Rreth Bajram Kelmendit: Historia e dhjetë

Raif Musa dhe Valdete Bajrami Musa

Ky është rrëfimi i dhjetë nga cikli prej dhjetë rrëfimesh mbi Lëvizjen e Pajtimit të Gjaqeve të vitit 1990. Rrëfyesit janë Raif Musa dhe Valdete Bajrami Musa, burrë dhe grua, profesionistë në teknologjinë e informacionit nga Ferizaji, të cilët ishin aktivistë të Lëvizjes.

U kanë ni rast shumë interesant që Bajram Kelmendi, edhe ai u kanë veprimtar i Këshillit të Pajtimit, ai ish kanë avokat i dorasëve. Eh, tash kur erdh aty, e pajsha atë plakun masi hinëm në odë që s’pi zihet veni ven. Edhe dola unë në korridor edhe e thirra atë plakun, i thashë, “Çka?” A din, “A kem ba naj veprim të keq, a çka?” A din, “Se p’e shoh që s’je mirë”. Tha, “Jo, ju s’e keni ba qëllimshëm ata, p’e di që s’e keni ba qëllimshëm”. Tha, “Por, ky u kanë avokat i atyne, kur p’e shoh këtu në odë teme, veprimet e tij e fjalët e tij në gjykatë hala në kry më jesin”. Normal, ai u kanë avokat. Jom hi kadale i kom kallxu në vesh profesor Antonit i kom thanë, “Qishtu, qishtu është puna”. Veç ja ka ba Bajramit i ka thanë, “Bajram,” me kry kështu, “hec!” Ja kemi dhanë ni kerr, u çu ai as s’ka ba za as hiç ka hecë me kerr. Edhe nejse na nejtëm vazhdum aty edhe dy orë.

Tash kishin marrë vesh njerëzit që është profesor Anton Çetta aty, ishin mledhë aty spontanisht, kur kem dalë krejt t’u piskatë, “Anton Çetta!” Nja njiqind vetë, kështu spontanisht jonë mbledhë veç që e kanë kuptu. Veç u kanë rast interesant. A din, na kem pasë qef me nderu ate, se ai absolut s’e ka… askush s’e lypke, jo vetëm ai, s’e lypke! Na vetë kishim qejf me nderu edhe profesorin, por edhe ata. A din, në njifarë mënyre na e llogaritshim vetën fëmijë, ata na e falshin neve, por e llogaritshim, thojshim, “Me pru profesorin nashta në njifarë mënyre po ua shpagujmë atë të mirën që p’e bajnë për të mirë të venit”. Krejt u nisë edhe krejt u kanë për qit’ kauzë, për qit’ liri…