Fatlum Kryeziu

Prishtinë | Date: 6 shkurt, 2018 | Duration: 4 minuta

Fatlum Kryeziu (1996), student, Prizren


Aurela Kadriu (Intervistuesja), Donjetë Berisha (Kamera)

Fatlum Kryeziu

Fatlum Kryeziu: Unë jam Fatlum Kryeziu, jam prej Prizrenit. Mosha ime është 22 vjeçare.

Aurela Kadriu: Okej. A t’kujtohet vera e vitit 2007? Është qekjo vera para shpalljes të pavarësisë.

Fatlum Kryeziu: Nuk e di tash, nuk m’kujtohet saktë vera e vitit që po thoni ju. Nuk e kujtoj verën e 2007-tës.

Aurela Kadriu: A t’kujtohet kur ke ni ose kur e kuptu për herë t’parë se kur osht’ shpallë, se Kosova ka me shpallë pavarësinë?

Fatlum Kryeziu: Deri n’ditën kur u, kur u shpallë nuk kom pasë kurrfarë indikatori që kom mujtë me marrë vesh që po bohet shpallja e pavarësisë. Qat’ kohë e kom pasë nashta ni moshë, s’di, të re, nuk kom mujtë me, si tash qysh e kisha, kisha mujtë m’i kuptu gjanat. E di që u kanë shumë, shumë zhurmë, e di që u kanë shumë t’u festu diçka. Nuk kom pasë naj, naj emocion kumeditë sa të thukët për këtë. S’kom ditë çka nënkupton pavarësia, s’kom ditë çka osht’ veç e disha që prej tjerëve osht’ mirë. Shteti i Kosovës po bohet, po i kontribuon diçka kësaj shoqnie kjo pavarësi edhe qaq.

Aurela Kadriu: Okej. Ku ke qenë, ku ke qenë ditën e pavarësisë?

Fatlum Kryeziu: E di nji ditë përpara, unë jom shumë i lidhun me gjyshën edhe xhaxhin tim, kemi n’ajroport për me marrë axhin tim. As nuk e kemi ditë, as ai vet nuk e ka ditë çka po bohet, po menoj a po shpallet pavarësia e Kosovës. N’atë kohë kemi shku ni ditë përpara. Edhe zakonisht gjithmonë kur vjen dikush, traditë, kur vjen dikush prej jashtit osht’ ni atmosferë ma e mirë sa i përketë familjës. Malli që ki me to, kujtimet që i bon ato…

Zakonisht unë jom kanë shumë i lidhun me to edhe gjithmonë kur ka ardhë ai e kom pasë, përderi sa ka qëndru ai përshembull ktu n’Kosovë, e kom pasë ni javë shumë t’mirë. Jom marrë vetëm me to, ai ma ka bo qefin n’tona format e mujshme. Edhe e di që u kanë shumë mirë sa i përketë qëndrimit me, me ata. Masanej u kanë ma i rritun, kuptohet, edhe e ka ditë çka nënkupton pavarësia. Ka përjetu t’gjitha gjanat, si çdo qytetar që ka përjetu ktu. Dhe përmes gëzimit t’atij që po gëzohet për pavarësi edhe unë jam gzu n’formë qysh ai e ka menifestu domethanë gëzimin e vet, qashtu e kom, e kom marrë edhe une.

Zakonsiht mu nuk m’mirrshin kur ata dilshim përshembull, ditën e parë të pavarësisë, ditën e dytë të pavarësisë. Ata dilshin përshembull me festu edhe kuptohet që jonë kanë orët e vona e unë me shumë qef, kisha qef me shku, me pa qysh qysh po festojnë, çka po bojnë, çka po pijnë edhe me kanë qaty, po kur u bojke ni orë e caktume nuk m’kanë leju me i’u bashkangjitë. E nijsha vetën shumë keq edhe thojsha, “Ka ardhë, ka ardhë për kta t’rritunit…” A din, edhe kjo u kanë diçka shumë interesante për mu, qitash që po m’kujtohet. Tjetër gjë nuk e di, domethanë.

Aurela Kadriu: A na tregon ti çka ke bo personalisht, ku ke qenë?

Fatlum Kryeziu: Nuk e di. E di që ka pasë shumë muzikë, e di që kshtu pa kurfar, domethanë si çdo fëmijë, tu kujtojke naj kangë, përshembull qato kangë që i kemi na, që festojmë, “Oj Kosovë, oj nëna ime” e të tjera. A din, kshtu edhe une n’vazhdimësi u mundojsha mi këndu, a po çka po di çka tjetër. Edhe n’qat formë domethanë fillova me, me, me pa.

Aurela Kadriu: A e din, a t’kujtohet a e keni përcjellë live kur osht’ shpallë?

Fatlum Kryeziu: Po, njohjet që ishin, “Urime Kosovë pavarësia”, a din… Masnej varësisht prej moshave e shihja që pjesëtarë t’familjës tem janë t’lidhun me naj shtet ma ndryshe. Për shembull, se jonë ma konservatorë, për shembull unë jom i Prizrenit edhe u kanë shumë e rëndësishmë për shembull kur ka thonë Erdogani, “Urime Kosovë!” Edhe tash shpejtë bile e niva dishka, bash ma boni një koiçidencë me atë, me, me atë kohë t’pavarësisë. Për shembull ai tha, ni student i Kosovës e kish pytë me nji intervistë për Kosovën çka menon, ai thojke që n’qat’ moment u kanë shumë n’interesa edhe për atë, ai me i’a uru Kosovës ma përpara se Amerika, a din?

Kto janë n’familje si n’çdo fam… sidomos në Prizren jemi t’lidhum më shumë me qesi lloj të politikave edhe ata ndikojshin a din, edhe unë e përcillsha shumë m’interesonte, a din? Pa kurrëfarë vetëdije t’caktume domëthanë për m’i kuptu gjanat, ose m’i sqaru gjanat që i thojshin ata, por me vetëdijen e tyne e përceptojsha qysh ata…. Tash n’këtë kohë po thom ma shumë, po edhe atëherë u kanë interesant, a din, çfarë lidhje, pse u kanë e rëndësishme t’njoftë për shembull at’here ni shtet. Tash kur jom rritë e kuptoj qysh osht…

Aurela Kadriu: A e kujton familjen tane, a osht’ folë për pavarësinë? A osht’ folë për shtetin e Kosovës?

Fatlum Kryeziu: Une kom nejtë ma shumë me gjyshën tem për shkak, domethanë, t’kalumës teme. Unë ma shumë kom nejtë me gjyshën, edhe gjyshja jem u kanë ma e vjetër, ma pak i ka interesu. Sa herë që ka dalë diçka politikë, ajo ka lshu muzikë ose ka lshtu diçka, a din, “Recetat e Cekës”. Gjithçka domethonë çka u kanë veç n’kujtim me to. N’shpi kur shkojsha, te pridërit e mi, aty u kanë ma, ma domethanë ka pasë ma diverzitet t’mendimeve për shkak që ata jonë kanë ma, ma, me ni kohë ma t’theksumë edhe kanë përcjellë lajme ma shumë se te gjyshja. Aty domethanë folshin për pavarësinë e Kosovës, tregojshin që u kanë e mirë, ka mu bo punësimi ma i mirë, kena me dalë jashtë Kosovës, qisi… Domethanë qysh ja kanë imponu mendimet atyne, qito pritshmëritë jonë kanë, çka po di, nuk ka pasë diçka kumeditë, me t’thanë t’drejtën tash.

Aurela Kadriu: Faleminderit shumë.

Fatlum Kryeziu: Kurgjo.

Download PDF