Ballafaqimi me të ligën: Historia e katërt

Raif Musa dhe Valdete Bajrami Musa

Ky është rrëfimi i katërt nga cikli prej dhjetë rrëfimesh mbi Lëvizjen e Pajtimit të Gjaqeve të vitit 1990. Rrëfyesit janë Raif Musa dhe Valdete Bajrami Musa, burrë dhe grua, profesionistë në teknologjinë e informacionit nga Ferizaji, të cilët ishin aktivistë të Lëvizjes.

nga tubimi në fushë të pajtimit nga e majta, Valdete Bajrami,Halil Halili,Minire Ademi,Raif Musa,Hoxhë Idriz Kosova,Syzana Jupa

Në fotografi: Valdete Bajrami, Halil Halili, Minire Ademi, Raif Musa, Hoxhë Idriz Kosova dhe Syzana Jupa. Tubimi në Fushën e Pajtimit, 1990.

Ka pasë raste të ndryshme, shumë të randa, shumë të mundimshme edhe për neve. Ka pasë edhe ni rast për shembull, qe në Pleshinë janë ba dy vrasje, ni plagesë, dhandrri e ka vra babën e grusë, nanën e grusë edhe grunë. Gruja ka pshtu ka mbetë e plagosun, në gjumë me sopatë i ka pre, fmija katër vjeç s’ka ditë kur i ka dalë gjumi, fëmija në krevet. Edhe kanë ba ballë e kanë falë ata për shembull. Rast shumë i ranë edhe ai çka menojke ma s’shumti për mos me falë. Sot kem shoqni shumë të mirë me ta, na respekton shumë, rrijmë me ta, pijmë kafe, bojmë hajgare e nguci i thom, “Qysh, a din s’dojshi na e shtyjshi”. Edhe ai gjithë thotë, “Iu kom munu shumë juve, iu kom enë shumë”. Se shumë herë kemi shku në atë familje.

Ka pasë vrasje të gabimshme, jo domethanë nuk e ka vra atë që është dashtë e ka vra krejt gabimisht tjetër kon. Ka pasë raste që e ka vra edhe e ka mshefë krimin e është zbulu tek mas 18 viteve. Është nji grue në fshatin Bibaj, e ka vra burri i vet, e ka lidhë me tel me gurë e e ka lëshu në bunarë, edhe iu ka ba presion vllaznive të grusë. […] Iu ka ba presion që, “Ju ma keni shitë motrën” […] “Ma keni nalë edhe e keni shitë tjetër kun”.  Tash qysh thojnë t’u ju boj presion që mos t’e lypin këta. Ata, “Jo te na s’ka ardhë”. Mbas 18 viteve e shet ai shtëpinë në Bibaj, edhe ai që e blen e pastron oborrin thotë hajt ta pastroj bunarin edhe i gjenë do eshtra në bunar, e thirrë policinë, në bazë të ADN-së e vërtetojnë që e zhdukura mas 18 viteve…. Edhe ata e kanë falë, ata nuk e kanë pasë lehtë se dy herë e vrame.

Në nji rast njëjtë qashtu në aksident, e ka shkelë e ka mytë, na kanë enë edhe disa herë. Qe, sot kem kontakt me atë djalin që atëherë u kanë diku 7 vjeç kur është falë gjaku i babës tina. Ka pasë raste edhe rasti ma i randë u kanë në Dardani tash Kçiç u thirrë përpara, 11 vjeç kur u falë gjaku i babës tij, fqinji i vet e ka mytë babën e tij edhe ma i madhi ka qenë ky djali, po e kanë falë gjakun hallat e tina edhe nana e tina. Domethanë, në njifarë mënyre edhe na kemi rreziku se ai i ka pasë edhe tre djem tjerë, domethanë 4 djem këta jonë rritë. […] Edhe hala afër janë ata qashtu ngjit me familjen e dorasit. […] Po ai… edhe ai dorasi ish kanë egërsinë. Unë jo që di me vizatu mirë, por në atë kohë kur majsha ditar në mbramje e kthejshum kasetën edhe folshum çka tha ky e çka na tha ky, unë i vizatojsha ata që na nxjerrshin probleme ja u bojsha karikaturën. […]