Kthehen tek Dërguesi: Njëqind vjet kartolina nga Kosova

Kthehen tek Dërguesi është një kolekcion i veçantë i më shumë se një mijë kartolina të cilat prezantojnë imazhe nga Kosova nga vitet e vona të 1800 e deri tek 1999. Kryesisht të dërguara jashtë vendit, por poashtu të ruajtura si suvenire, këto kartolina përmbajnë imazhe të arkitekturës, peisazhit, njerëzve, kulturës dhe monumenteve, shpesh herë pasqyrojnë të njëjtin lokacion, mirëpo nën pushtete të ndryshme – që nga Osmanlinjtë deri tek monarkitë e ndryshme Serbe dhe Jugosllave, tek Perandoria Austro-Hungareze, Shqipëria, Italia, Gjermania, Bullgaria, Jugosllavia Socialiste, dhe së fundi Serbia. Por shumë prej kartolinave ruajnë atë që dërguesit u munduan të komunikojnë, qofshin tregime të shkurtëra apo vetëm përshëndetje të shkruara në pjesën e pasme. 

Duke iu falënderuar bashkëpunimit me posedusin e kolekcionit, Keneth Andresen, Profesor i Komunikimit në Univerzitetin e Agderit në Norvegji, Iniciativa e Historisë Gojore ka mundësi t’i bëjë këto kartolina të qasshme për publikun e gjërë, përderisa zhvillon hulumtimin mbi kartolinat si artifakt kulturor në të cilat historia dhe tregimet individuale gërshetohen.

Kjo vegzë ju drejton tek një përzgjedhje e vogël e kartolinave. Më shumë do të publikojmë së shpejti.