Fletushka Pavarësia

Numri i parë, Maj, 1991

Siç rrëfejnë Raif Musa dhe Valdete Bajrami Musa, në vitet 1990-1992 Këshilli i Pajtimi të Gjaqeve në Ferizaj ka qenë pikëtakim i lëvizjeve të ndryshme shoqërore. Asokohe, këta dy kishin takuar aktivistë tjerë, kryesisht ish të burgosur politik, ndryshe të njohur si aktivistë të Ilegalës. Meqenëse, konteksti politik i Kosovës kishte pësuar ndryshime të drastike gjatë këtyre viteve, edhe veprimtaria aktivistëve të Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve konsiderohej gjysmë-ilegale.

Një nga rezultatet e dala nga kjo formë e socializimit politik ka qenë grupi letrar “Hasan Prishtina” të cilët publikuan dy numra të fletushkës “Pavarësia”. Në këta numra u botuan shkrime, tregime, dhe poezi të panumërta, të cilat trajtuan aspekte nga demostratat e vitit 1981.

Numri i parë i fletushkës “Pavarësia” e publikuar në Maj, 1991, mund të gjindet në këtë vegzë.