ÇFARË ZBULUAN MISIONARËT JEZUITË RRETH GJAKMARRJES DHE PAJTIMIT: PJESA E TRETË

Në fotografi: Lumi Krena dhe kodra e Çabratit në prapavi, Gjakovë.

Ndër studimet klasike të ligjit zakonor [kanunit] në shoqërinë e gegëve të Shqipërisë veriore, hulumtimi i kryer nga klerikët katolikë është në veçanti i pasur për kombinimin e analizave ligjore ashtu edhe politike, si dhe detajet etnografike. Megjithatë, ndërkohë që puna e Françeskanit Shtjefën Gjeçov [“Kanuni i Lekë Dukagjinit”, për herë të parë i botuar pjesë-pjesë në revistën “Hylli i Dritës” në vitin 1913, pastaj pas vdekjes së tij i botuar si libër në vitin 1933], është i njohur gjerësisht falë përkthimeve në gjuhë të ndryshme, materiale të çmuara të publikuara origjinalisht në gjuhën italiane apo shqipe nuk e ka pasur fatin e të njëjtës përhapje.

Ne kemi gjetur një thesar të tregimeve që trajtojnë gjakmarrjen dhe kanunin në raportet që misionarët Jezuitë në Shqipërinë veriore dhe Kosovë morrën me vete tek autoritetet e tyre krahinore në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Këta etër italianë nuk e kishin zjarrin e njëjtë nacioanlist sikur Gjeçovi, i cili e kodifikoi ligjin e pashkruar tradicional duke u fokusuar në veçantinë e tij, por nuk mbeti krejtësisht vëzhgues i shkëputur.  Të vendosur brenda fushës, ata nuk mund t’i injoronin torësisht nocionet lokale të moralitetit, apo thjesht t’i gjykonin kontraditat e tyre me parime religjioze, siç kanë bërë autoritetet më të larta të kishës. Qasja e tyre ishte në fakt edhe analitike edhe praktike. Ata studiuan dhe kuptuan zakonet tradicionale të fiseve malësore shqiptare, dhe edhe kur ishin të shokuar nga ajo që ata konsideronin të padrejtë dhe të patolerueshme, ata arritën të bëjnë një ndarje pragmatike në mes të asaj që duhej të braktisej dhe asaj që duhej ruajur në mënyrë që burrat e kanunit të bëhen katolikë të virtytshëm.

Sa i përket etërve, ekzistonin dy abuzime skandaloze të ligjit zakonor: praktika e bashkëjetesës jashtëmartesore dhe gjakmarrja. Ata u morrën me këto duke përdorur të gjitha mjetet që kishin në dispozicion, duke përfshirë forma të dënimeve apo ndërmjetësimin që ishte i huaj për idenë e tyre mbi drejtësinë: për shembull, djegien e shtëpisë së personit që jetonte me një grua e cila nuk ishte bashkëshortja e tij, apo drejtimi nga garantuesit të cilët mund të dënojnë cenuesit e besës me vrasje, duke nxitur hakmarrje të mëtutjeshme.

Për fatin tonë të mirë, Jesuitët udhëtuan përmes dioqezës së kryepeshkopit të Shkupit dhe Shkodrës, duke ndjekur një model të vjetër organizativ i praktikuar në regjione të largëta si Lindja e Largët dhe Aerika, duke lëvizur nga famullia në famulli në grupe prej dy vetësh, i ashtuquajturi missione volante [bukvalisht, misioni fluturues, në kuptimin e misionit vizitues]. Në të njëjtën traditë misionarë që prodhoi volume të observimeve dhe analizave të botës jo-Evropiane përgjatë shekullit të tetëmbëdhjetë, ata dërguan lettere edificanti [raporte], në  Krahinën Veneta të Compagnia di Gesù, për t’i informuar eprorët e ture dhe publikun rreth misionit të vet në Shqipëri. Autorët e lettere janë At Domenico Pasi, nga Verona, At Francesco Genovizzi, nga Bergamo dhe At Angelo Sereggi, një shqiptar nga Shkodra.

Dy librat që  na inspiruan të përkthejmë tregimet që Jezuitët morrën me vete në shtëpi: Giuseppe Valentini (ed.), La Legge delle Montagne Albanesi nelle relazioni della missione volante . 1880-1932, Firencë: Leo. S. Olschki Editore, 1969; dhe At Fulvio Cordignano, L’Albania a traverso l’opera e gli scritti di un grande Missionario italiano il P. Domenico Pasi S.I. (1847-1914), Vol. II, Romë: Istituto per l’Europa Orientale, 1934 [Fulvio Kordinjano, Shqiperia. Permes vepres she shkrimeve  te misionarit italian At Domeniko Pazi (1847-1914). Tirana: Plejad]. Valentini [1900-1979], i trajnuar si Jezuit, dhe një ish misionar u bë profesor i studimeve Albanologjike në Universitetin e Palermos përgjatë Luftës së Dytë Botërore, ai është poashtu autor i studimeve të mëtutjeshme mbi ligjin shqiptar zakonor. At Cordignano (1887-1952), i cili punoi në Shqipëri nga viti 1926 deri në vitin 1941 si anëtar i missione volante, u bë studiues i njohur i studimeve Albanologjike.


Qorr Begu dhe Fandesi i Gjakovës

Në gusht të vitit 1890, ati jezuit Domenico Paci udhëtoi nga Shkodra për në Prizren nën shoqërinë e një katekisti laik dhe një muslimani të armatosur, eskortë kjo që i takonte një prej familjeve kryesore të Fletit. Këtij grupi iu deshën më shumë se tri ditë për të përfunduar udhëtimin me kali: ditën e parë ata arritën në Pukë për 10 deri në 12 orë, ditën e dytë në Vau-Spas për 12 orë të tjera, dhe ditën e tretë atyre iu desh të ndalen në një fshat musliman sepse shoqëruesi i tyre, i frikësuar nga telashet të cilat ai kishte dëgjuar se po ndodhnin në Gjakovë, morri udhë dytësore dhe iu shmang kalimit përbri lumit dhe shkoi në Kukës duke kaluar nëpër toka malazeze.

Kur shkuan në Prizren, në fillim të ditës së katërt, ata dëgjuan thashetheme se një rebelim kundër të krishterëve kishte nisur në Gjakovë. Famullitari i prizrenit, Don Simon Lumezi i cili ishte edhe vikar i përgjithshëm, kishte shkuar në Gjakovë për të qetësuar njerëzit. Këtu parafrazojmë tregimin e asaj që kishte ndodhur, ashtu siç e ka mbledhur Cordignano nga raportimet e Pasit.

Pas pushtimit austriak të Bosnjës, shumë muslimanë emigruan në jug për t’u kthyer nën sundimin Osman. Ata quheshin muhaxherë. Ndër ta ishte një lypsar i cili ndër krimet e tjera kishte vrarë një zyrtar të rëndësishëm austriak dhe kishte gjetur mbështetje tek Krasniqët, Gashët dhe Bytyqët me besë. Qorr begu, lypësi i verbër, ishte emri i tij; ai kishte shumë plagë, një nga plumbat kishte kaluar tejpërtej syrit të tij.

Një ditë, teksa po udhëtonte mbi kalin e tij ai takoi një të krishterë, një Fandes në rrugë. Fandesi ishte në një karrocë dhe rruga ishte e ngushtë. Qorr begu kërkonte të drejtën për të kaluar i pari, por njeriu tjetër tha se ai kishte një karrocë me dy qiej dhe prandaj kali duhet t’iu lironte atyre rrugën. Përplasja që ndodhi e bëri lypësin të ofendojë burrin, por gjithashtu edhe kristianizmin në përgjithësi. Fandesi e qëlloi atë për vdekje, pastaj nxitoi për në fshat ku e mbylli vetën në kullën e tij. Të gjithë muslimanët e Gjakovës nxituan për në fshatin e vrasësit por atyre iu thanë se mund të vrisnin ose vetë vrasësin ose familjen e tij dhe ta lënë pjesën tjetër të fshatit të qetë. Ata menjëherë ishin të kënaqur ta digjnin shtëpinë e vrasësit dhe dy shtëpi tjera të të afërmve të tij. Por lypësi ishe nën besën e disa fiseve të rëndësishmë, që do të thoshte se djegia e shtëpive ishte shumë pak. Thashethemet u shpërndanë se Austria kishte paguar për vdekjen e lypësit dhe se të gjithë Fandesët, 400 familje, ishin fajtorë dhe prandaj duhet ose të vriteshin ose të përjashtoheshin.

Fandesët ishin të gjithë nga Mirdita, nga mali Fandi dhe kishin ardhur në Gjakovë për të ikur nga gjakmarrja, apo varfëria; ata ishin gjysmatar ose qiramarrës nga muslimanët lokal të cilët kishin preferuar këta tek muslimanët e tjerë për shkak të etikës së tyre në punë. Ndryshe nga të krishterët e tjerë, për një sundim të veçantë nga osmanët, ata lejohej të bartnin armë. Muslimanët gjakovarë i braktisën ata. Fandesët pastaj povuan t’i japin kohë asaj pune dhe pastaj të dërgojnë një ndërmjetësues në Stamboll. Ndër avokatë ishte edhe një Topalli, apo “i çali”, siç e quanin sepse e kishte një këmbë të lënduar. Ai e dinte Kanunin e Lekë Dukagjinit dhe e dinte sa raste ishin vendosur, do të thoja se ai e njihte ligjin e rasteve. Në të kaluarën, ai ishte dënuar me vdekje nga një Pasha së bashku me të tjerët, por ai argumentoi rastin e tij aq mirë saqë Pasha jo vetëm e fali, por edhe e vërshoi me para dhe nder.

Pastaj Kola shkoi në Gjakovë për të mbrojtur Fandesët e tij, shkoi në gjykata, foli me turq me ndikim, fitoi një besë për tri ditë, por gjithashtu i kërcënoi ata më ndëshkim serioz në rast se Fandesët do të sulmoheshin. Urdhërat erdhën nga Stambolli përmes udhëheqësit të Pejës se gjakovarët duhet të mendoheshin dy herë para se të ofendonin Fandesët. Malësorët, të cilët kishin ardhur në qytezë për të kërkuar prenë, nuk mundën t’iu bënin asgjë Fandesëve, kështuqë ata vodhën disa lopë që iu takonin turqve të qytetit.

Rasti nuk do të zgjidhej lehtë në qoftë se konsuli Austro-Hungarez nuk do të përfshihej përmes një telegrami ndaj Internuncios Austriak në Vatikan [Papal Envoy] i cili foli me Vizierin e Madh i cili pastaj i dërgoi urdhër udhëheqësit të Pejës për të mbrojtur Fandesët. Prifti i prizrenit Don Simon Lumezi kishte qenë ndërmjetësuesi kryesor i gjithë krizës, dhe tani ai po kthehej në Prizren i shoqëruar me katërmbëdhjetë Fandesë.

 

123.Fulvio Cordignano, L’Albania a traverso l’opera e gli scritti di un grande Missionario italiano il P. Domenico Pasi S.I. (1847-1914), Roma:  Istituto  per L’Europa Orientale, 1934, pp. 121-123.