U nisëm nga nocioni i të “huajit” nga George Simmel “i cili vjen sot dhe qëndron nesër”, kërkuesi potencial, i cili, “edhepse nuk ka shkuar tutje, nuk e ka lirinë e plotë e të shkuarit dhe qëndruarit” – për t’i identifikuar më mirë këta vendas të shteteve tjera të cilët erdhën në Kosovë posaçërisht pas 1999, dhe jetuan në Kosovë për një kohë të gjatë, dhe jetojnë tani në Kosovë. Ata janë zyrtarë të institucioneve ndërkombëtare, të punësuar në organizata jo-qeveritare, njerëz nga biznesi, gazetarë, mësues, etj. Ata njihen si “ndërkombëtarët”. Ata nuk janë thjeshtë të huaj, ata janë pjesë e vetë Kosovës: ata marrin pjesë në jetën e vendit në fusha të ndryshme dhe në pozicione të ndryshme të pushtetit, dhe ata poashtu janë bashkëprodhues, së bashku me kosovarët, të një hapësire transnacionale e cila është kulturore, shoqërore dhe politike. Me fjalët e Simmelit, ata janë ndryshe nga “armiqtë e brendshëm”, pjesëmarrja e të cilëve përbrenda shoqërisë kosovare nënkupton të dyja, të qenit jashtë saj dhe konfrontuarit me të. Duke i mbledhur historitë e tyre jetësore, kemi për qëllim të vëjmë në pah këtë status të komplikuar brenda/jashtë dhe çfarë e konstrukton këtë vijë ndarëse.

Seda Pumpyanskaya

Ish-zyrtare e UNMIK-ut për informimin publik në Kosovë

Ndjenja e parë shumë fizike në Kosovë, për shkak të mënyrës si u zhvillua konflikti, ishte një mur. Ky është një mur, dhe komuniteti ndërkombëtar nuk do të mund ta tejkalojë. Dhe ajo ishte ndjenjë politikisht ndryshe, sepse ti punon në rrethana tepër të vështira, por disi provon, por këttu e kupton se ai është një mur dhe ti nuk mund të bësh asgjë, po flas për marrëdhëniet në mes shqiptarëve dhe serbëve, sinqerisht. Dhe kjo gjë ka deerminuar shumë prej botës dhe punës politike. Sidoqoftë, siguria, për t’u kthyer tek siguria. Nuk isha e sigurtë se si do të përceptohesha si ruse, për shkak të të gjithë njëanshmërive. Epo, disi mendoja, në rregull, shqiptarët do të thonë, ‘Kjo është ruse, kjo është ruse’. A jam e sigurtë? A do të më pranojnë? A do të kem mundësi ta bëj punën time? Çfarë? Çfarë? Këto janë pyetjet, të cilat të sillen në kokë, dhe janë njerëzore.

Kështu që, reagimi im ishte qesharak, sepse duke qëndruar, kontrolluar, nuk e di, diku, nuk e di, ishte një varg i shkurtër, mendoj se e ktheva kokën dhe prapa meje po qëndronte një djalë që më pyeti, ‘A do të vish edhe ti?’ I thashë, ‘Po’. ‘Ku do të rrish në Prishtinë?’ I thashë, ‘Pse nuk jetojmë së bashku?’ Nuk po mendoj të jetojmë së bashku në asnjë mënyrë, por më duket se ishte ana ime mbrojtëse, domethënë, pse jo, nuk e di, të jem çift me dikë. Ishte ndjenjë shumë e mirë, sepse ndodhi në një komunitet shumë të papritur, dhe do të flas për këtë komunitet ndërkombëtar në Kosovë. Djali, shoku im Antonio, ishte nga Brazili. Ai po punonte me IT dhe me uebfaqen e cila po zhvillohej. Epo, iu thashë në Bosnjë se ajo ishte uebfaqja e parë që kemi krijuar. Po, në fakt erdha në Kosovë sepse dikush që kisha takuar në Bosnjë, Simon Haselock, i cili ishte zëdhënës, udhëheqës i informacionit publik për Zyrën e Përfaqësuesit të lartë, u zhvendos atje dhe më thirri dhe kështu ndodhi transferi. […] Kam prapavijë spanjolle në kuptim të gjuhës, flas gjashtë gjuhë dhe kam studiuar shumë letërsi spanjolle. Përfundova në shoqëri të këndshme të tre djemve nga Amerika Latine. Shumë qejf, njëri ishte peruvian, tjetri kilian, Antoni ishte nga Brazili, dhe unë.

Jolyon Naegele

Gazetar/Zyrtar i OKB

Cfarë m’u duk më interesant se gjithçka tjetër, të gjitha këto ishin përvoja shumë interesante. Por ajo që më ka gllabëruar më së shumti deri më tani, çfarë më ndjek sot e asaj dite është kur isha në qafmalin e Morinës në Vërmicë në anën shqiptare, por goxha larg nga kufiri dhe e shihja masën e njerzve që vinin. […] Kisha dalë herët në mëngjes dhe vendi ishte i zbrazët, një oficer shqiptar ishte mbështetur në mbajtëset e kufirit disi duke shikuar nga Kosova dhe natyrisht, nuk kishte trafik nga asnjëra anë, natyrisht unë isha aty me një shofer dhe një interpretues dhe thashë, ‘Pra, ku janë të gjithë?’ Ai tha, ‘A e sheh tymin atje lartë?’ {shpjegon me duar} thashë, ‘Po,’ ai tha, ‘Ai ishte kamp ushtarak i ushtrisë serbe deri para dy orësh por një grup luftëtarësh amerikanë e asgjësuan.’ Thashë, ‘Pra, supozoj se njerëzit tuaj tani po fshihen?’ Ai tha, ‘Po, të gjithë janë poshtë në bunker.’ Dhe unë thashë, ‘As ne nuk duhet të jemi këtu nën këto rrethana, me të vërtetë nuk duhet të jemi këtu sepse mund të ketë zjarr hakmarrje në secilën minutë.’ Dhe kështu u kthyem në Kukës ku na tha, ‘Shikoni, ata nuk, serbët nuk e lënë askënd të dalë deri pas orës 10:00 në mëngjes, kështuqë kthehuni në orën 11:00 dhe do t’I shihni skenat,’ dhe natyrisht ashtu ndodhi, siç u pa edhe në ‘BBC’, ‘SKY’ apo ‘CNN’. Një linjë makinash deri në Prizren duke gjarpëruar dëri në kufi dhe njerëzit në makina, makinat ishin të mbushura plot me njerëz, deri në maksimum saqë njerëzit brenda tyre shtypeshin dhe këta njerëz ishin tërësisht të traumatizuar, kjo ishte e qartë që në shikim të parë. Ishte një grua më e moshuar nga Kryqi i Kuq Zviceran e veshur me uniformë ajo që iu afrua secilës makinë dhe e godiste në krahë secilin person brenda makinës dhe në shqip i siguronte se ishin të sigurtë, se nuk ishin më në Serbi, Jugosllavi, se ishin në Shqipëri dhe ishin të sigurtë.

[…] Ato ishin gjithashtu të traumatizuara, kishin parë copa të trupave, njerëz të vdekur, jashtë, anës rrugës ku policia serbe kishte marrë njerëzit, ushtarët, paramilitarët kishin nxjerrë njerëzit nga makinat, autobusët, burrat e rinj, dhe thjesht i kishin qëlluar ata për vdekje. […] Këta njerëz pastaj erdhën në anën tjetër dhe disi filluan, disi prisnin që të afërmit e tyre që kishin ikur tashmë nga Kosova do të ishin duke i pritur atje.

Ishin të paorientuar, më kujtohen vetëm disa gra duke i lënë çantat e tyre në mes të fushës dhe duke shikuar përreth e duke mos ditur në të vërtetë ku të shkojnë, çfarë do të vinte më pas, nuk kishte një qendër pritje, asgjë. Të tjetrë kishin kaluar kufirin me traktor, një tjetër më tha se kishte menduar se do të mund të qëndronte në Gjakovë me familjen por atë mëngjes, në orën 3:00 të mëngjesit forcat serbe kishin shkuar në shtëpinë afër të tyres dhe kishin nxjerrë komshiun në oborr ku e kishin qëlluar dhe ai tha, ‘Kaq, nuk mund të duroj më shumë,’ kishte paketuar çantat, ishin futur në makinë dhe kishin ikur brenda minutash.

Antonella Giorgioni

Pronare Restauranti

Dhe në vitin 2000 [2004], kur ata e dogjën kishën? Unë isha këtu. Ai ishte një tjetër biznis i pistë. Më falni, më duhet ta them këtë. Në orën 7:30 në mbrëmje dëgjova disa granata, të gjithë të rinjët, askush nuk ishte në shtëpi, ata të gjithë ishin jashtë. Në orën 7:30 vendosa ta mbyllja restaurantin, t’i dërgoja të gjithë fëmijët në shtëpi, deri rreth mesnatës qëndrova këtu. Në orën 2 e morra një telefonatë nga ambasada italiane, tek thoshte, ‘Atonella, vrapo, vrapo ka zjarrë të madh, ka zjarrë të madh afër restaurantit tënd.’ Para se të kthehesha në shtëpi, para mesnate, e pashë priftin tek ikte duke vrapuar me vajzën e tij, fatmirësisht policia i morri dhe i largoi. Në orën 2 në mëngjes thërret ambasada në telefon, ‘Vrapo, vrapo, ka një zjarrë të madh.’ Unë vij këtu vetëm, marr gjithë koshat e plehërave, i mbushë me ujë sepse përderisa sorra fluturon, kjo është një shtëpi e vjetër, përderisa sorra fluturon është 200 metra nga kisha, dhe kulla e këmbanës ishte në zjarrë, ishte një zjarrë i madh.