Ligjeratë e Hapur me Ulla-Maija Peltonen dhe Anne Heimo

Ligjeratë me dy studiuese të folklorit dhe historiane gojore me bazë në Finlandë, Ulla-Maija Peltonen dhe Anne Heimo.

Ligjerata do të mbahet me 16 maj, 2019, në orën 10:00 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”

Titujt e ligjeratave:

Ulla-Maija Peltonen, “Kujtesa e heshtur. Kuptimi i ndjekjes së të vërtetës në narracionet e historisë gojore”

Anne Heimo, “Tregimet e pathëna, rrëfimet dyfish të treguara: Historia gojore si rrëfim i historisë dhe narrativizim i kujtesës”

Kjo ngjarje organizohet nga Iniciativa për Histori Gojore në bashkëpunim me Shoqatën e Miqësisë Kosovë-Finlandë dhe është mbështetur nga Ambasada Finlandeze në Kosovë dhe Permanent Studio.


Dr. Ulla-Maija Peltonen është pedagoge e studimeve folklorike në Universitetin e Helsinkit dhe Drejtoreshë Emeritus e Arkivave Letrare. Interesant e hulumtimit të saj përfshijnë traditën historike narrative, metodologjinë e historisë gojore, marrëdhënjet mes narrativave publike dhe pritave në kohë lufte dhe teorisë dhe metodave të hulumtimit arkivor. Ajo ishte anëtare e grupit drejtues të projektit hulumtues (1998-2003) të viktimave të luftës të Finlandës 1914–1922, kryesuese e rrjetit Finlandez të historisë gojore FOHN në 2002–2012 dhe është anëtare e Bordit Ndërkombëtar Këshillimor Editorial të gazetës Oral History (UK).

“Kujtesa e heshtur. Kuptimi i ndjekjes së të vërtetës në narracionet e historisë gojore”

Abstrakt: Narracionet e historisë gojore mbi luftën na sfidojnë në një mënyrë që nuk është vetëm akademike. Na duhet të vendosim se cilat cështje duhet t’i trajtojmë publikisht dhe cilat duhet t’ia dorëzojmë heshtjes. Sidoqoftë, ata të afektuarit shpesh mbajnë dije e cila vë në pyetje dhe sfidon informacionin publik. Me këtë i referohem dijes tjetër, një fenomen që e manifeston vetën në mënyra të shumta dhe të ndryshme.

E vërteta e pasojave të luftës civile finlandeze e vitit 1918 ishte aq e dhimbshme sa që mori një gjysëm shekulli deri sa qe e mundshme të flitet për luftën nga këndvështrimi i humbësit. Kur flasim për shkatërrimin masiv, problemi është që koncepti i së “vërtetës” nuk do ta mbulojë tërë ngjarjen, gjë që është i vështirë të kuptohet. Do ta theksoj rëndësinë e kërkimit për të vërtetën në hulumtimin e historisë gojore.

Shembulli im i kujtesës së heshtur dhe kërkimit të së vërtetës në narrativat e historisë gojore merren me zhdukjet gjatë luftës. E kam intervistuar një grua që babai i saj ishte zhdukur në lidhje me betejën e Tempere, e cila u zhvillua me 3 dhe 4 prill, 1918. Që kur ishte zhdukur, asgjë e sikurt nuk ishte ditur për të. Vajza e tij më tregoi për nënën e saj, që kurrë nuk kishte hequr dorë nga kërkimi i të së vërtetës për fatin e burrit të saj. Projekti hulumtues (1998-2003) i Viktimiave të Luftës në Finlandë 1914–1922 ishte mundësia e fundit për vajzën e tij të merrte informata të reja, megjithëse kishte më shumë se 80 vite që kur babai i saj ishte zhdukur. Familjet e viktimave të luftës duan ta dijnë se çfarë ka ndodhur me të vërtetë, ajo është e vetmja gjë e rëndësishme për ta. Kur tema narrative ka domethënie të rëndësishme emocionale për treguesin ose rrethin e tij/saj të afërt shoqëror, mbahet në mend dhe tregohet vazhdimisht.


Dr. Anne Heimo është profesoreshë e folkloristikës në Shkollën e Historisë, Kulturës dhe Studimit të Artit, në Universitetin e Turkut. Interesant e hulumtimit të saj përfshijnë prakitkat e përditshme online dhe offline, duke e përfshirë kujtimin e Luftës Civile Finlandeze të vitit 1918 dhe punën e trashigimisë të kryer nga emigrantët finlandez dhe pasardhësit e tyre në Australi dhe Amerikën e Veriut. Ajo është bashkë-kryesuese e Konferencës Evropiane të Historisë së Shkencave Shoqërore (ESSHC) Rrjeti i historisë gojore dhe i tregimeve dhe anëtare e këshillit të Shoqatës Ndërkombëtare të Historisë Gojore (IOHA).

“Tregimet e pathëna, rrëfimet dyfish të treguara: Historia gojore si rrëfim i historisë dhe narrativizim i kujtesës”

Abstrakt:  Në këtë bisedë unë do të shqyrtoj se si njerëzit tregojnë për të kaluarën e tyre në intervistat e historise gojore. Dallimi në mes të tregimit të historisë në një intervistë ose të ashtuquajturën tregim të natyrshëm –  me të cilën nuk dua të them se e konsideroj intervistën jo te natyrshme, por diçka që nuk ekziston pa intervistuesin – është, që çfarë flitet në një intervistë zakonisht nuk është treguar në atë mënyrë asnjëherë më parë. Çdo herë që një tregim përsëritet është gjithmonë paksa ndryshe ne varësi të audiencës and qëllimit të tregimit. Disa pjesë do të theksohen, ndërsa dia pjesë të tjera nuk do të përjashtohen. Nuk ka zhanër specifik për të treguar për të kaluarën, në të kundërtën çdo zhanër mund të përdoret. Në situatat e përditshme, shumica e tregimeve personale ose familjare tregohen me copëza, aluzione, anektoda, tregime për përvojat personale, legjenda lokale, etj., kur paraqitet rasti. Shumë nga këto rrëfime mund të jenë treguar shumë herë, por rrallë nëse ndodhë ndonjëherë, tregohet rrëfimi si një tërësi koherente dhe e organizuar jashtë intervistës. Historistë nga e kaluara tregohen në të tashmen, dhe një perspektivë, e cila mund të këtë ndryshuar gjatë viteve dhe përcakton një lidhje të re me të kaluarën. Kjo lidhje nënvizon të gjithë tregimin dhe përcakton kuptimin, që tregimi duhet të përcjellë: sepse askush nuk tregon një tregim në vete, por për të përcjellur ndonjë kuptim. Në shumicën e rasteve – shpesh pavetëdije – qëllimi i krijimit të kuptimit mbizotëron mbi rindërtimin besnik të së kalurës.