Iniciativa e Historisë Gojore merr pjesë në programin Ballafaqimi me të Kaluarën në Sarajevo Film Festival

Aurela Kadriu ka përfaqësuar Iniciativën e Historisë Gojore në programin Ballafaqimi me të Kaluarën në kuadër të Festivalit të Filmit në Sarajevë më 17 dhe 18 gusht, 2017. Edicioni i këtij viti përbëhej kryesisht nga shfaqje filmash dhe masterklasash që trajtonin këtë temë, ndër të cilat me theks të veçantë masterklasa e Joshua Oppenheimer, të cilit i dedikohej edhe ky edicion.