Marubi Meetings

Më 20 janar, 2018, Erëmirë Krasniqi ishte ftuar në Marubi Meetings [Takimet e Marubit] e organizuar nga Muzeu i Marubit në Shkodër, Shqipëri dhe Univerziteti De Montfort, Leicester, Angli, për të kontribuar në diskutimin mbi pozicionin e fotografisë si një medium shprehës mes trashigimisë dhe artit. Marubi Meetings uli së bashku kuratorë ndërkombëtar, artistë dhe historianë të artit me rastin e mbylljes së ekspozitës së Lala Meridith – Vulës, “Urtësi sot e mot”. Fokusi i ekspozitë së Meredith- Vulës ka qenë Fushata e Pajtimit të Gjaqeve, një temë të cilën Iniciativa Kosovare e Historisë Gojore e ka hulumtuar për më se dy vjet.