Tubimi në Pleshinë: Historia e shtatë

Raif Musa dhe Valdete Bajrami Musa

Ky është rrëfimi i shtatë nga cikli prej dhjetë rrëfimesh mbi Lëvizjen e Pajtimit të Gjaqeve të vitit 1990. Rrëfyesit janë Raif Musa dhe Valdete Bajrami Musa, burrë dhe grua, profesionistë në teknologjinë e informacionit nga Ferizaji, të cilët ishin aktivistë të Lëvizjes.

Musli Avdyli holding the camera, Pleshine village, 1990;

Tubimi në Pleshinë, 1990. Fotografija: Lala Meredith – Vula

Është shumë interesant çfarë organizimi kem pasë ba në Pleshinë, ata falë fshatarëve të fshatit, kryesisë të LDK-së në atë kohë. Edhe na kem vepru, tri ditë kem… jemi përgatitë qysh, ku me u ba tubimi, edhe qysh me organizu në qat’ mënyrë që as mos me na pengu as mos me kuptu policia që p’e majmë tubimin. Edhe e kena majtë me ni vend shumë nalt atje, nashta e ke pa në video {i drejtohet intervistuesës}, është nalt prej fshatit shumë larg. Të gjitha kerret çka kanë ardhë prej Prishtinës, profesorat e njerëzit i kanë shti nëpër oborre të shpijave edhe kanë ardhë policia deri në fshat deri te shkolla e fshatit kanë kqyrë, se kanë pasë informata, kur kanë ardhë, qetë, s’ka kurgjo. Jonë kthy prapa. Na atje jemi kanë 10.000 vetë, po kem pasë roje e krejt u kanë e organizume taman kështu, edhepse jo me, jo me telefona sikur tash.

Tubimi i pajtimit në fsh.Greme

Fotografija nga arkivi personal i Raif dhe Valdete Musa.

Na e kem pasë vijën kah me i hekë profesorat prej tubimit që ata mos me i marrë, neve që na marrin s’e kishim gajle, or, njikohësisht në të njëjtën mënyrë, na kemi vepru edhe këtu. Profesori Ismail Hasani, Shefki Hasani edhe Selatin Sheqiri janë tre profesora që na kanë ndihmu vazhdimisht, na… nuk u kanë lehtë për ta, se me rreziku venin e punës e familjen e krejt,  mirëpo, na në çdo kohë e kemi pasë atë qëllimin që na me dalë mburojë e tyne. Përndryshe, nëpër tubime anej-knej, na gjithmonë e kem pasë qashtu plan me u sfidu, me kanë mburojë e tyne, me marrë përsipër, “Kjo është prej meje, unë e kom ba”. Në qat’ mënyrë, nashta që jemi kanë ma të ri, pak ma të ri e s’kemi pasë në atë kuptimin, s’kemi ditë me u frigu. [Profesori] Ka familje, ka pozitë, ma ndryshe. Na nuk ishum faktor në atë kuptimin, as në rrjedha kështu politike, as hiç në krahasim me ata, ata ma ndryshe.

Lutfi Bajraktari e mban atin që e shalon profesori

Siç përshkruhet edhe në sekcionin më poshtë, Anton Çetta është në kali rrugës për te Krojet e Pajtimit. Fotografija: Lala Meredith – Vula

Domethanë, na e kuptum që erdhën policia, erdhi njeri na tregoi se ka pasë disponim, edhe profesorin e kemi hypë në pale [kali] e kemi çu deri nalt se u kanë shkëmb i thepisun, e ron’ u kanë për profesorin me ecë në kamë rruga deri te Krojet e Pajtimit, tash thirret veni Krojet e Pajtimit, që është emërtu në atë kohë, mas kësaj ngjarje. Dikun është përmi fshatin Pleshinë e Epërm, njimbëdhjetë kroje jonë në qat’ vend, është vend shumë i mirë. […]

Zakonisht gjaqet i kryjshim ma herët, domethanë neve na i falke gjakun, na i shënojshim marrshum shënimet edhe i thojshim, “Kur t’e organizojmë tubimin, a vjen ti në tubim?” E marrshum miratimin e tij që vjen, i thojshim, “Të thirrum”. Ata që s’dojshin, normal veç i shënojshum. Edhe këtu në Pleshinë njëjtë, domethanë, ato gjaqe jonë kanë të kryme, të falta. Por, na tash kishum qef me i nderu ata, me prezencën e profesorit, në prezencë të profesorit plus edhe të masës me dalë me falë gjakun me u ba ma interesant që ajo jehonë ndikojke te tjerët, për qata kem tentu gjithmonë me ba publike e sene, sa ma shumë që me kriju jehonë te tjerët.

Tubimi [në Pleshinë] ka rrjedhë mirë, kanë folë profesor Anton Çetta, ka folë Prof. Dr. Drita Statovci, ka folë akademik Mark Krasniqi, ka folë Don Lush Gjergji, hoxhë [Idriz] Kokrruki, gruja e hoxhë Kokrrukit, Fatime Kokrruki, ka folë Maya Fisch, u kanë gazetare e BBC që i ka pru Lala Vula, edhe ajo ka folë në atë gjuhën e vet nja dy-tri fjalë sa mujti me folë shqip. Edhe tjetër, Lush Gjergjin e përmenda që ka folë, Mulla Xhevat Kryeziu ka folë, pjesë nuk kanë marrë në familje…. Nejse profesor Ismaili ka folë në emën të Këshillit, unë i kom thirrë ata që kanë pasë me u pajtu.

Tubimi i parë i pajtimit në fsh.Greme1

Fotografija nga arkivi personal i Raif dhe Valdete Musa.

Edhe mas tubimit kem shku te kjo familja e Bajraktarve te qiky që e ka falë qat’ gjakun e ranë, e ka shtru nji darkë që me majtë men domethanë. Profesorat sa jonë kanë gjallë gjithmonë e kanë përmen atë familje, çfarë pritje madhështore e ka ba, edhe kanë nejtë dikun deri ka njimdhetë të natës, qashtu jemi marrë vesh për me i ikë kontrollit të policisë. Edhe me kerre, domethanë me përcjellje, kapak-kapak t’u i përcjellë, nji kerr i profesorave, dy kerre e kanë përcjellë. Jonë kanë si ushtria e organizume, nashta nuk kem ditë kumedit sa strategji, por për në atë kohë nashta tash nuk kisha ditë qashtu, po ma i ri. Mirë u kanë, a din, rrjedha u kanë e mirë edhe ka pasë inçizim tri-katër kamera, fotografi ka pasë shumë.