Rexhep Hasani

Prizren | Date: 5 maj, 2018 | Duration: 84 minuta

Në Prizren vendosa me nejtë se m’pëlqei ma s’shumti, fëmija u adaptun ma së shumti në Prizren këtu. Se prej ‘66-tës që kom ardhë këtu, tanë këtu nxunë shoqni, shokë e shoqe, u adaptun. Po edhe unë u adaptova. […]. Në Gilan, unë thashë, në Gilan kom kalu shumë mirë edhe këtu pata shokët e mi, me shku në Prishtinë tash, tan’ Kosova është aty, aty është Podujeva, Drenasi, Peja e Gjakova, tanë jonë, krejt Kosova është aty në Prishtinë, po këtu më pëlqei ma s’shumëti, nxuna shoqni ma të afërt edhe atëherë, edhe tash i kom […]

Me thanë të drejtën, jeta në Prizren nuk ka ndryshu shumë, me përjashtim si jeta tash është pak ma e gjallë, jeta e natës po menoj o’ ma e gjallë, se s’ka far ndryshimi. […] Na e kem pasë, Prizreni u kanë vetëm nji korzë, lokale s’ka pasë sikur tash, u kanë korza në shadërvan, po tanaj dul në këtë pjesën kah Marashi […] e prej urës së gurit, urës së hekrit […] atje u kanë korza, prej urës së gurit deri aty. U formu dikur, se nuk u kanë, u kanë në shadërvan. Po shumë mirë u kanë, jeta u kanë e gjallë […] S’ka pasë natë që nuk delshim, veç nëse jena kanë në detyrë a diçka […] nëpër kafe jo shumë, po pak korzë, ecshim.


Aurela Kadriu (Intervistuesja), Elmedina Arapi, Gencer Tatar (Kamera), Alisa Hasani (Mbesa e zotëri Rexhepit)

Rexhep Hasani u lind në vitin 1928 në Restovicë të Deçanit. Përfundoi studimet për juridik në Universitetin e Beogradit, dhe përgjatë studimeve punoi në shërbim policor në sisteme të ndryshme të kohës. Për shkak të natyrës së punës, ai jetoi në shumë qytete të Kosovës. Pas studimeve, Hasani u zhvendos në Prizren me punë, ku për një kohë ishte Komandant i Policisë. Në vitin 1981, ai hapi zyrë private të avokaturës. Në moshën nëntëdhjetë vjeçare, Hasani ishte dekoruar si avokati më i moshuar i Kosovës që ushtronte aktivisht profesionin. Hasani vdiq më 1 tetor, 2022.

Rexhep Hasani

Pjesa e Parë

Aurela Kadriu: Atëherë, a mundeni veç me e prezantu veten edhe mandej me na kallxu diçka për kujtimet e hershme të fëminisë, vendin ku keni lindë, familjen e juj e kështu me radhë?

Rexhep Hasani: Une jom lind në ni fshat afër komunës të Deçanit. Është ni fshat shumë i bukur, quhet Rasavicë. Kufizohet me Junik, Prokulluk, Deçan, Prelep edhe pjesët e Vokshit. Kom lindë me 28. 9. 1928. Jom, kam qenë për hasret. Baba, nana m’kanë pasë mu edhe ni motër ma të vogël. Ashtu që ma tepër kam qenë i privilegjum në krejt familjen. I kam pasë edhe tre mixhë ose axhallarë, njoni ka qenë i martum, dy s’jonë martu kurrë. Njoni prej tyre u konë hoxhë, toni o shnëdrrue në, purisi në Alidem të Puzharit, përcjellësi i tina u konë. Shkollën fillore e kom kry n’fshat në Rasavicë dhe në fshatin Irzniq, shkollën e mesme e kom kry në Pejë, Shkollën e Lartë e kom kry në Beograd edhe ku e kom kry edhe fakulltetin. Po, po e nisi prej ‘45-tën, ‘46-tën, ‘47-tën.

Alisa Hasani: Ti the që e ki veç ni motër të vogël, po e ke pasë edhe ni vlla të adaptum, a e ka adaptu familja?

Rexhep Hasani: Mirë, dashta ma vonë me tregu ato.

Alisa Hasani: OK.

Rexhep Hasani: E kom ni person si, është sikur vlla me pasë, bile edhe ma tepër se vllai i gjakut. Nona e tij ka qenë bijë e jona, çika e mixhës babës në lindje ka dek edhe nana jeme e ka marr m’i rrit.

Alisa Hasani: E ka adaptu.

Rexhep Hasani: S’i kem adaptu zyrtarisht, po si në katun i kemi majt. Ai asht’ rritë këtu te na, osht’ martu, ka kry shkollën fillore, të mesmen në Gilan, fakultetin në Prishtinë edhe ka qenë profesor në ekonomik në Prishtinë. ‘45-tën mas shlirimit, ‘45-tën e ‘46-tën m’kanë pranu, atëherë u konë Organizata e Rinisë, SKOJ1 i kanë thonë, e Rinisë, ajo u konë si pregatitje për anëtartë, kandidatë për anëtartë të partisë, toni anëtar i partisë. ‘47-ën jonë ardhë ni akcion vullnetarë në mbjelljen rrushave, në fshatin Landovicë afër Prizrenit. Këta dy e dinë ku o Landovica edhe aty u konë kusht për me shku ni manifestim për ditëlindjen e Titës, m’u konë anëtari i partisë edhe komandanti i Brigadës. Ali Salipi Korenica po m’thotë mu, “Ti m’u pranu në parti se me shku në manifestim në Prishtinë për përcjelljen e shtafetës të kryetarit të Jugosllavisë, Titës”.

Aurela Kadriu: Në cilin vit?

Rexhep Hasani: ‘47-ën. ‘48-ën më ka ardhë thirrja për me shku në shërbimin ushtarak. Nona e baba nuk kishin qef me shku në shërbimin ushtarak. E u konë ni akcion për me shku në polici ose atëherë milici me shku gjashtë vjet m’i kry ushtrinë, në kuadër të milicisë me t’u llogaritë edhe shërbimi ushtarak. Ashtu si me 13. 7. [1948] jam pranu në milici në Prishtinë, na ka pranu atëherë. Kosova u konë nën Sërbi, totalisht nën Sërbi. Komisioni mjeksor i Republikës të Serbisë na ka pranu ni grup, nja 35 në milici. Fillimi i shërbimit ka qenë në Gjurakovc, ‘48-ën Gjurakovc.

Aurela Kadriu: Në Istog a?

Rexhep Hasani: Në vitin 1948 jem pranu në polici, në Prishtinë. Na kanë transferu, m’kanë caktu në Gjurakovc. ‘49-tën u formu Klubi i Boksit në Prishtinë edhe mu po m’thonë, “A don me shku ti m’u bo bokser?” (qesh) Une thashë, “Po more, shkoj, veç m’u hek”. Gjurakovci u konë ni kasaba atëhere, fshat i pazhvillum, as s’ka pasë rrugë për Pejë, rruga e vjetër. Edhe une shkoj, ushtrimet e para, ja nisi, gjak m’dha për hund e une thashë tjetër herë, “Nuk shkoj në boks”. Më thanë, “Ku po don me shku?” Thashë, “Une po shkoj me shërby në Gjakovë”. Thanë, “A po don në Rasovicë me shku?” Tani më çunë në Pejë. Prej Peje, ka qenë ni rast shumë i trishtum, n’shërbim po mendoj.

Komandanti i policisë ‘45-tën, ‘44-tën i bjen dy persona shqiptarë në mramje, i vendosë në lokalin për mbajtje, stacionin e policisë në Pejë. Natje, kur po vimë në zyre, punojsha për Mileta Trifunoviq, malazez ka qenë. I pamë ata dy shqiptarë, shqiptarë ishin të lidhun për durë me tela, me durë përmas, e telat të lidhun në tavan. Edhe ai Mileta po thotë, “A p’e sheh shka u bo. A i lajmrojmë?” Thashë, “Qysh don”. Ai ish ma i vjetër se une. Thashë, “Si t’dush ti une mas teje jom”, tha, “P’i lojmë niherë”. Mas ni muje erdh komandanti i policisë i Serbisë, nifarë Millan Shijan, prej Like ka qenë, atëherë hero i popullit dhe komandanti i policisë të Kosovës, serb, malaze u konë, Glisha Sharanoviq. Na mbajti ni mbledhje, para mbledhjes Mileta po m’thotë, “A më përkrah se unë du se unë du me paraqit Savën?” Thashë, “Të përkrahi une”.

U mbajt mbledhja, Millan Shijani p’e pyt, “A ka kush me thon diçka?” Ai Mileta tha, “Po, une kom”. Tha, komandanti i policisë Sava Vojoviqi, i madh atëherë ngjarje shumë interesante tha, “I ka pru dy shqiptarë para ni muj dite i ka lidhë me tel me durë përmas edhe n’tavan. Në komë kanë qëndru prej mramjes deri në sabah”. “A ke lajmru kon?” Tha, “Jo, kërrkond”. “A ki dëshmi?” Tha, “Po, kom kolegun me të cilin punojmë në zyre edhe i cili i ka pa”. “Kush osht’ ai?” Më prezantoi mu. Mu atëhere n’emër s’më kanë thirrë, po më thirrshin n’emër të babës, Dika. “Kush osht’ ai?” Unë u çova. Kur u çova une, tha, “A osht’ qashtu?” Thashë, “Qashtu osht’”. “Pse s’keni lajmru?” Thashë, “Nuk di as vet”.

Tha, “Ti tregoji atij Savës, prej sodit nuk je n’shërbim”. E largoi prej pune. Për mue e për atë Miletën që s’kem tregu, mu m’çunë në Zhur, ato e çunë në Leposaviq. Që s’e kemi paraqit rastin me kohë, tha, “Jo”, që s’mundemi me nejt. “Ku po don me shku?” “Ku p’i çon këta?” Tha, këto p’e çoj në Zhur, se atje ka shqiptarë, e këto Mileten, në Tusab, në Leposaviq”. Në Zhur ‘54-tën kur e marr alamet… kur, kur jom metë në Zhur atëherë në ‘54-tën… Nifarë Syla Sheshkatiqi u konë, punojke sekretar për punë të brendshme në Prishtinë. Ushtar, na erdh me vizitu. Tha, “Ti s’ki me nejt edhe ni muj ditë, ki me shku në Novi Sad në shkollë”. Më çunë n’shkollë, në Mitrovicë të Sremit, osht’ afër Novi Sadi. Aty kom nejt nontë muj e gjysë, pi atyhit jom shku në Gilan.

Aurela Kadriu: E pse të çunë në shkollë? Çfarë shkolle ish ajo?

Rexhep Hasani: U konë shkolla për komandantat të policisë.

Aurela Kadriu: Për m’u bo komandant?

Rexhep Hasani: Toni pi shkolle më çunë në Gilan, zavendës komandant i policisë. Në Gilan kom punu deri ‘57-ën. U konë niherë ni kryetari i komunës Enver Rexhepi, ka vdek, i ngrati. Tha, “Ti ki me shku në shkollë”, thashë, “Po une nuk t’lo me shku në shkollë, duhet me pyt. Duhet shërbimin me pyt”. Tha, “Ti ki me shku në Shkollë të Lartë. Për rrogë e për stipendije [serbisht – bursë] e për punë, na të kqyrim, Kuvendi i Komunës së Gilanit”. Shkova në shkollë pa leje të shërbimit.

Aurela Kadriu: Kujna u duhke m’i kërku leje për me shku?

Rexhep Hasani: U duhke me dhonë Shërbimi i Punëve të Brendshme, u duke me dhonë leje m’u shkollu. Se nuk lejshin gjithkond me shku në shkollë. U konë e kufizume. Për shembull, ki simpati ose nuk osht’ me ty, udhëheqësia nuk lshojke kollaj, jo kur don. E kreva shkollën prej atyhit.

Aurela Kadriu: Shkollën e Nalt a?

Rexhep Hasani: Shkollën e Nalt.

Aurela Kadriu: Ku?

Rexhep Hasani: Në Beograd.

Aurela Kadriu: A ka qenë e përcaktume drejtimi, a ka qenë kështu e përgjithshme?

Rexhep Hasani: Jo, Shkollë e Lartë – Drejtimi Juridik, Drejtimi Juridik. E kreva shkollën në ‘60-tën edhe prapë u ktheva në Gilan. Prej Gilanit në ‘61-shën erdha në Prishtinë deri ‘66-tën kur u bo Plenumi i Gjashtë2, kur ra Rankoviqi, atëherë kom ardhë këtu, kom ardhë në polici në Prizren, prej atëherit jom mbetë këtu deri ‘76. Prapë jam kthy në Prishtinë deri në fund ‘80-ës. Sa jom konë në Prishtinë kom dhonë msim në Vushtrri në shkollë të mesme për punë të brendshme, pi vitit ‘76 deri në vitin ‘80. Në fund të ‘80-tës kom dalë në penzion. Une s’kom dalë, po m’kanë qitë në penzion. Mbasi e kom pasë provimin e judikaturës me 13 maj, mars, e kom çelë avokaturën këtu në Prizren.

Aurela Kadriu: Qat’ vit a?

Rexhep Hasani: Në ‘81-shën. Se në fund ‘80-ës dola në penzion. Më qitën se s’dola vet, po m’qiten, thanë, “Duhet me shku”. Ishin do trazira të tmerrshme. Erdha e çela avokaturën, u bonë demonstratat e 13 majit, 15 maj, 25 maj [1981], edhe erdhën prej Prishtine me m’kthy në punë. Jam kthy në milici prapë. Une s’kisha qef me shku, po m’thotë nifarë Vokshi, Tahir Vokshi, punojke në Sekretariat për Punë të Brendshme në Prishtinë, në Sektorin e Mbrojtjes. Thotë, “Mos me ardhë të qesin në gjyq ushtarak në Nish, se osht’ situata…” demonstrata e ‘81-shës u bonë. U konë Bajram Arraj, Nënsekretar i Punëve të Brendshme në Prishtinë. Shkoj te Bajram Arraj i thom, “Bajram, une s’po kom qef m’u kthy. E kom punën teme, e kom familjen në Gilan, tonë i kom në Gilan”, banesën e kisha marrë në Prishtinë. Tha, “Bone ni kërkesë edhe bashkangjitju. A ki kon të smutë?” “S’jom smutë edhe boj kishe jom konë smutë”. E marrë ni çertifikatë prej doktor Emer Koqinës si nonën e kom smutë e duhet m’u konë une tana herët prezent. Edhe ja bashkangjes kërkesës me m’lirue prej shërbimit policor se e kom nonën këtu m’duhet mu konë këtu, s’muj me udhtu përditë edhe më lirunë. Më lirunë me telashe, “Jo s’e don sistemin, jo kështu”.

Aurela Kadriu: Çka të thojshin? Çka të thojshin? Pse të lirunë?

Rexhep Hasani: Po duhet me ardhë, se duhet me ardhë me komandue, une s’kisha qef trazirat. U duke ose m’i ra dikujt ose me vra dikond, ose ashtu u konë. Ju jeni fëmi, nuk e dini çka u konë në ‘81-shën.

Aurela Kadriu: Shiptartë u dufke m’i asi apo?

Rexhep Hasani: Po de, shiptartë, demostrusit. Edhe nuk shkova në tjetër polici. Vazhdova punën e avokaturës. Avokatura osht’ ni shërbim publik, i cili osht’ i mërzitshëm, por osht’ shumë human. Unë kom përjetu shumë raste të dhimbshme prej ‘81-shës deri ‘90-ën deri ‘99-tën. Sidomos ‘85-tën, kur ni grup studentash prej Gilanit kanë shku me dalë në Shqipëri nëpërmes Ponoshecit, Babaj të Bokës edhe tre-katër mësusa prej Babaj të Bokës. Ata në Gilan atje janë konë studenta, i ka qitë përtej kufirit, natën i kanë qitë. Ata janë dalë në Shqipëri. Shqipëria i ka kthye ata, e Shërbimi i Sigurimit të Shtetit ju ka tregu kush i ka përcjellë. Me marrë aty, e kom ni libër aty për Nizen Sadiki, Ali Ukaj, edhe ka të tjerë, katër mësusa prej Babaj të Bokës që i kanë qitë.

Ata i kanë maltretu aq shumë, Zenelin, Alinë, Sadrinë, Hasan Salia, s’ki pasë! Trupi u konë sikur ai, qajo veshja jote e zezë ose si pantollat e mi të zi. Kom kërku, gjykatësi kur e ka marrë në pytje m’i ja hekë setrën, m’i ja kqyrë, m’i përshkru plagët, dy police jonë konë aty, thanë, “Nuk bon”. I ka marrë apet njonin prej tyre edhe e çunë prapë në stacion të policisë. Maltretimet kanë qenë të hatashme, jo veç prej serbëve po edhe prej neve, prej neve shqiptarëve. Nejse, ata u dënun gjashtë vjet, u dënun në Pejë, me ankesa në katund, i vujtën ka dy vjet e gjysë edhe i lëshun.

Zeneli u kon edhe ‘95-tën në burg, me Mentor Kashin, Sokol Dobrunën edhe ni grup 19 janë konë, kanë formu Frontin Çlirimitar në Gjakovë. Bilem e di se Zenelin s’e lejshin me komuniku me neve pa prezencën e punëtorëve të Shërbimit të Sigurimit. Qashtu si, muj m’i ju thonë, si shiptartë prej ‘81-shën deri ‘99-ën kanë përjetu, sidomos prej ‘90-tën e në ketë anë, këta që jonë konë nëpër burgje, kanë përjetu masakra të mdhaja. Tash prapë e ushtroj këtë detyrë, tash osht’ ma lehtë, ma kollaj, s’kemi aq krime. Ka krime, krime ka, por nuk… maltretimet nuk janë të asaj natyre, bile më tash as s’ka.

Aurela Kadriu: Po, po. A kthehemi edhe pak në katund? Po m’intereson qysh keni rrnu në katund, qysh u konë?

Rexhep Hasani: Në katund e kom pasë mirë, shumë mirë. Babën e kom pasë mjeshtër, ka punu. Une, motra, nona edhe Selmani kemi jetu ni jetë shumë të mirë.

Alisa Hasani: Kush osht’ Selmani?

Rexhep Hasani: Selmani, Selmanin une e konsideroj si vëlla, megjithëse nuk e kom vëlla prej nonës edhe babës. Ai o rritë, nona jeme e ka rritë, mas motrës ja ka nda gjinin. Mas tetë vjete e ka shti në gji, po folim tash kështu, deri ka shti në gji edhe i ka ardhë [qumshti] nonës teme. Selmani o rritë, prej lindjes o rritë, o martu, i ka tre fëmi, dy vajza e ni djal. O dalë në penzi, ai prej meje shuplakë kurrë s’ka pasë. Motra jeme e rrehke, e kom pa, e rrehke (qeshë). Motra e rrehke, une jo. Ashtu si jetë të mirë kemi pasë, deri… bilem, une kur shkova në Pejë, nona, baba Selman e tonë i pata marrë në Pejë prej katundit.

Aurela Kadriu: Çka punojke baba? Çfarë mjeshtri?

Rexhep Hasani: Mjeshtër, zdrukthtar. Ai ma shumë ka punu nëpër katunde, sobat [dhomat] e katundeve. Ka punu në Mulliq, Ponashec, në Batushë.

Alisa Hasani: Odat, a i ka ndreq?

Rexhep Hasani: Po, odat e burrave. Në Lipovec të Rugovës të Hasit, gjithkund ka punu ai. Në Prelep, në Dranovc, gjithkund. U konë mjeshtër shumë i mirë, bile ni vitrinë e kom kujtim prej tina. Punojke në fshatin Skivijan, une isha këtu. Ja ka punu ni oficerit të ushtrisë qatë vitrinë në Skivijan aty. Edhe ai oficeri i ushtrisë kur shkon me gru m’i marrë, ajo gruja tina thotë, “O ovo je selaćko” [Serbisht] kjo e katunarve. Ai thotë, “S’e marrim!” Ai oficieri thotë, “Dikë, çka u bo?” S’dike shqip ai, baba i nxirrë paret me ja dhonë, thotë, “Ja, kaparen”. Kaparen ka pasë me ja kthy, s’ja ka marrë. Shkova une në Skijivan, tha, “S’e murr ai oficiri”. E murra une e pruna në shpi, e tash e kom në zyre si kujtim të babës.

Familja jeme, po mendoj jetën e kemi pasë normale, pa telashe deri vdekjen e babës ‘79-tën. Kur m’ka dek baba kom mendu se toka u pashitë, s’ka mo jetë se vdekja e parë në familje. Por tani erdhën do vdekje tjera ma të randa, po njeri po duke me jetu, me punu, e me jetu. Po edhe pse kom pasë vdekje të randa, ma s’pari djali Bashkimi, tani djali, Drita, djali Gëzimi, vajza Drita, motra në Gilan u konë martu, gruja. Por, falë fëmijëve të fëmijëve dhe resë që e kom këtu, une jom shumë i gëzushëm dhe normal e çoj jetën. Po duhke njeri me i përjetu tanat të vështirat, po këta që i kom këtu i kom për zemër edhe ata që i kom jashtë. Se dy vajza i kom Norvegji edhe ata se janë atje, po këta ma afër trupit edhe zemrës. Bilem, i kom dy, Makfirën edhe Fatmirën, pse i du une këto ma tepër se vet Fatmirën, ajo osht’ xheloze, “Pse po i don çikat e Gëzimit ma tepër?” (qeshë).

Aurela Kadriu: Në shkollë, qysh o konë shkolla kur jeni konë në shkollë fillore, a na kallxon se na hiç nuk e dina atë pjesë. Qysh o konë shkolla atëhere?

Rexhep Hasani: Atëherë, shkolla fillore katër klasë. Jo, tri klasë i kom pasë serbisht, në gjuhën sërbe, në katund temin e mas ‘41-shit kur u prish ish-Jugosllavia, jo kjo.

Aurela Kadriu: E para?

Rexhep Hasani: E para, ajo ‘41-shën, tani e kom kry shkollën fillore në Irzniq, shqip, s’e di a po kuptoni?

Aurela Kadriu: Po, po, po të kuptoj.

Rexhep Hasani: Domethënë, tri klasë i kom në serbisht në katund. Klasën e katërt e kom kry në Irzniq, shqip. E gjimnazin e kom kry në Pejë, në Pejë po aty edhe shqip edhe serbisht ka pasë, edhe serbisht edhe shqip.

Aurela Kadriu: E gjimnazi u konë i përgjithshëm atëherë, a qysh u konë?

Rexhep Hasani: I përgjithshëm, jo s’u konë i ndamë. Në Pejë u konë i përgjithshëm, po klastë e ndame.

Aurela Kadriu: A e kujton Luftën e Dytë Botnore?

Rexhep Hasani: Po, ato pak, krejt pak më kujtohet pak. Por, jo, jo, shumë.

Aurela Kadriu: Çka mban n’mend prej asaj kohe?

Rexhep Hasani: Po, mbaj n’mend kur janë djeg shpijat e malazezëve, se në katund tonin malazeztë, u konë kolonizimi kur u bo ‘38 – ‘39, kur u konë kolonizimi i serbëve në katund temin. E ‘41-shën kur u prish kur hinë italiantë, tani masandej gjermantë, i ka kallë tana shtëpijat e malazezëve edhe i kanë përzonë. Jo sikur tash, po atëherë i kanë përzonë krejt. ‘45-tën kur erdhën u duftë me ja u bo shpijat sikur qëtash që po ja u bojnë.

Aurela Kadriu: Po.

Rexhep Hasani: Prapë.

Aurela Kadriu: E shqiptartë s’i ngucën ata a? Gjermantë e?

Rexhep Hasani: Jo, jo. Ma s’pari kanë ardhë italiantë, tani italiantë u përzunë, gjermantë erdhën toni, gjermantë u bonë… Ajo pjesë e Dukagjinit u bo krejt me Shqipëri edhe shqiptartë, mësusat shqiptarë prej Shqipërie jonë konë në Deçan, në Irzniq, krejt në Kosovë mësusa shqiptarë.

Aurela Kadriu: A e man n’mend kur u ndrru, që ja nisi prej serbishtës me u mësu shqip tash? Mësusin a e man n’mend?

Rexhep Hasani: Jo, nuk e maj n’mend.

Aurela Kadriu: E shkolla e mesme, a keni naj kujtim si nxanës i shkollës të mesme?

Rexhep Hasani: Kom kujtim. Në klasën e fundit e kom kry serbisht në Pejë. Qashtu ra, u konë ni drejtor malazez edhe ai m’ka marrë, shumë m’dojke ai mu, une… shumë m’ka pasë për qef. Malazez u konë, po u konë… duhet me thonë i mirë, masi u konë i mirë, i mirë u konë edhe m’ka marrë, ma ka dhanë gati për hatër klasën e fundit. U konë ai drejtor i shkollës, motra e tij u konë profesoreshë, vëllai i tij u konë profesor. Krejt familja u konë me shkollë, me shkollë të mesme. Gjimnazi u konë afër atij spitalit u konë, gjimnazi i Pejës, se shkollën e mesme në Pejë e kom kry.

Aurela Kadriu: Po, po. E qysh u konë Peja n’qat kohë? Se po mendoj, ju interesant ju paskët lëvizë në qytete të Kosovës? A mundeni me na kallxu qysh u konë?

Rexhep Hasani: Ma s’pari u konë Peja, prej Peje, Gilani, se prej Peje më çunë në Zhur a të tregova?

Aurela Kadriu: Po, po.

Rexhep Hasani: Prej Peje më çunë në Zhur. Une Zhurin s’po e zo Prizren. Atëherë rruga u konë me kuaj.

Alisa Hasani: A ke ecë prej Prizrenit deri në Zhur që na tregojshe?

Rexhep Hasani: Une ju kom tregu juve, u konë ni sërb, me to u shoqnojsha ma s’shumti. Vishim në mramje prej Zhuri në kambë, prej Zhurit në Prizren edhe u kthejshim në kambë.

Aurela Kadriu: Sa gjatë, sa orë u duhke me shku?

Rexhep Hasani: Paj nja 13 kilometra i ka, 15. Po. Po na u duke kurgjo ajo, se na për shembull e kem pasë 24 orë, tetë orë punë, në kambë u duke me shku në Lezë, në Leskovec, në Lubiqevë, në Dobruzhë, në Vërmicë. Patrolla nëpër teren, po në kambë. S’ka pasë atëherë sikur tash, çdo punëtorë i policisë e ka ni kerr. Atëherë në Zhur s’ke pasë kerr. Kur kom ardhë unë në Prizren si komandant policie, i kemi pasë krejtësisht tri kerre, krejt policia e Prizrenit tri kerre i kemi pasë. Tash i kanë 200-300 kerre. Atëherë osht’ kursy ma shumë se tash. Muj me thonë se osht’ kursye, megjithëse edhe fukarallëki u konë ma i madh po osht’ kursy.


1 Akronim për Savez komunističke omladine Jugoslavije. Në shqip, Lidhja e Rinisë Komuniste Jugosllave.

2 Folësi e ngatërron me katër. E plotëson këtë informacion më vonë në intervistë.

Pjesa e Dytë

Rexhep Hasani: Tash secili punëtor i policisë, gati secili e ka ka ni kerr, ajo osht’ shumë mirë me kontrollu krejt terrenin.

Aurela Kadriu: A e mani, a ju kanë rrok juve këto reformat e Jugosllavisë, e ju kanë marrë tokat e ju kanë marrë tepricat e, a i mani n’mend këto?

Rexhep Hasani: Unë… nuk mbaj n’mend. E mbaj n’mend kur jonë hi partizantë, si i kanë bastisë shpijat. Bilem, në katund temin edhe n’mahallë teme janë ardhë do serbë të shërbimit me tfurk, a e din çka osht’ tfurki i hekrit?

Aurela Kadriu: Po, po, po.

Rexhep Hasani: Mullarin e sonës e kanë prish me gjetë, me gjetë ushqim, drithë ose grunë ose diçka mos kanë mshef, se u konë atëherë… s’ka pasë ‘45, ‘46-tën, s’ka pasë. Mos po e gjojnë grunin apo kallamoqin, mos po gjojnë ata mullarë e sonëve, a e din mullartë?

Aurela Kadriu: Po, po, po, qysh jo.

Rexhep Hasani: E domethanë mullartë e sonëve, në oborr. U konë ni oborr i madh, për lopë e për kuaj e për dhenë, ato e mbaj në mend, e tokat kur janë marrë, jo. Tokat janë ma përpara.

Aurela Kadriu: Akcionin e armëve, armtë kur janë marrë, a e din?

Rexhep Hasani: Une armtë kur janë marrë, nuk e di. Une s’jom konë këtu, jom konë në Novi Sad. Por, une e di se qaj Sylar Çerkadiqi u konë prej Novi Pazarit, osht’ ardhë me na vizitu neve se punojke në Prishtinë ai, e po m’thotë mu, “Ki pasë fat të madh se je këtu…” ato nuk e mbaj, unë e mbaj n’mend kur mu ma kanë çu ni telegram prej Novi Sadit me ardhë te shpija se babën e kom smutë. Kur jom ardhë babën e kom gjet t’u punu. Thashë, “Babë?” “Çka?” Tha, “Bajramin p’e thirrin përditë”, Bajrami u konë mixha i babës, “përditë p’e thirrin në Req, m’u lajmëru në Stacion Policor. Prej tetëve deri në tetë në mramje me nejt në borë, në shi, e çka ka pasë, po ia lypin ni allti. A ka baca Lamë allti?” Baca Lamë i thojshim, Bajrami. “Jo, s’ka allti Bajrami, s’ka allti”.

Bajrami e ka pasë ni gru, s’ka pasë fëmi. “Fëmi s’ka. S’ka allti Bajrami”. Milaim Gazetaviqi i cili m’ka pranu mu në milici atëhere në Req, u konë komandant policie në Req edhe po shkoj te Milaimi. “A për Bajramin” tha, “ke ardh a?” Thashë, “Po, për Bajramin m’ka pru baba se s’jom ardhë vet”. Tha, “Thuji Bajramit tjetër mos t’vjen, po tregoji se alltinë e ka”. “S’e ka more”. “Tregoji ti se ai alltinë e ka, por këtu mos të vjen tjetër, ne të rrin”. Edhe erdha unë te shpija, p’i thom, “Tjetër herë s’ka me shku Bajrami, baca Lamë n’polici”. U gëzunë ata, u gëzu gruja e tina, Bajrami, baca Lamë u gëzue. Une shkova në Novi Sad atje. Vdiq Bajrami, dul alltia.

Aurela Kadriu: Po a? E ku e kish pasë?

Rexhep Hasani: Po, vdiq ai.

Aurela Kadriu: Ku e kish pasë alltinë?

Rexhep Hasani: Baba jem u tranu, tha, “Une ty t’kom pru prej atjehit me shku me intervenu te Milaimi se Bajrami s’ka allti”. E gruja e tij e tregoi alltinë, se gruja dul, i dorëzoi tana sendet. Gru e ndershme u konë, mes tyne edhe alltinë e Bajramit.

Aurela Kadriu: A mujte me ditë pse s’e kish dorëzu alltinë ai?

Rexhep Hasani: Paj ka pasë qef sikur shqiptartë në armë. Tonë kemi qejf (qeshë).

Aurela Kadriu: Të veta edhe ma herët, m’u dok shumë interesant që keni jetu në qytete të ndryshme në Kosovë.

Rexhep Hasani: Po, në Pejë, në Gilan, në Prishtinë edhe Prizren.

Aurela Kadriu: A jeni konë i martum, kur qishtu lëvizshit?

Rexhep Hasani: Po.

Aurela Kadriu: Po, tani fëmija me shkollë, çka bojshin?

Rexhep Hasani: E fëmija jonë tonë prej Gilanit. Tonë kanë lindë në Gilan, përveç Dritës, ajo ka lindë në Pejë, po kur jom shku prej ‘54-tën ka lindë ajo. Ajo osht’ ardhë me mu tani në Gilan në Prishtinë. Ajo ka fillu në Gilan edhe në Prishtinë e ka kry. Fakultetin e Historisë e ka pasë. Në Gilan… këtu në Prizren këta, Makfirja, Fatmirja, Gëzimi, Bashkimi këtu. Tonë kanë fillu në Prishtinë po kanë mbaru këtu. Në Gilan veç Drita u konë n’klasën e dytë, toni në Prishtinë e ka vazhdu, se tonë këtu e kanë. Këtu me asnjo s’kom pasë problem me shkollë, po me Bashkimin, djali i vogël, me to po. Ai e kreu shkollën fillore, e regjistrova në shkollë teknike. Vitin e parë, vitin e dytë, tha, “Unë nuk shkoj mo”. “Pse?” Tha, “Po çka u murr vesh, tonë m’u konë me shkollë? Unë du zanat”. E murr zanatin autolimar Bile, poshtë garazhdën e ka pasë, ai s’ka pasë qef. Zanatin e murr, zanati i ka shku shumë mirë, po çka me bo. S’pati jetë.

Alisa Hasani: Të veti, gjyshi, Aurela pak për qëto dallimet që ke shku, qysh ka dallu Peja prej Prizrenit prej Prishtinës?

Rexhep Hasani: Për mu, për mu s’ka dallime. Unë në Prishtinë s’kom punu përjashtë, po krejt mrena, nuk e di. Edhe krejt pak kom jetu une në Prishtinë. Po mendoj jetë të Prishtinës, kom udhëtu. Nja tri vjet kom jetu në Prishtinë, po atëherë u konë pak ma ndryshe. ‘62 – ‘66, po katër vjet, katër vjet kom jetu në Prishtinë. Pak ma ndryshe u konë. Prishtina mo tash krejtësisht osht’ tjetër. Aty ku o hotel Buzhur, Bozhur a qysh po i thojnë tash?

Aurela Kadriu: E ka pasë përpara Bozhuri.

Rexhep Hasani: Bozhuri përpara u konë, u konë ni rrugë, si asht’ gjynah ajo rrugë, si o prish. Tana zanatet n’atë rrugë jonë konë. Ku osht’ tash qeveria, ku osht’ kuvendi, posta ku osht’. Ajo rrugë u konë {i çon duart lart}. U konë ni kafe e Lubotenëve aty n’qosh, qaty rrishin ma së shumti. Ni kafe e vogël u konë, do prej Prizrenit jonë konë. Luboten, nifarë Syla u konë. Tana ai e ka pasë këtu fakultetin, e qitën prej atjehit, e boni te fakulteti teknik. E Gilani, në Gilan, e në Prizren i kom, jetën ma t’mirë e kom çu n’qëta dy vende. Atje jom konë ma i ri, po këtu, këtu ma mirë se kërku ma mirë asht’ këtu. Këtu une kur jam ardhë, i kemi pasë 111 milicë, policë, 67, 66, 61 e 15. Zhur, Zym, Sreskë, edhe Prizren. Tash i ki këtu 400 a 500 policë. Nejse zhvillimi e ka marrë edhe të veten. Edhe punësimi e don të vetën, po shumë.

Aurela Kadriu: Qysh e mban n’mend këtë kohën e Rankoviqit? Unë e di që Rankoviqi ka bo goxha zullum.

Rexhep Hasani: Po une e mbaj në mend, e mbaj në mend se deri ‘66-tën, deri ‘66-tën, kur u mbajt Plenumi i Katërt në Brione edhe Rankoviqi ka ra. Deri atëherë shqiptartë në shërbime vetëm në polici ka pasë shqiptarë, po ke mujt me i numru në gishta. Për shembull, nëse janë 20 punëtorë të Shërbimit Sigurimit Shtetnor, u konë njo ose dy shqiptarë. Tonë jonë konë serbë, malazezë. Jo sall në Prizren, po gjithkund nëpër Kosovë edhe në Pejë edhe në Mitrovicë edhe në Prishtinë edhe në Gilan. Une kur jom konë në Gilan, u konë Shefqet Karagjia pi Gjakove në Shërbimin e Sigurimit ose UDB-a atëherë i kanë thonë. Në Shërbim të Sigurimit, Shefqeti u konë edhe njo tjetër, edhe nifarë Rexhep Kasumi prej Zhegre. Shefqeti u konë prej Gjakove.

Domethanë, dy punëtore të Shërbimit jonë konë. Diskriminimi u konë për punësim në organet e Punëve të Brendshme u konë diskriminim total. Në polici jo shumë, po menoj në milici, se ata rrugëve, jo patrolla, jo ato. Ata serbtë e malazeztë mo s’kanë dashtë me shku, jo pse kanë pasë qef m’u konë shqiptarë, po s’kanë pasë serbo-malazezë me i plotësu vendet e punës. S’di a po m’kupton çka po du me thon.

Aurela Kadriu: Po, po. Po të kuptoj.

Rexhep Hasani: S’ka pasë serbo-malazezë me i plotësu vendet e punës, e masi s’ka pasë, jonë konë të detyrum me marrë shqiptarë. Kurgjo tjetër. Jo se kanë pasë qef me i marrë, po me i plotësu vendet e punës.

Aurela Kadriu: E kur shkut atje në Novi Sad? Qysh u konë në Novi Sad?

Rexhep Hasani: Une në Novi Sad, shkolla nuk u konë në Novi Sad, po në Kamenicë. Atje jemi konë une… tre shiptarë jemi konë krejt. Shkolla për komandirat të stanicave, stacioneve. Atje mirë u konë u konë jashtë, aty na punonjësat, atje në Novi Sad niherë muj, në qoftë se shkonim. Atëherë u konë edhe në qoftëse shkon, shkon në mënyrë kolektive, jo ti me shku vet, po në mënyrë kolektive. E kem pasë internatin aty, krejt u konë si fshat, Kamenicës së Sremit. Vend malor, vend i bukur, tana të mirat i kemi pasë aty. Atje nantë mujë e gjysë, nandë muj e gjysë kom nejt. Nihere jom ardhë, krejt jom ardhë në Pejë. Jom ikë, jo me leje, po jom ikë (qeshë).

Aurela Kadriu: E qysh, qysh, qysh je ikë?

Rexhep Hasani: Po, po, u duke me marrë leje, drejtori i shkollës u duke me marrë leje. E u konë nifarë Shainoviqi, komandant i togit u konë ai edhe po i thom, “M’ka marrë malli me i pa nonë e babë”. Atëherë s’jom konë i martum. Tha, “Ani çka?” Tha, “Të premten une po të lëshoj, shko qysh dijsh vet. Leje s’po të jepi, po shko ti”. U konë prej Dalmacie, u konë a di? Nifarë Shainoviqi, ai m’dha leje. Leje kështu tinëz edhe ai tinëz se s’ka pasë atëherë. U konë disciplina si ushtar, si ushtar. Bile baba i Alisës [prezente në intervistë] u konë në Doboj, osht’ ikë. Pi ushtrisë osht’ ardhë në shpi, si ushtar, Gëzimi. Veç atëherë s’u konë i martum.

Aurela Kadriu: Në fakultet, në fakultet, a jeni konë në fakultet, po?

Rexhep Hasani: Une fakultetin e kom kry me korrespondencë në Beograd. Mas Shkollës Lartë…

Aurela Kadriu: Në cilin vit?

Rexhep Hasani: E kom krye ‘72-tën. ‘72-tën e kom kry.

Aurela Kadriu: Qysh shkove?

Rexhep Hasani: Me korrespondencë. Po, atëherë e vazhdova se disa provime nja katër, pesë provime të Shkollës së Lartë na i pranunë edhe u regjistrova. Për çdo provim m’u duke me shku prej ktuhit ose prej Prishtinës. Sa isha në Prishtinë, pi Prishtine. Bilem nihere mësojsha në zyre, në Sekretariat, ju e dini ku osht’?

Aurela Kadriu: Kush?

Rexhep Hasani: Sekretariati i Punëve, Ministria.

Aurela Kadriu: Po, po.

Rexhep Hasani: Zyrës teme e kom pasë ballë, kah qyteti, jo kah stadioni. Edhe natën mësojsha. Xhevdvet Hamza, rahmet i pastë shpirti, e ka pasë shpinë aty ku osht’ tash ajo kafja, qysh, si i thonë more? Rrugës që shkon prej Ministrisë del ka ato, përpjetë e kalon sheshin pra edhe ni rrugë ma nalt.

Aurela Kadriu: “Pishat” nashta?

Rexhep Hasani: “Pishat” eh, përfundi “Pishave” e ka pasë shtëpinë ai, s’u konë n’banesë po shtëpi. E ka pa dritën nëpër zyre. Po vjen pi shpisë me kqyrë. U konë njeri shumë interesant Xhevdet Hamza. Ai u konë zjerm, zjerm u konë.

Aurela Kadriu: Djalin, djalin ja njoh.

Rexhep Hasani: Djalin e Xhevdet Hamzës a? Une s’ja njoh.

Aurela Kadriu: Ani, e?

Rexhep Hasani: Edhe po vjen, p’e hallakatë ku o drita. Unë t’u mësue, e kisha ni provim në Beograd, isha tuj mësue, “Sha je ka bon?” Nejse kur hini ai, unë thashë, “Çka dreqin [osht’ tu bo] natën”. Natën ka ora dhetë. U çova e përshëndeta. “Sha je ka bon ti?” Thashë, “Unë, kom edhe nja ni javë a dhjetë ditë e kom ni provim në Beograd”. “Çfarë provimi?” “Po jom tu e kry fakultetin”. “Fakultetin, ti fakultet?” Nesrit… u konë nifarë Rexhep Rexhepi, shef për kuadra, i ka thanë, “Rexhepin edhe nja dy serbë me ja u bo vendin në Lipovicë”. Me shku atje ni javë ditë me msu, llogarite sekretariati, ka thonë, “Mos me punu ni javë ditë, me mësu atje”. “Masi po mësojnë le të shkojnë”. U konë shumë interesant ai. Kurrë s’e harroj ato. Na çoi në Lipovicë. Atje, atje xhenet.

Aurela Kadriu: Me mësu veç a?

Rexhep Hasani: Me mësu, po, na ndalën me mësu. Studimet, unë s’kom pasë problem, jom konë mesatar, as i mirë [as i keq]. E Drejta Romake më ka shku sikur hallva. Bilem u konë nifarë Panta Marina, pi Shkupit vike në Beograd. O habit, aty kom marr notën, qat notë e kom marr ma t’mirën si student i mirë, provimi, Marrëdhaniet Ndërkombëtare private, dy vjet nuk kemi hi në provim. Provimin e parë m’ka rrëzu. U konë ni Millan Pak. U konë edhe në Beograd edhe në Nish jepke ai edhe në Prishtinë. Ma vonë në Prishtinë kur u formu. I thojshim, “Millan Pak, por po lyp shumë”. Ai më rrëzoi.

Dy vjet s’e kom dhonë, s’jom hi edhe mas dy vjete erdh ni koleg pi Beogradit me t’cilin edhe kem punu bashkë edhe punojke në Ministri të Punëve të Brendshme edhe tha, “Çka u bo, qysh i ki puntë? Thashë, “Te Millan Pak nuk hi mo. S’jom hi”, thashë, “që dy vjet”. Tha, “S’je hi?” Thashë, “Jo, s’jom hi”. Tha, “Hajde une të rregulloj me to”. Thashë, “Jo, s’muj, badihava”. “More, hajde”, tha, “hajde!” Tha, “Une po ta paraqes provimin. Une të lajmroj kur me ardhë, une jom aty. S’ka me të pyt, veç me ta qitë notën”. Hajt. Ata shokë mes veti. E te Millan Paki, shkova mas dy vjete. Tha, “Gde si ti? Ku je ti?” Thashë, “Po na ki frigu, se po të thonë ty Millan Pak, po lyp shumë”. Tha, “Jo more nije baš tako, nuk osht’ bash qashtu” tha, “ po ju jeni tutë badihava prej meje” (qeshë). E qashtu si tani e kreva.

Aurela Kadriu: A ju trajtojshin juve ma ndryshe atje se ishit shiptarë?

Rexhep Hasani: Jo, jo. Tash me rrejt, s’bon me rrejt. Jo, jo. Me të thanë të vërtetën une s’kom pasë. Bilem këtu disa profesorë kanë pasë edhe u konë nifarë Bakiqi, Millan Bakiq. Ai pak u konë i ngarkum. Po s’ka pasë dallim në provime. Bilem, ai ka pasë, u konë ma i ashpër ndaj serbëve. U konë nifarë Mikel Marku, ai e ka ditë gjuhën shumë mirë, sikur m’u konë sërb.

Aurela Kadriu: I Pejës a?

Rexhep Hasani: I Pejës. Prej Kline mos u konë, po në Pejë ka punu si kryetar i gjyqit. Ni serb po thotë, “S’po mundet m’u shpreh”, atij Bakiqit po i thotë, “E Drejta Familjare”. Thotë, “Gjuha diçka po m’pengon”. Tha, “Qysh s’po t’vjen marre, kako te nije sramota vidi onaj šiptar” [serbisht – si s’ke turp, shikoje atë shqiptarin] se atëherë shiptarë na thojshin, jo albanac. “Kqyre shiptari sa mirë p’e din”, tha, “ma mirë se ti”. Domethonë, nuk ka pasë… po une po thom kur u konë, kur e kemi kry na se tani erdh, mas ‘90-ës u prish krejt. Edhe ‘85-tën u prish, se deri ‘81-shën jo, jo. Po ‘81-shën dej, ‘81-shën dej, afër ‘90-tën, na jemi konë shtet bre, veç na s’po dojmë me pranu. Unë po ju thom, na jemi konë shtet,prej ‘66-tës, kur osht’ ra Rankoviqi o ndërru struktura. Për shembull, me marrë këtu, na dojshim, lypshim shiptarë m’i fotografu m’i marrë në shërbim. Me e ndërru strukturën se ishin 95 përqind serbë, toni erdh u bo 80 përqind shiptarë, 20 përqind serbë, malazezë edhe kombësi tjera.

Aurela Kadriu: E ju studentat në mes veti qysh kalojshit?

Rexhep Hasani: Po studentat, na u konë interesant se ka pasë, për shembull unë po thom për Shkollë të Lartë, se për fakultet nuk e di. Për Shkollë të Naltë, se aty jonë konë slloventë, kroatë, malazeztë, maqedontë. Slloventë, slloventë osht’ interesant si dilshin n’pushim, pauza si u bojke tonë sllovenë ni anë. Ata me kërkon s’u përzishin. E na ma tepër me kroatë, na shiptarë se ishim ma tepër. Me serbë e malazezë jo aq shumë, me kroatë e maqedonë po. Interesant, nuk e di, qashtu shkojke muhabeti, ma tepër me kroatë edhe me maqedontë.

Gencer Tartar: E boshnjakë?

Rexhep Hasani: Boshnjakë pak ka pasë, s’ka pasë, s’ka pasë, dy a tre n’kofshin konë. Ata ma tepër me neve. Boshnjakë myslimanë, ata me neve shqiptarëve, po.

Alisa Hasani: Po m’doket që kapak je tu e kallxu pak ma…

Rexhep Hasani: Ku?

Alisa Hasani: Je tu kallxu pak ma për toke sa që na ke kallxu. A jonë konë do, do të policisë nalt, këtu në Prizren që t’kanë maltretu kapak që je konë shqiptar? Ma ke përmend njonin që s’po m’kujtohet emri, po ma ke përmend për do raste. A s’po të kujtohet tash nashta, a s’po ki qef me përmend.

Rexhep Hasani: Ato të kalume. Paj ka pasë kësi.

Alisa Hasani: Për të kalumen po t’vet edhe kjo.

Rexhep Hasani: Paj edhe une për të kalumën, po disa sende…

Alisa Hasani: S’po ki qef m’i kujtu a?

Rexhep Hasani: Hë?

Alisa Hasani: S’po ki qef m’i kujtu a?

Rexhep Hasani: Jo, po s’po më kujtohet (qeshë).

Alisa Hasani: (qeshë).

Aurela Kadriu: (qeshë) A e mbanë mend këtë Kushtetutën e ‘74-tës? Ça, ça u bo, ça?

Rexhep Hasani: Une ju thashë, prej ‘66-tës si ka fillu reformimi i tana shërbimeve, i shoqnisë në tërësi, kur u shpall Kushtetuta e ‘74-tës, atëherë na jemi konë shtet. Për shembull, Sërbia nuk ka mujt m’i ndrru kushtetutën pa e dhanë na votën, na shiptartë e Kosovës. E na kena mujt me bo ndryshimet pa pëlqimin e tyne. Po du me thonë, na jemi konë shtet. E pse tash nuk dojmë me pranu, tjetër gja osht’. Por ‘66-tën dej ‘85-tën na jemi konë shtet.

Aurela Kadriu: E të ‘90-tat ju në fillim, a jeni konë t’u punu privat?

Rexhep Hasani: Po, ‘90-ën po. Prej ‘81-shën une privat punoj.

Aurela Kadriu: E juve s’ju paska rrok ajo me ju qitë prej punës, e me ju?

Rexhep Hasani: Ah, jo, jo. Jo, s’ka ra.

Alisa Hasani: Veç djemtë e tu, po. A e kanë qitë babin?

Rexhep Hasani: Po. Në televizionin…

Aurela Hasani: Çka u kon t’u punu?

Rexhep Hasani: Po.

Alisa Hasani: Çka u konë tu punu babi në atë kohë?

Rexhep Hasani: Në IN1 [INA], në IN ka punu.

Aurela Hasani: I qitën shqiptartë a?

Rexhep Hasani: Po, e suprimun INA-n e Zagrebit krejt. Kur erdh Millosheviqi në pushtet edhe INA-n e Zagrebit e prishi. E tonë shqiptartë, u konë nifarë Bashkim Namligjiu, shef, tonë i qitën, krejt total. I prishi marrëdhaniet me Kroaci, kroatë mo s’dojke m’i pa, e INA u konë e Zagrebit. Këta i qitën e morrën INA-n. Këta punëtortë i qitën i prunë të vet, serbtë e malazeztë. Se serbtë e malazeztë, atëherë Kroacia u da, Sllovenia u da, Maqedonia u da, Bosnja u da. Mbetë, u bo vetëm Sërbia e Mali i Zi. Ata e formun ni shtet të veçantë, sërbtë e malazeztë. Dikur u da edhe Gjukanoviqi. Vetëm ky ka bo atë punë.

U konë nifarë Bullatoviqi, ai u konë si Millosheviqi e Gjukanoviqi, ai u dallu. Pa luftë. Pa luftë o da Maqedonia edhe Mali i Zi. Pak nja katër-pesë ushtarë janë vra. Në Kroaci janë vra boll, sidomos spitali Dubrovniki, Dubrovniki krejt. Maqedoni pa luftë edhe këta janë da e na s’po mundëm hala m’u da prej tyne. Si shteti po shteti, shteti si shteti po, po prej shkive s’po mundem m’u nda. Po bojnë shka po dojnë ata. Unë po thom, për fat të keq, për fat të keq.

Aurela Kadriu: Zotëri Rexhep, pse vendosët me ndejt në Prizren? Çfarë ndodhi që ju vendosët me nejt?

Rexhep Hasani: Po në Prizren vendosa me nejt se më pëlqej ma së shumti. Fëmija u adaptun ma së shumti në Prizren këtu, se prej ‘66-tës jom ardhë këtu. Tonë këtu nxonë shoqni, shokë e shoqe, u adaptun këtu, po edhe unë u adaptova me të thonë të vërtetën. Në Gilan unë thashë, në Gilan kom kalu shumë mirë edhe këtu i pata shoktë e mi. Me shku në Prishtinë tash, tonë, krejt Kosova osht’ aty. Aty osht’ Podujeva, Drenasi, Peja, Gjakova, tonë, krejt Kosova osht’ aty në Prishtinë. Por, këtu më pëlqej ma së shumti, nxuna shoqni ma të afërt, edhe atëherë edhe tash i kom. Tani ma tepër për punë të fëmijëve. Gëzimi u martu me ni vajzë prej ktuhit, shumë të mirë, familje e mirë e tana. Fëmija, fëmija e Gëzimit u bonë, ku me shku? S’kisha llogari tash me i nda prej shokëve e shoqeve, prej vendit.

Aurela Kadriu: E qysh u konë Prizreni? Qysh e mani në mend ju jetën në Prizren n’qatë kohë?

Rexhep Hasani: Po me thonë të vërtetën jeta në Prizren nuk ka ndryshu shumë, me përjashtim se jeta tash osht’ ma, ma e gjallë jeta e natës, po mendoj, osht’ ma e gjallë, se s’ka najfarë ndyshimi.

Aurela Kadriu: Qysh u konë atëherë?

Rexhep Hasani: Po u konë, na e kemi pasë, Prizreni u konë vetëm ni, lokale s’ka pasë sikur ka tash. U konë korza në shatërvan, po tani dul n’atë pjesën kah Marashi. Këta e din Marashin (qeshë). E prej Urës Gurit, prej Urës Hekrit, tash e kanë prish aty. Tash e kanë bo me kocka, atë pjesë. Deri te Ura e Gani Tadës a e din ti?

Gencer Tartar: Po, po ura e Gani Tadës.

Rexhep Hasani: E din aty, tash e kanë qitë kocka [kubëza]. Aty u konë korza prej Urës të Gurit deri nalt. U formu dikur se nuk u konë, u konë në shatërvan, po shumë mirë u konë. Jeta u konë e gjallë, këtu në Prizren veç kush t’rren se s’ka probleme këtu.

Aurela Kadriu: A dilshe me shoqni a? A ça, ça bojshit n’atë kohë, a man mend najsen?

Rexhep Kadriu: Jo, une e maj në mend, atëherë ka pasë ma shumë shoqni se tash. Bilem s’ka pasë natë që nuk dilshim, veç m’u konë detyra a diçka se. U konë Nika Durmishi, Salajdin Abrashi, Bujar Spahia, Mehmet Lumi edhe ai pi mahallës tonde qaty [lëviz kokën në drejtim të kameramanit].

Gencer Tartar: Shkëlzen…?

Rexhep Kadriu: Në Prishtinë tanaj shkoi, tani shkoi në Prishtinë ai. S’ka pasë natë që nuk delshim. Nëpër kafe jo shumë, po pak në korzë tani ecshim pak qaty. E tash edhe atëherë u konë jeta e gjallë, po tash ka ndryshu, rinia ma shumë e… o zmadhu qyteti, jo popullata. Po pak, unë jom prej katundit, pak pjesa e katundarëve mas luftës e kanë prish. Une po thom e kanë prish, rendin edhe qetësinë në Prizren e kanë prish, edhe partizantë edhe komandanta, ja nisën me nxonë shpia, me nxonë lokale, me nxonë. Ato mos e shkruj ti (qesh).

Aurela Kadriu: Jo, jo, s’po shkruj kurgjo.

Rexhep Hasani: Të lutëm. Na po folim ato shka osht’.

Aurela Kadriu: Po, po, po, po, po. E luftës ku jeni konë? Luftës ku jeni konë?

Rexhep Hasani: Ajo osht’ ni rast i veçant. U konë ni grup i, Bukoshi, Vraniqi në burg, luftëtarë të UÇK-së. E ni grup metën pa u nxonë, ‘99, nifarë Sadik Halitjaha, ni grup tjetër. Na i kishim materialin, ato dorëzat e parafinit, ju nuk e dini çka jonë ato. Shenjat e gishtave merren me ni, do tuba, tuba u thonë, si fllaster osht’, ngjitet këtu edhe qitet në letër edhe çohet në ekspertizë në Prishtinë. Atyne ja u kishin marrë shenjat e gishtave. E une po du me shku në Prishtinë, e morra krejt materialin e grupit të Bukoshit. E morra me veti. Makfirja më kish lajmru ‘99-tën u kon kjo, bash mujin kur ra, kur i ra NATO. Makfirja m’kish lajmru, thotë, “T’i kom çu 500 euro në ni agjenci turistike në Prishtinë”. Une e marr djalin e mixhës, Hysenin. Thom, “Makfirja m’i ka çu do pare, unë nuk e di”, ai jetojke në Prishtinë, “A bon me shku, ti e din”, ai e dike, përmi, përmi gjyqin. S’di a e din ku u konë gjyqi përpara.

Aurela Kadriu: Po, po.

Rexhep Hasani: Te tregu, atje. Afër tregut. Atje u konë Radio Televizioni përpara.

Aurela Kadriu: Osht’ hala qaty.

Rexhep Hasani: E vjetër atje nalt?

Aurela Kadriu: Po, RTK-ja, televizioni.

Rexhep Hasani: Po. Edhe shkum atje. Kah shkum te gjyqi, na nalën me kerr. Unë po i thom “Hysen, p’e parkojmë kerrin te rruga e Gërmisë”, që shkon për Gërmi u konë nifarë vend parkingi aty. Tha, “Hajt more po shkojmë”, u konë bukur larg. Shkum te gjyqi, na nalën policia, na murrën qatë materialin ma kqyrën polictë, na murrën ato edhe mu edhe me kerr me shku në polici. Policia, a din ku o konë konvikti i shkollave të mesme?

Aurela Kadriu: Po.

Rexhep Kadriu: Aty tani u konë policia gjatë luftës, na çunë aty. Pak na kashagitën. Bilem, ai vëllai jem thotë vallai ni të rrehne të mirë e keni marr.

Alisa Hasani: A, a po e kallxon ni detaj për Hysenin, për hunën e Hysenit që keni shku edhe për atë doktorin shiptar?

Rexhep Hasani: Po qato po thom de. Edhe tha, “Ku i ki marrë ti këto?” U konë nifarë Nikolla Vazura këtu. Une edhe djali i mixhës ja dimë për nder se na ka pshtu jetën. Jetën na ka pshtu. Se njonin e prunën aty e shtinën në bodrum. E ka pasë ai konvikti podrumin poshtë. Edhe na shtinën aty, na rrenë pak aty në korridor. Tha, “Ku e ki marrë këtë material?” Qato dorëzat e parafinës.


1 INA, ndërmarrje kroate e naftës.

Pjesa e Tretë

Rexhep Hasani: S’e di a e dini ku osht’ ai, afër konviktit qaty, qaty.

Aurela Kadriu: Po, po.

Rexhep Hasani: Qaty e pata lonë kerrin, deri te kerri më përzunë. Hysenin e patën rreh ma fort {vendos gishtin te hunda}. Qetu ja patën thy hundën, këtu qishtu ja bonën gjak. Shkum te ni mjek në Breg të Diellit, shiptarë. “Hë, sha keni?” Po i kallxojmë. Hyseni po i kallxon, “Qështu, qështu, na kanë rreh policia. A bon me na kqyr?” “Po more, bon”, tha. Atij ja lajti, ja qiti ni fllaster e mu ma qiti do si pomadë, këtu ma lyu. “A t’duhet diçka?” Tha, “20 euro,” 20 marka. Kurrë s’e harroj, policia na rrehi. E Hyseni na pagujti ato, ai na murr paret. Shkum në shpi të Hysenit, po du me ardhë në shtëpi, s’ka, s’ka. Spo del kush [askush] prej Prishtine. Isha me kerr, shkoj rri nja katër netë te Hyseni. Erdhën dy policë, dy ushtarë. A din ku osht’, u konë avokati publik, te semaforat, te qendra e studentëve.

Aurela Kadriu: Po, po. Qendra e studentëve. Hala osht’ qaty.

Rexhep Hasani: E qaty osht’, po osht’ te ajo rruga {bën me dorë}. Erdhën dy policë thanë, “Kur bohët dy ora, ora dy, mos m’u konë këtu”, tonëve na qitën. Une u nisa me shku për Shkup. Shkum deri në Elez Han. Kolona u konë si, u duke me prit. Erdh njo prej Prizrenit, nifarë Dukagjini, ka punu në Elektro-Kosovë, ka ardhë nëpër Brezovicë, po shkon për Turqi ai. Thashë, “Asaf, si o rruga, a ka…?” Tha, “Rruga mirë, kërrkush s’nguci”. Se ai u konë t’u shku për Turki, turk osht’ ai. S’kisha asni dinarë me veti, as. “A ki diçka?” Tha, “Qe 300 euro, marka”, m’i dha 300 marka. S’disha ku po shkojmë, në Maqedoni.

Thashë, “Hysen, na po shkojmë në Prizren”, se me shku n’shpi une. Tha, “Jo”, e kish ai edhe mikun, vëllaun e grusë me veti. Ai me fëmi, une e morra ni familje n’qatë ndërtesë ku ishim. Thashë, “Unë du me shku m’u kthy me shku në shpi”. Ata zbritën prej kerrit, une vetëm po vi. Kur po vi në hymje të Brezovicës, atje, ka o ai blloku i policëve. “Ku po shkon?” Thashë, “Në Prizren”. Më shau nihere, tani tha, “Kthehu për Shipëri”. Tash unë u ktheva, njoni prej Prizrenit me dy fëmijë e me gru me ni Jugo. Jugo u konë a? Ka pasë Jugo atëhere.

Aurela Kadriu: Po, po.

Rexhep Hasani: Po shkon përpjetë, e ndalën aty, une e ndala kerrin, po e kqyri n’pasqyre. E nxorrën prej kerrit. Mu nuk m’bonën kurgjo. Çfarë të rrehne i bonën! U kthy ai, prej ktuhit u konë prej Prizrenit. Thashë, “Ti a e pave që më kthyn mu?” O kush ish rreh në vend temin, tha (qeshë). U nisëm për në Tetovë tash. Dy ditë e dy netë jemi konë në kufi të Tetovës, në Bllacë, jo në Bllacë, po qysh i thuhet kufinit kah Tetova?

Aurela Kadriu: Në Maqedoni. Bllacë u konë aty, menjëherë në të majtë.

Rexhep Hasani: Jo, Bllacë u konë kah Kaçaniki, në këtë anë {tregon me duar kahjen}.

Aurela Kadriu: Ah, po, po, në anën tjetër.

Rexhep Hasani: Aty kemi nejt, aty u konë kjo, që punon në Elektro-Kosovë, osht’ ni femën aty. Plot prej Prizrenit, plot prej Prizrenit, prej Vushtrrisë. Sa parën e kanë marrë polictë te ushtartë aty në kufi. Haram ju koftë! Paret për me i lëshu me dalë. Shkova une e kalum kufinin. Nifarë Abdullah Aliu u konë deputet në Maqedoni. Kur e kemi kalu kufinin, ka pasë kamiona plot sendviqa, langje, çka kanë bo shiptartë e Maqedonisë. Unë u paraqita aty, u paraqitën aty edhe dy vajza të katundit tem. Studente edhe ato kanë ardhë, veç une s’i njofta.

Ata po thojnë, “A je daja i Shkëlzenit?” Thashë, “Po, e kujna je ti?” “Une jom”, tha, e Mosavës njona, njona e Qaushës. Studente ato të vitit të tretë. “Ku po shkoni?” Ato me ni traktor kanë ardhë aty, traktori u kthy, ato në kamë. “Ku po shkoni?” “S’e dimë”. “Hini n’kerr”. Qaj profesori Avdi thotë, “Ku po shkoni ju zotni?” Thashë, “Unë s’e di as vetë”. Tha, “Me kon je?” Thashë, “Me nja dy vajza”. E thirri dhondrin e vet, nifarë Rafeti. Dhondrrin e vet, tha, “Merre këtë zotninë edhe këto dy goca”, ai goca tha, “çoi n’shpi tonde”. Në nifarë fshati në Odri, qaty kom nejt.

Atë natë po i thom atina, “A bon me u lajmru une në Norvegji, në telefon?” Me jep ai telefonin e shpisë e thirri Makfirën. Se s’e kanë ditë që jom gjallë, as ata në Norvegji që jam gjallë s’e kanë ditë që jom gjallë, as kërkush, as Gëzimi. Mahija u konë shoqja në Prishtinë, e ka pasë vëllaun smutë. Shkum aty u lajmrova atje. Ajo e ka lajmru se jam gjallë, se telefonat me zor kanë punu. Kom nejt në Shkup se e kom ni shok une në Shkup edhe si mik. Nejta, ni javë kom nejt në Odri, tani kam shku në Shkup. Ni muj kom nejt. Ma çunë vizën prej atjehit, pesë muj kom nejt në Norvegji. Qashtu që luftën këtu s’e kom përjetu.

Aurela Kadriu: E këta familja ku jonë metë?

Rexhep Hasani: Gëzimi me fëmijë o metë këtu. Kjo e din ma s’miri çka kanë përjetu këtu, po u konë e vogël kjo. Gëzimi me shoqen me fëmi këtu o metë. Edhe shoqja o metë këtu edhe në Prishtinë. Qashtu që, e ai Bashkimi ka dale përpara ai.

Aurela Kadriu: Tani kur u kthyt mas lufte?

Rexhep Hasani: E mas lufte kur u shliru, po shkoj në Qendër të Emigrimit në Norvegji. S’kisha as pasosh, as kurgjo, pa pasosh kom shku atje. Po i thom atij, osht’ nifarë Andrea. Thom, “Du m’u kthy”. “Pse po kthehesh?” Thashë, “Tash osht’ shteti jonë, u shlirumë”. “Ani. Për 25 vjet” tha, “ju shtet nuk boheni. Po ta jepi pasoshin, vizën për ni vjet. Mos të pëlqeftë atje, kthehu”. E morra une, bilem ja morra Gëzimit. Me Mustafën, me babën e shoqes, të Afetit, dulën në Shkup, erdha në shpi. Shkova edhe niherë masi e kisha vizën, shkova në Norvegji. Nejta nja njëzet ditë a, nja njëzet ditë, u ktheva. Çka kanë përjetu shiptartë, une jo. Une kom përjetu edhe une, po ma shumë këtu. Gëzimi, Afeti, fëmija këtu janë tranu, në mramje e kanë mshel, këto dritaret me qebe [batanije] e çarshafa. Plot, këtu u konë prej ktuhit, e deri në kry ushtarë e policë. Une luftën s’e kom përjetu. Qat’ moment, qat’ kohë. S’di tash a?

Aurela Kadriu: Mu m’ka kallxu Alisa që kapak ju kanë persekutu, për shkak do landëve të shiptarëve që i keni pasë?

Alisa Hasani: Qato landë të UÇK-së që i ka pasë për qato tani e kanë rreh.

Aurela Kadriu: A qato, qajo osht’ a? Qajo ngjarje.

Rexhep Hasani: Po, të Shtabit de.

Aurela Kadriu: Po, po.

Rexhep Hasani: Qata të Shtabit. Po e kemi pasë na, jemi konë grup edhe niherë ‘95-tën. ‘95-tën ni grup policë Kryetari i Komunës të Rahovecit, ‘45-tën jonë konë në paraburgim. Jemi konë une, Azer Susuri, i kemi pasë kah atëherë u bojke kah sa t’dush për me mbrojt, nja deri 15. Une i kam pasë nja dhjetë, me Hazerin nja tre a katër domethanë, na dy i kemi pasë ka 15. Edhe osht’ ni polic tash edhe atëherë u konë ai polic, po s’u konë i burgosun, ai na ka përcjell neve, na ka rujt. Edhe po më thotë, “Baca Rexhep, ruju se Rosadiqi ty e Hazerin osht’ ka ju përcjellë”. “Po çka po na përcjell?”

Unë e di që osht’ ka ju përcjellë ty, Susurin, osht’ ka ju përcjellë”. Ato e vërtetova edhe atëherë kur më nxunë në polici në Prishtinë, vetëm për Bajram Kelmendin edhe për Hazerin. “A e njeh Bajram Kelmendin?” Thashë, “Po”. “A e njeh Hazer Susurin?” Thashë, “Po more, Hazerin koleg e kom në Prizren” thashë, “Bajramin e njoh se osht’ avokat i mirë”. Kur dal une, që më lëshunë unë shkova te Hyseni, erdh vëllai i grusë të Hysenit aty me na pa. Osht’ nifarë Hasan Luli, Shefqet Luli osht’ mjek. Tha, “Hasan, a mundesh me shku te Bajram Kelmendi?” Tha, “Po more”, “Thuji që Rexhepin e kanë marrë në polici edhe e kanë nxanë edhe e kanë vet për ty”.

Ai o shku kah dera e Bajramit, e ka pa nja katër, pesë policë t’u qarkullu asajde, s’u hi. Ma vonë toni masi u ktheva prej lufte, thashë, “Hasan, a pate mujt me shku te Bajrami me lajmru”. Tha, “Une te Bajrami jom shku, po Bajramin s’e kom pa, se atëherë e morrën e likuidun”. Por, UDB-a u konë UDB e fortë, na kanë përcjell tonëve kush i ka mbrojt, për polici s’ja u kanë mbrojt. Po dikon, dikon, s’e kanë mbrojtë se s’ja kanë mbrojt. Une edhe Hazeri ma s’shumti kemi pasë, Susuri. Ka pasë edhe disa, po ma me, ma me pritesë i merrshin. Qët’ Zenelin që e ka shkru nifarë Besim Muhadri librin për to, në Pejë kur jom shku une, Zenelin, Shkëlzen Kadrijaj edhe ai osht’ prej fshatit tem, trupin sikur pantollt e mija. Ushtartë e polictë qysh i kanë rreh, qysh janë metë gjallë as vet s’e di. Të fortë une po thom.

E Ramadan Drecaj u konë komandir [serbisht – komandant] në Suharekë. Ato e kanë rreh këtu në Prizren edhe e kanë marrë me çu për kufi m’i likuidu. Por fati i tij osht’ ardhë njoni prej Suhareke, sërb edhe u taku me ta, “Ku po i çoni?” “N’kufi”. Thotë, “Ama këto mu m’i hek”, tha ja “Ramadanin s’bon m’i hek, ai mu m’ka bo mirë”. Sërbi tha, “Ai mu m’ka bo mirë edhe unë du m’i ja kthy”, edhe o pshtue. E çunë në spital Ramadanin edhe Halil Blakën. Shiptarë. Menxi nuk dojshin me i pranu, nifarë Votim Demiri, jo vëllai i Votimit, osht’ internist, u konë në spital, nonën e ka pasë hebreje, jevrej [serbisht – hebre] ai e ka pranu edhe i kanë ardhë në spital deri momentin e gjyqit. S’i kanë lonë me shku në burg. E lutëm, “Nale Ramadanin, Halilin edhe nifarë Xhemali Shasivarin”, ju s’e njihni. Tash osht’ komandant i Sigurimit, qysh po i thojnë këtyne? Si privat.

Alisa Hasani: Security [anglisht – sigurim]

Aurela Kadriu: Aha, naj Besa a qesi.

Rexhep Hasani: Po, i kanë nal në spital, internist u konë ai edhe u konë shef i repartit. Vëllai i Votimit, s’e di a e njihni Votimin ju.

Aurela Kadriu: Une e njoh. Po, po, une e njoh.

Rexhep Hasani: Votimin a?

Aurela Kadriu: Po.

Rexhep Kadriu: E vëllai i tij, qysh e pat emrin ai? Tash e ka djalin në spital në Prishtinë. Ai i ka pshtu, ai s’i ka pshtu, po i ka pshtu prej burgit, i ka nal në spital ka nevojë. E ni shiptar i joni s’guxoi me i nal, mjek i joni. Na shkum te ai me lutë, “Nalni në spital Ramadanin, Halilin, Xhemali Shasivarin. Nalini në spital se të smutë janë”. Tha, “Folni me këtë Demirin” tha, “se unë s’guxoj”.

Aurela Kadriu: A po na kallxon qysh, qysh po vazhdon hala me ushtru profesionin?

Rexhep Hasani: Une e kom ni shok, punon në gjyq Xhevdet Elshanin, osht’ gjykatës, para katër vjete i kom thonë, “Xhevdet, amanet po ta lo”, osht’ gjykatës i mirë ai, prej Suhareke po këtu punon, “n’qat moment që e sheh se unë nuk, s’jom në to thuj, ‘baca Rexhep shko n’shpi’”. Tash ai o smu, ai vet o smu, s’po punon. I kom thonë Ajsera Skenderit, ni gjyqtare e mirë osht’, i ka dy vajza, njonën e ka profesoreshë edhe ajo sikur Alisa në FAMA punon. U konë ajo ka punu një vjet edhe në fakultet e ka [vajzën] në FAMA, ajo o studente. I kom thonë, “Ajsere”, Ajserja e ka pasë mixhën n’qet shpi qëkjo shpia që e kom une kojshi, mixha i saj ka punu, e jemi shumë të përzimë. Ajsere, une thashë, “Xhevdetit i kom pasë thonë diçka para dy vjete”, i kom thonë kësaj, po Xhevdeti u smu, veç që nuk des. U konë në Tiranë e në Shkup e ka pasë ni sulm në tru. “Tash ty po të thom, thujëm ‘baca Rexhep, s’je mo për avokat’ une shkoj në shpi”, tha, “Leje, allahile mos”, tha, “hala mundesh”, qashtu që.

Alisa Hasani: Para sa vjete, nantë vjete ti ke vendos niherë me lonë mas babit. E ke lonë, kallxoji pak kur e ke lonë edhe pse ja ke nisë prapë. Sa vjet i ke pasë kur e ki lonë?

Rexhep Hasani: Kur vdiq Gëzimi, baba i Alisës, po të thom të vërtetën me to jom konë ma tepër i lidhun se me tonë tjertë. Njeri i ka fëmijtë tonë të njejtë, po me dikon, me ato jom konë ma tepër i lidhun. U konë tip i veçant, si ai… Ka lind e ka shku [ka vdekur], kurrë dinarë s’ka lyp, kurrë! Po u konë i gjallë. Une flejsha, ai kur i ka pasë dymdhetë vjet i ka gra kerrit, kerrit tem. Une flejsha, ai i merrke çilsat, i grahke kerrit edhe vdiq Gëzimi. Qe Muharremit, i thashë, “Muharrem, une du me lonë avokaturën”. “Pse?” Thashë, “Çka po m’vyn? Bashkimi vdiq përpara, Gëzimi tash vdiq, çka po m’vyn?”

Alisa Hasani: Sa vjet i ke pasë? Sa vjet i ke pasë kur e ke lonë?

Rexhep Hasani: Po qe, sa i boni Gëzimi?

Alisa Hasani: 14.

Rexhep Hasani: 14.

Alisa Hasani: 76 vjet.

Rexhep Hasani: Po, thashë, “Une du me lonë”. “Jo, s’bon me lonë”. E lashë une s’shkova në zyre. Është ardhë aty m’ka kapë për dore, “Hajde!” Edhe ia di për nder, ai ka vdek. Une atij ia di për nder që kom vazhdu. Jeta po vazhdojke pa marrë parasysh dhimbje, fatkeqësina. Edhe po ju thom të vërtetën, s’ka nevojë me shënu, mos me konë qëta fëmijë, se ma shtojnë jetën si Albana, si Adelina, si kjo, unë jom i kënaqun me to, tepër. Une ju thom, “Mos mu konë ju, çka boj une? Hajt kallxom”. M’u konë najfarë rrugejka [rrugaçe]. Ni qikë këtu çohet n’ora gjashtë, del prej atij, te na, qysh i thojnë asaj mahallës atje tenalt? {tregon kahjen me duar} Te shkolla “Emin Duraku”.

Gencer Tartar: Jeni Mahalla?

Rexhep Hasani: Jo Jeni Mahalla është ko [këndej].

Gencer Tartar: Tabahane?

Rexhep Hasani: A prej Tabahanes, çohet n’ora gjashtë, vjen ksajde, vjen deri te pumpa e benzinit, kthehet, hin n’kafe, pin ni kafe, shkon në ni kafiq, e çka po t’vyn ajo? Edhe ajo mirë, po këto për mu janë të mira. Jo të mira, po tepër të mira.

Aurela Kadriu: Faleminderit shumë.

Download PDF