Ebru Suleyman

Prishtina | Date: 28 janar, 2018 | Duration: 3 minuta

Ebru Süleyman (1990), konsulente, Prishtinë


Aurela Kadriu (Intervistuesja), Donjetë Berisha (Kamera)

Ebru Suleyman

Ebru Süleyman: Emri im është Ebru Süleyman, unë jam 27 vjeç.

Aurela Kadriu: A të kujtohet vera e vitit 2007?

Ebru Süleyman: Po, më kujtohet sepse ishte vera e fundit që e kaluam në shtëpinë e vjetër, vendin ku unë u rrita. Dhe më kujtohet që ishte shumë nxehtë apo ndoshta ashtu më dukej mua sepse nuk kishim shkuar në deti atë vit. Dhe ashtu, e kalova në bahçe në kanape.

Aurela Kadriu: Kur e keni kuptuar, kur ke dëgjuar për herë të parë që  Kosova do ta shpallë pavarësinë?

Ebru Süleyman: Dëgjova vetëm disa ditë para shpalljes. Disa ditë para. Njerëzit flisnin për këtë, që diçka e tillë do të ndodhë. e dëgjoja këtë në shtëpi, jashtë shtëpisë. Nëse do të ndodhte apo jo, dhe gjëra të tilla. Por dëgjova për herë të parë vetëm disa ditë para se të ndodhte.

Aurela Kadriu: Ku ishe në ditën e pavarësisë?

Ebru Süleyman: Isha në shtëpi.

Aurela Kadriu: A mundesh me na tregu se çfarë ke bë, si e ke festu, ku e ke festu?

Ebru Süleyman: Isha në shtëpi, por ne nuk e kemi festuar sepse… më kujtohet që e kemi shikuar në televizion, shpalljen, e cila tregonte parlamentin, Hashim Thaçin si e lexonte deklaratën, të gjithë duartrokitën dhe u ngritën në këmbë dhe ne e kishim shpallur pavarësinë.

Por shikuar nga një anë, ndoshta për shkak se nacionalizmi apo shtetet apo kufijtë nuk përfaqësojnë diçka të rëndësishme për mua, dhe ndoshta pse njerëzit dukeshin të jenë të shqetësuar, nuk e kishte… një ambient i relaksuar mungonte. Kishte pak trazira, një rëndesë ishte në ajër dhe nuk e drejtonte askë në drejtim të qartë ku shihej se çfarë do të ndodhë pas kësaj shpallje. Dhe për mua ka qenë me rëndësi ta di se çfarë do të ndodhë me jetën time dhe të njerëzve që i dua rreth meje, se sa për çështje nacionaliste. Por… mund të them që e kam përcjellur ndoshta me pak ankth dhe kjo ishte e tëra. Por nuk e kam festuar.

Aurela Kadriu: Ku ke qenë 15:50 kur pavarësia është shpallur, a e ke parë në televizion apo dikur më vonë?

Ebru Süleyman: Nuk e mbaj në mend saktë, por e di që e kam shikuar përmes televizionit, edhe pse nuk më kujtohet a e kam shikuar gjersa po shpallej apo më vonë, por e kam shikuar përmes televizionit.

Aurela Kadriu: Shumë faleminderit.

Ebru Süleyman: Faleminderit juve.

Download PDF