Historia e vendbanimit të Janjevës lidhet me traditën minerare të Novobërdës dhe Kopaonikut, të cilat kishin depozita të plumbit dhe argjendit që nxitën zhvillimin dhe rritjen ekonomike. Historia e komunitetit kroat në Kosovë daton që nga shekulli i XII-të. Edhe pse minierat janë mbyllur që nga shekulli i XVI-të, ky komunitet vazhdoi të gjejë domethënie dhe arsye për të mbetur aty.  E lidhur me qendrat tregtare rajonale, arkitektura e Janjevës përbëhet nga një përzierje e vendbanimeve osmane dhe shtëpive Austo-Hungareze. Duke realizuar intervista të historisë gojore me pjesëtarë të komuniteteve të ndryshme, ne përpiqemi të rrisim kuptueshmërinë e identitetit kulturor dhe ekonomik të vendbanimit të Janjevës.

Projekti i Janjevës është pjesë e projektit „Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore” i financuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon për Paqe dhe Stabilitet (IcSP) dhe zbatuar nga Programi për Zhvilim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë.

Ollga Guciq

Pedagoge

Shumë jemi shoqëruar, ka qenë me të vërtetë, kanë pasur edhe dasma edhe pagëzime dhe e gjithë kjo ka qenë një gëzim i veçantë. Përgaditesh nga një festë në tjetrën. Gjithmonë, rrugët kanë qenë gjithmonë të pastërta, çdo të shtunë, çdo njëri ka pastruar para shtëpisë së vet. Kanë kënduar, nuk e di. Çdo të dielë ka qenë korzoja e cila ka qenë kodra mbi Janjevë – Gllama. Pasdite aty kanë qenë vetëm të rinjtë. E kemi pasur atë Shëngjergjin poashtu edhe aty kanë qenë përgaditjet e veçanta për Shënjgjergj. Tek ne nata e Shëngjergjit, ka qenë rifana që zakonisht e ka përgaditur vajza që ka qenë e fejuar dhe i ka ftuar shoqet e veta dhe gjithë këtë, familjen e saj.

Omer Shkrijeli

Mjek

Po e tregoj një anekdotë nga ajo kohë. Aty kanë shkuar kamionët pas kamionëve, aty për shembull është shtëpia e atyre kroatëve që tani janë më të fuqishmit, të cilët kanë mbetur, është lart diku dyqind metra që këtu e deri te posta kanë qenë të renditur kamionët dhe i ngarkonin. Ka qenë shpërngulje masive, unë ashtu, vështirë tejkalohet ajo, për atë që nuk është janjevas. Dhe tani, po vjen një grua e moshuar në vizitë dhe ashtu, si zakonisht, nuk ka ndonjë vështirësi të veçantë.

Dhe unë i thashë, ‘Gjyshe, në çka po ankohesh, çka po të dhemb?’ Thotë, ‘Po më dhembin kamionët’. Thashë, ‘Të gjithëve na dhemb’. Do të thotë ka qenë, ka qenë atëherë edhe ajo diagnoza, po më dhembin kamionët. Dhemb me të vërtetë, kjo shkonte, kjo shkonte, vetëm qëndroni në mbrëmje me ta, pini, shoqëroheni, nesër e shihni që nuk janë aty. Sepse vendimet janë marrë mbrenda natës. Thonë ata sot, ‘Nuk dojmë, neve nuk na nevojitet të shkojmë’. Dhe pastaj, ndodh diçka brenda natës, me siguri shkon një fqinj, shkon tjetri, pse të mbes unë, po shkoj edhe unë. Dhe kështu…