Ta gjeshë humorin në tragjedi: Historia e pestë

Raif Musa dhe Valdete Bajrami Musa

Ky është rrëfimi i pestë nga cikli prej dhjetë rrëfimesh mbi Lëvizjen e Pajtimit të Gjaqeve të vitit 1990. Rrëfyesit janë Raif Musa dhe Valdete Bajrami Musa, burrë dhe grua, profesionistë në teknologjinë e informacionit nga Ferizaji, të cilët ishin aktivistë të Lëvizjes.

Lutfi Bajraktari e mban atin që e shalon profesori

Lutfi Bajraktari mban kalin të cilin e nget Anton Çetta. Pleshinë, 1990. Fotografija e punuar nga Lala Meredith-Vula.

Ka pasë është nji rast shumë interesant në fshatin Zllatar, shumë problem ish kanë ai plaku, t’u i shti djemtë, ai plaku ish kanë problem, tash kur është plaku problem edhe djemtë jonë hala ma zi, edhe na kanë thirrë neve…. Jonë majtë dy-tri tubime aty në Dardanë, na thirrshin neve si Këshill të Pajtimit na thirrshin me prezentu në tubim, jo që i kem kry na ato raste, i ka kry Këshilli i Vitisë mirëpo tash na thirrshin neve me prezentu, edhe na njikohësisht kur majshin i thirrshim Këshillat gjithë. Edhe na ishim me kerr, tash p’i shohim qat’ plakun qat’ problematikun, nji shok ish knena ulun, unë isha t’u vozitë, ai anej asfalltit, ai plaku, ish t’u ardhë nji kamion i madh, nji cisternë, edhe ai po na sheh neve edhe ai… se para masës dikush ka qef, “Kishe unë kom kontakt e i njoh e”…  edhe ai t’u dashtë me na folë neve edhe ai kamioni vijke kshtu, ai s’e kqyrke kamionin që mujke me shkelë kamioni. Tu i thanë, “Ik se kamioni, mos dil në asfallt!” Ky tjetri ia kapke dorën kshtu, thashë, “Le t’a mytë krejt kta, çka po të vyn ky?” Domethanë, edhe skena humori ka pasë kajhere, humor relaksus. Na i pat’ pru shpirtin në fyt ai, shumë i poshtër ish kanë kështu si njeri edhe ai shumë të këqija kish pasë ba në fshat të vetin edhe jashtë fshatit. Tani sa kom ni edhe gjatë kohës së luftës ai ka bashkëpunu me serbë e plus ka ba të këqija. Domethanë, njeriu, unë për veti nisna prej atij parimit që në botë jonë veç dy lloje të njerëzve: të mirë edhe të kqi, kta tjerët s’ka, të mesëm s’ka, veç të mirë edhe të kqi, e ai u kanë në mesin e ktyne të kqive.

[…] Ai rasti me Miniren, ai në Greme. Ni shoqe e jona ajo e veshun bardhë, flokët e dredha deri këtu, me fustan edhe e veshun bardhë me blluzë të bardhë. Njani kusheri ja u kish djegë ato shtallat e lopëve, ai shumë i egër kështu, pak i lujtun psiqikisht pak jo taman, edhe këta tash me falë e falshin po thojshin, “Ky na i kallë apet”. U frigojshin prej tij se qasi tipi i njerit ish kanë. Na shkum tash me qetësu atë, e tha, “Jo,” tha, “si t’e marojnë kom me ja u kallë apet” […]  O i thojshim, “Bre knej, bre anej”. Tash e gjetë ni mënyrë  profesori po i thotë për atë shoqen tonë, kolegen po i thotë “Doktorricë”. Kur ia përmeni doktorricë tash ai rrike e kqyrke. Ajo flokët e dredha, rrijke mrrolët, e veshun me të bardha anej-knej, “A më jep inekci a?” Ai i madh kështu burrë i martum, “A më jep inekci a?” Ish tutë prej injekcionit, tha, “Këta që bajnë probleme, po”. Tash ra ai, ndërroi, krejt tjetër njeri u ba kur e murr vesh. A kjo çfarti as doktorricë as kurgja, edhe këtu ndërroi muhabeti edhe erdh puna që ma kurrë problem s’ka ba ai. Se kallxojshin këta kusheritë e tij që ja u ka djegë tha i thojshim, “E thirrim atë doktorricën”.  Domethanë, ka pasë kësi raste që kanë dhezë, kanë funksionu. U deshke me gjetë atë momentin.