Historia

Iniciativa e Historisë Gojore është kolektiv i hulumtuesve të gjeneratave, kombësive dhe kompetencave të ndryshme, misioni i të cilëve është të regjistrojnë rrëfime jetësore që gërshetohen me ngjarjet më të gjëra të Kosovës dhe botës.

Iniciativa u lind në verën e vitit 2012 si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Rrjetit të Grave të Kosovës (Prishtinë)  dhe The New School for Public Engagement (New York), në momentin kur disa gra hulumtuese dhe aktiviste nga Prishtina dhe Nju Jorku u mblodhën për të diskutuar si ta realizojnë ëndrrën e kahmotshme dhe të përbashkët: shpëtimin e zërave të njerëzve nga harresa – udhëheqësve dhe njerëzve të thjeshtë – të cilat, historia zyrtare, vazhdimisht e ndryshueshme, i ka ndëshkuar deri në harresë. Ne donim që të shkonim përtej rrëfimeve të viktimizimit dhe kufijve rigoroz të mendimit grupor. Ne jemi të interesuar të rimëkëmbim përjetimin e plotë jetësor të individëve.

Falë fondit fillestar nga New School, disa donatorëve privat dhe përkrahjes së Rrjetit të Grave të Kosovës, por më së shumti falë punës së vullnetarëve, ne filluam me xhirimet e intervistave të para. Natyrisht, hapi i parë është bërë me intervistat e grave shqiptare, pjesëmarrja e të cilave në kohë paqeje dhe të luftës është lënë anash, mos të themi që është lënë plotësisht në harresë. Intervistat e xhiruara dhe të transkriptuara në shqip, anglisht dhe serbisht, janë mbledhur dhe publikuar në këtë ueb-faqe.

Në vitin 2015, Iniciativa e Historisë Orale është shndërruar në organizatë të pavarur dhe kështu filloi të zhvillojë tema më të gjëra hulumtuese.

Fotografitë, zërat dhe fjalët e shkruara

Ne jemi të vetëdijshëm se intervistuesi/ja, me vet  prezencën e tij/saj, ndikon te i/e intervistuari/ja. Filmimi, që është përpjekje ekipore, komplikon dinamikën ndërmjet të intervistuarit dhe hulumtuesve. Mund të mos ketë mënyrë për ti ikur këtij shtrembërimi të shkaktuar nga ky kontekst kompleks. Ne kemi provuar ta zvogëlojmë problemin duke i përzgjedhur intervistuesit që flasin të njëjtin dialekt sikurse i/e intervistuari/ja, duke parashtruar pyetje të gjëra, duke i dhënë prioritet asaj që i/e intervistueari/ja dëshiron të thotë në vend se të thotë atë gjë që mendon se intervistuesi/ja dëshiron ta dëgjoj. Pyetjet shtesë parashtrohen  për të sqaruar apo shpjeguar më gjerësisht atë që është thënë.

Sa i përket transkripteve, ato janë tekste të shkruara që pasqyrojnë mënyrën e të folurit, me paragrafë dhe shenja të pikësimit të cilat transkriptuesi/ja propozon në mënyrë që rrëfimi të ketë kuptim. Përkthimet shkojnë përtej formës së të shprehurit të burimit. Vet përkthimi duhet të kuptohet si një shtresë shtesë e reprezentimit. Pa përkthim, intervistat do të ishin të kuptueshme vetëm për një audience të kufizuar.

Përse historia gojore?

Tradita e dëshmisë gojore është një karakteristikë e kahmotshme e Kosovës. Ajo ka ruajtur historitë e individëve, familjeve dhe kombeve në formën e tregimeve narrative. Jo më pak e vlefshme se sa historia e shkruar, ajo është formë e ruajtjes të së kaluarës që e ka fituar besueshmërinë akademike. Në fakt, burimet gojore dhe të shkruara nuk janë në kundërshtim më njëra tjetrën. Historia gojore do duhej të bashkëveprojë me dokumente dhe tekste të ndryshme si dhe t’i plotësoj ato.

Historia gojore ofron një qasje të veçantë – një pasqyrim nga pikëvështrimi i folësit, të fuqishmit dhe të pafuqishmit. Ajo lejon kontradikta, paqartësi dhe gabime të cilat shpërfaqin ankth, frikë, aspirata dhe ëndrra. Historia gojore mundëson një portret më jetëgjatë të shoqërisë përmes dëshmive individuale që rikujtojnë përjetimet e tyre personale përbrenda familjes dhe lidhjet e tyre me vendin. Kjo është arsyeja përse ne jemi duke ndërtuar një arkiv pamor për Kosovën – andaj e trajtojmë me kujdes origjinën gojore të të dhënave tona.

Publikut, ne, i ofrojmë mundësinë që të dëgjojë zërat e njerëzve, të kapin ritmin dhe ngjyrën e të folurit si dhe t’i shohin shprehjet e ndjenjave. Poashtu, ne ofrojmë transkripte në shumë gjuhë që mund të anashkalojnë tregimin e drejtpërdrejtë, por kjo u mundëson shumë  njerëzve të kenë qasje në të. Qëllimi ynë është të shtojmë nivele të pasqyrimit të historisë kolektive që shpesh është treguar në mënyrë sipërfaqësore dhe binare.

Parimet

Ne i trajtojmë intervistuesit me ndjeshmëri dhe respekt.
Ne nuk pretendojmë që paraqesim jetërat e tyre, por ne paraqesim vetëm tregimet që ata na tregojnë për vetën e tyre.

GRUPI PUNUES

Anna Di Lellio

Drejtoreshë menaxhuese dhe këshilltare akademike

Erëmirë Krasniqi

Drejtoreshë Ekzekutive

Aurela Kadriu

Asistente e hulumtimit / Pëkthyese

Natasha Govedarica

Hulumtuese / Bashkëpunëtore e jashtme

Lura Limani

Hulumtuese / Bashkëpunëtore e Jashtme

Kaltrina Krasniqi

Drejtoreshë artistike

Hana Ahmeti

Zyrtare e financave

Donjetë Berisha

Kamera dhe Redaktimi

Abit Hoxha

Hulumtues / Bashkëpuntor i Jashtëm

Dafina Tahiri

Menaxhere e web-it / Përkthyese

BORDI

Alessandro Portelli

Historian

Arbnora Dushi

Studjuese e Folklorit

Sonja Biserko

Drejtoreshë e komitetit të Helsinkit - Serbi

Robert Elsie

Shkrimtar & Gjuhëtar

PARTNERËT & DONATORËT