Kaltrina Krasniqi shfaqet në Alhemija Balkana, Al Jazeera Balkans

Në shtatorin e vitit 2016, Kaltrina Krasniqi, një nga themelueset e Iniciativës së Historisë Gojore dha intervistë për Alhemija Balkana, epizodi i 3-të, Al Jazeera Balkans. Kaltrina foli për Iniciativën e Historisë Gojore në Kosovë, mbi vështirësinë e narrativizimit të përvojës së Luftës së Dytë Botërore, dhe poashtu mbi pozicionimin e gruas karshi martesës. Ta citojmë intervistuesin Goran Milić, “E pranoj, më mundi me retorikën e saj, u ndjeva aq demode, konzervativ, por nuk ishte e vetmja në Kosovë”.

Epizodin e plotë të Alhemija Balkana mund ta shihni këtu.