Halil Kajtazi – IN MEMORIAM

Halil Kajtazi (1935-2018) u lind në fshatin Vitak të Skenderajt. Në rini të hershme u bë mësues i fshatrave të Drenicës. Kajtazi njihet si autor i shumë veprave dhe përshkrues i detajshëm i realitetit të hidhur në Kosovë.

Kajtazi është ndër mbledhësit më të pasionuar të folklorit të Drenicës dhe më gjerë. Vepra e tij monumentale “Proza Popullore e Drenicës” e shkruar në gjuhën e folur të regjionit të Drenicës është një ndër veprat më të mira të këtij lloji. Kajtazi ishte novelist, eseist dhe prozator. Ka lënë pas vetës qindra vepra të botuara dhe shumë manuskripte.

Iniciativa e Historisë Gojore e intervistoi Kajtazin në maj, 2016, në kuadër të intervistave që trajtojnë historitë jetësore. Intervistën e plotë mund ta shikoni këtu: Halil Kajtazi