Iniciativa për Histori Gojore në Speak Up Kosovo

Aurela Kadriu, hulumtuese juniore në Iniciativën për Histori Gojore ka prezantuar punën e iniciativës në ekspozitën Speak Up Kosovo, e cila u organizua më 16 dhe 17 maj në amfiteatrin e American School of Kosova. Në këtë ekspozitë, OHI ka prezantuar dy video-intervista, atë të Nazlije Balajt dhe atë të Safete Rogovës. Këto dy intervista janë pjesë e hulumtimit të OHI-t për Aktivizmin e Grave.