Një rast në Bosnje dhe Hercegovinë: Historia e Dymbëdhjetë

Raif Musa dhe Valdete Bajrami Musa

Dy rrëfime shtesë: Ky është rrëfimi i dymbëdhjetë mbi Lëvizjen e Pajtimit të Gjaqeve të vitit 1990. Rrëfyesit janë Raif Musa dhe Valdete Bajrami Musa, burrë dhe grua, profesionistë në teknologjinë e informacionit nga Ferizaji, të cilët ishin aktivistë të Lëvizjes.

Nji rast përjashtim, kom shku unë është me tash ambasador në Arabinë Saudite, Rexhep Bojaj, u kanë imam i Bashkësisë Islame. Vëllau i tina e ka vra nji të Ferizajit edhe unë kom shku me nji koleg temin të Këshillit, me ni veprimtar në Bosnjë në atë kohë me kerr, me ni profesor të Pejës… edhe mixha u kanë i ktyne djemve që iu ka vra baba me marrrë faljen prej djalit që iu ka vra baba, ai tu jetu në Bosnjë. Tash u dashke patjetër me marrë pëlqimin prej tij edhe mbasi nejse peripetitë në Bosnjë qysh kem shku qysh jem kthy. E murrëm pëlqimin prej tij, kur ia u kem çu pëlqimin ktyne në Drinavc te Klina nji fshat Drinavc, kishin përgatitë drekë ata, u kanë edhe profesor Anton Çetta u kanë krejt prej Këshillit Qendror edhe na i kanë lypë çelësat e kerreve, na kem mendu që me liru rrugën. Mirëpo, mbasi jemi nisë prej atyhit kemi hangër drekë kem ba përjashtim për shkak të profesorit se profesori tha, “Okej, po hamë”.

I ka ra ndërmend profesorit rrugës që kanë mujtë ata kur na i kanë lypë çelësat na kanë shti diçka në kerre, në gepeka të kerreve, në bagazh, edhe kur jemi nalë na i kishin shti ka ni këmishë edhe ka nji peshkir, secilit kerr pesë këmisha, pesë peshkira, edhe jemi nalë edhe jemi kthy edhe ja kemi dorëzu. I kemi thanë, “As me këmisha, e kem kry punën me nerë edhe kem qef me metë me nerë”. Edhe ata iu ka ardhë pak ronë, “Na s’e kemi ba”. “Po, e keni ba, s’e keni ba, na s’punojmë në këtë mënyrë”, edhe ja u kemi kthy, domethanë barra është e ndryshme. Tash me netë e me mujë me folë e di, dijmë se kaniherë të untë jemi kanë shkojshim dikun, ishum të untë, ata ishin t’u pjekë flija na ishum të untë, na rrishum dy-tri orë t’u folë, na vike marre ose qëllojke Ramazan. […]

Unë personalisht kom shku në Bosnjë vetë i katërti e kom marrë miratimin e atij, u kanë shumë rast interesant. Qysh e kemi pasë gjetë shpinë, sa lehtë pa kanë kurrë në atë vend! Edhe ai i kish pasë dy fëmijë, ish kanë burrë ai që kish me falë, emrin Halil e ka pasë ai djali i këtij të vramit edhe kur hinëm i kish pasë ai dy dhoma edhe nji korridor, sa e kish ndërtu si kolibe, si kasollë. Kushtet katastrofë, do pula i kish pasë edhe do të magjes që gatujnë, edhe thotë ajo boshnjakja se ai grunë boshnjake, po i kallxojmë na kush jem anej-knej, thotë, “Po kqyrim televizion, por Halili është në punë”. Unë me nji shok temin edhe ajo gruja, e murrëm ata edhe u kthymë, me neve ish nji profesor i  Pejës edhe mixha i atina tash kur u kthymë i kallxum ktina, qatij Halilit për çka jemi shku, ja nisi me qajtë u çu na murr ngryk neve edhe e fali gjakun. Çika e tina nji kasetofon, ktynehere ka pasë kasetofona e lëshoi ni kasetë edhe po na thotë, “A po doni me ngu shqip se baba i ngon gjithë”, folke ajo serbisht neve na tha, “A po doni se baba vazhdimisht i ngon qito”, edhe e lëshoi kasetën, na i ngum. Edhe po i thojmë, “Po dojmë me u çu,” tha, “Jo, me u çu, jo. Bukën nihere, kena me hangër bukë”, ish prekë ajo boshnjakja qaq shumë na e kish ba bukën neve, hongrëm bukë.

Kur kem dalë, ky plaku tash që ish me neve ky e kthejke krytë përmbrapa tonë kohën, ai tonë kohën dorën e përshëndetke, gjynah. Kah jemi shku, jemi shku knej Kullë, Rozhajë, Çakorr, Bjelopolje, Titograd, kemi hi në Sarajevë e në qat’ fshatin. Tani kur jemi kthy jemi kthy për Beograd, dikun në Nish na kanë nalë policia, unë jom kanë tu vozitë edhe kah jem shku edhe kah jem kthy. Kerri u kanë në emën të atij profesorit, ai profesori fjetë, krejt këta tjerët veç unë tu vozitë. Gruja e atij profesorit ja kish shti do djathë e do gjana ushqimore në gepek burrit t’vet, kur jemi nisë me shku anej po ai s’e ka ditë. Na hongrëm bukë atje, mirëpo rrugë e gjatë e u untum. U nalëm me ni vend afër Beogradit në ni restoran, kur hinum aty ishin kanë t’u ngu kangë të çetnikëve, s’na i murr menja me nejtë ose me lypë bukë, ishum t’untë po i grahëm edhe kur t’jesh untë qysh të shkon menja te buka gjithë.

Na nalën policia në Nish edhe po thotë ai, “Çele bagazhin!” E çela ni çantë në bagazh, “Çele çantën [tjetër]!” E çela, “Largohu!” U largova, ai e kontrolloi. Ni orë ma herët e kishin nxanë ni gru me drogë, të Ferizajit, unë në gjeneratë e kom pasë atë femnën që e kanë nxanë edhe e panë tegllën e bardhë, me djathë ajo teglla, si e ka pa tha, “Hë, apet” thashë, “Jo, apet”. Kur erdhën ata më thanë, “Çka ki në çantë?” S’e disha çka ka, thashë, “S’e di, nuk osht’ e jemja, osht’ t’u fjetë ai bashkëudhëtari jem”. Edhe po shkojnë p’e çojnë ata, thashë, “Çka ki në çantë?” Ai s’e dike, “S’di, qe p’e kqyri”. “Jo, jo, nuk guxon me prekë”. […] Edhe kur e çeli, djathë, po thotë serbisht a din, “Djathë”, edhe kur e çeli kish pasë turrshia e do sene të tjera kështu të pshtjellta krejt, tha, “Jo bre, ushqim koka”, na zgjidhën neve, na lshunë. Si u dajtëm, domethanë si na lshunë ata mas pesë metrave u nalëm, hongrëm bukë, u kthjellëm. Rast interesant…