Atdhe Mulla

Prishtinë | Date: 8 shkurt, 2018 | Duration: 4 minuta

Atdhe Mulla (1983), fotograf, Prishtinë


Aurela Kadriu (Intervistuesja), Donjetë Berisha (Kamera)

Atdhe Mulla

Atdhe Mulla: Atdhe Mulla, fotograf.

Aurela Kadriu: A m’tregon se a e kujton verën e vitit 2007?

Atdhe Mulla: Verën e 2007-tës e kujtoj, në atë kohë unë kom qenë në Pragë në Çeki, në studime. Çdo verë e çdo dimër jom ardhë… jom ardhë edhe verës, si çdo verë qysh osht’ me dalë edhe asine… nuk ka qenë kurgjo, po mendoj, nuk ka pasë najfarë alarmi që kur ka me ndodhë, çka ka me ndodhë. O konë hala në higher politics [Nivele të larta politike], UN-i, e kejt e pritshim çka po ndodhë atje nihere.

Aurela Kadriu: OK…

Atdhe Mulla: Më duket që në dhjetorin e 2007-tës tani pak ma shumë jonë kjartsu sendet kur, çka, tek, ki mujt me projektu kur çka ka me ndodhë. Kështu që në 2007-tën e kujtoj që kom ardhë si çdo herë prej Pragës edhe kom kalu… yeah… si çdo herë… everything as usual [gjithçka si zakonisht].

Aurela Kadriu:  A e mban në mend kur ki ni ose kur ki kuptu për herë të parë që ka me shpallë Kosova pavarësinë?

Atdhe Mulla: Mm… ka dhjetori o konë. Unë në dhjetor u pata kthy edhe njëherë prej Çekisë se osht’ lidhë me punimin tem të diplomës, e disha që diçka o ka zihet. Edhe pata ardhë me 10 dhjetor këtu, o konë UN Assembly [Mledhja e Kombeve të Bashkuara] e pat pasë mbledhjen, edhe o ardhë deadlock që kurrgjo s’u patë marrë vesh. Edhe veç njerëzit patën dalë në qytet patën protestu para qeverisë, kishe “Çka po ndodhë?” E prej asaj kur u pata kthy, ma patën bo shokët, “Rri gati se ka shkurti ka me ndodhë diçka.” Edhe faktikisht u patë lidhë edhe me nifarë interviste të Bajram Rexhepit, të ndjerit, kryeministrit kur e patë lëshu ai ni leak [rrjedhë informatën], me ni intervistë, pak a shumë që u dike data, po kërkush nuk e ka ditë datën. 

Aurela Kadriu: A na tregon ku ke qenë për ditën e pavarësisë? Çka ke bo?

Atdhe Mulla: Për ditën e pavarësisë jom çu në ora 9 e 30, ni natë ma herët kom ra me flejt në 7 e 30 {qesh}. Masi nuk osht’ ditë dita kur ka me ndodhë, na jemi dalë edhe atë natë, patën dalë njerëzit me kerre, me flamura, apet nuk u dike flamuri i Kosovës, jonë konë flamuri kombëtar, of course [natyrisht]… edhe patëm dalë me fotografu, pak a shumë e dishim që nesër diçka po zihet… edhe o konë patëm përfundu nëpër kafe, nëpër bara me njerëz të komunitetit ndërkombëtar, me ministra, s’e dishe kush osht kush.

Jom çu në mëngjez atë ditë edhe patëm dalë më fotografu, o dashtë me kry temën e diplomës {qesh}. 

Aurela Kadriu: Çka mundesh me na kallëzu prej qasaj ditë, megjithëse ke qenë jashtë në ambient publik dhe e ki pa çka ka ndodhë?

Atdhe Mulla: O konë shumë ftohtë {qesh}…. Kejt kush ja nisë, ja nisë, “O konë shumë ftohtë” {qesh}. Une e kom edhe ni send, o konë… 17 shkurti o konë -17. O konë shumë ftohtë edhe jemi sillë nëpër qytet tu mos ditë çka po ndodhë, kur po ndodhë, tek po ndodhë. Pak o konë ajo hutia shumë media ndërkombëtare, une e kom pasë hutinë a duhna me qenë në parlament, a duhna me pasë momentin historik, a duhna me ndejt te njerëzit në qytet? Edhe e di e patëm pa në televizor, n’kafe jom konë me shokë t’u fotografu njerëz t’u e festu, edhe masnej u pata nisë, pata tentu me hi në kuvend. N’kuvend o konë… e pamundshme me hi në atë moment, n’atë moment veç u patë shpallë, njerëzit veç ia patën nisë me ardhë te kuvendi, dhe qaty veç ia patë nisë me ndodhë ajo. 

Kurgjo kom fotografu, kom fotografu, jom sillë poshtë e nelt, jom shku anejna, me ni moment i kom hypë kerrit kom shku dej në Graçanicë veç me këqyrë çka po ndodhë, a din… jena sillë… me kqyrë çka po ndodhë faktikisht edhe… yeah [po]. Deri në katër të mëngjezit të nesërmën n’shesh, sheshi o konë… kurrë ma dirty [papastërt] n’jetë teme s’e kom pa, edhe tani çdo ditë veç dilshin njerëzit, vijshin prej tona pjesëve të Kosovës, festojshin.

Për mu o konë pak ashtu… s’e di. O konë punë, në të njëjtën kohë, po e kom pasë edhe atë momentin kur jom ndalë me ni moment edhe kom thonë, “Wow!” a din… me shokë me sende, po ndodhë! Ajo ditë o konë pak si, s’po di qysh me thonë… tash kur e kqyri si any other day [si çdo ditë tjetër], o konë ditë pune… {qesh} kom punu, a din….

Aurela Kadriu: Në Graçanicë a e mban mend qysh o konë situata?

Atdhe Mulla: Patëm shku e patëm pasë nifarë tentativa me kqyrë asi… ishin jo, Reutersi, jo krejt mediat e botës e tashti, a din… dojshe me kapë edhe ti atë angle [këndvështrim], me këqyrë… kurgjo patëm shku edhe a din, kurgjo o konë  qyteti normal… nothing [asgjë]… veç patëm shku ni krug me kerr e patëm bo, dojshim me shku me u fotografu me bo diçka, e patëm pa që s’ka kurrgjo interesant, u patëm kthy apet. 

Aurela Kadriu: OK…

Atdhe Mulla: Pak pa plan.

Aurela Kadriu: Mirë osht’, faleminderit shumë. Qikjo ke…

Atdhe Mulla: Alright, nice [Shumë mirë].

 

Download PDF