë gjatë kohës më të mirë, dhe shumë shpesh hapja takimet në gjuhën turke, për treguar praninë tonë. Por më së shpeshti ishin në serbisht dhe shqip.

Nëse më kujtohet mirë, shumë aty, vetëm se këtë herë kisha përvojë, nga srez por edhe nga puna [administrative], kisha mësuar shumë. Si ta them, isha përmirësuar duke i bërë këto punë dhe u zgjodha me dijen time. Në vitin ‘73 – ‘74, pas mbarimit të mandatit katër vjeçar, u bë një diskutim se kush do ta zë vendin e Şerafit. Ju duhej ta gjenin dikënd nga qyteti prapë. S’ka shanca të më kujtohet tani se kush vazhdoi pas meje.

Ebru Süleyman: Pra axhë, si ndërroi qyteti gjatë atyre viteve?

Şerafedin Süleyman: Më fal?

Ebru Süleyman: Gjatë atyre viteve, si ndryshoi qyteti?

Şerafedin Süleyman: Prishtina. Dy probleme ishim më të rendësishëm sa isha unë kryetar. Gjatë atyre viteve, drejtorët në komunë hapën një problem të rëndë, Prishtina nuk ka ujë, nuk ka lum. Prishtina po rritet edhe numerikisht edhe fizikisht. Kjo ishte pse, i Kosovës, si thuhet, kryeqyteti [në shqip]?

Ebru Süleyman: Kryeqyteti.

Şerafedin Süleyman: Të zhvendoset në Mitrovicë. Mitrovica kishte Ibrin, ujë, më e gjerë. Njerëzit filluan të caktojnë vende se ku parlamenti do të jetë. Ne vendasit e Prishtinës mbetëm jashtë. Pastaj e morrëm një vendim në komunë, një grup i ekspertëve. Do të udhëtonim nëpër Jugosllavi për të gjetur ekspertë që do të vinin te ne për të gjetur një zgjidhje për problemin e ujit. Pasi që udhëtuam gjithkah, një hidro i njohur, po e harroj terminologjinë, eksperti që mirret me ujë dhe hulumtime. Një takim, të gjithë zyrtarët e qytetit ishin në atë takim. [Eksperti] do të prezantoj një raport. Si do të jetë, çfarë?

Ishin tre alternativa. E kishim përgadituar paraprakisht, për t’ua sygjeruar atij dhe të shohim çfarë thotë. Sygjerimi i parë ishte që të merrnim ujë nga Gërmia, të krijojmë një lum dhe ta përdorim ata ujë, alternativa e parë. Alternativa e dytë, ta kthej lumin e Llapit drejtë Prishtinës. Lumi i Llapit atje, nga Podujeva. Megjithatë, për ta bërë atë duhet të lindte një mal. Kishte nevojë të ndërtohej një tunel, inverstime të mëdha, nga do të vinin paratë? Alternativa e tretë, lumi Graçanka, në Graçanicë, mund të jetë burimi i ujit.

Eksperti tha, “Opsioni me Gërminë nuk mund te realizohet, kishte shumë gëlqere, lime. Uji mund të humb, nuk do të rrinte dhe prapë do të kishit problem. Për tjetrin, kush do ta financioj një investim të tillë? Prandaj e vetmja mënyrë është Graçanka”. Ne thamë, “Graçanka është vetëm një liqen”. Ai tha, “Do t’i llogarisim vlerat më të vogla të mundshme, do t’i llogarisim reshjet atje, reshjet në dimër dhe verë dhe borën në dimër, aty ka ujë, dhe po bie borë”. Ai thotë, “Unë jam gati të jap llogari nëse liqeni nuk mbushet me ujë për dy vjet”. Ai e morri përsipër, a është kaq, kaq është. Vendimi. Filloi ndërtimi i liqenit. Uji filloi të mbushej. Në të vërtetë, jo shumë vonë, u mbush me ujë. Ai erdhi prapë, ne u takonim, duke përcjellur se si po shkonte procesi. Ai tha, “Ka ujë sa duhet, do të mjaftojë”.

Në atë kohë Prishtina kishte popullatë prej 200,000-250,000, kishte mjaft, 812 litra ujë në sekond. Kur u mbush krejt, liqeni u hap, kishte një manifestim, festë. Ata të krahinës u dorëzuan nga Mitrovica, u kthyen të rrijnë në Prishtinë, “Lëreni Prishtinën të jetë ashtu si ishte më parë”. Më vonë bënim shaka më njeri-tjetrin. E pyta atë njeriun, inxhinierin, thashë, “Pasi që u bë liqen, a mund të përdoret për turizëm?” “Pse jo”. Pyeta, “A mund të notojnë njerëzit aty?” “Patjetër”. Por ai tha, “Prishtinalitë nuk do të dinin të notonin, do të mbyteshin” (qeshë). Njëherë, si të them (e pakupt.) gjatë bisedave tona. Pastaj, duke kaluar koha, i gjithë qyteti filloi [të marrë ujë] nga Graçanka. Edhe sot e kësaj dite është ende Graçanka.

Krejt mirë por gjatë kësaj kohe Prishtina u rrit shumë edhe fizikisht edhe numerikisht, pesë-gjashtë herë më e madhe se sa ishte Prishtina ma herët. Le të vazhdojmë me hulumtimin, si pasojë e saj Mustaf Hoxha Mylshevc që tregova, ai i dinte përmendësh gjithë kodrat e asaj ane. Ai dhe një inxhinier i ujit që quhej Krstıć në shtet, dhe unë me një gazika1 shkonim në ato rrugë që na udhëheqte Mustaf Hoxha. Shkuam deri lartë në Orllat, në një fshat aty dhe Krstıć thotë, “Posle par godina videćete ovde čamci”. [Pas disa viteshe do të shihni barka këtu]. Unë them, “Ajde more nemoj da zezaš” [Hajde mos bëjë shaka me ne]. Po i thonim të mos tallej me ne, ai tha, “Ja predpostavljam, tako će biti”. [Unë parashikoj se do të jetë ashtu]. Pas disa kohësh, liqeni i dytë u bë Batllava. Në këtë mënyrë, kapaciteti i ujit të qytetit u forcua prapë. Ende edhe këto ditë problemi i ujit është në agjendë sepse qyteti u rrit shumë dhe bizneset po përdorin ujë në sasi të madhe, me aq sa e di unë ata po bëjnë hulumtim për burime të ujit që të mos vijnë në një pikë krize sikur ne atëherë.

Këto ishin te rejat, kur unë isha kryetar, gazetarët më pyetën, “Me çka mundesh m’u krenu për punët që i ke kry?” Thashë, “Për çështjën e ujit që i kemi zgjidh. Çashtja dytë, aprovimi i planit urbanistik. Me vitin ‘53” [në shqip]. Deri në atë vit Prishtina nuk kishte plan. Autoritetet e ndërtimin punonin me harrënim, më shumë ashtu, ishte Vojin Karadžić inxhinier për strukturat dhe Nastrić. Këta dy e drejtonin. Karadžić nga Prishtina, ai e donte Prishtinën, e donte dhe punonte shumë duke u mundur të gjente zgjidhje në çdo gjë, deri sa u krijua plani. Plani i ri u krijua. Në vitin ‘53 u mbajtë një ceremoni në Gërmi, të gjithë festuam. Inxhinieri që e bëri planin, Partonić nga Beogradi, ai ishte autori. Megjithatë, kur filluam ta zbatojmë planin, pamë hapësira, të meta, gabime.

Por në përgjithësi e morri atë pozicion, ajo ishte koha kur shkatërrimet filluan. Shkatërrimi i së vjetrës, nuk kishte kriter për rrëzimet, gjëra shumë të rëndësishme, për shembull xhamia Lokaç u shkatërrua. Kisha e vogël që ishte rrugës për në Panađurište u rrëzua. Rruga më e rëndësishme u la e ngushtë. Ishte e nevojshme të ishtë shumë më e gjerë. Të gjitha këto gjëra sollën probleme të reja.

U mbajt një takim dhe të gjithë zyrtarët nga komuna ishin të pranishën. Komuna kishte Bashkim Fehmiun2 si arkitekt urbanistik. Vëllezërit e tij, të tre kanë vdekur në fakt, por Bashkimi kishte punuar me mua. E kam mbështetur shumë. Ai u bë drejtor i Entit për Urbanizëm [në shqip], ai e ka projektuar Shtëpinë e Mallnave [në shqip], ndërtesën e madhe, ishte vepra e tij. Puna e tij në rrugë po shkonte drejtë atje, ajo rrugë e gjerë te spitali, përballë komitetit.

Krejt mirë por gjatë kohës, gabimet u konfirmuan, këto probleme e sollën vendimin që të ketë një takim, ku populli do të vinte dhe të gjithë zyrtarët, dhe autori Partonić do të ftohej. Kishte një sallë të madhe në shtëpinë e zyrtarëve, gjyqtari, prokurori [në shqip] dhe kryesuesi u zgjodhën aty. Të gjithë ishim të pranishëm aty, ekspertë, qytatarë të thjeshtë, duke gjykuar, si ishte në shqip, shqyrtimi i gabimeve të planit urbanistik [në shqip] ishte në agjendë. Pastaj ai u ngrit në këmbë, hutohem nganjëherë, paditësi [në shqip], ai që e dërgoi kërkesën të gjykatësi, si ishte…. Ai po i numëron gabimet.

Atje mbrapa, ne përgaditëm skemat, modelet se çfarë ishte bërë gabim, të gjitha këto. Fadila Hoxha u ngrit dhe foli për rrugën për në spital ku ishin dy struktura, ku secila ishte e partisë, nuk më kujtohej më shumë… Ai, Pacolli, atje është një seli nuk e di e cilës parti. Ai donte që ato struktura të shkatërrohen që të bëhej rrugë, shesh. Jo në fakt, Bashkim [Fehmiu] donte që të rrëzohej, që të mos pengonte projektin e sheshit. Fadil Hoxha u ngrit dhe u ankua si kjo mund të kishte ndodhur pas shumë investimesh, me kaq dhe përfundon. Ai ngriti dorën, si ishte Bashkimi, kokëfortë. Ai tha, “Shok Fadil, ti ke qenë ushtarë, partizan, komandant i partizanëve. Ti si ushtarë, si komandant mundësh m’u idhnu, a komandant për urbanizëm unë jam, prandaj nuk vjen parasysh ato që po kërkon” [në shqip]. Ai i ndërpreu të gjithë.

Për t’i rënë shkurt, Partonić filloi të skuqej, të djersitej, nga vështirësia e të ndëgjuarit të kritikave. Të metat e planit. Takimi përfundoi dhe ne, si të them, e turpëruam moralisht. Ja zbuluam qëllimet, pas asaj, dukej sikur ai i kishte bërë disa gjëra me qëllim. Pastaj mu afrua mua dhe më tha, “Pse nuk më ke treguar çfarë do të jetë përmbajtja e diskutimit?” Nuk i kishin treguar me qëllim. E sollëm aty që të dëgjoj gjithçka direkt. Pastaj ai shkoi në Beograd dhe nuk u kthy më kurrë në Prishtinë, sepse, si të them, e morri pjesën e vet për gabimet që ishin bërë dhe u dorëzua. Mirëpo, ashtu si ishte, plani ishte në fillim. Më vonë Bashkim Fehmiu dhe arkitektët e ri bënë korrigjime nëpër qytet. Bregu i Diellit u ndërtua, gjithashtu në shumë lagje kështu që të paktën plani u nis, e hapi rrugën për Prsihtinën të rritet bazuar në një plan, dhe në këtë shkëlqeu. Mendoj se kaq është mjaftueshëm deri këtu për tani, e elaboruam. Çfarë ka në vazhdim…

Në vitin 1967 kur e përfundova mandatin. Në vitin 1969 shkova te sot Këshilli Ekzekutiv, Komiteti Ekzekutiv, aty kam bërë mandate dy vjeçare. Deri në vitin ‘68-‘72 i kam kalur katër vite atje, pastaj u ktheva në Organizatën Socialiste të Bashkisë së Prishtinës. Kur isha aty, ata, njerëzit nga Kosova, më ofruam të bëhem president i Organizatës Socialiste të Republikës Serbe në Beograd. E kam kryer detyrën për gjysmë mandati aty, gjysmë viti. Gjithashtu sa isha atje, me sygjerimet e njerëzve, të ju tregoj sa vjeç kam qenë, 44 vjeçar, në nivelin e federatës, më zgjodhën mua si Sekretar të përgjithshëm.

Dr. Bojan Špicar, slloven, doktor i shkencave, sekratar i shëndetësisë, si të them sekretar i bashkësisë vetëqeverisje të shëndetësisë Jugosllavisë [Në shqip]. Aty kam punuar në mës të viteve ‘73 -‘76, që do të thotë tre vjet. Bashkësia, bashkimit, të bashkësive për shëndetësi të republikave dhe krahinave [në shqip] që është niveli më i lartë. Bojan Špicar, doktori shkencave sllovene ishte më i vjetër. Isha asistenti i tij. Sidomos ishte një takim në Cavtat për te gjithë delegatët jugosllav nga këto orgaanizata e prezantova prologun aty. Gati dyqind njerëz morrën pjesë në atë takim edhe aty i kam klauar rreth katër vjet. Kam bërë sukses atje. Më në fund kur më përfundoi mandati, kam kërkuar vet, isha larg nga shtëpia, gjithmonë shkoja dhe kthehesha me tren, me vetura. Po plakesha, doja të kthehesha në Prishtinë menjëherë.

Erdhi koha, mandati përfundoi, u ktheva në Prishtinë, tash çfarë do të bëjë në Prishtinë? Prapë në Prishtinë, Sekretar i Bashkësisë Vetëqeverisje për Shëndetësisë Kosovës [në shqip], e njejta punë po në territor tjetër, vetëm rreth Kosovës. Edhe aty i kam bërë dy mandate, secili nga katër vjet, tetë vjet. Tash isha 58 vjeçar, jo, jo 52, do të i kem 58 kur më përfundon mandati, Zëvendëskryetar i Parlamentit të Kosovës. Aty i kam kaluar dy vjet, krejt vashkë 40 vjet, tre muaj dhe 19 ditë punë. Kur isha gati 58 vjeç më 31 dhejtor, 1988, dola në pension.

Sidoqoftë, nuk kam ndenjur pasivë pas pensionimit. Unë investova për publicitetin e Prishtinës, në çdo rast Prishtina duhet të shkëlqente si të gjitha qytetet tjera e Jugosllavisë. E kishim në mendje të bëhenim velegrad [qytet i madh]. Në këtë temë, u mbajtë një takim në Sarajevë, një takim i madh, konferencë e qytetve të Jugosllavisë, konferencë e qyteteve. Qindra qytete, ndër to edhe Prishtina ishte e përfshirë. Në atë shoqatë morra pjesë edhe unë në emër të Prishtinës për dy mandate nga ana e Kosovës në Sarajevë. Por shkova dhe mblodha mendime dhe propozime nga faktorë dhe shtete tjera që ne të mund ta bënim një takim të tillë të ardhshmin në Prishtinë, për publicitet të Prishtinës. U ngrita dhe mbajta fjalimin në Sarajevë, kur delegatët e dëgjuan, duartrokitje të shumta. Sidoqoftë tani duhej të bënim përgaditje, shumë delegatë po vinin nga Jugosllavia, ku do ti vendosim? I llogaritëm kapacitetiet e Mitrovicës, Prishtinës, hotelet më të afërta ku mund të vendoseshin. Në vitin ‘68 u mbajtë takimi, megjithatë unë nuk isha aty më. Jova Pečenović e morri përsipër, për këtë arsye të gjitha meritat e asaj pune i shkuan personit pas meje. Jova Pečenović ishte një profesor i mirësjellshëm, qytetar, edhe ai vazhdoi gjatë deri sa i përfundoi mandati. Ashtu ia bëra edhe unë.

Pastaj me iniciativën time, me përshtatjen time, e përmenda që i kam bërë dy monografi të Prishtinës. Ato monografi ishin për ambasadën e Kosovës, ambasadën e Prishtinës. Ato u përkthyen në disa gjuhë, anglisht, frangjisht, turqisht dhe u dhanë kur kishin musafirë nga jashtë. Shumë shpesh delagacione vinin në Kosovë, veçanarisht për Kosovën, të pëlqen apo jo vjen në Prishtinë. Ne ua jipnin këto monografi si dhurata për këto delegacione. Stafi redaktues i monofrafisë, 34 shkrimtarë të njohur, gazetarë, njerëz që ishin në politikë gjithashtu. Prandaj ata dy [monografë] kanë pasur një rol të rëndësishëm. Ato ishin arsyet, dhe i kam ruajtur krejt ato shkrime që janë shkruar nga monografët.

Prandaj vendosa që para pensionimit që do të bëjë një monograf të tretë vetë. Ajo monografi u publikua, ka dalur për herë të parë në vitin 2011 dhe i kanë printuar pesëqind mostra në gjuhën shqipe. Nuk mund ta bëja në serbisht dhe turqisht. Kjo është e domosdoshme, meqë po flasim, populli jonë nuk ishte i interesuar në këtë libër, jo vetëm në këtë libër por as për Prishtinën. Shokët shqiptarë, kam folur në të gjithë radiot dhe televizionet, me iniciativën e tyre, dëshirën e tyre. Askujt nuk i ka shkuar mendja të vij këtu dhe te bisedoj për atë gjë. Jam ndier i ofentuar. Ky është një problem.

Çfarë doja të thoja, imazhi, imazhi i qytetit ishte një barrë e madhe për mua. Ky libri i fundit që po përmend, e kam shkurar shumicën. Sidoqoftë, kisha disa bashkëpuntorë që më kanë ndihmuar. Komuna, kur Isa Mustafa ishte kryetar, ai më ka dhënë 2000 euro për harxhime, printime. E kam falenderuar në atë kohë. Ai e ka kuptuar dhe unë ia kam dhuruar disa libra komunës. Shumë fotografi të Prishtinës të vjetër, peisazhe, ndërtesa të rëndësishme të Prishtinës së vjetër i kam mbledhur dhe i kam printuar në libër por ishte një e metë, fotografitë nuk ishin të qarta. Fotografive iu mungonte harmonia, si të them, një e vogël, një e madhe, kishim disa shpjegime përfundi fotografive që ndihmonin ta lehtësojnë këtë të metë.

Sidoqoftë, doja të shtoja gjëra të reja në këtë monografi. Për shembull, kemi folur shumë pak për Gërminë në tekst, është e nevojshme për imazhin e Prishtinës. E kam përgaditur ndërkohë por nuk kam mundur ta shtoj. Libri doli, jam munduar por më la shëndeti, më la forca. Shpresoja të i shtoj që të ishte një libër i plotë që të nxjerrë në pah Prishtinën, por edhe me ato të meta, libri u pranua mirë. Derisa tani, i kam shkikuar ishin disa revista [në shqip], si të them turqisht, ku libri im është përmendur. Nuk janë gjetur të meta në tekst deri tash. Por pritja kritika, sidoqoftë në vend të saj mora lavdata, respekt, dhe ky është kontributi i fundit për Prishtinën në jetën time dhe ajo do të mbetë. Gjithashtu, për këta të ardhurit, qytetarët e ri që nuk e dini si ishin kohërat në Prishtinë, si rinia ishte në Prishtinë.

Televizioni Klan është shqiptar, a po? Kur shkova të bisedoj aty, isha dy herë, ata më kërkuan që unë të tregojë fotografi dhe të flas për disa kujtime. As ata nuk kanë ditur shumë, si ishte një herë e një kohë Prishtina. Shikoni, Prishtina e vjetër kishte bukuritë e saj, kishte vitalitet, por kishte edhe të metat e saja, por prapë me disa gjëra, me disa tradita. Të themi Gërmia ishta përplotë në ditët e verës, përreth saj kishte pronar të vreshtave, muzikë, valltarë popullor, entuziastë të vjetër që ende i mbanin në mend këngët e vjetra. Më vonë në Yeni Hayat dhe Gerçek i ringjallën. Ishte Yakup Havaci, i vjetër, ai na mësoj disa lojëra, lojëra me lugë, me gota, grupi popullor. Yeni Hayat, Gerçek, ishte para saj. Muzikanti Rasim Sali dhe grupi i tij, ai ka bërë shumë për Prishtinën dhe Kosovën, gjithashtu për komunitetin turk, për këtë nuk duhet ta harrojmë kurrë. I gjori, si thonë, e ka përfunduar jetën në mënyrë modeste, pa ndjekur asgjë por ai ishte, lë të themi bilbil për këngët turke.


1 Në gjuhën serbe: gazika do të thotë kamion me katër rrota, i prodhuar nga GAZ, që ishte prodhues sovjetik i makinave.

2 Bashkim Fehmiu (1930-2008) është profesor i njohur dhe urbanist nga Kosova që ka kontribuar në zhvillimin urbanistik të Prshtinës veçanërisht pas Luftës së Dytë Botërore.

Pjesa e Katërt

Çështja e migracionit me sa më kujtohet ka filluar në vitin 1954. Ka filluar në kohën më të keqe kur komuniteti turk filloi të përparonte. Në qytetin tonë kishte mësime në gjuhën shqipe në çdo shkollë, filluan të i trajnojnë mësuesit turk. Sa keq që problemi i migracionit pati më së shumti peshë për komunitetin turk. Shkollat filluan të veniten, s’kishte perspektivë. Cila është zgjidhja? Është më mirë të shkosh ne Turqi, atje ka punë, të punosh atje është më lehtë. Edhe nëse diplomon këtu ku do të shkoje? Shumë shkolla u errësuan, u mbyllën. Shumë, disa, jo disa por shumë. Edhe mësuesit kishin probleme.

Para se të fillonte migrimi, ende në kohën e Jugosllaivse të vjetër, kishte familje aty-këtu që kanë shkuar atje [Turqi], familjarë, të afërm, por nuk e kishte efektin e njejtë si kjo e fundit. Pastaj filloi mizoria, jo vetëm drejtë turqëve por edhe drejtë shqiptarëve në përgjithësi. I kanë kontrolluar njerëzit për armë, sepse njerëzit kishin armë në shtëpitë e tyre pas luftës. Tash në mënyrë që të mos përdoren ato armë kundër regjimit, njerëzit, një iniciative erdhi një aksion, për t’i mbledhur nga njerëzit. Kanë shkuar shumë larg me ato mbledhje. Shumë njerëz që nuk kanë pasur armë janë detyruar, shumica prej tyre janë dërguar në burg. Filloi tortura. Kështu ishte situata, që i shtyu njerëzit të mos mund ta duronin një sjellje të tillë. [Ata] lanë gjërat e tyre, pronat, vendlindjen. Ne u ngritëm, u munduam të i bindnim që të rrijnë, të jenë të durimshëm, të i rezistojnë mizorisë. Po, të gjithë kërkonin zgjidhje për situatën e tyre.

Këtu familjarët e mi më të afërm, axhi, halla, të gjitha hallat e mia migruan. İyaz Ramiz, Muharrem Parteş, Mehmet nuk më kujtohet [mbiemri i tij], bashkë më familje, nipat, fëmijët e tyre janë rritur. Shumicën prej tyre s’i njoh, ne kemi qëndruar. Ne flisnim në shtëpinë tonë, “Duhet të shkojmë!” Të gjithë shkuan, bashkë më vëllaun e nënën, ishte gjallë atëhere, bisedonim si kanë shkuar më herët, jo si tani. Nuk ishte e shkruar. Edhe axha im Iliaz, që ishte si baba për ne kur ishin jetim, rastësisht më tregoi se dëshiron të largohet. E pashë në komunë, në sekretari. Axha Ilyaz erdhi për fotot e dokumenteve, hyri brenda, kur më pa hezitoi. Thashë, “Hajde, hajde të lutem. Çfarë ka?” “Ah Şeraf, për ato fotot e dokumenteve.” “Pse?” “Jemi gati të shkojmë”. “Ishalla keni fat!” Thashë. Dhe pastaj sekrtari Luka Ulahović thotë, “Šta ti je on?” [Çfarë e ke?] Ma kažem “Stric” [Thashë, “Axha im”.] “Ma nemoj” [Mos më thuaj”.] Ai intervenoi që ata të ja japin [fotot] dhe të delë nga zyra më shpejtë. Aty e dëgjova për herë të parë që ata ishin gati të largoheshin. Por vetëm një kapicik na ndante.

Detaje tragjike nga ajo kohë. Kur treni niset për Shkup, ata lotë, ato përqafime, ato ndarje. Na kanë mbetur kujtime shumë prekëse. Nga njëra anë, shumica e atyre që u larguan janë mirë atje, kanë përparuar, kanë lëvizur. Për shembull, djali i hallës time Selahattin Parteş, deri sa ishte këtu punonte në një dyqan të lëndëve të thata. Gjithashtu në një dyqan të lëndëve të thata të policëve. Ai e hapi atje një dyqan në Etlier. Vëllau i tij Süleyman, i mesmi, edhe ai, ai gjithashtu arriti, punoi shumë, ai ishte punëtor por gjithashtu kishte fat. Kishte blerë tokë kur migroi atje. Një kompani e madhe që dëshironte të ndërtonte banesa, struktura të reja, bëri shumë para dhe kjo ishte aryseja që atij i shkoi mirë. Vëllau më i vogël Kurteş, ai kishte një dyqan të madh përballë Aksaray, por ai i pari, më i vogli, vdiq i pari, pastaj Süleymani dhe në fund, më i vjetri Selahattin. Selahattin dhe Süleyman edhe Kurteş, vinin në Jugosllavi na vizitonin. Nuk na harruan, sidoqoftë nipat, ata nuk më njohin mua, as unë nuk i njoh.


Një gjë tjetër që harrova të ju tregoj, kur po flasim për familje, familjën tonë, kisha një vëlla më të madh gjithashtu, Faik. Ai punonte në këpuctarinë Şilek, bëntë këpucë. Edhe unë kam shkuar atje ndonjëherë për të rregulluar gozhdat dhe të i shoh se si punojnë aty. Dyqani ishte në qendër të rrugës “Divan”. Përreth dyqanit ishtë një fontanë, një fontanë e rrumbullakët e rrethuar me beton. Uji nuk ndalej kurrë aty dhe mblidhej që pronarët e dyqaneve ta merrnin ujin dhe të pastronin para dyqaneve. Shiko gjërat rrjedhnin njëra pas tjetrën, ato dyqane që ishin në pazarin e mbuluar mbaheshin koxha të pastërta. Nuk duhet të gjeje asgjë të papastër aty. Në këtë mënyrë, kur klientët vinin, të themi nga fshatërat, nga fshatërat me ato sandalet me lëkurë apo me atë këpucët e gomës por kur zgjoheshe në mëngjës shkëlqentë nga pastërtia. Prandaj, mbahej, si thonë, në nivel të lartë.

Është edhe një gjë, rrugët paralele. Rruga “Divan”, tjetra rruga e Kazancilar [Kazanxhive], rruga e kasaplilarin [Kasapëve] këto ishin tri rrugë paralele, edhe pse nuk kishte një njeri të urbanizmit, rrugët e vogla në mes të tyre u bënë që komunikacioni në mes njerëzve të ishte më i lehtë. Kjo do të thotë që kishte një sasi planifikimi edhe atëherë. Këto ishin përvoja nga qytetet orientale që edhe Prishtina është përdorur. Rrugën ishin të shtruara me gurë. Më, më e ruajtura në rrugën “Divan” ku filloje nga muzeu deri të rruga “Şümendefer”, rruga para dyqaneve ishte shumë e ruajtur. Kishin një reklamë përpara, prej ku hyje në rrugën “Divan” nga pazari i mbuluar deri ku ishte fontana, aty ishte dalja dhe hyrja. Zanatlitë kishin kafene dhe çajtore, ato ishin të vendosura afër bibliotekës të madhe, para ndërtesave ishte një librari e madhe. Ato ishin në pronësi të serbëve Boro Toplaović dhe Jovan Kostić. Dyqane të mëdha, të mbushura me libra në çdo gjuhë, më së shumti në serbisht, por si thojnë kanë qenë shumë.


Pastaj folëm për netët argëtuese. Në ato netë argëtuese vëllau im lexonte rregullisht
Zabavnik1, kurse unë në anën tjetër lexoja Mikamiš, ato publikoheshin çdo ditë ose çdo javë. Menxi nuk pritnim të i blenim, shumicën e sendeve i kemi mësuar aty, kam dëgjuar shumë gjëra, gazeta dhe të tjera. Kur mbusheshin kinematë, nuk kishte argëtim tjetër. Dhe më së shumti shikonim filma me kauboja. Këta filma më tërheqës që punëtorët e kinemasë i binin. Ishte kinemaja “Branko”, më vonë djali i dajës Abdurrahman Shala si artist edhe ai e hapi një (e pakupt.) në “Union”. Ai binte më së shumti filma italian nga Italia. Filma sentimental silleshin aty. Të rinjët grindeshin për bileta, por nuk kishte as një vend tjetër.

Ishin këto netë argëtimi ose si ne ju thonim netët e lojrave, ku të rinjët njoftoheshin. Them, kam takuar aty gruan time të ndjerë për herë të parë. Nuk dinim të vallëzonim aq mirë tango, fokstrot, e çka jo por i fitonim të gjitha. I kemi studiuar, i kemi mësuar. Duke kaluar koha, kemi qenë dashnorë për një kohë të gjatë. Ajo puntonte në një shtypshkrojnë, unë isha i zënë me politikë, nganjëhere vendosnim të takoheshim fshehurazi. Mungoja, nuk mund ta lija takimin, takimet tona ishin problematike. Por mbi të gjitha ishte një jetë e ëmbël. Deri sa u martuam zyrtarisht me një kryesekretar në fund të vitit ‘49. Këngët alaturca, muzikë, moderne, në shtëpinë e vjetër. Ishte një komandant i ushtrisë Velko, e kisha takuar, ai më la ta përdorë xhipin ushtarak, 24 orë muzikë pa ndalur, duke vallëzuar në kopsht, jemi sillur nëpër qytet më atë veturë pastaj.

Pastaj kishte diçka interesant për Prishtinën, pajtonët. Pajtonët më së shumti përdoreshin kur fëmijët bëheshin synet. Me muzikë, merrnin pajtonët, silleshin rreth tërë qytetit; pastaj ktheheshin në shtëpi dhe vazhdonin traditat tjera deri sa vinte koha e synetisë. Synetitë ishin të pasura, kishte më së shumti muzikë alaturca, këngu alaturca, darje, daulle të dorës, violinë, klarinet; daullet përdoreshin më pak, por nganjëherë edhe daullet përdoreshin në këngë. Pastaj të afërmit, të njohurit, i vizitonin ata që bëheshin synet, dhurata me javë të tëra, bakshish, e kështu.

Netët e ramazanit ishin prapë ndryshe. Shumë vonë, deri natën vonë, të rinjët takoheshin në rrugë, shumë shpesh grupet këndonin. Ishte një traditë vetëm deri sa ishte gjallë bozaci [bozaxhia] kalonte nga rruga në rrugë. Bozë të thartë. Ne shkonim nga shtëpitë tona me gota për të marrë bozë. Sahlepi shitej ditën. Kjo jetë, interesant, ndryshe, stil ndryshe. Kur erdh koha moderne, ato tradita filluan të zhduken, të harrohen, t’i lëmë mbrapa, [është] normale. Çdo e re, çdo risi sjellë risitë e veta, përpiqet të i afirmoj ato, ti bëjë qendrore. Këto gjëra ende më kujtohen kur mendoj për të kaluarën. Çfarë mund të tregoj më shumë?

Folëm për migracionin, nuk e di nëse mundem ta spjegoj, kishte shumë detaje tragjike atëherë. Përveç të ftoftit, ishte edhe një gjë tjetër që ishte shkaktar që shkollat të shkurtohen. Në shkollën “Meto Bajraktari”, Eyüp Safçi, Şaban Maksut nga Shkupi por ishte nga këtu, ishte drejtor. Kam kaluar shumë kohë në “Meto Bajraktar”, tetë vjet. Aty u vendosën disa mësues, aty shoku im Süreya Yusuf ka bërë një kontribut të madh, ka pasur një rol shumë të madh. Ai njeri është intelektual, si të them, si studiues, ai ka mësuar me përvojë. Për më tepër, ligjeratat mbaheshin gjatë kohës së shoqatës Yeni Hayat. Ai i jepte ligjerata për këto mësime. Shumë [njerëz] kanë mbledhur njohuri nga ai. Sektori i Yeni Hayat janë prekur shumë nga ndihma e tij, ndihma e tij e madhe.


Sidoqaoftë, fola për këngë, nuk mund të ja kthejmë atë çfarë Rasim Sali ka bërë dhe për diturinë që ai ju ka dhënë të rinjëve, dituri muzikore. Interesant, po të i shohesh këta të ri, ai ishte më i vjetër. Kurrë nuk ka thënë, “Jam lodhur, s’mund ta bëjë, s’mund ta bëjë”. Ishte gati çdo orë, çdo minut. Kishte koncerte shpesh. Kishte turma të mëdha në koncerte, mbasheshin bashkë me punëtorët e Ramiz Sadikut në qytet. Kishte performanca artistike ndonjëherë. Të tre bashkoheshin, Gerçek, më vonë edhe romët kishin një shoqatë. Prandaj ky solidritet, në punë, në argëtim, në profesion, kanë lënë kujtime të bukra për jetën.

Kohërat ndryshuan, regjimi ndryshoi. Një ndarje e panevojshme ndodhi. Në njërën anë serbët, në anën tjetër në, kur problemet filluan të ndodhnin në të ‘80-tat, komuntiteti turk gjithashtu u bashkua por me kujdes. Në disa protesta flamuri turk bashkohej, flamuri turk me flamurin shqiptar për të ju treguar që jemi të bashkuar, jo të ndarë. Sidoqoftë nacionlizmi na la me plagë të mëdha. Kur u shpëtuam nga kjo aventura e Millosheviqit, ne filluam ta promovojmë regjimin e ri. Ato ditët e para, ditët e pavarësisë, në takime, në mbledhje, gjuha turke përdorej me kujdes, sepse duhej të flasësh shqip, duhet të jetë shqip. Prandaj një pjesë e komunitetit turk ju shmangej atyre takimeve. Por shiko, në një periudhë të shkurtër, në ‘47-tën, vendimet që u morrën na mbajtën afër prapë.


Për të vazhduar komuniteti turk, duhet kthyer Yeni Hayat, të rregullohet. Kishte shumë shpresë që pas pavarësisë do të jetonim më mirë. Më qëllim isha duke e diskutuar me familjen time shumë herë, sepse ishim lodhur, isha, jo fizikisht por psiqikisht, duke bërë shumë detyra pa përvojë. Kur dalim në penzion, do të shkojmë në pushime, do të pushojmë, do të jetojmë më mirë. Të gjitha këto shpresa u zhdukën. Mbetëm më një penzion 14 euro, më vonë u bo 80, sot me qenë se jam me diplomë fakulteti 230 euro në muaj. Kemi jeuar kështu nga dita në ditë. Fëmijët u pushuan nga puna. Vajzën time e pushuan, po punonte në radio. Eroli po punonte në një kompani të madhe Eximkos. I vogli po punonte me inxhinieri, insitut inxhinierik, e larguan me forcë, me kontribut dhe urdhëra të Slobodan Millosheviqit.

Kemi kalur shumë fatkeqësi. Kemi jetuar në luftë. Gjatë luftës, ata tre muaj, nuk dihej a do të mbijetojmë apo jo. Natën e errët nuk e dinim kush do të trokas në derë. Unë dhe gruaja ime ishim vetëm në shtëpi. Fëmijët, djali im më i madh, shkoi në Maqedoni me familjen e tij, me djalin e tij. Vajza ime me një grup nga radio, ata njerëz nga radio propozuan të shkojnë në Turqi dhe ata kanë kaluar nëpër fatkeqësi në Turqi. Më i vogli, shkoi në Mal të Zi një ditë para se të fillon lufta.

Ishim gjithka. Kemi qëndruar pa pasur as një lidhje me askënd. Më saktësisht, dhandri, burri i vajzës, dhandri dhe gruaja e tij, prodhues leshi, edhe ata kanë qëndruar. Ishte një banesë në Breg të Diellit. Ishim këtu, me dritare të mbyllura, në errësisrë, menduan të ikim fatkeqësisëdhe të shkojmë tw dhëndri. Dhëndri ishte gjithashtu vetëm, ai nuk ka ditur çfarë të bëjë nga shqetësimi. U ngritëm dhe shkuam. Menxi i kaluam rrugët. Harambaş2 gjithkund, me armë dhe gjëra të tilla.

Telefonat po funksiononin një ditë, nipi i dajës sim, nipi im Agroni na lajmëroi me telefon. Ai thotë, “Şeraf, e kanë thyer shtëpinë”. Pyes, “A e kanë djegur?” “Jo”. Ditën tjetër zgjohem dhe shkoj te shtëpia duke ecur ngadalë që të shoh çfarë ka ndodhur. Ishte rrëmujë. Në këtë kat, lartë kanë bërë kafe, kanë lënë furrën e ndezur. Nëse nuk do të vija ta ndalja, mund të ishte djegur. Poshtë ku është i vogli, nuk mund të lëvizje nga xhamat e thyer. Ata kanë thyer xhama dhe gjëra kështu. Ato dyert atje, e kam bërë u na kırsno [formë kryqi] me dru. Kam dashur ta hap derën e jashtit, u thye. Ende e kemi shenjën kur ka ardhur ai dhe i ka shkelmuar bravat nga dera e dhomës së ndejës. I kemi rregulluar edhe ato. Jam kthyer, ata u merakosën. Gjatë rrugës NATO filloi bombardimet. Në anën tjetër nuk kishte as një lajm nga fëmijët, asnjë lajm nga vajza ime. U kthyem në shtëpinë tonë prapë, dhëndri erdhi me ne.

Ata po silleshin vazhdimisht, “Šta radite tu?”Çfarë po bëni këtu?] “Šta radimo?! Sedimo usvoj u kuću!”[Çfarë po bëjmë?! Po jetojmë në shtëpinë tonë!] “Imate li nekog unutra?” [A e keni dikë brenda?] “Nikoga nemam. Uđite” [Nuk e kam askënd. Hyni brenda]. “Hyni brenda”. Me pushka, mitroloza, gjëra. Në anën tjetër ushtria po shkonte në anën tjetër. Mos e dhashtë Zoti, nëse bënë diçka, menjëhre ata fillojnë të vjedhin, ata merrnin televizora dhe gjëra nga shtëpitë. Të gjithë i pamë ato. Duke ngarkuar gjëra në bagazh. Flokë të gjata, me mjekrra, shamia në kokë, banda.

Kemi duruar. I kemi kaluar ato gjëra por ende të shqetësuar për fëmijët tanë, nuk kishim lajme. Behice po mundohet të shoh nëse jemi ende gjallë përmes autoparlantëve. Djali i më i madh Erol, ai dëgjoi se i kanë djegur këto anë. [Mendonte] A janë ende gjallë? Mizori pa fund, po shyqyr Zotit, i kemi kaluar të gjitha. Por kurrë nuk kemi menduar, kurrë nuk kemi spekuluar që diçka e tillë do të ndodhë. Pak iluzion për ne. Ne menduam që Tito do të vazhdoj gjithmonë, pas Titos, prapë Tito. Sidoqoftë këto kalkulime ishin gabim. Qeveri të reja, regjime të reja, mirë e thashë, qeveri të reja. Sidoqoftë në këto kushte, njeriu duhet të adaptohet, duhet të duroj, të jetë i durueshëm. Si thojnë, ne Kosovarët, jemi mësuar të jemi të durueshëm, por edhe durimi ka fund.

Prapë kemi menduar që ky sistem do të jetë ma i mirë, janë bërë 18 vjet, ende nuk mund të rrijmë pa lëvizur, gjithmonë diçka e re, gjëra të reja. Çfarë drejtimi do të merr? Zoti të na ndihmoj. Ne besojmë në Zot, ndoshta mund ta kalojmë këtë mjerim, të rregullojmë këto gabime dhe populli të mund të marrë frymë lirshëm prapë, të jetojmë ditë më të mira. Unë, për vete e kam dërguar familjen time. Jam plakur tani. Kjo është e panjohur, varët nga Zoti. Çfarëdo që ndodhë duhet ta pranojmë. Ju falenderoj edhe juve, që keni menduar të i ruani këto kujtime, sepse unë besoj që në atë libër kam lënë disa gjëra të mira, me qëllim për këta qytetarë të ri, të rinjët. Ata nuk e dijnë si jeta ishte në të kalurën. Çfarë ka ndodhur në të kaluarën. Shumë ka ndodhur. Jam munduar t’i përmend disa gjëra nga e kaluara, ti kujtoj dhe t’i vizuelizoj disi, që të jenë me gjeneratat e reja. Kaq ishte.


1 Politikin Zabavnik ëshë një revistë në Serbi, e botuar nga gazetat dhe revistat Politika. Botimi i parë ka dalur më 28 shkurt, 1939.

2 Në gjuhën turke: Harambaş, do të thotë njeri që vazhdimsht krijton probleme, plaçkitë, vjedhë, grindet etj.

Download PDF