Bisedat e ekspozitës: HAVA SHALA dhe BRAHIM DRESHAJ

Iniciativa Kosovare e Historisë Gojore ka organizuar një seri diskutimesh në Galerinë e Arteve në Pejë, Kosovë përgjatë kohës sa ishte e hapur ekspozita Fushata e Pajtimit të Gjaqeve 1990-1991. Diskutimet u bënë me aktivistë të  pajtimit të gjaqeve.

Më 20 maj u mbajt diskutimi me Hava Shalën dhe Brahim Dreshajn të cilët shfletuan albumin fotografik të ekspozitës dhe kanë kujtuar tregime të lidhura me Fushatën e Pajtimit të Gjaqeve. Diskutimet janë moderuar nga Erëmirë Krasniqi, ndërsa janë xhiruar nga Donjeta Berisha dhe shumë shpejt do të publikohen në uebfaqen e OHI-t.