Adem Mikullovci

Prishtinë | Date: 16 maj, 2018 | Duration: 74 minuta

Nuk e di, nuk e di, kur e kreva maturën u bo debat i madh në famillje çka të studioj dhe vishin propozime të shumta. Prej, çka di une, fizikë, matematikë, e astronomi, e gjuhë e… gjeografi e s’di çka. Im at thonte, ‘Avokat, avokat le t’bohet thiu se i blun goja si gjakalla e mullinit edhe dynjenë ka me bo kahre’. Ndërsa nana ime e ndjerë thonte, ‘Doktor, doktor. Është hall ligë e ndoshta ia gjenë ilaqin vetit’. Bile, bile, e kom kto të sigurtë, pastrusi, lustruesi i këpucëve që ishte në mahallë tonë edhe ai u përzi në këtë muhabet çka me studiu une. [Ai tha] ‘Profesor, profesor bonu edhe je zotni për jetë’.


Aurela Kadriu (Intervistuesja), Donjeta Berisha (Kamerë)

Adem Mikullovci u lind në vitin 1939, në Vushtrri, Kosovë. Ai është aktor dhe politikan shqiptar. Pas studimeve në Akademinë e Teatrit dhe Filmit në Beograd, në vitin 1968 ai u kthye në Prishtinë dhe filloi të punonte në Teatrin Popullor Krahinor, ku ishte pjesë e trupës së teatrit deri më 1990. Adem Mikullovci ka pasur një karierë me 45 role kryesore dhe 70 role në perfomanca teatrore. Sot, Mikullovci është deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.