Aurela Kadriu në Fakultetin e Arteve Liberale, Universiteti i Varshavës

Aurela Kadriu nga Iniciativa e Historisë Gojore ka mbajtur një ligjëratë me temë “Intervistat biografike. Metodologjia e Historisë Gojore – Iniciativa Kosovare e Historisë Gojore”, në Fakultetin e Arteve Liberale në kuadër të Universitetit të Varshavës. Ligjërata u mbajt në kuadër të punëtorisë “Teoria në praktikë. Punëtori ndërkombëtare për hulumtues të cilët punojnë në ambient ndërkulturor”.