PREZENTIMI I LIBRIT, LET US SAY THIS AGAIN, OPAQUELY NË MEDITERRANEA 18 – BINEALJA E ARTISTËVE TË RINJ, TIRANË, SHQIPËRI

Drejtoresha eksekutive e Historisë Gojore të Kosovës, Erëmirë Krasnqi, me 7 maj, 2017, prezantoi librin Let Us Say This Again, Opaquely, për të cilin ajo kontribuoi me një tekst. Libri i projektit u paraqit në kuadr të Mediterranea 18 – Binealja e Artistëve Rinj.

Let Us Say this Again, Opaquely është një perspektivë e mundshme në hulumtimin kuturor bashkëkohor në kryqëzimin ndërmjet praktikës së artit dhe çështjeve gjeopolitike.

Libri mbledhë tekste të shkruara në kuadër të programit të kërkmit transnacional  A Natural Oasis? një shkollë nomadike dedikuar zhvillimit të rrugëve të reja hulumtueset në fushën e arteve vizuale dhe interpretuese bashkëhore duke filluar nga veçoritë gjopolitike të skenave artistike në San Marino, Mal të Zi, Kosovë dhe Malta.

Për me tepër, ky projekt fokusohet në mungesën e diskutueshme të profesionistëve kulturorë në sistemet kulturore dhe artistike “periferike”, në lidhje me proceset e vazhdueshme të centalizimit arsimor dhe me përqendrimin e proceseve të legjitimimit artistik në “qendrat” e mëdha Europiane.

Udhëtimi është  metodologji që i jep bazë dhe strukturë këtij libri, procesi merr për bazë taktikat e hulumtimit bisedor dhe dialogues dhe strategjitë kryesore të historisë gojore.

Tekstet nga: Chiara Cartuccia, Lenka Dorojevic, Giulia Gregnanin, Sergey Kantsedal and Anton Lapov, Erëmirë Krasniqi, Rachel Pafe, Maya Tounta, Valerie Visanich, Alessandro Castiglioni and Simone Frangi.