Ekspozita Fushata e Pajtimit të Gjaqeve 1990—1991

Iniciativa për Histori Gojore ka bërë një hulumtim dyvjeçar për Fushatën e Pajtimit të Gjaqeve  1990—1991. Fushata ka qenë një thirrje për pajtim dhe unitet ndër shqiptarë të Kosovës. Hulumtimi është fokusuar në ngjarje dhe ka folur me protagonistë të kampanjës – ish të rinj të burgosur politik, klerikë të besimeve të ndryshme, shkrimtarë e studiues. Hulumtimi ka pasur për qëllim të regjistrojë këtë përvojë unikale e cila ka ndodhur në Kosovë në fillimet e regjimit shtypës të Millosheviqit.

Erëmirë Krasniqi, hulutmuesja udhëheqëse, ka punuar në konceptin kuratorial të ekspozitës e Fushatës së Pajtimit të Gjaqeve 1990—1991. Koncepti i ekspozitës përdorë tregimtarinë si parim organizativ dhe khuazon struktura narratologjike nga intervistat që bazohen në metodologjinë e historisë gojore. Koncepti kuratorial i ekspozitës Fushata e Pajtimit të Gjaqeve 1990—1991 vë në qendër praktikat imateriale, dijen e cila është intimisht e lidhur me kujtesën, dhe si e tillë trajton një histori e cila ka lënë fare pak apo aspak objekte materiale.

Ekspozita do të hapet më 25 prill në Galerinë e Arteve në Pejë, Kosovë, dhe do të qëndrojë e hapur deri më 21 maj, 2018.