Adrian Bytyqi

Prishtina | Date: 2 shkurt, 2018 | Duration: 5 minuta

Adrian Bytyqi (1992), shkencëtar politik, Prizren


Aurela Kadriu (Intervistuesja), Donjetë Berisha (Kamera)

Adrian Bytyqi

Adrian Bytyqi: Unë jam Adrian Bytyqi. Kom lindë n’vitin 1992, me 2 gusht, që i bjen që i kom 25 vjet edhe… Po menoj, vi prej Prizrenit.

Aurela Kadiu: A t’kujtohet vera 2007?

Adrian Bytyqi: Vera 2007?

Aurela Kadriu: ëhëm, osht’ vera para shpalljes t’pavarësisë.

Adrian Bytyqi: Konkretisht vera 2007 para shpalljes për mu nuk ka qenë, nuk ka dishka konkrete e cila m’kujtohet specifikisht e lidhun me pavarësinë e Kosovës, ose me hapat deri te pavarësia. Mirëpo ka qenë prezente nji eufori, nji, nji frymë me thonë që ka me ndodhë dishka, a po ndodhë, a s’po ndodhë? Qysh, tek? Premtime, ç’premtime, normalisht n’kontekstin e politikës të atëhershit që pak a shumë osht’ hala politikë e sotit. Trendi, shija, toni, ngjyra, n’qat’ mënyrë, nuk osht’ diçka specifike. Po edhe duke qenë i Prizrenit verës mbizotëron Dokufesti, si memorie kryesore edhe si pikë referente e memories kshtu që… nuk kisha thonë që pasë dishka impakt shumë t’fortë  n’qat’ aspekt.

Aurela Kadriu: A e mban n’mend kur e keni kuptu apo kur keni ni për here t’parë që Kosova ka me shpallë pavarësinë?

Adrian Bytyqi: Nuk m’kujtohet kur e kom ni për herë t’parë se për mu edhe kohën kur osht’ shpallë, edhe si mendim, edhe si veprim nuk ka qenë diçka e gëzushme pastërtisht. Shkaku që me shpalljën e pavarësisë, për mu t’paktën edhe pse kom qenë 15 vjeçar, ka qenë nji mendim i lidhun me nji përgjegjësi totale mbi vet vetën tani që kemi me pasë. Se edhe fakti që osht’ shpallë qysh osht’ shpallë nuk ka qenë e pastër n’mendimin tem për, për, për… Edhe pse e ka përcjelle atë euforinë, “Tash ma n’fund jena shtet”. Po nuk osht’ qysh e kisha paramendu at’here qysh kish me qenë, domethanë nuk ka dalë bash, bash qashtu qysh kom menu. Ama me gjithatë kur e kom ni që po bohet, normalisht që jom gëzu, po jo na’të nivel, nivel t’gëzimit naiv. Gëzim po edhe pikëllim edhe tutë njifar mënyre shka po na pret tutje tash si zot t’vet vetës.

Aurela Kadriu: E ku ke qenë n’ditën e pavarësisë?

Adrian Bytyqi: Ditën e pavarësisë kom qenë n’shpi. Unë shpinë e kom n’Shadërvan, përmas Kishës Ortodokse edhe m’kujtohet rruga që e kom bo deri te Xhamia e Sinan Pashës edhe kur i kom pa flamujt e, flamujt kombëtarë, konkretisht flamurin kuq e zi. Ka pasë shumë njerëz, shumë plisa, shumë eufori, shumë gëzim, shumë Hashim Thaçi n’çdo monitor t’mundshëm tu e shpallë pavarësinë, shumë ora 15 e tridhjetë e diçka, që u konë e pjekun faktikisht n’realitet t’at’herisht. Edhe t’sotit noshta për ata që e kujtojnë ma mirë. Po… Festivitet, qysh e, qysh ish dashtë me qenë 28 nëntori nashta, e që s’ka qenë kurrë, qajo u konë pavarësia e Kosovës qat’ ditë t’paktën.

Aurela Kadriu: Çka ke bo ti konkretisht, a ke festu? Nësë po, ku ke festu?

Adrian Bytyqi: Jo, jo. Une për veti, personalisht e kom mendjen pak obsesive n’qat’ shkaku që, nuk o’ që une reagoj shka menoj ose shka ndjejë shume n’botën e jashtme. Edhe për mu ka qenë okej, “Shka tash? Shka ka me ndodhë tash? A o kjo përnime qeshtu, a kemi me vazhdu me qeta njerëz?” Se nësë e marrim parasyshë realitetin politik që mbizotëron edhe sot edhe që ka mbizotëru edhe at’here nuk osht’ që pavarësisnë na kanë pru njerëz që e kanë pasë noshta imixhin ma pozitiv edhe ma t’përkrahunit e popullit. Mu t’paktën personalisht ka dokë si ad hoc vendim edhe e ngutun. Mirë që ka ndodhë, po s’kisha pasë qef ndodhë qashtu edhe s’kisha pasë qef  me ndodhë qe me qata njerëz. Menoj që vullneti i popullit edhe sakrifica që osht’ bo deri qetash ka meritu shumë ma shumë, me dikon shumë ma tjetër se qysh ka ndodhë. Po me gjithëatë okej.

Aurela Kadriu: A e ki pa, ora tre e pesëdhjetë, ku ke qenë? Qajo osht’ ora kur osht shpallë pavarësia, po mendoj a e ke pa live? A veç e ke pa ma vonë?

Ardian Bytyqi: Jo e kom pa, e kom pa, e kom pa live. E kom pa live, e kom pa n’televizor. Ashiqare, po mendoj në Prizren kemi qenë. Moment interesant ama qysh e ceka edhe ma herët jo, jo qaq. T’paktën për mu, u konë ma shumë gëzim përzimë me tutë edhe me brengë për nesër se sa gëzim i pastër i një populli që ka luftu shumë edhe ka sakrifiku shumë edhe ma n’fund po mërrin deri te ai caku. Nuk osht’, nuk ka qenë shpërblyese n’mënyrën qysh kom shpresu që ka me qenë. Edhe po mendoj, s’kisha dashtë me shtu ma shumë dishka se s’besoj që muj me thonë dishka ma shumë…

Aurela Kadriu: Faleminderit shumë.

Ardian Bytyqi: N’këtë aspekt.

Download PDF